Cole Palmer
Cole Jermaine Palmer (lindur më 6 maj 2002) është një futbollist profesionist anglez i cili luan si mesfushor-sulmues ose anësor për klubin anglez Chelsea dhe kombëtaren angleze. Ai konsiderohet si një talentët më të mirë në botë si dhe njihet për driblimet, lojën organizative dhe qetësinë.
Palmer duke luajtur me Manchester Cityn në 2023 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Cole Jermaine Palmer | ||
Datëlindja | 6 maj 2002 | ||
Vendlindja | Manchester, Angli | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor-sulmues, anësor[1] | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Chelsea | ||
Numri | 20 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2010–2020 | Manchester City | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2020–2023 | Manchester City | 19 | (0) |
2023– | Chelsea | 39 | (28) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2017 | Anglia U16 | 2 | (0) |
2019 | Anglia U17 | 3 | (0) |
2019 | Anglia U18 | 9 | (2) |
2021– | Anglia U21 | 15 | (5) |
2023– | Anglia | 9 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 23:00, 28 shtator 2024 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 23:00, 14 korrik 2024 (UTC) |
Palmer është produkt i akademisë së Manchester Cityt, me të cilën debutoi në vitin 2020. Ai fitoi tripletën kontinentale në sezonin 2022–23. Pas kësaj, ai u transferua te Çelsi për 40 milion £, duke shënuar 22 gola dhe 17 asiste në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge.
Palmer ka luajtur me disa ekipe moshash të Anglisë, duke fituar Kampionatin Evropian 2023 me ekipin nën-21. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2023 si dhe mori pjesë në UEFA Euro 2024, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në finale.
Jeta e hershme
RedaktoCole Jermaine Palmer[2] u lind më 6 maj 2002[3] në Wythenshawe të Manchesterit.[4] Ai u rrit në Wythenshawe sëbashku me motrën e tij dhe dy prindërit.[5] Babai i tij punonte si denist kurse mamaja si vlerësues i disleksisë. Përveç punës si dentist, babai i Palmer luajti futboll amator për gati dy dekada, me Palmer i cili e ndiqte vazhdimisht.[5] Palmer ndoqi shkollën e St. Bede në bashkpunim me akademinë e Manchester Cityt.[6]
Palmer është me origjinë nga Shën Kits dhe Nevis nga ana e babait të tij.[7] Gjyshi i tij emigroi në Angli në vitin 1960 kurse stërgjyshërit e tij ishin pjesë e gjeneratës Windrush, të cilët kishin mbërritur pesë vite më herët.[5] Palmer vendosi flamurin e Anglinë dhe Shën Kits dhe Nevis, në nder të vendlindjes së tij dhe vendit të origjinës.[5]
Karriera me klube
RedaktoManchester City
RedaktoPavarësisht se ishte tifoz i Manchester United,[5] Palmer u bë pjesë e akademisë së klubit rival Manchester City, duke u vendosur fillimisht në ekipin nën-8. Ai i kaloi me rradhë ekipet e moshave, duke qënë kapiten i ekipit nën-18 në sezonin 2019–20.[8] Palmer pati shqetësime në moshë 14 vjeç, pasi fiziku i tij ishte shumë i imët për futbollin profesionist. Kjo gjë bëri që trajnerët e akademisë të kërkonin largimin e tij, një kërkesë kjo që u refuzua nga drejtori Jason Wilcox.[5]
Palmer bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Cityt më 30 shtator 2020 në fitoren 3–0 në transfertë kundër Burnleyt në raundin e katërt të Kupës së Ligës.[9] Ai shënoi golin e parë me klubin më 21 shtator 2021 në fitoren 6–1 kundër Wycombe Wanderers po në Kupën e Ligës.[10] Më 16 shtator, Palmer u aktivizua në ndeshjen kundër Burnleyt në Premier Ligë si dhe shënoi një tregolësh për ekipin nën-23 në të njëjtën ditë.[11] Më 19 tetor, ai shënoi në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 5–1 kundër Club Brugge në fazën e grupeve, duke regjistruar golin e tij të parë në kompeticionet evropiane.[12] Më 7 janar 2022, Palmer shënoi në fitoren 4–1 kundër ekipit të Ligës së Dytë Swindon Town në debutimin e tij në FA Cup.[13]
Më 6 gusht 2023, Palmer shënoi golin e parë të ekipit të tij në ndeshjen e FA Community Shield kundër Arsenalit pasi kishte hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë.[14] Megjithatë, Arsenali barazoi në minutat shtesë dhe fitoi ndeshjen pas gjuajtje të penalltive.[15] Dhjetë ditë më vonë, ai shënoi në ndeshjen e UEFA Super Kupës kundër Seviljes, me Cityn që fitoi trofeun pas gjuajtjeve të penalltive.[16]
Chelsea
Redakto2023–2024: Transferimi dhe sezoni i parë në Stamford Bridge
RedaktoMë 1 shtator 2023, Palmer firmosi një kontratë shtatë-vjeçare me Çelsin me mundësi rinovimi për një vit.[17][18] Shuma e transferimit u raportua të ishte 40 milion £ plus 2.5 milion £ në bonuse të ndryshme.[18] Ai debutoi një ditë më pas në humbjen minimale 1–0 kundër Nottingham Forest, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 62të.[19] Më 7 tetor, Palmer shënoi golin e parë me Çelsin, një penallti, si dhe asistoi golin e Nicolas Jackson në fitoren 4–1 kundër Burnleyt në Premier Ligë.[20] Më 6 nëntor, Palmer shënoi dhe asistoi sërisht në një tjetër fitore 4–1, këtë herë kundër ekipit rival Tottenham Hotspur.[21] Gjashtë ditë më pas, Palmer shënoi një penallti në momentet e fundit të ndeshjes kundër ish klubit të tij Manchester City, duke i dhënë Çelsit një pikë pasi ndeshja u mbyll në barazim 4–4.[22]
Më 30 dhjetor, Palmer shënoi dygolëshin e parë si futbollist profesionist në fitoren 3–2 në transfertë kundër Luton Town.[23] Goli i tij i dytë u shpall Goli i Muajit i Premier Ligës si dhe ai u emërua si kandidat për çmimin Lojtari i Muajit i Premier Ligës për dhjetorin, gjatë së cilës ai shënoi katër gola dhe dhuroi dy asiste.[24][25] Më 23 janar 2024, ai shënoi një tjetër dygolësh në fitoren 6–1 kundër Middlesbrough në gjysëm-finalen e FA Cup, duke ndihmuar Çelsin të kualifikohej në finale me rezultatin e përgjithshëm 6–2.[26] Pas kësaj, ai shënoi në humbjen 4–2 kundër Wolverhampton Wanderers në Stamford Bridge, duke u bërë lojtari i parë nën-21 vjeç i klubit që shënon 10 gola në një sezon të Premier Ligës.[27]
Më 2 mars, Palmer asistoi golin e Axel Disasit në ndeshjen kundër Brentfordit. Me këtë asist, ai u bë lojtari i Çelsit me më shumë gola dhe asiste në një sezon në moshën 21 vjeç ose më poshtë, duke thyer rekodin e holandezit Arjen Robben, i cili në sezonin 2004–05 kishte regjistruar 16 gola dhe asiste.[28][29] Gjatë muajit mars ai shënoi tre gola dhe dy asiste, duke u nominuar sërisht për çmimin e lojtarit të muajit.[30] Më 4 prill, ai shënoi një tregolësh në fitoren 4–3 me përmbysje kundër Manchester United, përfshirë dy gola në minutat shtesë. Ai u bë lojtari i 200të që shënon tre gola në një ndeshje të Premier Ligës si dhe lojtari i tretë më i ri që i shënon tre gola në një ndeshje Manchester United.[31]
Më 15 prill, Palmer shënoi katër gola në fitoren 6–0 kundër Evertonit, duke u bërë lojtari i 31të në Premier Ligë që e arrin këtë gjë.[32][33] Ai gjithashtu u bë lojtari i parë i Çelsit që shënon tre ose më shumë gola në dy ndeshje gjatë një sezoni në Premier Ligë si dhe u bë lojtari i tretë i klubit që shënonte 20 ose më shumë gola në sezonin debutues, pas Jimmy Floyd Hasselbaink në 2000–01 dhe Diego Costës në 2014–15.[34][35] Më 5 maj, ai shënoi në fitoren 5–0 kundër West Ham United, duke u bërë lojtari i 3të në Premier Ligë që arrin 30 kontribute (gol dhe asist).[36] Gjashtë ditë më vonë, ai luajti ndeshjen e 50të në Premier Ligë, duke asistuar në fitoren 3–2 kundër Nottingham Forest. Me këtë asist, Palmer arriti në kuotën e 10 asisteve, duke u bërë lojtari i 13të në histori që shënon 20 gola dhe asiston 10 të tjerë në një sezon.[37]
Palmer e mbylli sezonin 2023–24 me 27 gola dhe 15 asiste në të gjitha kompedicionet.[38] Ai u shpall fitues i çmimeve Lojtari i Ri i Sezonit i Premier Ligës[39] dhe PFA Lojtari i Vitit i Tifozëve,[40] si dhe u shpall Lojtari i Sezonit i Çelsit.[41] Ai gjithashtu u nominua për çmimet Lojtari i Sezonit i Premier Ligës dhe FWA Futbollisti i Vitit.[42][43] Goli i tij kundër Evertonit në prill u nominua për çmimin Goli i Sezonit i Premier Ligës.[44]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoTë rinjtë
RedaktoPalmer përfaqësoi ekipin nën-17 në UEFA Kampionatin Evropian nën-19 2019.[45]
Më 27 gusht 2021, ai u ftua për herë të parë në ekipin nën-21.[46] Ai shënoi një nga dy golat e fitores kundër Kosovës në debutimin e tij në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2023.[47] Palmer u thirr të luante në finalet e turnamentit.[48] Ai e nisi finalen si titullar me Anglinë që fitoi minimalisht 1–0 kundër Spanjës, duke fituar trofeun për herë të tretë në histori.[49]
Ekipi i parë
RedaktoMë 13 nëntor 2023, Palmer u thirr për herë të parë në ekipin e parë të Anglisë për ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2024 kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut.[50][51] Ai debutoi katër ditë më pas në fitoren 2–0 kundër Maltës në Wembley Stadium, duke hyrë në fushë si zëvëndësues në minutën e 61të.[52]
Në maj 2024, Palmer u përfshi nga trajneri Gareth Southgate në listën paraprake me 33 lojtarë për turnamentin.[53] Ai shënoi golin e parë ndërkombëtar më 3 qershor në ndeshjen miqësore përgatitore kundër Bosnje dhe Hercegovinës.[54] Tre ditë më vonë, ai u përfshi në listën përfundimtare me 26 lojtarë.[55]
Palmer luajti ndeshjen e tij të parë në turnament më 25 qershor kundër Sllovenisë në ndeshjen e fundit të grupit C.[56] Ai luajti si zëvëndësues edhe në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Sllovakisë, ku Anglia fitoi në kohën shtesë.[57] Në çerek-finalen kundër Zvicrës, Palmer shënoi një nga penalltitë e fitores 5–3 me penallti të Anglisë.[58] Më 10 korrik, Palmer hyri si zëvëndësues në minutat e fundit të ndeshjes gjysëm-finale kundër Holandës dhe asistoi golin e fitores të shënuar nga Ollie Watkins, duke kualifikuar Anglinë në finalen e një Kampionati Evropian për të dytin edicion rresht.[59] Katër ditë më pas, Palmer u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 70të dhe shënoi golin e barazimit kundër Spanjës tre minuta më vonë me një gjuajtje nga jashtë zone. Megjithatë, Spanja në fund fitoi 2–1.[60]
Profili i lojtarit
RedaktoPalmer është një organizator i cili dallohet për pasimet, driblimet si dhe shënimin dhe asistimin e golave.[61][62] Tipari i tij më i dallueshëm është qetësia e tij, sidomos në gjuajtjet e penalltive, duke fituar edhe pseudonimin "Cold Palmer". Ai njihet gjithashtu për festimin golave duke fërkuar shpatullat (duke pretenduar sikur ka ftohtë),[63] një festim që ai ia atribuon ish-shokut të tij të skuadrës te Manchester City, Morgan Rogers.[64][65] Palmer është këmbë-majtë por ai mund të luaj edhe me të djathtën. Ish-trajneri i Bristol Cityt dhe i Sunderlandit, Lee Johnson, e përshkroi Palmerin si një "matador që tregon shpatullën e tij" dhe vlerësoi aftësinë e tij teknike.[66]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
RedaktoKlubi | Sezoni | Liga | FA Cup | EFL Cup | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Manchester City U21 | 2019–20 | — | — | — | — | 2[a] | 0 | 2 | 0 | |||||
2021–22 | — | — | — | — | 1[a] | 1 | 1 | 1 | ||||||
Gjithsej | — | — | — | — | 3 | 1 | 3 | 1 | ||||||
Manchester City | 2020–21 | Premier League | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 1[b] | 0 | — | 2 | 0 | |
2021–22 | Premier League | 4 | 0 | 1 | 1 | 2 | 1 | 3[b] | 1 | 1[c] | 0 | 11 | 3 | |
2022–23 | Premier League | 14 | 0 | 4 | 1 | 3 | 0 | 4[b] | 0 | 0 | 0 | 25 | 1 | |
2023–24 | Premier League | 1 | 0 | — | — | — | 2[d] | 2 | 3 | 2 | ||||
Gjithsej | 19 | 0 | 5 | 2 | 6 | 1 | 8 | 1 | 3 | 2 | 41 | 6 | ||
Chelsea | 2023–24 | Premier League | 33 | 22 | 6 | 1 | 6 | 2 | — | — | 45 | 25 | ||
2024–25 | Premier League | 6 | 6 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2[e] | 0 | 0 | 0 | 8 | 6 | |
Gjithsej | 39 | 28 | 6 | 1 | 6 | 2 | 2 | 0 | 0 | 0 | 53 | 31 | ||
Gjithsej karriera | 58 | 28 | 11 | 3 | 12 | 3 | 10 | 1 | 6 | 3 | 97 | 38 |
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në EFL Trophy
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ Ndeshje në FA Community Shield
- ^ Një ndeshje dhe një gol në FA Community Shield, një ndeshje dhe një gol UEFA Super Kupë
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave
Kombëtarja
RedaktoEkipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Anglia | 2023 | 2 | 0 |
2024 | 7 | 2 | |
Gjithsej | 9 | 2 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Rezultatet e Anglisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Palmer.
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 3 qershor 2024 | St. James' Park, Newcastle upon Tyne, Angli | 3 | Bosnja dhe Hercegovina | 1–0 | 3–0 | Ndeshje miqësore |
2 | 14 korrik 2024 | Olympiastadion, Berlin, Gjermani | 9 | Spanja | 1–1 | 1–2 | Finalja e UEFA Euro 2024 |
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Manchester City[71]
- Chelsea[71]
Kombëtarja
Redakto- Anglia nën-21
- Anglia
- UEFA Kampionati Evropian finalist: 2024[60]
Personale
Redakto- Lojtari i Ri i Vitit i London Football Awards: 2024[73]
- Lojtari i Sezonit i Çelsit: 2023–24[41]
- Lojtari i Sezonit i Lojtarëve i Çelsit: 2023–24[41]
- Lojtari i Muajit i Premier Ligës: prill 2024[71]
- Goli i Muajit i Premier Ligës: prill 2024,[74] gusht 2024[75]
- Lojtari i Ri i Sezonit i Premier Ligës: 2023–24[39]
- PFA Lojtari i Vitit i Tifozëve: 2023–24[40]
- PFA Lojtari i Ri i Vitit: 2023–24[76]
- Ekipi i Sezonit i Premier Ligës i Tifozëve: 2023–24
- Ekipi Fantasy i Sezonit i Premier Ligës: 2023–24[77]
Referimet
Redakto- ^ a b "Cole Palmer". chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
- ^ "Premier League clubs publish 2019/20 retained lists" (në anglisht). Premier League. 26 qershor 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2021. Marrë më 1 tetor 2020.
- ^ "Cole Palmer". 11v11.com (në anglisht). AFS Enterprises. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2022. Marrë më 3 nëntor 2021.
- ^ "Cole Palmer – Everything you need to know". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 30 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2020. Marrë më 30 shtator 2020.
- ^ a b c d e f James Ducker (19 prill 2024). "How Wythenshawe – the home of Tyson Fury and Shameless – formed Cole Palmer" (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 13 maj 2024.
- ^ "Manchester City Academy" (në anglisht). St Bede's College. 4 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2023. Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ "Dead Mad". The Players' Tribune (në anglisht). Minute Media. 14 korrik 2022. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2023. Marrë më 31 gusht 2023.
- ^ "Cole Palmer – Everything you need to know". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 30 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2020. Marrë më 30 shtator 2020.
- ^ David Clayton (30 shtator 2020). "Palmer handed debut as City make four changes". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2020. Marrë më 30 shtator 2020.
- ^ "Manchester City 6–1 Wycombe: Holders come from behind to reach last 16" (në anglisht). BBC Sport. 21 shtator 2021. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2022. Marrë më 21 shtator 2021.
- ^ "Manchester City's Cole Palmer hit a hat-trick for U23 side hours after appearing for first team". Eurosport (në anglisht). 17 tetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2023. Marrë më 20 tetor 2021.
- ^ Gary Rose (19 tetor 2021). "Club Bruges 1–5 Manchester City: Cole Palmer scores as Pep Guardiola's side claim dominant win" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 19 tetor 2021.
- ^ Andrew Aloia (7 janar 2022). "FA Cup: Covid-hit Manchester City beat Swindon 4–1 to reach fourth round" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2022. Marrë më 7 janar 2022.
- ^ "Man City fans ooze over Cole Palmer goal after replacing Erling Haaland against Arsenal" (në anglisht). talkSPORT. 6 gusht 2023. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2023. Marrë më 10 gusht 2023.
- ^ "Arsenal 1–1 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. 6 gusht 2023. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2023. Marrë më 10 gusht 2023.
- ^ "Man City-Sevilla | UEFA Super Cup 2023 Final" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2023. Marrë më 16 gusht 2023.
- ^ "Cole Palmer signs for Chelsea" (në anglisht). Chelsea F.C. 1 shtator 2023. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2024. Marrë më 1 shtator 2023.
- ^ a b "Chelsea sign Cole Palmer from Manchester City in £42.5m deal" (në anglisht). BBC Sport. 1 shtator 2023. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2024. Marrë më 1 shtator 2023.
- ^ "Chelsea slump to shock defeat at home to Forest" (në anglisht). ESPN FC. 2 shtator 2023. Marrë më 29 shtator 2024.
- ^ "Burnley 1–4 Chelsea: Raheem Sterling stars as Blues hit back to defeat Clarets" (në anglisht). BBC Sport. 7 tetor 2023. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2023. Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ "Tottenham Hotspur 1–4 Chelsea: Nicolas Jackson scores hat-trick against nine-man Spurs" (në anglisht). BBC Sport. 6 nëntor 2023. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2023. Marrë më 31 dhjetor 2023.
- ^ "Chelsea 4–4 Manchester City: Cole Palmer hits late penalty to deny former club victory" (në anglisht). BBC Sport. 12 nëntor 2023. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2023. Marrë më 31 dhjetor 2023.
- ^ "Luton Town 2–3 Chelsea: Cole Palmer double earns Chelsea win" (në anglisht). BBC Sport. 30 dhjetor 2023. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2024. Marrë më 31 dhjetor 2023.
- ^ "Pick your EA SPORTS Player of the Month" (në anglisht). Premier League. 4 janar 2024. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2024. Marrë më 4 janar 2024.
- ^ "Select your Budweiser Goal of the Month" (në anglisht). Premier League. 4 janar 2024. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2024. Marrë më 4 janar 2024.
- ^ "Chelsea 6–1 Middlesbrough (Agg: 6–2): Blues blow away Boro to reach Carabao Cup final" (në anglisht). BBC Sport. 23 janar 2024. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2024. Marrë më 23 janar 2024.
- ^ "Chelsea 2–4 Wolverhampton Wanderers: Matheus Cunha hat-trick as Wolves stun Blues" (në anglisht). BBC Sport. 4 shkurt 2024. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2024. Marrë më 4 shkurt 2024.
- ^ "Nico Jackson and Cole Palmer set admirable feats in eventful Brentford clash". Tribuna (në anglisht). 3 mars 2024. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2024. Marrë më 3 mars 2024.
- ^ "Why Cole Palmer is so special for Chelsea and England". soccersat.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2024. Marrë më 26 mars 2024.
- ^ "Pick your EA SPORTS Player of the Month" (në anglisht). Premier League. 4 prill 2024. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2024. Marrë më 4 prill 2024.
- ^ Matt Jones (4 prill 2024). "Chelsea 4–3 Manchester United – Cole Palmer scores twice in added time as Chelsea stun Man Utd in chaotic affair" (në anglisht). Eurosport. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2024. Marrë më 4 prill 2024.
- ^ Alan Tyers (15 prill 2024). "Cole Palmer scores four as Chelsea stun abject Everton". The Daily Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2024. Marrë më 16 prill 2024.
- ^ "Can you name every player to score four or more goals in a single PL match?". Planet Football (në anglisht). 16 prill 2024. Marrë më 16 prill 2024.
- ^ Daniel Orme (15 prill 2024). "Jamie Carragher makes bold Cole Palmer claim as Chelsea star breaks more records". Daily Mirror (në anglisht). Londër. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2024. Marrë më 16 prill 2024.
- ^ Joe Rindl (15 prill 2024). "Cole Palmer & Premier League golden boot race: The 'amazing' rise of Chelsea's top scorer" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2024. Marrë më 18 prill 2024.
- ^ "Five-goal Chelsea ease past West Ham to boost hopes of Europe" (në anglisht). Premier League. Marrë më 6 maj 2024.
- ^ "Nottingham Forest 2–3 Chelsea: Nicolas Jackson hits winner for Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. 11 maj 2024.
- ^ Liam Twomey. "Chelsea's Player of the Season: Cole Palmer" (në anglisht). The New York Times. ISSN 0362-4331. Marrë më 2024-08-21.
- ^ a b "Premier League's Young Player of the Season confirmed". 90min.com (në anglisht). 17 maj 2024. Marrë më 17 maj 2024.
- ^ a b "Cole Palmer vote PFA Premier League Fans' Player of the Year" (në anglisht). BBC Sport. 22 maj 2024.
- ^ a b c "End of Season Award winners revealed!". chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. Marrë më 8 maj 2024.
- ^ "EA SPORTS 2023/24 Player of the Season nominees" (në anglisht). Premier League. 9 maj 2024.
- ^ "Phil Foden named FWA Footballer of the Year: Man City's standout player took a step forward, writes Adam Bate". Sky Sports (në anglisht). 3 maj 2024.
- ^ "Vote for your Budweiser Goal of the Season" (në anglisht). Premier League. 22 maj 2024.
- ^ "England held by France in European Under-17 Championship opener" (në anglisht). BBC Sport. 3 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2021. Marrë më 1 tetor 2020.
- ^ "Carsley names first MU21s squad" (në anglisht). England Football. 27 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2021. Marrë më 27 gusht 2021.
- ^ "England U21 2–0 Kosovo U21" (në anglisht). BBC Sport. 7 shtator 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2021. Marrë më 7 shtator 2021.
- ^ "England MU21s squad named for EURO Finals" (në anglisht). The Football Association. 14 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2023. Marrë më 26 qershor 2023.
- ^ "England win U21 EURO title after 1–0 win over Spain" (në anglisht). The Football Association. 9 korrik 2023. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2023. Marrë më 10 korrik 2023.
- ^ Andy Walker (13 nëntor 2023). "England men's squad updates: Lewis, Palmer and Konsa called up" (në anglisht). The Football Association. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2023. Marrë më 13 nëntor 2023.
- ^ "Cole Palmer, Ezri Konsa and Rico Lewis are called up to England squad for Euro 2024 qualifiers" (në anglisht). BBC Sport. 13 nëntor 2023. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2023. Marrë më 13 nëntor 2023.
- ^ Michael Emons (17 nëntor 2023). "England 2–0 Malta" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2023. Marrë më 17 nëntor 2023.
- ^ Nicholas Veevers (21 maj 2024). "England squad named for EURO 2024 training camp and games" (në anglisht). English Football Association. Marrë më 21 maj 2024.
- ^ Alex Howell; Andy Cryer (3 qershor 2024). "Southgate's 'secret weapon'? – Palmer's rise to England hopeful" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 4 qershor 2024.
- ^ "Eze & Wharton named in England squad for Euro 2024" (në anglisht). BBC Sport. 6 qershor 2024. Marrë më 6 qershor 2024.
- ^ "England vs Slovenia: Line-ups" (në anglisht). UEFA. Marrë më 1 korrik 2024.
- ^ "England vs Slovakia: Line-ups" (në anglisht). UEFA. Marrë më 1 korrik 2024.
- ^ "England 1-1 Switzerland (5-3 pens): Pickford and Saka lead England to semi-finals" (në anglisht). UEFA. 6 korrik 2024. Marrë më 7 korrik 2024.
- ^ Phil McNulty (10 korrik 2024). "Late Watkins winner sends England into Euro 2024 final" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 10 korrik 2024.
- ^ a b Phil McNulty (14 korrik 2024). "Spain 2–1 England: Heartbreak for England in Euro 2024 Final" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2024. Marrë më 15 korrik 2024.
- ^ "Cole Palmer: position and style of play". The Coaches' Voice (në anglisht). Marrë më 16 prill 2024.
- ^ Liam Twomey (19 prill 2024). "Is Cole Palmer the real deal? Experts break down his brilliance". The Athletic (në anglisht). Marrë më 27 maj 2024.
- ^ Phil Haigh (30 dhjetor 2023). "Cole Palmer celebration in Chelsea win at Luton a tribute to Championship star". Metro (në anglisht). Marrë më 28 shtator 2024.
- ^ Ishan Vashishth (28 qershor 2024). "How to Do Cole Palmer Celebration in EA FC 24". The Escapist (në anglisht). Marrë më 2 korrik 2024.
- ^ Joe Brophy (22 maj 2024). "Story behind Palmer's goal celebration with close bond with Aston Villa player". talkSPORT (në anglisht). Marrë më 1 korrik 2024.
- ^ "On the feel and functionality of Cole Palmer". Football Paradise (në anglisht). 5 dhjetor 2023. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2023. Marrë më 16 prill 2024.
- ^ "Cole Palmer" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 2 tetor 2024.
- ^ "Cole Palmer" (në anglisht). World Football. Marrë më 2 tetor 2024.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Cole Palmer" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- ^ "Cole Palmer". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.
- ^ a b c "Cole Palmer: Overview" (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2020. Marrë më 26 maj 2024.
- ^ Alex Howell (8 korrik 2023). "England U21 1–0 Spain U21" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2023. Marrë më 30 gusht 2023.
- ^ "London Football Awards – 2023/24 Winners" (në anglisht). London Football Awards. 29 shkurt 2024. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2020. Marrë më 29 shkurt 2024.
- ^ "Palmer wins awards DOUBLE with Budweiser Goal of the Month" (në anglisht). Premier League. 10 maj 2024. Marrë më 10 maj 2024.
- ^ "Palmer lob voted Guinness Goal of the Month" (në anglisht). Premier League. Marrë më 19 shtator 2024.
- ^ "Cole Palmer Wins PFA Young Player of The Year" (në anglisht). Professional Footballers' Association. 20 gusht 2024. Marrë më 20 gusht 2024.
- ^ "FPL Team of the Season 2023/24" (në anglisht). Premier League. 27 maj 2024. Marrë më 29 maj 2024.
Lidhje të jashtme
Redakto- Profili te uebfaqja e Chelsea F.C.
- Cole Palmer – Rekordi në kompeticionet e UEFAs