FC Dinamo City

Klub futbolli nga Tirana
(Përcjellë nga Dinamo)

FC Dinamo City është një klub fubollistik shqiptar nga Tirana i themeluar më 19 qershor 1950. Nga viti 1995 deri më 1997 klubi ishte i njohur me emrin Olimpik. Skuadra zhvillon ndeshjet mikpritëse në stadiumin "Dinamo" në Tiranë, i cili ka një kapacitet prej 12000 vendesh.

FC Dinamo City
Emri i plotëFootball Club Dinamo City
Pseudonimi(et)Dinamovitët
Blutë
Nëndetësja Blu
Themeluar19 qershor 1950; 74 vite më parë (1950-06-19)
PresidentArdian Bardhi
TrajneriErjon Xhafa
LigaAbissnet Superiore
2023–24Abissnet Superiore, 7të
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Në Tetor 2019 skuadra blihet nga Marco Pontrelli (ish-president i Triestina në vitin 2014-2015) me qëllimin për ta rikthyer ekipin në nivelet më të larta siç ishte para vitit 2012. Ai emëron drejtor te pergjithshem Ermal Barushi, trajner Fabrizio Cammarata dhe drejtor sportiv Enzo Passarelli per nje periudhe dy mujore. Ne sezonin 2021-2022 FC Dinamo kalon ne pronesi 100 % te z Adrian Bardhi. Klubi ne vitin 2021 ndryshon status ku kalon ne nje shoqeri aksionere me kapital te 100% te z Adrian Bardhi duke kaluar ne emer Futboll Club Dinamo. Në 2023, u riemërua FC Dinamo City. Sruktura e klubit ndryshon me President z Adrian Bardhi, Administrator z Ilir Sinani, Drejtor Klubi z Ermal Barushi.

Historia

Redakto

KS Dinamo ka dalë 18 herë Kampione e Shqipërisë në futboll dhe ka fituar 15 herë Kupën e Shqipërisë dhe 2 Super Kupa. Po ashtu KS Dinamo ka një numër pjesëmarrjesh në skenën evropiane të futbollit duke marrë marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, pesë herë në Kupën UEFA, tre herë për Kupën e Kupave dhe pesë herë në Kupën Ballkanike.

Klubi sportiv i futbollit udhëhiqet nga presidenti i saj Avni Braçe. Administrator i klubit është Ismet Saliu, sekretar i klubit Avni Braçe dhe zëdhënës shtypi Xhevdet Zekaj. Klubi tashmë ka sponsor gjeneral Taivan Shpk. dhe Alpet Shpk. Trainer i klubit të futbollit është Faruk Sejdini .Klubi i futbollit Dinamo njihet për lojën kombinative dhe spektakolare, shtrirjen e tifozerisë në mbarë Shqipërinë, si dhe për kulturën Fair-Play, brenda fushës së lojës dhe jashtë saj. Dinamo së bashku me Tiranën dhe Partizanin, skuadra po të kryeqytetit, janë 3 klubet më të rëndësishme të Shqipërisë. Ato janë rivalizuar fuqimisht me njëra-tjetrën që prej krijimit të tyre, duke dominuar totalisht futbollin shqiptar, e konkretizuar kjo edhe me trofetë e shumta të fituara në shkallë vendi. Ndeshjet midis këtyre tre skuadrave të kryeqytetit përbënin dikur derbet klasike në Shqipëri, duke qene se thithnin interesin e rreth 90% të tifozëve dhe dashamirësve të futbollit shqiptar, fanatikë të këtyre skuadrave legjendare.

Fundi i vitit 1990, në të cilin nisën ndryshimet demokratike në Shqipëri e gjeti Dinamon si ekipin e futbollit më të suksesshëm në historinë e Shqipërisë, me 15 kampionate dhe 12 kupa të fituara, duke e pasuruar arkivin e saj të sukseseve. Pas viteve '90, klubi i futbollit Dinamo fitoi kampionatin e sezonit 2001-2002 me një rekord absolut në futbollin shqiptar prej 18 fitoresh rradhazi. Në sukseset e Dinamos vlen të përmendet gjithashtu dhe trofeu i Kupës së Shqipërisë në sezonin 2002-2003. Më 17 maj 2008 KS Dinamo u shpall kampione per sezonin 2007-2008, pas një fitoreje fantastike kundër KF Partizani, në një ndeshje ku blutë luajtën për 35 minuta me 9 lojtarë dhe fituan 2-1. Dinamo, falë investimeve dhe menaxhimeve serioze të z.Besnik Sulaj është rikthyer në një skuadër me emra të dëgjuar të futbollit shqiptar.

Dinamo vlerësohet jo vetëm për marrëdhëniet me fansat e saj, por edhe në ristrukturimin total të klubit, nga fakti që puna me ekipet e moshave të reja është vënë në baza të shëndosha bashkëkohore. Ndër ekipet zinxhirë dallohen ish-ekipi U-15 i Aleko Bregut, fitues i Kampionatit Kombëtar të futbollit për sezonin 2010-2011 dhe ekipi U-19 me trajner Toton.


KS Dinamo në Europë

Redakto
  • QR = Raundi Kualifikues
  • R1 = Raundi i 1-re
  • R2 = Raundi i 2-te
Sezoni Aktiviteti Raundi Shteti Klubi Pritës Udhëtues
1971/72 UEFA Kupa e Fituesve të Kupës R1   Austria Wien 1-1 0-1
1980/81 UEFA Liga e Kampionëve R1   AFC Ajax 0-2 0-1
1981/82 UEFA Kupa R1   Carl Zeiss Jena 1-0 0-4
1982/83 UEFA Kupa e Fituesve të Kupës R1   Aberdeen FC 0-0 0-1
1985/86 UEFA Kupa R1   Hamrun Spartans 1-0 0-0
R2   Sporting CP 0-0 0-1
1986/87 UEFA Liga e Kampionëve R1   Beşiktaş JK 0-1 0-2
1989/90 UEFA Kupa e Fituesve të Kupës QR   PFC Chernomorets Burgas 4-0 1-3
R1   FC Dinamo Bucureşti 1-0 0-2
1990/91 UEFA Liga e Kampionëve R1   Olympique Marseille 0-0 1-5
2001/02 UEFA Kupa QR1   FC Dinamo Bucureşti 1-3 0-1
2002/03 UEFA Liga e Kampionëve QR1   FBK Kaunas 0-0 3-2
QR2   Brøndby IF 0-4 0-1
2003/04 UEFA Kupa QR   KSC Lokeren 0-4 1-3
2004/05 UEFA Kupa QR1   Oţelul Galaţi 1-4 0-4
2005 UEFA Intertoto Kupa R1   NK Varteks 2-1 1-4
2006/07 UEFA Kupa QR1   CSKA Sofia 0-1 1-4
2008/09 UEFA Liga e Kampionëve QR1   FK Modriča 0-2 1-2
2009/10 UEFA Kupa QR1   FC Lahti 2-0 1-4
2010/11 UEFA Liga e Kampionëve QR2   FC Sheriff Tiraspol 1-0 1-3

Trofetë madhore

Redakto

Liga Superiore - 18: 1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1967, 1973, 1975, 1976, 1977, 1980, 1986, 1990, 2002, 2008.

Kupa e Shqipërisë - 13: 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990, 2003.

Superkupa - 2: 1990, 2008.

Lidhje të jashtme

Redakto