Evropa Qendrore
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Evropa e Mesme është regjion i Evropës kufijtë e së cilit vështirë definohen. Evropa e Mesme shtrihet ndërmjet asaj Perëndimore, Jugore dhe Evropës lindore.
Zakonisht konsiderohet se Evropës së Mesme i takojnë Gjermania, Polonia, Çekia, Sllovakia, Zvicra, Austria, Hungaria, Sllovenia
Pozita gjeografike
RedaktoKa pozitë shumë të mirë gjeografike sepse është urë lidhëse mes Evropës Perëndimore, Evropes Jugore dhe Evropes Lindore.
Evropa Qendrore nuk ka kufij të qartë me regjionet tjera, pos me Evropën Jugore. Ajo është udhëkryq i komunikacionit evropian. Ky regjion shtrihet prej Detit të Veriut e Baltik e deri në Detin e Zi, prej Ultësirës Gjermano-Polake e deri në Ultësirën e Panonisë e të Vllahisë. Edhe pse në veri dhe në lindje ka dalje në dete, ky regjion më tepër ka karakter kontinental.
Evropa e Mesme përfshinë 10 % të sipërfaqes së Evropës dhe 23,1 % të popullsisë.
Relievi
RedaktoNë relievin e Evropës së Mesme dominojnë tri njësi të mëdha regjionale : Ultësira në veri, Malet mesatare në mes dhe Malet e larta në jug.
- Ultësira Veriore është pjesë përbërëse e fushës së madhe evropiane, e cila shtrihet prej maleve Urale në lindje, deri në brigjet e Detit të Veriut në perëndim. Në kuadër të këtij regjioni hynë fusha Gjermano-Polake e cila përfshinë territorin prej lumit Rajna në perëndim deri te lumi Vistulla në lindje, nga jugu e mbyllin Malet Mesatare, e në veri shtrihen deri në brigjet e Detit Baltik dhe të Detit të Veriut.
- Malet Mesatare shtrihen në mes Fushës Gjermano-Polake në veri dhe barrierës malore të Alpeve dhe Karpateve në jug. Malet mesatare karakterizohen me lartësi mesatare, me majat e sheshura ose në formë kubeje dhe shpatet me pjerrtësi të butë në të cilat vërehet procesi i erodimit intensiv.
Malet mesatare të kësaj tërësie janë Vogezet, Shvarcvaldi, Malet Shistoze të Renit, Harci, Pyllii Turingisë, Malet Minerale, Shumava, Sundet.
Me orogjenezën alpine shumë prej këtyre maleve kanë pasur ngritje horstike, siç është rasti me i Malt Harc dhe Vogezet.
- Alpet (gjermanisht Alpen, frëngjisht: Alpes, italisht: Alpi, sllovenisht: Alpe) janë vargmalet më të larta në Evropën e Mesme. Ato shtrihen prej brigjeve të detit Ligur deri te fusha e Vjenës në Danub në gjatësi prej 1.200 km, gjerësi 150-250 km duke përshkuar Austrinë dhe Slloveninë në lindje, përmes Italisë, Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë e duke arritur gjer në Francë në perëndim.
Pamjen e sotshme Alpet e kanë marrë nga glaciacioni pleristocen. Kufiri i borës është 2700-2800 m lartësi mbidetare, ndërsa akullnaja më e gjatë është Aleq (21 km).
Në Alpe është edhe pika më e lartë në Evropë Mon Blan 4808 m (në kufi të Italisë dhe Francës). Për të gjitha malet në vargmalet e Alpeve shih artikullin kryesorë: Lista e maleve të Alpeve.
Fjala "Alpe" është marrë përmes frëngjishtes nga latinishtja Alpes që do të thotë Alpet, fjalë e cila vlerësohet të ketë rrjedhur nga fjala latine albus (bardhë) ose altus (lartë).
Alpet përgjithësisht janë të ndara në Alpet Perëndimore dhe Alpet Lindore. Ndarja shkon përmes liqenit Bodensee dhe liqenit Komo, duke përcjell lumin Rhine. Alpet Perëndimore janë më të larta, po vargu qendrorë është më i shkurtër dhe i lakuar dhe janë të shtrira në Itali, Francë dhe Zvicër. Alpet Lindore shtrihen në Austri, Gjermani, Itali, Lihtenshtajn, Slloveni dhe Zvicër. Pikat më të larta të Alpeve Perëndimore janë majat : Mont Blanc me 4.808 m, Mont Blanc de Courmayeur me 4.748 m, Dufourspitze me 4.634 m dhe Dom me 4.545 m lartësi mbidetare. Pika më e lartë e Alpeve lindore është maja Piz Bernina me 4.049 m lartësi mbidetare.
Klima
RedaktoKlima e Evropës së Mesme nuk është e dhe gjithaq e llojllojshme sikurse në viset tjera, dhe në pjesën më të madhe mbizotëron klima e mesme kontinentale. Kontinentaliteti vjen në shprehje në lindje ku ka më pak të reshura atmosferike. Në veri-perëndim në viset e ulëta pranbaltike ka ndikimtë madh Oqeani Atlantik, dhe për këtë arsye mbizotron klima oqeanike, prandaj dimrat janë më të butë ndërsa reshjet janë më të mëdha. Ndikimi i Mesdheut është i kufizuar në një hapsirë të vogël të Sllovenisë përshkak të ndikimit të Alpeve. Me rritjen e lartësisë mbidetare temperature zbret dhe klima në male është e ashpër kontinentale dhe malore. Të reshurat mesatare osilojnë nga 750 – 1000 mm krejt në perëndim, deri në 2000 mm në Alpe, ndërsa kah lindja ato sillen dhe zbresin nga 750-500 mm. Temperatura më e ulët është nmatur në Insbruk -31 °C, ndërsa më e larta në Poznan në Poloni +39,4 °C. Temperatura mesatare e janarit është -4 °C, ndërsa e korrikut +20 °C.
Hidrografia
RedaktoUjërat e Evropës së mesme u takojnë tre pellgjeve detare : të Detit të Veriut, atij Baltik dhe atij të Detit të Zi. Të gjitha rrjedhat ujore të cilat janë të orientuara kah jugu dhe juglindja i takojnë pellgut të Detit të Zi, të cilat janë : Danubi me degët e veta rab, Sava, Tisa, Morava e Çekisë, ndërsa pellgut të Detit Verior i takojnë rrjedhat ujore siq janë : Laba, Vezer dhe Rajna. Rrjedhat në të rëndësishme të cilat i takojnë pellgut të Baltikut janë : Odra dhe Vistulla.
Sa i përket liqeneve më i madhi është Liqeni Ballaton në Hungari, mandej liqenet e Alpeve siç janë : ai i Bodenit, dhe i Gjenevës.
Demografia
RedaktoNë këtë regjion jetojnë 51 % të popullsisë gjermane, 28 % të sllavëve, afro 14 % të romanëve dhe 6 % të popullsisë hungareze dhe popujve të tjerë të vjetër të këtij kontinenti. Nuk mund të caktohet ndonjë vijë ku jetojnë një popull e ku tjetri, përshkak se gjatë historisë popullsia e këtij regjioni është përzier me të tjerët.
Shtimi i popullsisë është kryesisht i ulët, dhe pse ka diferenca të cilat dalëngadalë po zhduken tërësisht. Edhe dendësia e popullsisë ndryshon varësisht nga kushtet natyrore dhe shkalla e zhvillimit ekonomik. Viset e ulëta, të pëlleshme, me bujqësi dhe industri të zhvilluar, kanë dendësi më të madhe se viset moçalike ne veri ose viset malore në Alpe e Karpate, në pjesën qendrore të Evropës së Mesme.
Pasuritë natyrore dhe zhvillimi ekonomik
RedaktoNë aspektin ekonomik regjioni i Evropës së Mesme është mjaft heterogjene. Ultësira Veriore ofron kushte për zhvillimin e bujqësisë. Mirëpo, klima jo aq e përshtatshme, tokat morenike, prania e madhe e ujit në to e bëjnë që ajo më tëpër të shfrytëzohet për kultivimin e thekrës, elbit, patates, lirit dhe panxharsheqerit.
Në kohën e fundit në Ultësirën veriore janë konstatuar rezervat e naftës, të gazit natyral dhe të kriorave.
Malet mesatare në të kaluarën kanë pasur rëndësi për shfrytëzimin e komplekseve të mëdha të pyjeve.
Në kohën e e revolucionit industrial fillon të afirmohet për pasuritë e mëdha në mineralet e dobishme. Sidomos rezervat e mëdha të qymyrit e intensifikojnë zhvillimin e industrisë.
Alpet në saje të sipërfaqeve me kullosa dhe cilësore ekonomia është përqendruar në zhvillimin e blegtorisë, e cila është orientuar në prodhimin e qumështit dhe të mishit. Energjia ujore e përfituar nga lumenjtë e shumt dhe të pasur me ujë mundëson zhvillimin e industrisë.Kumunikacioni është i zhvilluar,por më tepër ka karakter transit.
Bujqësia
RedaktoBujqësia është e zhvilluar më shumë në Alpe në toka pjellore.
Shih edhe
Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |