Festivali Evropian i Këngës 1997, ishte edicioni i 42-të i Festivalit vjetor Evropian të Këngës. Ai u zhvillua në Dublin, Irlandë, pas fitores së Eimear Quinnkonkursin e 1996Oslo, Norvegji, me këngën "The Voice". Kjo ishte hera e shtatë që Irlanda organizoi ngjarjen dhe e katërta në pesë vjet.

Festivali Evropian i Këngës 1997
Datat
Finalja3 maj 1997
Pritës
VendiPoint Theatre,
Dublin, Irlandë
Prezantues
DirigjentFrank McNamara
KryetarIan McGarry
Mbikëqyrës ekzekutivMarie-Claire Vionnet
Producent ekzekutivNoel Curran
Transmetuesi pritësRaidió Teilifís Éireann (RTÉ)
Akti hapësMesazhe uruese nga ish-performues të Festivalit
Akti interval"Let The Message Run Free" performuar nga Boyzone
Pjesëmarrës
Numri i pjesëmarrësve25
Shtetet debutueseAsnjë
Shtetet që kthehen
Shtetet që nuk kthehen
Votimi
Sistemi i votimitSecili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për 10 këngët e tyre të preferuara.
Zero pikë
Kënga fituese

Konkursi u mbajt në Teatrin Point më 3 maj 1997. Carrie Crowley dhe anëtari i Boyzone Ronan Keating ishin prezantuesit e shfaqjes.[1] Njëzet e pesë shtete morën pjesë në Konkursin e vitit 1997, në të cilin u kthye Italia pas një mungese trevjeçare - pjesëmarrja e fundit ishte në 1993,[2] bashkë me të edhe Danimarka, Gjermania, Hungaria dhe Rusia, të cilët morën pjesë për herë të fundit në 1995, pavarësisht se kishin marrë pjesë në raundin para-kualifikues jo-televiziv të vitit 1996 në të cilin ata nuk arritën të kualifikoheshin dhe për këtë arsye munguan.[3] Belgjika, Finlanda dhe Sllovakia u zhvendosën.

Mbretëria e Bashkuar fitoi konkursin, falë Katrina and the Waves, të udhëhequr nga amerikania Katrina Leskanich, duke e bërë për herë të dytë që Britanikët fituan Eurovision në tokën Irlandeze (pas 1981). Mbetet gjithashtu hera e fundit që Mbretëria e Bashkuar fitoi konkursin (deri më 2020).

Vendndodhja

Redakto
 
Teatri Point, Dublin - vendi pritës i konkursit 1997.

Irlanda priti garën për herë të katërt në pesë vjet pasi fitoi garën e 1996Oslo. Dublini u zgjodh të ishte qyteti pritës, duke e bërë për herë të gjashtë që Konkursi i Këngës Eurovision të vihej në skenë në kryeqytetin irlandez. Vendi i konkursit ishte Teatri Point, i vendosur në Quay Wall North të Lumit Liffey, midis Dublin Docklands. Teatri më parë organizoi konkurset e 1994 dhe 1995. Teatri Point është vendi i vetëm që ka pritur finalen tri herë.

Rezultatet

Redakto
Rendi Shteti Artist Kënga Gjuha[4][5] Vendi Pikë
01   Qiproja Hara & Andreas Konstantinou "Mana mou" (Μάνα μου) Greqisht 5 98
02   Turqia Şebnem Paker & Grup Ethnic "Dinle" Turqisht 3 121
03   Norvegjia Tor Endresen "San Francisco" Norvegjisht 24 0
04   Austria Bettina Soriat "One Step" Gjermanisht 21 12
05   Irlanda Marc Roberts "Mysterious Woman" Anglisht 2 157
06   Sllovenia Tanja Ribič "Zbudi se" Sllovenisht 10 60
07   Zvicra Barbara Berta "Dentro di me" Italisht 22 5
08   Holanda Mrs. Einstein "Niemand heeft nog tijd" Holandisht 22 5
09   Italia Jalisse "Fiumi di parole" Italisht 4 114
10   Spanja Marcos Llunas "Sin rencor" Spanjisht 6 96
11   Gjermania Bianca Shomburg "Zeit" Gjermanisht 18 22
12   Polonia Anna Maria Jopek "Ale jestem" Polonisht 11 54
13   Estonia Maarja-Liis Ilus "Keelatud maa" Estonisht 8 82
14   Bosnja dhe Hercegovina Alma Čardžić "Goodbye" Boshnjakisht 18 22
15   Portugalia Célia Lawson "Antes do adeus" Portugalisht 24 0
16   Suedia Blond "Bara hon älskar mig" Suedisht 14 36
17   Greqia Marianna Zorba "Horepse" (Χόρεψε) Greqisht 12 39
18   Malta Debbie Scerri "Let Me Fly" Anglisht 9 66
19   Hungaria V.I.P. "Miért kell, hogy elmenj?" Hungarisht 12 39
20   Rusia Alla Pugacheva "Primadonna" (Примадонна) Rusisht 15 33
21   Danimarka Kølig Kaj "Stemmen i mit liv" Danisht 16 25
22   Franca Fanny "Sentiments songes" Frëngjisht 7 95
23   Kroacia E.N.I. "Probudi me" Kroatisht 17 24
24   Britania e Madhe Katrina and the Waves "Love Shine a Light" Anglisht 1 227
25   Islanda Paul Oscar "Minn hinsti dans" Islandisht 20 18

Referime

Redakto
  1. ^ "Eurovision Song Contest 1997". eurovision.tv (në anglisht). European Broadcasting Union. 3 maj 1997. Marrë më 21 tetor 2014.
  2. ^ "Italy 1993". esc-history.com (në anglisht). ESC History. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2021. Marrë më 21 tetor 2014.
  3. ^ "Eurovision Song Contest 1996". eurovision.tv (në anglisht). European Broadcasting Union. 18 maj 1996. Marrë më 21 tetor 2014.
  4. ^ "Eurovision Song Contest 1997" (në anglisht). The Diggiloo Thrush. Marrë më 5 mars 2012.
  5. ^ "Eurovision Song Contest 1997". 4Lyrics.eu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2013. Marrë më 16 shtator 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto