Forcat Tokësore Shqiptare
Forcat Tokësore janë hallka kryesore e forcave të armatosura.Forca Tokësore ka në strukturën e saj, Komandën dhe Shtabin e FT si dhe repartet e nënrepartet me të cilat bën të mundur realizimin e misionit të saj.Komanda dhe Shtabi,Kompania e Mbështetjes së Shtabit, Qendra Stërvitore,Garnizoni “Zall-Herr”, Batalioni i 1-rë i Këmbësorisë, Batalioni i 2-të i Këmbësorisë, Batalioni i 3-të i Këmbësorisë, Batalioni Komando, Batalioni i Forcave Speciale, Batalioni i Mbështetjes së Luftimit
Forcat Tokësore Shqiptare | |
---|---|
Stema e forcave tokësore | |
Aktive | 1912 - Sot |
Shteti | Shqipëria |
Aleance | NATO |
Tipi | Ushtria |
Roli | Mbrojtja kombëtare |
Pjesë e | Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë |
Komandantët | |
Komandanti në detyrë |
Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhia |
Stema | |
Indentifikim |
Misioni
RedaktoMbrojtja e pavarësisë, sovranitetit, tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë, pjesëmarrja në operacione humanitare, luftarake, joluftarake dhe ato të mbështetjes së paqes.
Detyra të veçanta
Redakto- Ruajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve për të siguruar nivel të lartë gatishmërie.
- Trajnim të vazhdueshëm dhe të mirë për aktivizimet në detyrat që mund t’i jepen.
- Ndihmon komunitetin në rast emergjencash humanitare. Mbështet kërkimet tokësore dhe operacionet e shpëtimit.
- Bashkëpunon me institucione të tjera kombëtare në ndalimin e trafikimit ilegal të kontrabandës, personave, armëve konvencionale, në Shqipëri.
- Trajnon, stërvit dhe merr pjesë me trupa në misionet e mbështetjes së paqes në kuadër të NATO, BE dhe OKB.
Historiku i FT
RedaktoForca Tokësore është njësi prioritare në strukturën e Forcave të Armatosura. Forca Tokësore u krijua më datë 29 gusht 2000, duke përfshirë në radhët e saj njësi dhe reparte me traditë me një veprimtari të pasur shumëvjeçare, të përhapura në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në vitin 2000 në përbërje të Forcës Tokësore ishin 5 divizione këmbësorie me rreth 55 brigada dhe 300 batalione të përhapur në 167 rajone të ndryshme të vendit.
Gjatë reformimit të vazhdueshëm, Forca Tokësore pësoi ndryshime të reja. Në vitin 2006, suprimohet Forca Tokësore dhe krijohet Komanda e Forcës së Bashkuar.Në kuadër të transformimit të vazhdueshëm të Forcave të Armatosura bazuar edhe në konceptin e një ushtrie sa më të vogël në numër dhe sa më operacionale e profesioniste, më 9 dhjetor 2009 u dekretua rikrijimi i Forcës Tokësore mbi bazën e Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Regjimentit Komando.
Bazuar në misionin kushtetues, Forca Tokësore u përfshi në një proces transformimi të thellë e të gjithanshëm sipas koncepteve të ushtrive perëndimore. Me kalimin tërësisht të strukturave të kësaj force, nga një ushtri e shërbimit të detyrueshëm në një ushtri profesioniste është rritur niveli i operacionalitetit. Strukturat e Forcës Tokësore kanë pasur angazhime në Operacionet e Mbështetjes së Paqes në Bosnje-Hercegovinë, Irak, Çad dhe aktualisht operojnë në Herat, Kandahar, Afganistan. Forca Tokësore mban peshën kryesore në operacionet paqeruajtëse në kuadër të NATO, OKB dhe BE. Në radhët e Forcës Tokësore drejtojnë kuadro të rinj, të kualifikuar në shkollat e ushtrive të vendeve të NATO, si në SHBA, Itali, Turqi, Gjermani, Angli, Austri, etj, me të cilët kemi projekte bashkëpunimi.
Forca Tokësore ka angazhime në operacione të emergjencave civile në ndihmë të komunitetit në rast fatkeqësish natyrore, si përmbytje, zhbllokim rrugësh dhe shpërndarje ndihmash në rast rënie bore, operacione shuarje zjarresh, etj.
Forca Tokësore nga krijimi deri më sot është drejtuar nga komandantë me eksperiencë.
Nga viti 2000-2006, Forca Tokësore u drejtua nga gjeneralmajor Kostaq Karoli, nga viti 2006-2008, u drejtua nga gjeneral brigade Shpëtim Spahiu, nga viti 2008-gusht 2012, nga gjeneral brigade Viktor Bërdo. Nga gushti 2012 e në vijim, Forca Tokësore drejtohet nga gjeneralmajor Zyber Dushku.
Uniformat e Forcave Tokësore
RedaktoGrada | Oficer
Grada Madhore |
Oficer
Grada e Lartë |
Uniforma e
Stervitje |
---|---|---|---|
Foto |
Pistoleta
RedaktoModeli | Foto | Kalibri | Origjina | Shënime |
---|---|---|---|---|
Beretta Px4 Storm | Parabellum 9×19mm | Italia | Perdoren nga B.O.S | |
P8 Pistol | Parabellum 9×19mm | Gjermania | Perdoren nga B.O.S | |
P12 Pistol | .45 ACP | Gjermania | Perdoren nga B.O.S | |
Beretta 92 | Parabellum 9×19mm | Italia | Perdoren nga B.O.S |
Automatik
RedaktoModeli | Foto | Kalibri | Origjina | Shënime |
---|---|---|---|---|
MP5 | Parabellum 9×19mm | Gjermania | Perdoren nga B.O.S | |
HK MP7 | 4.6×30mm | Gjermania | Perdoren nga B.O.S | |
HK UMP | Parabellum 9×19mm | Gjermania | Perdoren nga B.O.S |
Pushka Automatike
RedaktoModeli | Foto | Kalibri | Origjina | Shënime |
---|---|---|---|---|
AK-47 | 7.62x39 mm | Rusia | do zevendesohet me M4 | |
AKM | 7.62x39 mm | Rusia | 3.000.000 do zevendesohet me M4 | |
Tipi 56 | 7.62x39 mm | Kina | do zevendesohet me M4 | |
Heckler & Koch G3 | 7.62×51mm NATO | Gjermania | ||
Heckler & Koch G36 | 5.56x45 mm | Gjermania | Perdoren nga B.O.S | |
Heckler & Koch 416 | 5.56x45mm | Gjermania | Perdoren nga B.O.S | |
Beretta ARX 160 | 5.56x45mm | Italia | Perdoren nga B.O.S dhe nga | |
M4 | 5.56×45mm | SHBA | Nga 2015 do jete arma baze e
Forcave Tokesore Perdoren nga Batalioni i 2-të i Këmbësorisë |
Modeli | Foto | Kalibri | Origjina | Shënime |
---|---|---|---|---|
M203 | 40x46mm SR | SHBA | Montohet te Arma M4 |
Snajper
RedaktoModeli | Foto | Kalibri | Origjina | Shënime |
---|---|---|---|---|
SVD Dragunov | 7.62x54mm | Rusia | Perdoren nga B.O.S | |
PSL | 7.62x54mm | Rumania | Perdoren nga B.O.S | |
Sako TRG | 308 Winchester | Finlanda | Perdoren nga B.O.Sdhe nga RENEA | |
Barrett M99 | 12.7×99mm NATO | SHBA | Perdoren nga B.O.S | |
Steyr HS .50 | 12.7×99mm NATO | Austria | Perdoren nga B.O.S |
Mitralozët
RedaktoModeli | Foto | Kalibri | Origjina | Shënime |
---|---|---|---|---|
ASH-78 Tip-2 | 7.62x39mm | Shqipëria | ||
RPD | 7.62x39mm | Rusia | Perdoren nga B.O.S | |
PKM | 7.62x39mm | Rusia | ||
M2 Browning | 12.7×99mm NATO | SHBA | ||
DShKM | 12.7x108mm | Kina | Perdoren nga B.O.S |
Artileria
RedaktoModeli | Kalibri | Prodhusi | Sasi | |
---|---|---|---|---|
D-44 | 85mm | Rusia | 18 | |
M-30 | 122mm | Rusia | 90 | |
M-46 | 130mm | Rusia | 18 | |
D-20 | 152mm | Kina |
Anti-Tank
RedaktoModeli | Foto | Kalibri | Origjina | Sasi | Shënime |
---|---|---|---|---|---|
RPG-7 | 58mm | Rusia | Perdoren nga B.O.S | ||
Hongjian-8 | 120mm | Kina |
Mortaja
RedaktoModeli | Foto | Kalibri | Origjina | Sasi |
---|---|---|---|---|
82mm | 82MM | Rusia | 259 | |
M-120 | 120MM | Izraeli | 550 | |
160mm | 160MM | Rusia | 100 |
Kundër-Ajror
RedaktoModeli | Foto | Kaliri | Origjina | Sasi |
---|---|---|---|---|
ZU-23-2 | 23mm | Rusia | ||
KPVT | 14.5mm | Rusia | ||
M1939 61-K | 37mm | Rusia | ||
S-60 | 57mm | Rusia | ||
M1939 52-K | 58mm | Rusia | ||
HN-5 | 72mm | Kina |
Automjetet
RedaktoHumvee | SHBA | 150 | Perdoren nga B.O.S | ||
Mercedes-Benz G-Class | Gjermania | 350 | Perdoren nga B.O.S | ||
Land Rover Wolf | Anglia | 175 | Perdoren nga B.O.S | ||
Iveco VM 90 | Italia | 300 | |||
Fiat ACM | Italia | 200 |
Transportues Personeli të Blinduar
RedaktoModeli | Foto | Prodhusi | Sasi | |
---|---|---|---|---|
Nexter Aravis | Franca | 5+ | Perdoren nga B.O.S | |
Nexter Titus | Franca | 1+ | Perdoren nga B.O.S | |
MRAP | SHBA | 150 | Perdoren nga B.O.S | |
International MaxxPro | SHBA | 250 | Perdoren nga B.O.S | |
BRDM-1 | Rusia | 35 | ||
BTR-50 | Rusia | 350 | ||
YW531 | Kina | 103 | ||
M113 | SHBA | 250 |
Makinat Luftarake të Këmbësorisë
RedaktoModeli | Foto | Prodhusi | Sasi |
---|---|---|---|
BMP-1 | Rusia | 17 | |
BMP-2 | Rusia | 50 | |
Type-59 | Kina | 250 |
Teksti Burimor
Redakto- Historiku i FT
- Misioni dhe Detyrat
- Përfaqësues të kompanisë “NEXTER”, prezantuan transportuesin e blinduar “TITUS”, në Komandën e FT
- Automjetet luftarake këmbësorisë APC 17 BMP-1 ordendebatallainternacional.blogspot.gr
- worldmilitaryintel.blogspot.gr
- Info per Tanket dhe Transportues Personeli www.armyrecognition.com Arkivuar 18 dhjetor 2014 tek Wayback Machine
- Foto e Artileris dhe Makinave
- Armet e Reja M4 dhe Beretta Px4 Storm Dhe Sako TRG
- 27 mjete transporti trupash ushtarake dhuratë nga Turqia për Forcat e Armatosura Shqiptare