Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ato konsistojnë në Forcat tokësore, Forcat Ajrore, Marina, Trupat e Marinës dhe Roja Bregdetare.[1]

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
United States Joint Service Color Guard on parade at Fort Myer
Paradë në Fort Myer, Virxhinia në tetor 2001.
Degët United States Army seal Forcat tokësore të SHBA

United States Marine Corps seal Trupat e Marinës Së SHBA
United States Navy Seal Marina e SHBA
United States Air Force seal Forcat Ajrore të SHBA
United States Coast Guard seal Roja Bregdetare te SHBA

Qendra e Bazës Pentagoni, Arlington, Virxhinia
Komanda
Presidenti Barack Obama
Ministri i Mbrojtjes Chuck Hagel
Shefi i Shtabit Martin Dempsey
Fuqia njerëzore
Ushtria mosha 17–62 vjeç
Në Dispozicion për
shërbim ushtarak
73,270,043 meshkuj, mosha 18–49 (2010),
71,941,969 femra, mosha 18–49 (2010)
Të Aftë për
shërbim ushtarak
60,620,143 meshkuj, mosha 18–49 (2010),
59,401,941 femra, mosha 18–49 (2010)
Arrijnë
moshën ushtarake çdo vit
2,161,727 meshkuj (2010),
2,055,685 femra (2010)
Personel aktiv 1,456,862 (renditur 2-ta)
Personeli rezervë 1,458,500
Shpenzimet
Buxheti $549.4 miliardë (FY11)
(e para për nga shpenzimet e 11-ta për nga përqindja e GDP)
Përqind e GDP-së 4.9% (2011 est.)
Artikuj të ndyshëm
Historia Lufta revolucinare e Amerikës
Periudha e herët kombëtare
Zgjerimi Kontinental
Lufta Civile Amerikane (1861–1865)
Koha pas Luftës Civile
Lufta e Parë Botërore (1917–1918)
Lufta e Dytë Botërore (1941–1945)
Lufta e ftohtë (1945–1991)
Lufta e Koresë (1950–1953)
Lufta e Vietnamit (1959–1975)
Lufta e gjirit persik (1990-1991)
Lufta e Kosovës (1999)
Lufta ndaj Terrorizmit (2001–tani)
Lufta në Afganistan (2001–tani)
Lufta e Irakut (2003–2011)
Të tiera
Gradat Oficer Ushtrie

Oficer Sigurie
Ushtar i thjeshtë
Oficer i Trupave të Marinës
Oficer Sigurie i Trupave të Marinës
Marins
Oficer Marine
Oficer Sigurie i Marinës
Marinar
Oficer i Forcave Ajrore
Aviator
Oficer i Rojes Bregdetare
Oficer i Sigurisë së Rojes Bregdetare
Ushtar i Rojes Bregdetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, dhe ndihmon të krijojë politikat ushtarake së bashku me Departamentin e Mbrojtjes (DoD), një departament federal ekzekutiv, organi kryesor nga i cili mbahen politikat ushtarake. Departamenti i Mbrojtjes drejtohet nga Sekretari i Mbrojtjes, i cili është civil dhe anëtar i kabinetit. Sekretari i Mbrojtjes është i dyti në komandë në zinxhirin komandues të forcave të armatosura, mbas Presidentit, dhe shërben si ndihmësi kryesor i presidentit në të gjitha çështjet e lidhura me mbrojtjen.[2] Për të koordinuar veprimet ushtarake me diplomacinë, Presidenti ka si këshilltar Këshillin e Sigurisë Kombëtare i drejtuar nga një Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Si Presidenti dhe Sekretari i Mbrojtjes këshillohen nga një këshill me shtatë anëtarë me Shefat e Shtabeve, të cilët përfshijnë kryetarin e çdo dege të Departamentit të Mbrojtjes po ashtu edhe kryetarin e Byrosë Kombëtare të Gardës. Drejtimi i është besuar Kryetarit të Shefave të Shtabeve të Bashkuara dhe Nënkryetarit të Shefave të Shtabeve të Bashkuara.[3] Komandanti i Rojës Bregdetare nuk është anëtar i Shefave të Shtabeve të Bashkuara.

Të gjitha degët punojnë së bashku gjatë operacioneve dhe misioneve të përbashkëta, nën Komandën e Unifikuar Luftarake, nën autoritetin e Sekretarit të Mbrojtjes me përjashtim të Rojes Bregdetare. Roja Bregdetare është nën administrimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe i merr urdhërat oeracionale nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare. Roja Bregdetare mund të transferohet tek Departamenti i Marinës nga Presidenti ose Kongresi në rast lufte.[4]

Që prej fillesave të veta, forcat e armatosura kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ndjenjë e unitetit dhe identitetit kombëtar u farkëtua si rezultat i fitores në Luftën e Parë Barbare dhe Luftën e Dytë Barbare. Edhe pse, baballarët e shtetit ishin dyshues për një forcë ushtarake të përhershme dhe jo deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore u zyrtarizua një ushtri e përhershme e madhe.

Forcat e armatosura të ShBA-ve janë një nga ushtritë më të mëdha në botë përsa i përket numrit të personelit. Ka mangësi në fuqi njerëzore përsa i përket vullnetarëve të paguar; megjithëse shërbimi i detyrueshëm është përdorur më parë në kohë të ndryshme si në kohë lufte dhe paqje, dhe nuk është përdorur që prej vitit 1972. Që prej 2013, ShBA shpenzojnë rreth $554.2 miliardë në vit për të financuar forcat ushtarake, dhe i cakton një fond prej rreth $88.5 miliardë për financimin e Operacineve të Kontigjenteve Përtej Deteve.[5] Së bashku, ShBA-të shpenzojnë 39 përqind të shpenzimeve botërore ushtarake.

Historia

Redakto

Historia ushtarake e ShBA daton që prej 1775, para Deklarimit të Pavarësisë. Ushtria Kontinentale, Marina Kontinentale, dhe Marinsat Kontinentalë u krijuan në Kongresin e Dytë Kontinental në mënyrë që të mbronin shtetin e ri kundra Perandorisë BritanikeLuftën Revolucionare Amerikane.

Këto forca u çmobilizuan në 1784 pas Traktatit të Parisit i cili përfundoi luftën për pavarësi. Kongresi i Konfederatës krijoi Forcat tokësore të SHBA në 3 qershor 1784, megjithëse themelimi i ushtrisë festohet në 14 qershor 1775. Përshtatja e vitit 1787 e Kushtetutës i dha Kongresit fuqinë e "rritjes dhe mbështetjes së ushtrive," "të sigurojë dhe të mbajë marinën," dhe të "bëjë rregulla për qeverinë dhe të rregullojë forcat tokësore dhe detare," po ashtu edhe pushtetin për të deklaruar luftë dhe i dha Presidentit përgjegjësinë e të qënit komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Rritja e tensioneve në kohëra të ndryshme me Britaninë dhe Francën arritjen në gjysëm luftës dhe Lufta e vitit 1812 e shpejtuan krijimin e Marinës së ShBA (krijuar në 13 tetor 1775) dhe të Trupave të Marinës së ShBA (krijuar në 10 nëntor 1775). Roja Bregdetare e daton origjinën e saj në 4 gusht 1790; por me bashkimin me Shërbimin e Shpëtimit në 1915 u krijua Roja Bregdetare e mirfilltë. Forcat Ajrore të SHBA u krijuan si një degë e pavarur në 18 shtator 1947; por origjinat i ka nga Divizioni Aeronautik në 1907 dhe ishte pjesë e këmbësorisë para se të bëhej degë e pavarur.

Buxheti

Redakto
 
Shpenzimet ushtarake nga 1910 deri në 2007, të rregulluara sipas inflacionit në dollarin e vitit 2003. Pjesa më e gjatë përfaqëson shpenzimet e Luftës së Dytë Botërore.
 
Shpenzimet sipas përqindjes së PBB nga 1910 deri në vitin 2007.

ShBA ka buxhetin më të madh të mbrojtjes në botë. Në vitin fiskal 2010, Departamenti i Mbrojtjes kishte një buxhet bazë prej $533.8 miliardësh. U kërkua një shtesë prej $130.0 miliardësh për "Operacionet e Kontigjenteve të Jashtme" në Luftën Kundër Terrorizmit, dhe përgjatë vitit, një shtesë prej $33 miliardësh për shpenzime shtesë iu shtua fondit të Operacinit të Kontigjenteve të Jashtme.[6][7] Jashtë shpenzimeve të drejtpërdrejta të Departamentit të Mbrojtjes, ShBA shpenzon edhe $218–262 miliardë të tjera çdo vit për programe të tjera të lidhura me mbrojtjen, siç janç Çështjet e Veteranëve, Siguria e Atdheut, mirëmbajtja e armëve bërthamore, dhe Departamenti i Shtetit.

Sipas shërbimit, $225.2 miliardë i vihen në dispozicion Forcave Tokësore, $171.7 miliardë për Marinën dhe Trupat e Marinës, $160.5 miliardë për Forcat Ajrore dhe $106.4 miliardë për shpenzime të ndryshme për mbrojtjen.[8] Sipas funksionit, $154.2 miliardë kërkohen për presonelin, $283.3 miliardë për operacionet dhe mirëmbajtjen, $140.1 miliardë për prokurime, $79.1 miliardë për kërkime dhe zhvillim, $23.9 miliardë për ndërtime ushtarake, dhe $3.1 miliardë për strehimin e familjeve.[9]

Në vitin fiskal 2009, programet kryesore të mbrojtjes panë një financim të vazhdueshëmm. $4.1 miliardë u kërkuan për avionin luftarak të brezit ardhshëm, F-22 Raptor, bashkë me projektin edhe njëzet avionë për vitin 2009. $6.7 Miliardë u kërkuan për F-35 Lightning II, i cili është ende në zhvillim e sipër. Gjashtëmbëdhjetë avionë do të ndërtohen si pjesë e financimit. Programi Future Combat System parashikohet të kërkojë $3.6 miliardë për zhvillimin. Një total prej $12.3 miliardësh u kërkuan për mbrojtjen raketore, e cila përfshin Patriot CAP, PAC-3 dhe SBIRS-High.

Personeli

Redakto
 
Personeli i shërbimit aktiv nga 1950 deri në 2003. Dy majat përfaqësojnë Luftën e Koresë dhe Luftën e Vietnamit.

Që prej 31 janarit 2013, 1,429,995 njrëz ishin në detyrë aktive në forcat e armatosura,[10] me 850,880 njerëz shtesë në shtatë komponentë rezervë.[5] Është një ushtri e gjitha vullnetare, por shërbimi i detyrueshëm nëpërmjet Sistemit Selektiv të Shërbimit i cili mund të fuqizohet me kërkesën e Presidentit dhe me aprovimin e Kongresit. Të gjithë meshujt me moshë nga 18 deri 25 të cilët jetojnë në ShBA janë të detyruar të regjistrohen në Shërbimin Selektiv për një draft të mundshëm në të ardhmen.

Ushtria e ShBA është e dyta në botë, pas Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, dhe ka trupa të dislokuara në të gjithë botën.

Sipas statistikave të shtatorit 2012, 40 milionë Amerikanë kanë shërbyer në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.[11]

Si në shumicën e ushtrive, anëtarët e forcave të armatosura të ShBA kanë grada, qoftë të oficerit, Warrant Oficer , ose nën-oficer, për të dalluar vjetërsinë apo detyrën. Ata që kanë shërbyer quhen veteranë. Emrat e gradave mund të jenë të ndryshme ndërmjet shërbimeve, por ato korrenspondojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet nivelit të pagës.[12] Oficerët që kanë të njëjtën gradë ose nivel page dallohen nga data e gradimit për të dalluar vjetërsinë.[13] Oficerët që shërbejnë në disa pozicione të caktuara në punë zyre të caktuar me ligj, e tejkalojnë gradat e oficerëve të tjerë në shërbim aktiv me të njëjtën gradë ose nivel page, pavarësisht datës së gradimit.[13]

Personeli në çdo shërbim

Redakto
Komponenti Ushtarakë Ushtarë të thjeshtë Oficerë Meshkuj Femra Civilë
  Forcat tokësore të SHBA 541,291 438,670 98,126 465,784 75,507 299,644
  Trupat e Marinës Së SHBA 195,338 173,474 21,864 181,845 13,493 20,484
  Marina e SHBA 317,237 260,253 52,546 265,852 51,385 179,293
  Forcat Ajrore të SHBA 333,772 265,519 64,290 270,462 63,310 174,754
  Roja Bregdetare e SHBA 42,357 35,567 6,790 7,057
Totali Aktiv 1,429,995 1,137,916 236,826 1,219,510 210,485
  Garda Kombëtare e Ushtrisë së SHBA 358,200
  Forcat Tokësore Rezervë të SHBA 205,000
  Trupat Rezervë të Marinës së SHBA 39,600
  Marina Rezervë e SHBA 62,500
  Garda Kombëtare Ajrore e SHBA 105,700
  Komanda Ajrore Rezervë e SHBA 70,880
  Roja Bregdetare Rezervë e SHBA 9,000
Totali i Rezervistëve 850,880
Personel shtesë i Departamentit të Mbrojtjes 108,833

Personeli i dislokuar

Redakto

Jashtë vendit

Redakto

Që prej 31 dhjetorit 2010, forcat e armatosura të ShBA ishin stacionuar në 150 vende të botës nga 192 shtete të botës; numri i kontigjentit për shtet varion nga 1 në Suriname deri në mbi 50,000 në Gjermani.[14] Disa nga dislokilmet më të mëdha janë: 103,700 në Afganistan, 52,440 në Gjermani, 35,688 në Japoni, 28,500 në Korenë e Jugut, 9,660 në Itali, dhe 9,015 në Mbretërinë e Bashkuar.

Së bashku, 77,917 ushtarakë janë në Evropë, 141 në ish vendet e Bashkimit Sovjetik, 47,236 në Azinë Lindore dhe Paqësor, 3,362 në Afrikën e Veriut, Lindja e Afërt, dhe Azia Jugore, 1,355 në Afrikën Subsaharjane dhe 1,941 në Hemisferën Perëndimore përveç SHBA.

Brenda Shteteve të Bashkuara

Redakto

Të përfshira territoret e ShBA dhe në Anijet në ujrat territoriale

Që prej 31 dhjetorit 2009, një total prej 1,137,568 njrëzish ishin në detyrë aktive brenda ShBA-ve dhe territoreve të saj (përfshirë 84,461 njerëz mbi det).[15] Shumica, 941,629 prej tyre, janë të stacionuar në bazat brenda territorit të ShBA (kontinentale). 37,245 në Hawaii dhe 20,450 në Alaskë. 84,461 janë në det, 2,972 në Guam, dhe 179 në Puerto Rico.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Stampa:USC
  2. ^ Title 10 of the United States Code §113 Arkivuar 25 tetor 2011 tek Wayback Machine
  3. ^ "Organization Chart of the Joint Chiefs of Staff" (PDF). JCS Leadership. Office of the Joint Chiefs of Staff. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 24 janar 2012. Marrë më 22 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ The United States Coast Guard has both military and law enforcement functions. Title 14 of the United States Code provides that "The Coast Guard as established 28 January 1915, shall be a military service and a branch of the armed forces of the United States at all times." Coast Guard units, or ships of its predecessor service, the Revenue Cutter Service, have seen combat in every war and armed conflict of the United States since 1790, including the Iraq War.
  5. ^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Reserve Forces
  6. ^ "Funding Levels for Appropriated ("Discretionary") Programs by Agency (Table S–11)" (PDF). Executive branch of the United States. 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2010. Marrë më 21 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Department of Defense" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 janar 2012. Marrë më 21 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Death and Taxes". Wallstats.com. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2010. Marrë më 21 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Table 3.2 – Outlays by Function and Subfunction: 1962–2014". whitehouse.gov. Marrë më 21 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Armed Forces Strength
  11. ^ Scott McGaugh (16 shkurt 2013). "Learning from America's Wars, Past and Present U.S. Battlefield Medicine has come". San Diego Union Tribune. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2014. Marrë më 22 shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ For example, a lieutenant general in the Army is equivalent to a vice admiral in that Navy since they both carry a paygrade of O-9.
  13. ^ a b "Department of Defence Instruction 1310.01: Rank and Seniority of Commissioned Officers" (PDF). United States Department of Defense. 6 maj 2006. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 tetor 2011. Marrë më 9 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Active duty military personnel strengths by regional area and by country" (PDF). U.S. Department of Defense. 2010. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 maj 2011. Marrë më 31 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Active Duty Military Personnel Strengths by Regional Area and by Country" (PDF). United States Department of Defense. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 tetor 2012. Marrë më 29 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)