Gëzim Erebara

regjisor shqiptar
(Përcjellë nga Gezim Erebara)
This is the stable version, checked on 5 mars 2022. 1 pending change awaits review.

Gëzim Erebara (Dibër, 19 maj 1929 - Tiranë, 12 shkurt 2007) ka qenë regjisor dhe përkthyes shqiptar. Për kontributin e tij është nderuar me titullin “"Artist i merituar". Është ndër të paktët intelektualë që kërkoi publikisht ndjesë për propagandën e përcjellë përmes produktit artistik në të cilin ka qenë përfshirë[1].

Lindi në Shehër të Dibrës më 19 maj 1929, i biri i Sul Erebarës[2]. Pasi kreu shkollimin fillor e të mesëm në vendlindje, në vitin 1948 nisi studimet për regjisurë në Akademinë FAMU në Pragë. Në Shqipëri u kthye në vitin 1952. Në vitin 1957 filloi punën si regjisor dhe skenaristKinostudionShqipëria e re”. Në fillim, ai punoi si asistent regjie në filmat “Tana”, “Furtuna” dhe “Debatiku”, ndërsa në vitin 1967 realizoi filmin e parë Ngadhënjim mbi vdekjen, film i cili s’u prit mirë nga censura dhe u ndalua. Për 30 vjet, ai punoi në Kinostudion “Shqipëria e re” dhe realizoi shumë filma artistikë dhe dokumentarë. Pos kësaj, Gëzim Erebara është marrë edhe me publicistikë, duke botuar artikuj të shumtë të sferës profesionale për regjisurë, por ka bërë edhe analiza e vështrime nga sfera e krijimtarisë së tij profesionale.

Rridhte nga një familje tregtare që u vendos në Tiranë rreth viteve ’30, për shkak të persekutimit etnik në ish-Jugosllavi. Studimet e larta i kreu në Insitutin Kinematografik “Famu” në Pragë, 1947-51. Në vitin e fundit të studimeve, iu ndërpre bursa dhe u kthye forcërisht në atdhe për shkak se pati deklaruar në një takim studentor se “Enver Hoxha ka më pak kulturë se një qytetar i mesëm çek”. Në vitin 1957, fillon të punojë në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku kontribuoi në filmat e parë shqiptarë si dhe në filmat shqiptaro-sovjetikë.

Asistent regjisor në filmin e parë shqiptar “Tana”, si dhe në bashkëprodhimin shqiptaro-sovjetik, “Furtuna“ në vitet 1958 dhe 1959.

Krijimtaria

Redakto

Ngadhënjim mbi vdekjen, në bashkëautorësi me Piro Milkanin, 1967. Filmi u nderua me çmimin e Republikës dhe u komercializua gjerësisht në Kinë dhe vende të tjera komuniste ku pati një sukses të jashtëzakonshëm, me mbi 100 milionë shikues të regjistruar. Filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen”, një përshkrim i qëndresës së dy partizaneve të kapura rob dhe të ekzekutuara nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, vazhdon të shitet edhe sot në Kinë. Transmetimi i filmit u ndalua në Shqipëri për dy dekada për shkak se Edi Luarasi, aktore kryesore, u persekutua pas Festivalit të 11-të në RTSH.

Filmi i parë i pavarur, Guximtarët, u prodhua në vitin 1970. Suksesin më të madh e arriti me filmin Në fillim të verës, 1975. Filmi “Nusja” konsiderohet gjerësisht si një eksperiment që nuk pati sukses tregtar, por që paraqiti botën e dokeve ballkanike dhe u vlerësua nga kritika.

Në vitin 1976, realizoi filmin Pylli i lirisë, një histori nga rezistenca antifashiste e filmuar në pyllin e Divjakës, ku e veçanta qe vendosja e një kali si personazh kryesor. Siç ka treguar ai vetë, frika ishte e madhe për shkak se prania e kuajve në një film shqiptar, si dhe përkimi historik (vrasja e Petrit Dumes dhe shpallja e garave me kuaj si sport mikroborgjez) patën krijuar një situatë të tensionuar. Edhe kali personazh në film pati rënë pre e luftës politike të kohës, ku nga hipodromi i Ministrisë së Mbrojtjes qe dërguar për kalë karroce në një fshat në Përmet, ku i kishin prerë kreshtën. Gjatë filmimeve, kreshta e kalit u realizua me trukim. “Pylli i Lirisë” është edhe filmi i parë me ngjyra me ekran të gjerë i realizuar në Shqipëri.

Shumë herë në emisione televizive, ka treguar se filmi i tij i parapëlqyer ishte Një natë pa dritë I realizuar në vitin 1981, filmi paraqiti figurën komplekse të Migjenit. Dy dekada më parë, në vitin 1961, pati realizuar një dokumentar për figurën e Migjenit, ndërsa kësaj here e mitizoi atë në kinema. Për këtë vepër, z. Erebara lexoi pothuajse në ilegalitet veprat e Niçes, studimet e huaja mbi Migjenin, gjë që binte ndesh me politikën zyrtare që e paraqiste pjesën niçeane të Migjenit si një periudhë kalimtare e gjendjes shpirtërore të poetit dhe jo si burim i rëndësishëm frymëzimi. Në biseda të ndryshme ka treguar se mendimi i tij mbi këtë debat është se Migjeni ishte niçean. Ndër filmat e tjerë përmendim:

Ka realizuar me dhjetëra dokumentarë gjatë karrierës së tij të gjatë. Ka përkthyer shumë vepra letrare si dhe lëndë profesionale. Njohës i thellë i estetikës së kinemasë dhe historisë së kinemasë. Për artikujt e panumërt është konsideruar nga miqtë e vet si një “magazinë pa inventar”. Punoi si pedagog i jashtëm për shumë vite në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (ish Instituti i Lartë i Arteve). Nga përkthimet veçohen: “Ushtari i Mirë Shvejk” (Jaroslav Hashek), përkthyer nga gjuha çeke. Romane dhe tregime të ndryshme të Karel Çapek si dhe poezi të Jaroslav Seifert (çmim Nobel në Letërsi). Ka përkthyer Çelësin e Kinemasë, Çelësin e Pikturës etj. nga gjuha frënge. Një pjesë e madhe e përkthimeve janë ende në dorëshkrim. Ka përkthyer vepra të ndryshme nga letërsia italiane.

Filma televizivë

Redakto

Filma dokumentarë

Redakto

Përkthime

Redakto
  • Jaroslav Hashek, ”Ushtari i mirë Shvejk”, botuar për herë të parë më 1964.
  • Karel Çapek, "Hordubal", botuar më 2002[3].
  • Çelësi i Kinemasë
  • Çelësi i Pikturës

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Mithi, Joni (13 mars 2017). "Mbi debatin e ndalimit të filmave". Tirana Observer. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2017. Marrë më 21 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kaloçi, Iv (3 qershor 2015). "Dosja e Sigurimit: Emrat e 315 intelektualëve dhe artistëve ne survejim". Gazeta Shqiptare. Marrë më 21 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kërkim "Gëzim Erebara" në bksh.al