Gjergj Adhamidhi bej Frashëri (1859 - Gjenevë, 1939) i njohur edhe si Gaqo Adamidi ose Adamidi Frashëri,[1] ka qenë një mjek okulist shqiptar dhe figurë politike e fillimshekullit XX.[2] Kontribuoi për pavarësinë e Shqipërisë me fonde dhe vepra, shkroi në gjuhën frënge konferencën e mbajtur me titullin Les Pélasges et leurs descendants les Albanais ku evidenton prejardhjen pellazgjike të shqipes.[3]

Gaqo Adamidi
Ministër i Financave
Në detyrë
14 mars – 20 maj 1914
Paraprirë ngaJorgji Çako
Pasuar ngaFilip Noga
Të dhëna vetjake
U lind më1859
Buhal, Perandoria Osmane
Vdiq më1939
Gjenevë, Zvicër
Nënshtetësiashqiptar
Bashkëshortja/etHelena e Thimi Markos
FëmijëtPaul beu, Eleonora dhe Kristina
ArsimimiFakulteti i Mjekësisë, Lozanë
Punësimimjek

Jetëshkrimi

Redakto

U lind në kazanë së Përmetit në familjen e Dhamellarëve, ndoshta në Buhal.[3] Studioi për mjekësiLozanëZvicrës, ku u njoh me Andon Zakon. Pas ushtroi për disa kohë profesionin e tij në Gjenevë dhe Korçë, u vendos në Kairo më 1890 ku nisi punë në spitalin austro-hungarez dhe në oborrin e khedivit ku u njoh edhe me Mihal Turtullin. Nga 1892 u bë mjek personal i Abaz Hilmiut II të Egjiptit, khedivi i fundit i Egjiptit dhe Sudanit nga dinastia e Muhammed Ali Pashës,[4] i cili me vendim khedival familjes së tij titull fisnikëror të beut të Egjiptit. Duke çmuar punën e mjekut, khedivi i siguroi komendën e Urdhërit të Mexhidies nga Sulltan Abdyl Hamiti II. Më 1901 u bë anëtar i Institutit Egjiptian të Kairos, ku pas një viti mbajti dy konferenca mbi rrënjët pellazgjike të shqipes.[3] Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, u përpoq të ndërlidhte koloninë e atjeshme të shqiptarëve me koloninë e Rumanisë, por pa sukses.[4] Më 1905 Princi Albert Ghika e ftoi të merrte pjesë në Komitetin kombëtar shqiptar që ky i fundit kishte themeluar në Paris. Më 1908 u zgjodh njëzëri në krye të grupit "Bashkimi" të shqiptarëveEgjiptit dhe mori pjesë në përgatitjet për Kongresin e Manastirit, ku ishte i prerë për vendosjen e alfabetit latin si dhe shkronjave "dh" e "th".

Me ardhjen e Princ Vidit u thirr të merrte pjesë në kabinetin e parë si ministër Financash,[5] protestoi dhe dha dorëheqjen pas firmosjes së Protokollit të Korfuzit. Princ Vidi e emërtoi përfaqësues personal të tijin pranë oborrit italian dhe e dekoroi oficer të madh të Urdhrit të Shqiponjës së Zezë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore vijoi lobimin për integritetin territorial të Shqipërisë dhe më 1915 do të zgjidhej zv/kryetar i Komitetit kombëtar të Gjenevës. Adamidi redaktoi platformat e Komitetit që iu shpërndaheshin diplomatëve dhe më vonë në Konferencën e paqes në Paris, ku u bë ndër zëdhënësit të interesave shqiptare pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi qenësia e shtetit shqiptar u konsolidua, Adamidi u vendos me gjithë familjen në Gjenevë, ku për pesëmbëdhjetë vitet që vijuan mbajti konferenca, manifestime, shkroi artikuj dhe debatoi në mbrojtje të shqiptarëve dhe popujve të tjerë të mjeruar të ish-Perandorisë Osmane.[3]

Ndërroi jetë në Gjenevë, por u varros në NicëFrancës.[6]

Trashëgimia

Redakto

Adamidi mbajti dy konferenca për pellazgjishten, greqishten dhe shqipen titulluar Les Pélasges et leurs descendants les Albanais, që u botuan më 1902. Ndihu në përgatitjen e Kongresit të Manastirit, financoi personalisht me 10 mijë stërlina kryengritjet shqiptare të viteve 1911-1913. Loboi pasosur çështjen shqiptare dhe kombësive të tjera të ish-Perandorisë Osmane në Gjenevë, ku kishte selinë Lidhja e Kombeve duke u bërë edhe anëtar i Komitetit ndërkombëtar për të drejtat e popullit armen.[3]

Në letërsi

Redakto

Sekretari i Komitetit kombëtar të Gjenevës, Visar Dodani, e përmend në kujtimet e veta, ku i kushton radhët "... Z. Dr. Adamidi [...] është njeriu që ndihu pa masë të përparojë dëshir'e të gjithëve. Mik me Englezë, me Amerikanë, njerëz të mëdhenj [...] të gjithë filloshqiptarë, Dr. Adhamidhi ka shërbyer çështjen shëntore plotësisht [...] Dr. Gjorgji Adamidhi ka punuar dhe dëshëronj të kujtohet emër i tij për jetë."[3]

Çajupi te komedia e tij Klubi i Selanikut ndërtoi personazhin “Doktor Adhamudhi” duke portretizuar Adamidin.[2] Përmes këtij personazhi autori trajtonte shqiptarin grekoman, zengjin, parazit e oportunist që gjendej rëndomë nëpër shoqëritë sekrete të Selanikut dhe gjetkë nëpër perandori. Arsyeja se pse Çajupi e trajtoi në mënyrë të tillë ka qenë sepse i kërkoi dorën njërës prej vajzava të familjes ku ishte dhëndërr Adamidi, sipas Kristo Frashërit, ky i fundit kishte refuzuar ta kishte për baxhanak Andon Zakon; ku dhe gjeti burim mëria e shkrimtarit.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ Herbert, Aubrey, Albania's greatest friend: Aubrey Herbert and the making of modern Albania: diaries and papers, 1904-1923 (në anglisht), London; New York: I.B. Tauris, fq. 218, ISBN 9781848854444
  2. ^ a b Elsie, Robert (2012), A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht), London; New York: I.B.Tauris, fq. 4–5, ISBN 9781780764313
  3. ^ a b c d e f g Frashëri, Thomas (5 shkurt 2012). "E vërteta e Dr. Adhamudhit: zbulohet profili "Pashait të Frashërit" i damkosur nga Çajupi. Botohet për herë të parë biografia e Dr. Gjergj Adamidi Frashërit, personalitetit të shquar të Rilindjes Kombëtare". Shqiptarja.com. - Nr. 28. suplementi Rilindasi, II-5: 13–16.
  4. ^ a b Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. fq. 152. ISBN 9781400847761.
  5. ^ Album Historik Kushtuar Ministrave Te Financave Ne Vite. Ministria e Financave. ISBN 999-27-857-2-1.
  6. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 71-72nb. ISBN 9789994356225.