Ilir Shaqiri (këngëtar)
Ilir Shaqiri (6 Dhjetor1960, Burojë, Drenicë)[1] është këngëtar, autor këngësh dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova, si dhe veteran pjesëmarrës i UÇK-së.[2] Ai është autor i teksteve të rreth 619 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike.[3] Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare.[4]
Jeton në Prishtinë, është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, punon në RTK.
Biografia
RedaktoIlir Shaqiri u lind më 7 Dhjetor 1960, në Burojë të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Turiqec, atë të mesme në Prizren. Studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë. Është magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika”.
Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë. Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë. Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar. Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë. Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë boton albumin muzikor me 100 këngë të përzgjedhura.
Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës” 2014. Ka botuar romanin “Tan Temali” , shtëpia botuese Toena, Tiranë 2014. Ka botuar romanin “Lemza e dheut”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë 2016. Është autor i filmit dokumentar “Hapi i çeliktë” 2014. Autor i filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare” 2017. Autor i skenarit për film të gjatë artistik “Kangjelet” 2016 - 2017. Ka botuar poemën me 1200 vargje “Adem Jashari”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 2018. Ka botuar librin me poezi e prozë ITH, shtëpia botuese Toena në Tiranë, 2019.
Ka interpretuar në filmin artistik “Vite të rëndësishme” 1997. Ka interpretuar mijëra këngë shqipe, nëpër mijëra koncerte (shumica prej tyre humanitare), nëpër shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarët: në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Greqi, Turqi, Bosnje, Kroaci, Slloveni, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Çekosllovaki, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Holandë, Danimarkë, Angli, Suedi, Norvegji, Finlandë, SHBA, Kanada dhe Australi. Ka qenë drejtues dhe udhëheqës artistik i ansamblit “Drenica” 1983 – 1990. Në vitin 1998, ka mbajtur 109 koncerte nëpër Evropë në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 1999, gjatë luftës çlirimtare është anëtar i Trupës Ushtarake – Artistike, themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Është pjesëmarrës i shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe letërsisë, si: “Festivali i folklorit burimor” Drenicë 1983, 1987. “Festivali i Shoqërive Kulturore” Kaqanik 1984 dhe në Therandë 1985. “Fest-Arb” Shkup 1992. “Festivali i këngës në RTSH” 1992, 1993, 1994. Festivali “Special award folkmoot USA” Karolinë e Veriut 1994. Festivali “Kënga shqiptare” Prishtinë 1995. “Festivali ballkanik i këngës” Bruksel 2000. “Polifest” Prishtinë 2000. “Nota-Fest” Shkup 2002. “Oda Dibrane” Dibër 2002, 2004, 2005. Festivali “Kënga Arbëreshe” Kalabri 2017. “Festivali i këngës lirike – epike” Mat 2016, 2018. “Festivali ndërkombëtar i poezisë” Kosovë 2018. “Ditët e Letërsisë Shqipe” SHBA 2016, 2018.
Është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit me çmimet e jurisë dhe publikut si: “Fest-Arb” në Shkup 1992, “Kënga Shqiptare” në Prishtinë 1995, Festivali ndërkombëtar “Special award folkmoot USA” në Karolinën e Veriut 1994, “Zambaku i Prizrenit” në Prizren 1996. “Këngëtari emblamatik i Ballkanit” në Bruksel 2000.
Është nderuar me “Mirënjohje” nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1999. “Mirënjohje” nga Shoqatat e dala nga lufta e Kosovës 2000. “Mirënjohje” nga TMK – Trupat e Mbrojtjes të Kosovës 2002. “Nderi i Odës Dibrane” Dibër 2004.”Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve” Pukë 2009. “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë 2011. “Mirënjohje” nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë 2014. “Medalje” nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë 2014. “Mirënjohje” nga shoqata letrare “Kuvendi” Michigan – SHBA 2016. “Mirënjohje” nga Kryepeshkopi kontinental i arbëreshëve 2017. “Kalorësi i Skënderbeut” nga arbëreshët në Kalabri 2017. “Mirënjohje” nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës 2016.“Qytetar nderi i Bashkisë Mat” 2018. Titulli "Nderi i Republikës së Kosovës" nga Presidenca e Kosovës 2019.
Veprimtaria e tij kreative është përmbledhur në monografinë “Heroizëm dhe Dashuri” , me autor prof. dr. Kudusi Lama, botuar nga LSHK, 2012. Është anëtar të “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës”. Vokacioni i tij është muzika, proza dhe poezia moderne. Aktualisht është “Mbikëqyrës artistik për programe të veçanta” në Radiotelevizionin e Kosovës.
Ka lindur më 6. 12. 1960 në Burojë, të Drenicës, Kosovë. Mësimet fillore i ka bërë në Turiçec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren e Prishtinë.[4] Eshtë magjistruar në Letërsi Shqipe (Estetikë dhe Semiotikë).
Për herë të parë para publikut doli në vitin 1978 në Shtëpinë e kulturës në Prizren. Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodët Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Me Shoqërinë Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaçanikut, në vitin 1984, vlerësohet si interpretues i shkëlqyeshëm.[4]
Së bashku me heroin e kombit shqiptar Hamëz Jashari në vitin 1985 kanë formuar Ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri në vitin 1990. Në festivalin "Theranda 85" vlerësohet për interpretim. Në vitet 1988-1989, mbaroi dy kurse për solokëndim në Tiranë, ndërsa në festivalin "Festarb 1992" në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marr çmimin e parë të publikut.
Morri pjesë në Festivalin e 33-të të Këngës në RTSH (1994) me këngën e Naim Gjoshit, Jam Evropë. Në të njëjtin vit morri pjesë në festivalin ndërkombëtar "Folkmoot USA 1994" në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special. Në vitin 1995 në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut, ndërsa në vitin 1997 realizoi filmin televiziv "A.D. – Vite të rëndësishme", me regjisorin Isa Qosja. [4]
Gjatë vitit 1998 mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UCK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb,. [4]
Albumet, veprat
Redakto- Djem petrita ka rritë Drenica (1986).
- Luma e kuqe ka lidhë besë (1987).
- Falë të qoftë gjaku Kosovë (1988)·
- Fjalët e qiririt (1989)·
- Plisat udhëtojnë kah dielli, video-projekt (1990)·
- Prite, prite (1990)·
- Këngë e rrallë (1991)·
- Kthehu, video-projekt (1991)·
- Këtu kam folenë (1992)·
- Liri (1993)·
- Liri, video-projekt (1993)·
- E nesërmja lind sot (1994)·
- Unë jam këtu e këtu do të jem (1995)·
- Ta shoh blerimin në sy (1996)·
- Tingujt e zjarrtë (1997)·
- AD “Vite të rëndësishme”, film artistik (1997)·
- Kushtrimi i Drenicës (1997)·
- Ringjallje (1998)·
- Thirrja e kryengritësve (1999)·
- Çlirimtari (1999)·
- Thirrja e shpirtrave (1999)·
- Nderi i Dardanisë (2000)·
- Garda e Kosovës (2000)·
- Këngët e përndritjes (2001)·
- Bota e rinisë (2002)·
- Kujdes lirinë (2003)·
- Dridhe Shkup e Shkodër (2004)·
- Lugina e dashurisë (2005)·
- E di një këngë për ty (2006)·
- Pranë diellit (2007) ·
- Kudo emrin ta shkruaj (2008)·
- 100% SHQIP (2010)·
- Heroizëm dhe dashuri (2012).
- Kontribute tjera
- Ilir Shaqiri "Heroizëm dhe dashuri", autobiografi nga Gjenerali Kudusi Lama (2012)
- Ka krijuar dhe interpretuar mbi 600 këngë në frymën e muzikës së lehtë dhe popullore, shqiptare
- Ka botuar studimin "Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës" (2014)
- Ka botuar romanin "Tan Temali", me shtëpinë botuese Toena, në Tiranë (2014)
- Romanin "Lemza e dheut", me LSHK , në Prishtinë (2016)
- Eshtë skenarist i filmit të gjatë artistik "Kangjelet" (2016 - 2017)
- Ka botuar poemën "Adem Jashari" (2018).
Mirënjohjet
Redakto- Mirënjohje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1999)
- Nderi i Odës Dibrane (2006)
- Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.[5] "Artist i Merituar" (2011)
- Mirënjohje nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë (2014)
- "Medalje" nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë (2014)
- "Kalorësi i Skënderbeut," nga arbëreshët në Kalabri (2017).
- "Nderi i rrethit Mat", nga Bashkia e qytetit Burrel (2018).
- "Nderi i Republikës së Kosovës", nga Presidenca e Republikës së Kosovës (2019).
- "Nderi i Qytetit të Gjakovës", nga Komuna e Gjakovës (2024).
- "Ambasador i Paqës", nga Federata e Paqës Universale (2024).
Referime
Redakto- ^ "Mr. Ilir Shaqiri". Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Marrë më 2024-06-14.
- ^ Ilir Shaqiri: Kam qenë artist i UÇK-së – botasot.info
- ^ Ilir Shaqiri vjen me romanin "Tan Temali" (Foto) – indeksonline.net
- ^ a b c d e Biografia e Ilir Shaqirit Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine – rapsodet.com
- ^ Bamir Topi në 100 vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe[lidhje e vdekur] – abcnews.al