Këlcyra

(Përcjellë nga Këlcyrë)
This is the stable version, checked on 10 shtator 2022. 10 pending changes await review.

Këlcyra është qytet në Shqipërinë jugore, pjesë e qarkut Gjirokastër. Ajo shtrihet mes maleve Trebeshinë dhe Nemerckë dhe laget nga lumenjtë Vjosë dhe Dëshnicë.

Këlcyra
Popullsia
12.537
{{{postal_code_type}}}
6402
Faqja zyrtareBashkia e Kelcyrës

Territori i bashkisë shtrihet në pjesën juglindore të vendit tonë dhe kufzohet në veri me bashkinë Skrapar, në jug me bashkinë Përmet dhe Libohovë dhe në perëndim me bashkinë Tepelenë.

Qendra e bashkisë është qyteti i Këlcyrës. të cilit i bashkohen Ballabani, Suka dhe Dishnica. Gjithsej, bashkia ka nën administrimin e saj një qytet dhe 49 fshatra. Njësitë administrative rurale karakterizohen nga një numër shumë i lartë i fshatrave që grupojnë, numër ky që varion në14-15. Qyteti i Këlcyrës gjithashtu përfshin 5 fshatra.

Udha për në Këlcyrë, pasi shkëputet nga rruga Tepelenë-Gjirokastër, lë në të djathtë rrënojat e qytetit të lashtë të Antigonesë, hyn në grykën madhështore e të mirënjohur të Këlcyrës – në kohët e moçme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisë u preu rrugen romakëve të Flaminit për në Greqi – çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më të lartë të pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e Këlcyrës, i vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku lumi i Dëshnicës së bashku me degët e veta nis bashkërrjedhjen me Vjosën.

Historia

Redakto
Skeda:Ura e Kelcyres, rreth vitit 1900.jpg
Ura e Kelcyres rreth vitit 1900

Këlcyra përmendet në një kronikë mesjetare të vitit 1272 me emrin latin Clausura.

Këlcyra në lashtësi duhet të ketë pas funksionin e një mansio, stacion ku ushtarët romak kalonin natën me një garnizon që mbronte kalimin prej Adriatikut drejt Maqedonisë, mbetëzat e të cilave u shkelën nga rrugët e mëvonëshme osmane.

Gjurmët e Këlcyrës humbasin në tymtajën e shekujve dhe qyteti del përsëri në dritë si pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Marshall i Arbërisë (1280-1319). Me vdekjen e Andreas I, trashëgimia i kaloi djalit të tij, Teodorit I, që la dy djem, më i vogli i të cilëve, Mentuli ose Mentori mbante titullin e Kontit të Klisanisë.

Në shek. XIV qyteti thiret Chisania (Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura.

Në vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni njofton se fshatarët e jugut, midis të cilave edhe ata të zonës së Përmetit, u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori bizantin Androniku III Paleologu edhe me ndihmën e mercenarëve me prejardhje nga zonat e Turqisë së sotme.

Sundimi i Klisurave

Redakto
Skeda:Kalaja e abeut.jpg
Rënojat e sarajeve të Familjes Këlcyra

Nga fundi i shek. XIV (1394-96) Muzakajt u shquan në luftërat kundër osmanëve që po shkatërronin vendin. Mirëpo ata nuk i rezistuan dot valës të dyndjes së tyre, prandaj një pjesë shkoi në Napoli, midis syresh edhe Gjon Muzaka, që shkroi më 1510 ‘‘Histori e gjenealogjisë së shtëpisë së Muzakajve’’, kurse një pjesë u pajtua me njohjen e suzerenitetit të Sulltanit. Themeluesi i fisit të Klisurave mëtohet se ishte Teodori, trashëgimtari i të cilit, Jakobi, u kthye në fenë myslimane me emrin Jakup dhe nisi të bëjë karrierë në rradhët e Perandorisë osmane.

Jakupi në vitet 30 të shek. XV u vra në luftën kundër hungarezëve. Pasardhësit e tij qenë: Murati, Islami, Mahmudi, Veliu, Rizai, Islami, Murati, gjyshi i Ali Pashë Tepelenës e Muhameti, stërgjyshi i Ali Këlcyrës (shih pemën gjenealogjikëe).

Ali Pashë Tepelena kur Porta e Lartë i kishte duart e zëna me luftën kundër Austrisë e Rusisë (1789-1791), duke përfituar nga posti i Dervenxhi Bashisë e me preteksin e vendosjes së rendit, zaptoi edhe Klisuren. Mirëpo Klisurat nuk iu nënështruan dhe i nxorën telashe gjersa Ali Pasha u shtrëngua ta internojë familjen e tyre në Artë, ndonëse kryezonja e kështjellës, Hejbetulla hanëmi, ishte mbesa që ai donte më shumë. Paskëtaj kështjella për dhjetë vjet u bë ndeja e garnizonit ushtarak të Ali Pashës.

Kur më 1822 Pashai i Janinës u vra dhe mori fund sundimi i tij, të internuarit u kthyen përsëri në Klisurë por kështjella, selia shekullore e familjes, pothuajse ishte shkatërruar. Kësisoj Islam beu, djali i parë i Muhamet beut, me të vëllezrit dhe nëna e tyre Hejbetulla hanëmi, vendosën të ndërtojnë në pllajën e Katundishtës një kështjellë të re. Fshatarët që ndërkohë kishin zënë tokat e beut të internuar, iu kundërvunë haptas riselitjes së autoritetit të tij. Mirëpo pas një përleshjeje të përgjakshme fshatarët u nënështruan dhe Klisurat vendosën sërishmi sundimin despotik të familjes. Paskëtaj jeta e fshatarëve u ndërthur deri dhe ne çastet më intime me pushtetin e beut: kushdo që do të martohej mes Klisurës dhe Përmetit, Zagorisë (Rrëzëmalit), Qafës së Kiçokut dhe Kokojkës, pra në zonën ku shtrihej qeverisja e familjes Klisura, dhëndri duhet t’i sillte të parit të bejlerëve një dele, ndërsa ky i dhuronte një kallpak të bardhë me një setër të shkurtër të qëndisur me fije ari (që kishte kuptimin e peshës dhe të vlerës së pushtetit të beut).

Këlcyrat ishin lidhur përmes krushqive me familjet më të shquara të vendit: Asllan-Pashallite, Vlorat, Konicat, Frashorët, Luarasët, Vrionët etj. Pinjollja e fundit e familjes Këlcyra është vajza e Ali Këlcyrës, Hëna Këlcyra (Hanna Klisura), e lindur në vitin 1935 në Paris, ajo jeton në Vjenë.

Lufta II. Boterore

Redakto

Eshtë fakt i njohur botërisht se Këlcyra, si nyjë rrugore dhe qendër e luginës së Vjosës, ishte pika nevralgjike e frontit të luftës Italo-Greke gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marrja nën kontroll e Grykës prej armatës greke shënoi humbjen më të rëndësishme strategjike që rezultoi në një disfat përfundimtare për italianët.

Ne librin Il ponte di Klisura të Rinaldo Panetta-s përshkruhet rëndësia strategjike e grykës: Il nome di Klisura, lungo la valle della Vojussa, ci attira con una specie di sortilegio, perche' in quella zona si sta combattendo duramente. E' quello il centro del fronte.

 
Lugina e vjosës në grykën e Këlcyrës

Zona e Përmetit eshte një nga më të përshtatshmet e kultivimit të hardhisë ne Shqipëri. Punishtja më e madhe e verës në këtë rreth, ajo e Këlcyrës, njeh një prodhimtari të madhe dhe cilësore të verës e rakisë, por sigurisht jo të përmasave të dikurshme.

Sipas specialistëve të vreshtarisë, në rrethin e Përmetit mund të kultivohen gati të gjitha varietetet e rrushit si Muskati, Riesling, Merlot e deri te kultivime të tjerë si Afuzali, Sulltanina (rrush pa farë shumë i preferuar nga konsumatorët) etj. Por, pa dyshim, më i përshtatshëm për klimën e zones se Permetit është Merloti.

Peisazhi turistik lumor e sportiv i vjosës

Redakto

Eshte vend pushimi në të cilin gjenden burime ujore malore të cilat derdhen në lumin Vjosë të rrethuara nga një masiv pemësh.

Është peizazh karakteristik ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore, drurët pyjorë me bimësinë higro – hidrofile që gjendet përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjose, habitat ku shprehen mirë të gjitha tipet e bimësisë.

Gjatësia e kësaj lugine është 13 km dhe gjerësia 1 – 1.5 km.

Në largësinë rreth 3 km nga qyteti Këlcyrës ndodhen Rrepet e Grykës, objekt që funksionon si pikë turistike. Peizazhi i drurëvë pyjorë i harmonizuar me burime të bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e ekoturistike.

Përgjatë luginës Gryka e Këlcyrës gjendet burimi ujor Ujët e Zi, që ruan kaltërsinë edhe kur përzihet me ujërat e lumit Vjosë. Ky peizazh ka vlera mjedisore të pazevendësueshme, tepër çlodhës dhe rekreativ për vizitorët. Frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Ekonomia

Redakto
 
Lugina e Vjoses
 
Fabrika e Rrushit

Qyteti i Këlcyrës përfaqëson një nga dy qendrat e rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe social për rrethin e Përmetit, veç qytetit të Përmetit.

Konteksti ekonomik i bashkisë përfaqësohet nga disa sektorë, të cilët kanë peshë specifke në këtë ekonomi. Bujqësia dhe blegtoria përbëjnë drejtimin kryesor ekonomik të pjesës më të madhe të popullsisë. Industria përpunuese përbën një tjetër angazhim të popullatës lokale.

Zona njihet për si qendër për kultivimin e rakisë dhe verës me nje traditë të spikatur në prodhimin dhe përpunimin e fruta perimeve dhe produkteve blegtorale dhe per cilesine e tyre te larte.

Përfshirja në aktivitete të vogla tregetare si dyqanet ushqimore, tekstile, dhe shërbimi përbën angazhime të tjera për gjenerimin e të ardhurave për popullsinë.

Merloti i famshëm i Këlcyrës

Redakto

Vetitë e këtij varieteti si përmbajtja e lartë e alkoolit etilik, vjetërimi i shpejtë, përqindja e lartë e sheqerit dhe përmbajtja e lartë e lëndëve ngjyruese, e bëjnë verën e prodhuar të Merlotit nga më të degustuarat e më të preferuarat në të gjithë vendin dhe konkurruese dinjitoze me verërat e importit.

Për herë të parë në Shqipëri ky varietet rrushi ka hyrë në vitin 1959 dhe që prej atij viti ai ka gjetur një përhapje të gjerë në rrethin e Përmetit, i cili zë edhe vendin e parë në Shqipëri për kultivimin e Merlotit.

Por, nëse në vitin 1988 në rrethin e Përmetit mbillej 170 ha., vetëm 10 vjet më vonë, pra në vitin 1998, kultivimi i këtij varieteti ka zbritur në rreth 110 ha.

Sipas inspektorëve të bujqësisë pranë Prefekturës së Gjirokastrës, nëse do të arrihet futja e rrethit të Përmetit në projektet e IFAD2, atëherë vreshtaria në këtë rreth do të njohë një zhvillim të madh dhe do t'ia rikthejë kësaj zone dhe emrin e dikurshëm të pijeve cilësore.

Popullsia

Redakto

Popullsia e Këlcyrës është e përbërë kryesisht nga vendas dhe të ardhur nga fshatrat përreth. Bie ne sy migrimi i madh drejt qëndres së shqiperise dhe kryesisht drejt Tiranes. Tjetër emigrim është ai i djemve të rinj në Greqi kryesisht për arsye ekonomike. Shume te tjere kane emigruar ne SHBA te ndihmuar nga llotaria e pervitshme amerikane.

Në ditët e sotme vërehet një tendencë në rritje e fshatrave përreth për të banuar ne Kelcyre duke e parë ate si pikën ku mund të kenë edhe bujqësi por edhe të jetojnë në një qytet me histori dhe traditë.

Sipas Censusit 2011, bashkia ka një popullsi prej 6,113 banorësh. Ndërkohë, sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 12,537 banorë, pra 49% më shumë. Popullsia është më shumë e përqëndruar në qytetin e Këlcyrës; 40% e popullisë. Popullsia e lokalizuar në secilën prej njësive të tjera administrative varion nga 18% deri në 22% të popullsisë totale të bashkisë. Nëse merret në konsideratë shpërndarja e popullsisë në një numër të madh fshatrash (14-15), numri i banorëve për fshat është tejet i ulët; më pak se 200 banorë për fshat. Vetëm qyteti i Këlcyrës bën përjashtim duke patur 846 banorë për fshat. Një numër kaq i vogël i banorëve që fshatrat grupojnë realisht përbën një problem dhe sfdë për qeverisjen lokale në lidhje me mbulimin e territorit të bashkisë me shërbime, pasi ato nuk do të siguronin ekonominë e shkallës. Popullsia e bashkisë dominohet më shumë nga grupmosha 15-64 vjeç, e cila përfaqëson popullsinë aktive për punë. Kjo grupmoshë përfaqëson një përqindje të konsiderueshme, 67% e popullsisë totale. Mosha e tretë (65 vjeç+) përfaqëson 15.5 % të popullsisë, ndërsa grupmosha 0-14 vjeç përbën vetëm 17% të popullsisë së bashkisë Këlcyrë.

Dinamika e popullsisë: sipas të dhënave demografke (Instat, Census 2001 dhe 2011),popullsia e bashkisë është zvogëluar ndjeshëm. 43%e familjeve janë larguar. Njësia administrative Sukë ka përqindjen më të madhe të popullsisë së larguar, më shumë se gjysmën e popullsisë (-55%). Pak më pak, por përsëri në masën e përgjysmimit të popullsisë karakterizohet edhe njësia Ballaban (-52%) dhe Dishnicë (-49%).

Këlcyra ka përqindjen më të vogël të popullsisë të larguar (-22%) krahasuar me njësitë e tjera administrative. Migrimi drejt zonave urbane si Tirana dhe Durrësi si dhe emigracioni, kryesisht drejt vendit fqinj Greqi, janë faktorët e largimit masiv të popullsisë së zonës, sidomos të zonave malore. Ky largim në këtë masë të konsiderueshme është diktuar nga nevoja e popullatës lokale për një jetesë më cilësore.

Këto tregues paraqesin dinamika të konsiderueshme, të cilat duhet të kuptohen për t’iu përgjigjur presioneve zhvillimore që shkaktojnë, si në lidhje me planifkimin urban ashtuedhe me shërbimet publike.

Objekte fetare

Redakto

Me rifitimin e lirisë së besimit, pas persekutimit shumëvjeçar (1945-1991), i pari objekt fetar i rindërtuar në Këlcyrë është Kisha Ortodokse "Ungjillëzimi i Perëndilindeses", ose Shën Maria. Një tjetër objekt kulti ortodoks është Manastiri i Shën Kollit (Shën Nikolla) i ndodhur në Grykën e Këlcyrës. Nje nder objektet e kultit me te frekuentuar eshte Xhamia e Kelcyres, e ngritur qe ne vitet '95-'96. Falë kntributeve modeste të besimtarëve, janë ndërtuar edhe një Teqe e vogel.

Xhamia e Kelcyres e ngritur pas renies se sistemit Komunist ne Shqiperi, nga shoqata "Vakfi Islamik", eshte nje nga objektet e kultit me te frekuentuara ne qytetin e Kelcyres. Jo vetem qytetaret e Kelcyres por edhe fshatrat per rreth marrin pjese ne aktivetetet fetare te organizuara nga Xhamia. Xhamia Kelcyre ka si qellim perhapjen e fese Islame dhe edukimin e brezave te ardhshem. Xhamia e Kelcyres eshte bere strehe ne ndihme te te gjithe femijeve jetime ne jugun e Shqiperise.

Sporti

Redakto
 
SF Ulërima
 
KF Këlcyra

Skuadra e futbollit KF Këlcyra është themeluar në vitin 1981 dhe aktualisht luan në kategorinë e dytë të kampionatit shqiptar të futbollit, më përpara skuadra është njohur me emrin "Ulërima"

Karakteristike për skuadrën Këlcyra është loja e fortë dhe e bukur. Tifozeria është e madhe në numër dhe mbeshtetja gjithashtu.

Përfaqësimi denjësisht i Këlcyrës në fushën e futbollit është motivimi më i rëndësishëm i futbollistit këlcyrjot për të dhënë maksimumin për qytetin e zemrës.

  • Tirrjet:"Trebeshina Trebeshina ç'po dëgjohen ulërimat";
  • "Shiu shiu shiu si rrufe kush është Këlcyrjot të vijë këtu me ne, me dit, me net, ndeshjen po e presim, me lotët e tifozave për Këlcyrën vdesim"
  • Himni S.K Ulerimes "Rreze malit Trebeshine shtrihesh ti Kelcyra ime, ndonse veshur me te bardha ndose nuse sdo te shkosh por kush ishte ajo valle, ishte vdekja qe na rembeu. Kelcyra moj, Kelcyra moj ne me Permetin do te fitojme".

Personalitete

Redakto

Bibliografia

Redakto
  • Frashëri, Tanush, Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi, Çabej, Tiranë 2005
  • Panetta, Rinaldo Il ponte di Klisura. I carristi italiani in Albania (1940-1941)
  Commons: Këlcyra – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Lidhje të jashtme

Redakto

Burime

Redakto