Katrina e Sienës
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Shën Katrina e Sienës, lindur Katerina Beninkaza (Sienë 25 mars 1347 - Romë 29 prill 1380, ishte një mistike domenikane, filozofe skolastike dhe teologe. Kisha katolike romake e nderon si shenjtore dhe doktor kishe.
Shën Katerina e Sienës | |
---|---|
"Shën Katerina e Sienës" | |
Virgjëreshë dhe Doktor i kishës | |
Lindi | 25 mars 1347, Siena, Itali |
Vdiq | 29 prill 1380 në Romë, Itali |
Nderohet nga | Kisha katolike romake |
Shenjtërimi | 1461, nga Papa Piusi IX, |
Festa | 29 prill |
Shenjat e saja | Kryqi;libri;zemra; kurora me gjemba;unaza; pëllumbi; stigmata; zambaku |
Shenjte mbrojtëse | |
kundër zjarrit, sëmundjeve trupore, dioqezës së Allentaunit, Pensilvani, SHBA, Evropës, zjarrfiksave; sëmundjeve, Italisë, lindje-dështimit, infermiereve, njerzve të tallur për përvujtërinë e tyre, tundimeve seksuale, të sëmurëve, Sienës së Italisë. |
Është shenjtore mbrojtëse e Italisë dhe bashkëmbrojtëse e Evropës.
Jeta
RedaktoKaterina lindi në Siena të Italisë më 25 mars 1347, në një familje të varfëruar fisnikësh. Babait të saj iu desh të punonte si gëzof-ngjyrues për të fituar bukën e gojës. Ajo ishte fëmija e 24-të në familje. Binjakja e saj vdiq pak muaj pas lindjes; poashtu edhe shumica e motrave dhe vëllezërve të saj vdiqën në moshë të njomë nga murtaja e vitit 1348, e cila përgjysmoi popullsinë e Evropës. Katerina u rrit në këto kohë të vështira pa arsimim, të lexonte dhe të shkruante pak ajo mësoi shumë më vonë. Që në moshën gjashtë vjeçare pati vizionet e para: ajo pa në tavanin e kishës së Shën Domenikut, Jezu Krishtin në tron me Shën Palin, Shën Pjetrin dhe Shna Gjonin pranë tij. Në moshën shtatë vjeçare ajo ia përkushton virgjërinë Jezusit. Në po këtë kohë fillon një rrjedhë vdekësimesh, të bëra me agjërim (mbi të gjitha pa ngrënien e mishit) dhe, më pas mbajtjen e cilicit (një veshje apo brez i thurur me qime dhie që mbahej në brez ose kofshë; tepër mundues dhe dhimbje shkaktues). Në veprat e saja tregohet se rreth moshës dymbëdhjetë vjeçare, prindërit e saj, pa ditur gjë mbi përkushtimin e saj, nisin të mendojnë ta fejojnë dhe martojnë. Katerina pret krejtësisht flokët e saja dhe mbyllet në shtëpi me kokën e mbuluar me një shami. Prindërit e detyrojnë me punë shtëpiake rraskapitëse për ta bërë të ndryshojë mendimin, por kjo gjë çoi më tepër në mbylljen e saj në vetvete dhe forcimin e bindjes së saj të brendëshme. Vetëm një ngjarje e pazakontë e bën të atin të bindet në çiltërsinë e përkushtimit të Katerinës kur sheh një pëllumb që i ulet mbi kokë ndërsa ajo lutet.
Në moshën 18-vjeçare Katerina u pranua në Domenikanët Tretësorë. Si tretësore ajo jetonte në shtëpi si një oshënare më mirë se në kuvend, dhe ajo ushtronte veprime vdekësimi të cilat ndoshta nuk do ti lejoheshin nga kryemurgesha. Katerina ushtronte poashtu shumë lloje agjërimesh dhe zakonisht nuk pranonte të flinte e të hante. Ajo dihet se hante fare pak dhe se çfarë hante e villte. Ajo njihet për agjërimin e saj të gjatë vetëm me Sakramentin e Bekuar (osten dhe verën, "trupin dhe gjakun" e Krishtit). Priftërinjtë që e njihnin Katerinën përpiqeshin ta bënin atë të hante më shumë, por nuk ia dilnin. Megjithëse agjërimi ritual ishte i zakonshëm në mesjetën e vonë, mënyra e agjërimit të Katerinës ishte e skajshme në krahasim me normat e krishtera.
Katerina ia kushtoi jetën ndihmës së të sëmurëve dhe të varfërve, duke u përkujdesur për ta nëpër spitale apo shtëpira. Ajo mblodhi rreth vetes një grup pasuesish, burra e gra, dhe udhëtonte me ta nëpër Italinë e Veriut duke kërkuar për reformën e klerit, nisjen e një kryqëzate të re dhe këshillimin e njerëzve që kishin nevojë për pendesë e ringjallje me anë të "dashurisë tërësore për Perëndinë." Katerina ia kushtuoi jetën e saj edhe studimit të shkrimeve fetare.
Rreth vitit 1366, Katerina përjetoi një vizion të cilin ajo e përshkruan në letrat e saj si 'Martesa Mistike' me Jezusin. Pas kësaj përvoje ajo nisi të kujdesej për të sëmurët dhe tu shërbente të varfërve. Në vitin 1370 ajo mori një varg vizionesh nga ferri, purgatori, dhe parajsa, pas së cilëve ajo dëgjoi një urdhër për lënien e jetës së saj të tërhequr agjëruese dhe të hynte në jetën normale të kohës. Ajo filloi tu shkruante letra burrave e grave në autoritet, veçanërisht duke lypur paqe midis republikës dhe principatave të Italisë dhe për rikthimin e papacisë nga Avinjoni në Romë. Ajo mbajti një letërkëmbim të gjatë me Papa Gregorin e XI, duke i kërkuar edhe atij të reformonte klerin dhe drejtimin e Shtetit Papal.
Në qershor te vitit 1376 Katerina shkoi ne Avinjon vete si e derguar e Firences per paqe me Shtetin Papal, por deshtoi. Ajo u mundua te bindte Papa Gregorin e XI te rikthehej ne Rome, kryeqytetin e ligjshem te papacise. (Hollister 343) Ajo i la aq shume pershtypje Papes, saqe ai iu rikthye drejtimit te Romes ne janar te vitit 1377. Gjate Skizmes se Perendimit te vitit 1378 ajo ishte nje perkrahese e Papa Urbanit te VI, i cili e thirri ate ne Rome, dhe qendroi ne oborrin e Papa Urbanit Vi dhe u perpoq te bindte fisniket dhe kardinalet per ligjimitetin e tij. Ajo jetoi ne Rome gjer ne vdekjen e saj ne vitin 1380. Problemet e Skizmes se Perendimit e munduan ate gjer ne fund te jetes se saj.
Letrat e Katerines mendohen se jane nje nga veprat me te medhaja te letersise se hershme toskaneze. Mese 300 letra kane mbijetuar gjer ne ditet tona. Ne letrat e saj drejtuar Papes, ajo shpesh i shkruan atij "Baba" apo "Babi" ("Babbo" ne italisht). Vepra me e madhe e saj eshte Dialog me perkujdesjen hyjnore.
Katerina vdiq papritmas ne pranveren e vitit 1380 ne Rome. Ajo vdiq ne moshen tridhjete e tre vjecare, ne te njejten moshe ne te cilen kishte vdekur edhe Jezu Krishti. Banoret e Sienes donin qe trupin e saj te pajete ta sillnin nga Roma ne Siene. Per kete ka nje gojedhene qe shpjegon se si koka e Katerines mundi te shkonte ne Siene. Banoret e Sienes e dinin se nuk mund ta merrnin te gjithe trupin e saj pa kaluar me pare neper rojet romane dhe vendosen te merrnin vetem kokën e saj, qe e futen ne nje traste. Ndersa ata u ndaluan nga rojet romane per kontroll, ata nisen ti luten Katerines ti ndihmonte ne kete gjendje te veshtire, sepse ata e dinin se Katerina do te donte te prehej ne Siene. Kur sienasit hapen trasten per tua treguar rojeve se cfare kishin brenda, trasta ishte plot me petale trendafilash. Sapo mberriten ne Sienë ata e hapen prape trasten dhe koka e saj u shfaq rishtazi. Per shkak te kesaj gojedhene, Katerina shfaqet neper piktura duke mbajtur nje trendafil.
Veprat
Redakto- 381 Letra
- Dialogu i perkujdesjes hyjnore apo Libri i doktrines hyjnore
- [26/27] Fjalime
Mirënjohja pasvdekjes
RedaktoNë vitin 1461 Papa Piusi II shpalli shenjtore Katerinën e Sienës. Dita e saj përkujtimore në kalendarin e ri roman është 29 prilli, dhe 30 prilli në kalendarin tradicional roman. Papa Pali VI i dha asaj titullin doktor i kishës në vitin 1970, duke e bërë atë gruan e parë, sëbashku me Shën Terezen e Avilës që morën këtë nder. Në vitin 1999 Papa Gjon Pali II e bëri Katerinën e Sienës një nga shenjtmbrojtëset e Evropës. Ajo është shenjtmbrojtëse edhe e Vashave Katolike Amerikane, Thita Pi Alfa.
Relikat e shenjtores janë të shumta. Katerina e Sienës u varros në Romë, në varrezat e Santa Maria sopra Minerva-s pranë Panteonit të Romës. Koka e saj dhe gishti i djathtë i madh i dorës janë në Siena, dhe këmba e saj ndodhet në Venedik. Shën Katerina e Sienës është shenjtmbrojtëse e zjarrfikësve dhe Italisë. Aftësia e saj e madhe e mësimit i dha asaj titullin "Doktor i kishës", dhe ajo e përdori diturinë e saj të sfidonte autoritetet në çështjet në të cilat ishte e përkushtuar me shpirt. Aftësia e saj në pjesëmarrjen e nxjerrjeve të dekreteve të rëndësishme me Papën ishte një rol i jashtëzakonshëm e i kundërshtueshëm për gratë e rëndomta të kohës së saj.
Për shkak të përkujdesjes së saj për njerëzit që ndodheshin pranë vdekjes e të sëmurëve gjatë viteve të saj në shërbime bamirëse, ajo njihet si një nga tre shenjtoret mbrojtëse të profesionit të infermierisë, me Sh.Klarën dhe Sh.Elizabetën e Hungarisë.
Thënie të njohura
Redakto- "Nuk do të shpërblehet fillimi, por vetëm e vetëm durimi." Shën Katerina e Sienës.
- "Të fortit fati dhe fatkeqësia i janë si dora e djathtë dhe e majtë, ai i përdor të dyja. Shën Katerina e Sienës.
Dita përkujtimore
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Sh.Katerina e Sienes. Enciklopedia Katolike ne Linje.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.E terhequr nga Dashuria. Misticizmi i Katerines se Sienes.