Keylor Antonio Navas Gamboa (lindur më 15 dhjetor 1986) është një futbollist profesionist kosta rikan i cili luan me klubin francez Paris Saint-GermainLigue 1 dhe me Kosta Rikën si portier.

Keylor Navas

Navas me Real Madridin
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKeylor Antonio Navas Gamboa
Datëlindja (1986-12-15) 15 dhjetor 1986 (38 vjeç)
VendlindjaPérez Zeledón, Kosta Rika
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri1
Karriera me të rinjtë
Saprissa
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2010Saprissa60(0)
2010–2012Albacete36(0)
2011–2012Levante (huazim)1(0)
2012–2014Levante46(0)
2014–2019Real Madrid104(0)
2019–Paris Saint-Germain50(0)
Karriera ndërkombëtare
2003Kosta Rika U173(0)
2008–Kosta Rika93(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 tetor 2016

Pasi filloi karrierën te Saprissa, ai kaloi te Albacete, dhe më pas te LevanteLa Liga. Navas u transferua te Real Madrid në vitin 2014 për 10 milion

Navas ka luajtur më shumë se 60 ndeshje me Kosta Rikën që nga koha kur bëri debutimin e tij në vitin 2008. Ai e ka përfaqsuar vendin e tij në dy edicione të CONCACAF Kupës Gold dhe në Kupën e Botës 2014, ku bëri performanca impresionuese duke ndihmuar skuadrën e tij të arrinte deri në çerek–finale të turnamentit.[1]

Karriera me klube

Redakto

Saprissa

Redakto

Lindur në San Isidro de El General, Navas bëri debutimin e tij si profesionist me Deportivo Saprissa më 6 nëntor 2005, në një ndeshje të ligës kundër Asociación Deportiva Carmelita.[2] Ai ishte portieri titullar në dy sezonet e fundit me klubit, duke fituar shtatë tituj, përfshirë gjashtë kampionate kombëtare.[3]

Albacete

Redakto

Në korrik 2010, Navas firmosi me Albacete Balompié e Segunda DivisiónSpanjë ekzaktësisht 20 vite pas bashkëkombasi i tij Luis Gabelo Conejo u transferua në këtë klub, i cili gjithashtu luante si portier.[4] Ai luajti 36 ndeshje nga 42 në sezonin e tij të parë, por skuadra e tij ra nga liga pasi e përfundoi sezonin në vendin e fundit.

Levante

Redakto

sezonin 2011–12, Navas arriti La Ligan, duke u huazuar te Levante për një sezon.[5] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 13 maj 2012 në ndeshjen e javës së fundit ku Levante mposhti me rezultatin 3–0 Athletic Bilbao duke u kaulifikuar për herë të parë në histori në Ligën e Evropës,[6] dhe më pas u bashkua me klubin valencian duke firmosur një kontratë tre vjeçare në korrik të atij viti.[7] Pavarësisht se klubi bleu portieri uruguajian Gustavo Munúa,[8] Navas ishte portieri i parë i skuadrës për sezonin 2013–14.

Real Madrid

Redakto

Më 3 gusht 2014, Real Madrid pagoi klauzolën prej 10 milion për kartonin e Navas, i cili firmosi me klubin një kontratë gjashtë vjeçare.[9] Në intervistën e tij, Navas tha se ai do të punoj shumë për të luajtur si titullar.[10] Ndeshja e tij e parë ishte më 12 gusht, ku ai u ul në stol me Iker Casillas që luajti si titullar në ndeshjen e 2014 UEFA Super Kupës, me Realin që fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0 kundër Seviljesstadiumin Cardiff City.[11]

Karriera ndërkombëtare

Redakto
 
Navas duke festuar fitoren kundër Uruguajit në Kupën e Botës 2014

Navas ka qënë pjesë e skuadrës Kosta Rikane U–17 që luajti në 2003 Kampionatin Botëror U–17 që u mbajt në Finland. Ai u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë të Kosta Rikës në gusht 2006, për të luajtur në një turnament miqësor në Europë kundër Austrisë dhe Zvicrës, por ai luajti ndeshjen e parë me kombëtaren dy vite më vonë.

Navas u paraqit me Los Ticos në dy edicione të CONCACAF Kupës Gold, duke u emërua portieri më i mirë i turnamentit në edicionin e vitit 2009, ku Kosta Rika arriti deri në gjysmë–finale. Ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës më 14 qershor 2014, në fitoren 3–1 kundër Uruguajit në ndeshjen e parë të grupit në Fortaleza,[12] dhe pësoi vetëm një gol në tre ndeshjet e grupit me Kosta Rikën e cila u kualifikua për në fazën me eleminim direkt si fituesja e grupit.[13][14]

Më 29 qershor, në ndeshjen e raundit të 16 kundër Greqisë, Navas u shpall lojtari i ndeshjes pas disa pritjeve në kohën e rregullt dhe pasi priti penalltinë e Theofanis Gekas në gjuajtjet e penalltive duke bërë që Kosta Rika të arrij për herë të parë në histori në çerek–finale.[15] Ai e përfundoi turnamentin me tre ndeshje pa pësuar Gol nga pesë që luajti, me Kosta Rikën që u eleminua nga Hollanda në çerek–finale nga gjuajtjet e penalltive,[16] ku ai u emërua lojtari i ndeshjes për herë të tretë në këtë turnament. Ai ishte gjithashtu një nga tre kanditatët për të fituar Çmimin Doreza e Artë, por ai humbi pasi ky çmim i fitua nga Manuel Neuer i Gjermanisë.

Jeta personale

Redakto

Navas është i Krishterë. Ai foli për besimin e tij duke thënë, "Zoti vjen i pari për mua. Përpara çdo ndeshje, unë ulem në gjunjë, hap krahët dhe lutem ... Paragrafi im i preferuar te Bibla është Galatians 1:10 që thotë: "Nëse unë do të përpiqesha ende për të kënaqur një njeri, unë nuk do të isha shërbëtor i Krishtit.[17][18]

 
Navas duke luajtur për Levanten në vitin 2013

Klubet

Redakto
Saprissa

Shteti

Redakto

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "World Cup: Costa Rica hero hails nation's efforts as Holland end journey". Sky Sports. 6 korrik 2014. Marrë më 6 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Juego apenas para el gasto" [I play only to make ends meet]. La Nación. 7 nëntor 2005. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2007. Marrë më 7 nëntor 2005. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Monarca usó 24 jugadores" [Monarca përdori 24 lojtarë]. La Nación. 17 maj 2010. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Navas: "Vengo con mucho compromiso"" [Navas: "Erdha me angazhim të plotë"]. Uebfaqja zyrtare e Albacetes. 9 korrik 2010. Marrë më 27 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Keylor Navas, cedido al Levante" [Keylor Navas, huazohet te Levante]. Fichajes. 2 korrik 2011. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ghezzal helps Levante secure European place". ESPN Soccernet. 13 maj 2012. Marrë më 27 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Keylor Navas ficha por el Levante" [Keylor Navas firmos për Levanten]. Marca. 7 korrik 2012. Marrë më 27 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Keylor Navas ante su oportunidad en el Levante si Gustavo Munúa deja el equipo" [Keylor Navas do të ketë mundësinë e tij te Levante nëse Gustavo Munúa largohet nga ekipi]. Al Día. 3 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2014. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Official statement: Keylor Navas". realmadrid.com. Marrë më 4 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Kejlor Navas në Madrid: Dua të luaj si titullar". Panorama Sport. 4 gusht 2014. Marrë më 4 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  11. ^ "Europa i përket Realit, K.Ronaldo e pushton". Panorama Sport. 13 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2014. Marrë më 13 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Triumfon Kosta Rika, surpriza e bukur e Botërorit". Panorama Sport. 14 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2014. Marrë më 14 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Nuk fal Kosta Rika, mund edhe Italinë". Panorama Sport. 20 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2014. Marrë më 29 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Keylor Navas: A draw against England isn't bad at all". Inside Spanish Football. 24 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2014. Marrë më 29 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ ""Përralla" e Kosta Rikës vazhdon në çerekfinale". Panorama Sport. 30 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2014. Marrë më 30 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Holanda dhe Argjentina, çifti tjetër gjysmëfinal". Panorama Sport. 6 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2014. Marrë më 6 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "The Christian goalkeepers at the Brazilian World Cup". Zenit. 27 qershor 2014. Marrë më 29 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "World Cup 2014: Costa Rica's Keylor Navas is the man Greece must beat". The Guardian. 28 qershor 2014. Marrë më 29 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Best Goalkeeper". CONCACAF. 26 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2011. Marrë më 27 korrik 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto