Llazi Sërbo
Llazi Sërbo (Korçë, 9 mars 1945 - 13 shtator 2010) ka qenë aktor shqipar.
Llazi Sërbo | |
---|---|
U lind në | 9 mars 1945 |
Vdiq | 13 shtator 2010 |
Kombësia | shqiptar |
Shtetësia | shqiptar |
Profesioni | aktor |
Titulli | Artist i Popullit |
Jeta
RedaktoPasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1986 deri në vitin 1983 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudios "Shqipëria e Re". Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi "Bardhësi" me regji nga Besim Kurti në vitin 1986. Në vitin 1991, ai do të realizojë skenarin dhe regjinë e filmit "Kush e solli Doruntinën" bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare ( Nder i Kombit).
Kinematografia
RedaktoNë kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972,roli i Dajlanit në filmin "Yjet e netëve të gjata", më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin "Operacioni "zjarri"" në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi " Gracka" në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985 etj.
Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”.
Ai me 13 shtator 2010 vrau veten në banesën ku jetonte i vetëm.
Për meritat e tij artistike Llazi Sërbo është nderuar me titullin i lartë "Artist i Popullit".
Filmografia
Redakto- Asgjë nuk harrohet, (1985) ....Andi Rama, hetuesi
- Tre njerëz me guna, (1985).... Ago, çobani
- Dasma e shtyrë, (1984), Bala
- Kush vdes në këmbë, (1984) Ajaz Gjika, Komiti
- Gracka, (1983), Gazmendi
- Nusja dhe shtetërrethimi (1978)... Komandanti gjerman
- I treti (1978)... Bexheti
- Shëmbja e idhujve, (1977) ... Mesuesi
- Operacioni Zjarri, (1973)... Kreshnik Martini
- Yjet e netëve të gjata, (1972)..Dalani, djali i Pashakos