Luca Castellazzi (lindur më 19 korrik 1976) është një futbollist italian i cili luan me klubin italian Torino F.C.Serie A si portier.

Luca Castellazzi

Castellazzi me Interin në vitin 2011.
Të dhënat vetjake
Datëlindja19 korrik 1975 (49 vjeç)
VendlindjaGorgonzola, Itali
Gjatësia1.92 m (6 ft 4 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Torino
Numri13
Karriera me të rinjtë
1992–1994Monza
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–1995Varese18(0)
1995–1996Monza32(0)
1996–1999Padova57(0)
1999Pescara (huazim)3(0)
1999–2005Brescia106(0)
2002–2003Reggina (huazim)14(0)
2003Catania (huazim)18(0)
2005–2010Sampdoria101(0)
2010–2014Internazionale24(0)
2014–2016Torino0(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 dhjetor 2014

Karriera me klube

Redakto

Karriera e hershme

Redakto

Castellazzi filloi karrierën e tij në vitin 1993 me MonzënSerie B. Në sezonin 1994–95, ai u largua në formën e huazimit te Varese e cila luante në Serie C2, ku fitoi Kupën e Italisë për skuadrat e Serie C. Vitin tjetër, ai u rikthye tek Monza duke luajtur si titullar në Serie C1. Më pas u transferua tek PadovaSerie B. Megjithatë, Castellazzi ishte portieri i dytë i skuadrës mbrapa Walter Zengës. Ai bëri debutimin e tij në një ndeshje kundër Bresciës ku arriti të presë edhe një penallti.

Në janar 1999, Castellazzi u transferua tek Pescara. Ai nuk la shum gjurmë aty duke arritur të luaj vetëm tre ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Brescia

Redakto

Castellazzi u transferua tek Brescia në verën e vitit 2000, menjëherë pasi skaudra Biancoazzurri ishte ngjitur në Serie A. Ai bëri debutimin e tij më 21 janar 2001 në një ndeshje kundër Vicenzës. Në sezonin 2001–02, ai ishte portieri titullar për ndeshjet në Serie A, por në sezonin tjetër e humbi vendin e titullar kundër Matteo Serenit. Pasi u huazua tek Reggina dhe Catania në sezonin 2002–03, ai më në fund u bë portieri titullar në sezonin 2004–05, ku ai luajti në të 38 ndeshjet e Serie A. Castellazzi ishte portieri titullar i Brescias edhe në sezonin 2003–04, por e humbi vendin e titullarit në javën e katërt kundër Federico Agliardit, por e fitoi sërisht atë në javën e 23të.[1]

Sampdoria

Redakto

Në 2005, pasi Brescia ra në Serie B, Castellazzi u ble nga Sampdoria. Ai do të luante vetëm në Kupën e Italisë dhe në Kupën UEFA, ai nuk do të luante në ligë sespe portieri i parë ishte Francesco Antonioli. Ai bëri debutimin e tij me Sampdorian më 5 nëntor 2005 kundër Steaua București në ndeshjen e fazës së grupeve të Kupës UEFA, me ndeshjen që u mbyll në barazimin 1–1. Në sezonin 2006–07, ai u bë portieri i parë i skuadrës pas largimit të Antoniolit nga skuadra.

Në fillimit të nëntorit, ai e humbi vendin e formacionit nga Gianluca Berti, por vetëm një muaj më vonë e fitoi sërisht atë. Në sezonin 2007–08, Castellazzi pati disa ndeshje jo të mira në javët e para të ligës duke u zëvëndësuar ndonjë herë nga i riu Antonio Mirante. Megjithatë, ai arriti të bëjë një sezon pozitiv duke ndihmuar skuadrën t'a përfundoj sezonin në vendin e gjashtë duke arritur në raundet kualifikuese të Kupës UEFA.

Në shkurt 2008, Castellazzi rinovoi edhe për dy vite të tjera kontratën e tij me Sampdorian. Më 13 prill 2008, në një ndeshje kundër Regginës, ai pësoi një dëmtim duke ndrydhur shpatullën pas një përplasje me sulmuesin e Regginës, Nicola Amoruso. Ai u kthye pas dëmtimit më 2 tetor 2008 për të luajtur në një ndeshje të Kupës UEFA kundër FBK Kaunas, që përfundoi me fitoren 2–1 për Sampdorian. Gjatë sezonit 2008–09, Castellazzi do të ishte lojtari kyç i skuadrës në Kupën e Italisë, ku arritën deri në finale duke u mundur me penallti nga Lazio me rezultatin 6–5, me Castellazzn që priti penalltinë e Tommaso Rocchit.[2][3][4]

Gjatë sezonit 2009–10, Castellazzi ishte një nga portierët më të mirë të sezonit. Por megjithatë ai e mbylli sezonin para kohe sepse në janar 2010 pësoi një dëmtim gju dhe u detyrua që të humbiste vendin e formacionit kundër Marco Storarit, i transferuar tek |Sampdoria në merkaton e dimrit të atij viti.

Më 17 qershor 2010, Castellazzi firmosi një kontratë dy vjeçare me Interin me një pagë sezonale 1 milion .[5][6] Ai e pranoi rolin e tij për të qënë portieri i dytë i skuadrës mbrapa brazilianit Júlio César. Më 21 gusht 2010, ai fitoi trofeun e parë në karrierën e tij, pasi Inter triumfoi në Superkupën e Italisë duke mundur në finale Romën me rezultatin 3–1.[7] Më 29 shtator 2010, Castellazzi luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 4–0 kundër Werder BremenitSan Siro.[8] Ai bëri edhe debutimin e tij në Serie A më 29 tetor 2010 në një ndeshje kundër Genoas të fituar 0–1, ku hyri në fushë duke zëvëndësuar të dëmtuarin Júlio César.[9][10] Më 2 nëntor 2010, ai luajti një tjetër ndeshje si titullar në humbjen 3–1 kundër TottenhamitWhite Hart Lane.[11] Pas kësaj dhe një dëmtim tjetër të Júlio César, Castellazzi filloi të luante në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe të Ligës së Kampioneve. Në fund të vitit, ai me Interin fitoi Kupën e Botës për Klube duke mundur në finale Mazemben me rezultatin 3–0.[12] Pas kësaj, ai fitoi edhe Kupën e Italisë më 29 maj 2011 duke mundur në finale Palermon me rezultatin 3–1.[13] Në sezonin 2011–12, Catelazzi koleksionoi 11 ndeshje (7 në Serie A, 2 në Ligën e Kampioneve dhe 2 në Kupën e Italisë).

Në fund të sezonit, Inter rinovoi kontratën e tij deri më 30 qershor 2014.[14] Në fillimin e sezonit 2012–13, ai zëvëndësoi të dëmtuarin Samir Handanovič në dy ndeshje të Ligës së Europës kundër Vasluit dhe në ndeshjet e para në ligë. Ai luajti si titullar në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Hellas Veronës. Ndeshja përfundoi me fitoren e Interit me rezultatin 2–0, por në minutën e 76 ai u detyrua të braktiste ndeshjen si pasojë të një dëmtimi, duke bërë që në vend të tij të vinte Rodrigo Palacio i cili bëri disa pritje të shkëlqyera.[15]

Në sezonin 2013–14, ai u bë portieri i tretë i skuadrës pas Handanovič dhe argjentinasit Carrizo, blerjes së re të klubit.

  Inter

Referime

Redakto
  1. ^ "Bocciato Castellazzi De Biasi sceglie Saja". La Gazzetta dello Sport. 5 tetor 2003. Marrë më 17 qershor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Lazio Edge Sampdoria On Penalties To Claim Fifth Coppa Italia". goal.com. 13 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2009. Marrë më 14 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Italian Cup 2008/2009: the trophy is for the S.S. Lazio". oleole.com. 14 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2009. Marrë më 14 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Muslera the hero as Lazio win Italian Cup on penalties". AFP. 13 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 14 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Mercato: Castellazzi e l'Inter fino al 2012". Uebsajti zyrtar i FC Internazionale Milanos. 17 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2012. Marrë më 17 qershor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Inter Have Signed Luca Castellazzi From Sampdoria – Agent". Goal.com. 27 shkurt 2010. Marrë më 17 qershor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Inter 3-1 Roma: Eto'o Brace Bags Benitez The Supercoppa Italiana". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2010. Marrë më 21 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Inter 4-0 Werder Bremen: Samuel Eto'o Shines In Nerazzurri Romp". Goal.com. Marrë më 29 shtator 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  9. ^ "Genoa 0-1 Inter: Eduardo Error Gifts Inter Victory". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2010. Marrë më 29 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "SERIE A: GENOA 0-1 INTER". Inter.it. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 29 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Tottenham 3-1 Inter: Gareth Bale Stars Again As Van der Vaart, Crouch And Pavlyuchenko Seal Historic Victory". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2010. Marrë më 2 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "TP Mazembe 0-3 Inter: Pandev, Eto'o And Biabiany Secure Club World Cup". FIFA.com. 18 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2010. Marrë më 18 dhjetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Inter 3-1 Palermo: Leonardo's side succesfully defend Coppa Italia thanks to Samuel Eto'o brace". Goal.com. 29 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2013. Marrë më 29 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Castellazzi signs two-year contract". Uebsajti zyrtar F.C. Internazionale Milanos. 11 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2012. Marrë më 21 shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Inter 2-0 Verona: Cassano & Guarin ease Nerazzurri into Coppa quarter-finals". Goal.com. Marrë më 18 dhjetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

Redakto