Skrimtar i lirë nga Kosova.

U lind në Drenicë1951.

Xanxari është artikullshkrues korrekt, po ashtu dhe miqtë e tij, të cilët janë atdhetarë të devotshëm që interesohen të sjellin në faqet e enciklopedisë së lirë Wikipedia të dhëna mbresëlënëse për Kosovën e Çamërinë. Wikipedianët e dinë më mirë se kushdo se sa vlera kanë për zgjimin e ndjenjës kombëtare te shqiptarët të tillë artikuj që vijnë në encilkopedi nga njerës punëtorë si atdhetari tetëdhjetë e ca vjeçar Axhem Çapo, i cili deri tani ka realizuar tri enciklopedi nga më të arrirat e më të pëlqyerat që i kalojnë nga 1000 faqe secila. Mendo, as akademikët nuk e bëjnë një punë të tillë. Dhe labi Axhem ëshë mik i Kosovës dhe i Çamërisë si shqiponja Eagle, krahët e së cilës janë këto dy treva atdhetare...

Besojmë se në Wikipedia nuk ka censurë të asnjë lloji dhe sidomos shkrimet atdhetare si ato të miqve të Xanxarit janë shumë të mirëpritura sidomos kur vijnë nga faqet e revistës së Çamërisë "Krahu i shqiponjës", dygjuhëshe shqip e anglisht, revstë e mirëpritur në disa kontinente e sidomos në faqet e atyre anglishtfolësve patriotë që e dinë mirë anglishten...

Nga Bilal Xhaferri

Mjegulla

(fragment poeme)

A e di cili jam?

Biri i egër i shkrepave në jug,

I rrahur me shtrëngatë në veri.

Jam si një ujk i uritur

Që hungëron me urrejtje,

Të rreptën këngë të pyjeve të lira.

Kalova pranë vitrinave,

Pranë librave,

Pranë teje.

Kalova pranë linjave,

Muzeve.

U enda porsi ujk

Dhe mbeta i pazbutur,

Ujk për jetë,

S’u mësova

Si duhet të leh me qentë.


Kodi i Shefit

1. Shefi ka të drejtë.

2. Shefi ka gjithmonë të drejtë.

3. Në të pamundurën hipotezë, që një vartës të ketë të drejtë, hyjnë menjëherë në veprim neni 1 dhe 2.

4. Shefi nuk fle, pushon.

5. Shefi nuk ha, shijon.

6. Shefi nuk pi, tret.

7. Shefi nuk është kurrë vonë, është në kohë.

8. Shefi nuk e lë kurrë punën, është kërkesa e të tjerëve për prezencën e tij.

9. Shefi nuk e lexon kurrë gazetën, ai mbahet i informuar.

10. Shefi nuk familjarizohet me sekretaren, e edukon.

11. Kush hyn në zyrën e shefit me ide të vetat duhet të dalë me ato të shefit.

12. Shefi mendon për të gjithë.

13. Sa më shumë mendon si shefi, aq më shumë bën karrierë.

14. Shefi është shef edhe kur të mërzit ( ia fut kot ).

Marrë nga tregimi "Gomarët", i prozatorit Shefki Hysa,

Këshilla e Xanxarit: Një fjalë e urtë popullore thotë: "Mos i rri kurrë mprapa mushkës dhe Shefit"...


Nga Namik Mane

ÇAMËRISË

Këtë natë të ftohtë shkurti, 1)

U ngarkova:

Plot me farëza lirie

Dhe u nisa për tek ty,

Që të mbjell në tokën tënde,

Këto farëza, Çamëri.


Nga Kosova fishekzjarret

Dritë, ditë, ma bëjnë rrugën,

Ndaj dhe unë nuk njoh pengesa,

Shpejt e shpejt, po vij tek ty,

Moj dhimbshuria ime,

E pathinjura, Çamëri.


Më djeg gjoksi prej shumë vitesh

Nga një mall që s’ka përmasa…

Dhe në u thafshin oqeanet

Se nxëjnë dot këtë mallin tim,

Vetëm ti mund ta mbash brenda,

Në gjoksin tënd, moj Çamëri.


Hapi krahët, prite birin,

Po të vjen…

Do shkëmbejmë ne të dy,

Fjalë bese, këtë mbrëmje:

Do t’i mbush unë gjithë kullotat,

Plot e plot, me klumushtore,

Se të pjellat, do i kemi,

Shumë të mbara këtë vit,

Dil, moj Çamëri, më prit!


1). 17 shkurt 2008, dita e Pavarësisë së Kosovës.

Marrë nga revista "Krahu i shqiponjës"



Kontribute:

Abaz Dojaka

Artur Spanjolli

Ahmet Mehmeti

Artur Spanjolli

Axhem Çapo

Bardhyl Maliqi

Bedri Myftari

Bilal Xhaferri

Dylbere Dika

Fatos M. Rrapaj

Haim Reitan

Hekuran Halili

Hysen Sinani

Jakup Mato

Kostaq Myrtaj

Liri Hidërshaj

Martin Mato

Mina Çaushi

Namik Mane

Namik Selmani

Pandeli Koçi

Pëllumb Muka

Qemal Velija

Sokol Jakova

Xhemil Lato

Vladimir Llakaj

Xhulia Xhekaj