Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Xanxari. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Ju falemnderit, miq vikipedianë, për ndihmën e këshillat. Do t'i kemi parasysh, sepse nuk kemi përvojë të madhe. Megjithatë bëhej fjalë për disa materiale të të njohurve tanë, të vendosura nga të tjerë pa shumë rregull nëpër faqet Wikipedias. Kemi ndërhyrë për saktësim informacioni dhe për të saktësuar burime referencash.

Edhe njëherë, në pritje të ndihmës suaj,

ju falemnderit,

Xanxari


Axhem Çapo

Axhem Çapo është studiues, shkrimtar dhe poet. U lind në Dukat të Vlorës më 10 janar të vitit 1924.

Shkollën fillore e krau në Dukat, shtatë-vjeçaren në Shkodër dhe të mesmen në Tiranë.

Në vitin 1944 doli partizan dhe menjëherë pas luftës filloi të punonte në administratën e Ministrisë së Brendshme, në Burrel e në Shkodër, deri sa u lirua më 1954.

Më vonë, pas një specializimi, filloi punë si teknik markshedër e topograf në ekspedita të ndryshme gjeologjike. I nxitur nga takimet me njerëzit e punës nëpër Shqipëri filloi të shkruante artikuj, portrete, reportazhe, tregime të shkurtra e poezi në shtypin e kohës.

Pas vitit 1990 shkoi si emigrant në Francë, u vendos në Nantë bashkë me gruan, ku fitoi edhe të drejtën si rezident.

Tani, megjithëse në moshë të madhe, vazhdon të merret me studime në fushën e kurioziteteve dhe enciklopedive sa në Francë dhe në Shqipëri. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka botuar rreth shtatë libra dhe ka edhe disa të tjera në shtyp.


Libra të botuar:

“Dukati ynë”, publicistikë, 1998

“I mërguar nga Dukati”, poezi, 2001

“Një natë pa hënë”, tregime, 2001

“Enciklopedi e Dukatit”, 2005

“Debatoj me ata që duan të zhvlerësojnë Enciklopedinë e Dukatit”, 2006

“Njohuri enciklopedike nga Misteret e Botës” I, 2006

“Njohuri enciklopedike nga Misteret e Botës” II, 2007, etj,.etj.


I nderuar Përdoruesi:Puntori!

Miqtë tanë më thanë se ke shkëputur ‘Lidhjet e jashtme” nga faqet e tyre. Vetëkuptohet ato që kanë të bëjnë me revistën “Krahu i shqiponjës”.

I nderuar, besoj se e di se është e vetmja revistë që lartëson emrin e themeluesit të saj Bilal Xhaferri, trajton çështjen shqiptare, problemin e Kosovës, Çamërisë, shqiptarëve në Maqedoni, në Diasporë e gjektë.

Pas mbylljes së gazetës “Drita”, përkohësisht, nga përplasja me shtetin, është e vetmja revistë ku miqtë tanë publikojnë krijimtarinë e tyre. Me shumë halle ajo revistë mundohet të mbijetojë në sajë të kontributeve të miqve tanë dhe shkon deri në SHBA, Kanada e gjektë, për të përcjellë, ashtu me halle, vlerat kombëtare dhe veçanërisht problemin çam, tani pas shpalljes së Kosovës të pavarur.

Unë si atdhetar nga Kosova e ti, atdhetar shqiptar, nga Maqedonia, siç thua, në faqen tënde, e dimë se sa e vështirë është të mbijetosh kur trajton çështjen shqiptare. Shikoji mirë kontributet e Qemal Velija Ulqinit, Axhem Çapoe Fatos Rrapaj Labit se si lodhen njëlloj si Namik Mane Çami, si tërë çamët për Çamërinë, dhe askush nuk di t'ia dijë për ta, ve] kësaj reviste.

Duke lidhur faqet e tyre edhe me faqen e revistës “Krahu i shqiponjës”, nuk është bërë ndonjë lidhje elektrike e paligjshme që të vijë KESH shqiptar e ta presë. Nuk është as çështje reklame se kjo revistë, pasi botohet me shumë mundime, shpërndahet falas për ata që kanë sy e veshë për çështjen shqiptare. Shikoje njëherë “gjeografinë” e bashkëpunëtorëve të saj dhe do të kuptosh se nuk ka asgjë personale te kontribuesit e saj.

I nderuar Përdoruesi:Puntori, besojmë se do t’i riktheni lidhjet në faqet e miqve tanë ashtu siç i kanë vendosur bashkëpunëtorë të ndryshëm të Enciklopedisë së Lirë Wikipedia!

Me konsideratën më të lartë vëllazërore!

Vllau nga Kosova

Përdoruesi:Xanxari

Më 4 shkurt 2008

Tung Xanxari

Jam përoruesi Dan, me nofkën Hipi Zhdripi. Në fillim duhet të i sqarojmë disa gjëra. Për këtë ke kujdes në emërtimet e gjërave.

Kjo këtu është një projekt për ktijimin e një Enciklopedie nga njerzimi si ti e unë. Rregullat e përbajtjes së atikullit të saj i bëjmë ne së bashku. Natyrisht që edhe këto nuk mund të dalin jashtë mundësive teknike. Ka disa njësisme të elementeve teknike të këtij projekti me projektet në gjuhët tjera, por ajo çka është më e rëndësi për komunitetin shqiptar nuk preket nga këto njëhësime.

Cenzura nëse merr si cenzurë e drejta e së cilit të ndryshojë punimin tëndë tëher ka cenzurë, por cenzurë të mirëfillt që vije nga ndonjë qender komanduese nuk ka. Cenzurë është vetëm botëkuptimi shqiptarë.

Për shkakë të kësaj vetie të projektit "E drejta e së cilit të paraqesë mendimin e tij" për dukurin lindin konflikte. Ashtu që këto konflikte të jenë pozitive ne së ashku i kemi krijuar disa rregulla ndër të cilat kryesorja është "Argumentimi i mendimit me një burim pohues të tij" - mundësisht burim shkencorë.

Nëse mendonë të paraqesish punimet tua ashtu që të mos jetë i mundëshem ndryshimi i tyre, atëherë të kisha propozuar të i paraqesësh në projektin ndihmës (b:) të këtij projekti (w:). --Hipi Zhdripi 8 Mars 2008 15:36 (UTC)

Jam duke të kuptuar shumë më mirë se sa mendon ti në këtë moment. Për këtë të lutem , nëse e ke ndërment të punoshë për një kohë të gjatë dhe dëshironë që ajo punë të mbijetojë atëherë përpiqu të më kuptoshë. Këtu nuk kemi as një keq kuptim për përmbatjen e temave (e sidomos artikujt me temën Çamëri) por për funksionimin teknik të projektit.

Për veten time nuk kamë njohuri të mëdha për Çamërin: Si 12-13 vjeç e kam lexuar librin për Ali Pashën, dhe nga ajo më kujtohet, nuk e di pse një "unazë". Diku në 1981 në Asprovaltë për herë të parë kamë hasur njerzi që nuk guxojnë të flasin në gjuhen tyre për shkakë të frigës se e ndëgjon gruaja e tij duke folur shqip. Diku në vitin 1988 në Selanikë jam konfrontuar me një greke që pohonte se mësojnë në shkolla që Aliu ishte grekë. Në pushimet verore të 1995 kam banuar në shtëpin e një çami në Durrës. Në vitin 2001 kam qenë për herë të parë në Janinë (dhe atë shkurt). Jemi ndalur diku në male në një lokal, shtëpi tipike shqiptare për mendjen time ku ishte një grua (isha i sigurt që ishte shqiptare) që fliste greqisht e më kuptonte plotësisht. Kjo është krejt ajo çka di më shumë se një Kosovar i rëndomtë që nuk e ka pas fatin të udhëtojë në ato anë.

E tashë këtë për të treguar si qëndron puna me rinin Kosovare. Tani duhet të kihet parasysh që rinisë i duhen të dhëna të atilla që flasin në gjuhen e të riut. Në Kosovë ka kalu koha e prozës e poezisë. Prozat dhe poezia sot duhet të përpunohen e të paketohen në paketa aktuale (rap, klipe etj. etj.) të informatave. Që të ndodhë kjo duhet edhe të dhëna tjera pos letërsisë poetike, sot po thonë material.

Në këtë frymë të propozojë që në fletat e b: të hapësh një amzë dhe të hudhësh aq sa mundësh, kualiteti, sleksionimi etj. vinë me kohën.--Hipi Zhdripi 9 Mars 2008 23:41 (UTC)

Ups!!! Shiko nën këtë amzë [1] - ndoshta të hynë në punë. Krijo një listë Letërsia në diasporë nëse je i interesuar

Referenca dhe burime

Redakto

Po më duhen (2,3) referenca për secilën rradhë, burime dhe fotografi për Bilal Xhaferrin:

1935, 2 nëntor u lind në fshatin Ninat (Ninati) të Konispolit, në krahinën e Çamërisë.

1943, i vdes e ëma.

1945, i pushkatohet i ati nacionalist antikomunist.

1948, largohet prej vendlindjes.

1948-1952 jeton dhe punon në Sarandë, punëtor krahu, korier poste, etj.

1954-1955 ndjek shkollën shtatëvjeçare natën në fshatin Sukth të Durrësit.

1962-1963 boton poezitë dhe tregimet e para në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, në revistat “Nëntori”, Ylli”, etj.

1966 i botohet vëllimi me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë” që pati një sukses jo të zakonshëm.

1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, i cili ndalohet nga censura komuniste.

1967 shkruan romanin “Krastakraus” që u botua më 1993, pas vdekjes.

1968 shkruan skenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”.

1968 i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet në fshatin Hamalle të Durrësit, pasi ishte përjashtuar nga LSHA e Shqipërisë, me preteskin e kritikës që i bëri romanit "Dasma" të I. Kadaresë, u detyrua të arratisej për në SHBA.

1969, 30 gusht, arratiset fshehtazi prej Shqipërisë në Greqi, sepse nga Sigurimi i Shetit i ishte përgatitur dosja për arrestimin dhe burgosjen e tij.

1970, shkon në SHBA, në Boston.

1970-1972 punon në gazetën “Dielli” në Boston, në SHBA.

1972 nga Bostoni dërgon për botim në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, në Prishtinë, romanin “Ra Berati”.

1974, në tetor, në Çikago të SHBA themelon revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame.

1974-1986 drejton, boton dhe redakton revistën “Krahu i shqiponjës”, ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Kjo revistë ishte tribunë e mendimit të lirë që trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e çështjes çame, çështjes kombëtare shqiptare, temat rreth diktaturës në Shqipëri e, mbas vitit 1981, më dendur problemet lidhur me Kosovën. Në faqet e revistës Bilali botonte, përveç krijimeve të tij letrare, edhe krijimtari letrare e përkthime të autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj. Ai arriti të nxirrte 39 numra të kësaj reviste, në dy gjuhë, ship e anglisht, deri sa vdiq në rrethana të panjohura në 14 tetor të vitit 1986

1975 boton fragmente të romanit “Trotuare të kundërta” në revistën “Krahu i shqiponjës”.

1977 boton fragmente të romanit “Hëna e kantjereve” në revistën “Krahu i shqiponjës”.

1978 e plagosin disa njerëz të panjohur.

1981 digjet redaksia e revistës “Krahu i shqiponjës” ku kishte dorëshkrimet e veprave letrare, studime, kërkime shkencore, përkthime, shënime politike, letra, piktura, fotografi, etj.

1986 sëmuret dhe operohet prej tumorit.

1986, 14 tetor, vdes në spital në Çikago në rrethana të panjohura.

1995, 3 maj, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” (Dekreti 1089) me motivacionin "Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike".

1995, 6 maj, shkrimtari Shefki Hysa drejtues i Shoqatës Kulturore "Bilal Xhaferri", në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inicoi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në vendlindje, në Sarandë.

Bibliografi

Redakto

Lidhjet e jashtme

Redakto

Kujdes kur vendos shume lidhje te jashtme, sepse mund te meren si spam ([2], [3]). Lidhje e jashtme jane burime te tjera per te qartesuar me tej artikullin. Prandaj nuk duhet ekzagjeruar. --  eagleal  26 Shkurt 2009 11:54 (CET)

Demografia e Greqisë

Redakto

Po më duket se ti je më i informunë për Greqinë. Nëse është ashtu, atëherë tu kisha lutë që të krijoshë disa artikuj për historin, historin e përgjthëshme si kjo këtu: Në vitin 1975, Greqia kishte 9,05 milion banorë dhe sipas regjistrimit 95% ishin deklaruar si grekë, ndërsa të tjerët si pakica turke, maqedone, vllahe dhe shqiptare.

Shpërndarja e popullsisë ishte shumë e pa rregull. Viset më të dendura me popullsi ishin luginat e pëlleshme dhe bregdeti si dhe disa ujdhesa. Me popullsi më të rrallë ishte pjesa qendrore. Në vitin 1971 në qytete banoni diku 53% e popullsisë të shpërndarë nëpër qytete me popullsi prej më së shpeshti 10 000 banorë. Në vitin 1928, përqindja e popullsisë së qyteteve ishte dukshëm më e vogël (31%). Në regjionin Athinë-Pirusë jetonin 31% e popullsisë së përgjithshme. Rritja vjetore e popullsisë, në vitet 70-80 ishte rreth 0.5%. Rreth viteve 1961-1971, anët përreth Selanikut kanë pësuar një rrite të madhe të dendësisë rreth 46% e popullsisë së përgjithshëm. Kjo duket se ishte pasojë e tharjes së moçaleve pas luftës së dytë botërore si dhe zhvillimit të bujqësisë dhe vendbanimeve pas dëbimit të malaries nga këto anë. Në anën tjetër, në shkallë të madhe paraqitjet ikja nga vendet malore dhe ujdhesat të cilat në kohën e perandorisë osmane kishin dendësi të madhe.

Përparimi i vogël brenda ekonomisë së Greqisë, për një kohë të gjatë ishte shkaku kryesorë i shpërnguljeve të mëdha të popullsisë matanë oqeanit pastaj në drejtim të Evropës. Më 1965, nga Greqia janë shpërngulur rreth 117 167, rreth 68,8% prej tyre kanë ndaluar në Gjermanin Federale. Nga kjo kohë, numri i të shpërngulurve nga Greqia duket se ka rënë dukshëm. Kështu që në vitin 1975 nga Greqia ishin shpërngulur vetëm 20 330 banorë, ndërsa në Greqi ishin vendosur 34 214 banorë.

Burimi:Enciklopedia B.Haus.

Po mendoj me na paraqit disa fakte si ky për shembull tharjes së moçaleve që janë tregues të zhvillimeve konkrete.

Mua gjitha rrugët tjera, për të paraqitur atë çka po mendon, po më duken të kota. E vetmja rrugë për me vetëdisu njerzit është argumentimi shkencorë d.m.th duke argumentu me metoda që në ballkan nuk shikohen si nacionaliste. Lypet më shumë se historia vetem nga një këndë vështrim. Lypet vetëdisimi i njerzëve që janë ulë më shumë se 8 vite në banka të shkollës. Ata e kuptojnë vetëm gjuhën e shkollës 1+1=2.--Hipi Zhdripi 21 Mars 2009 20:31 (CET)

Invite to work on the SFK09

Redakto

Hello We are working on creating a workgroup for wikimedia kosovo http://sfk2009.ning.com/group/wikimediakosova and have an event on august 29/30 in Prishtina. We would like to invite you to come. http://www.kosovasoftwarefreedom.org/index.php/sfk09/call-for-papers.html

Thanks,

mike —Mdupont 9 Korrik 2009 12:33 (CEST)



Po bëhet Nami?!...

Redakto

Pak të largohesh nga skena për hallet e tua e këta të harrojnë... Pastaj na dalin ca të "autorizuar" që do të kontrollojnë e do të lejojnë që të shfaqen ose jo artikujt e tu, pavarësisht se ti mund të jesh eksperti i punës... Kësaj i thonë: "Hajde baba të të tregoj arat... Po a harrohet Xanxari, more miq?!... Shikoni sa punë bëri vetëm sot e duhet të presë kontrollorët... Nejse, puna e atyre që harrojnë kontributet e të mirëve...

Përdoruesi:Xanxari