Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Parimori. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje Parimori, mirëserdhe në Wikipedian në shqip !

Kjo është faqja juaj e diskutimit, në të cilën do të merrni mesazhe nga përdoruesit e tjerë. Në qoftë se ke pyetje mund të adresohesh pa ngurrim tek Oda e fillestarëve, ku një përdorues me eksperiencë do të ketë mirësinë të të përgjigjet sa më shpejt.

Përpara se të redaktoni një faqe në Wikipedia ne do t’iu rekomandonim të lexonit se si redaktohet dhe formatohet një faqe. Gjithashtu është e këshillueshme që të përdorni livadhin tonë për të eksperimentuar përpara se të redaktoni një artikull në Wikipedia. Në qoftë se dëshironi të krijoni një artikull të ri ndiqni Kujdestarin e artikujve, i cili do t’iu ofrojë ndihmë hap pas hapi. Kujdes, ju nuk duhet të kopjoni tekst nga faqet e tjera në internet dhe ta vendosni në Wikipedia! Gjithashtu gjatë katër ditëve të para të krijimit të llogarisë nuk do të mund të zhvendosni faqe nën një titull të ri alternativ.

Për t’iu përgjigjur një mesazhi nga një përdorues tjetër, duhet të shkoni në faqen e tij të diskutimit dhe të shtypni komandën “Shto një temë (të re diskutimi)”. Mos harro që diskutimet e tua duhet ti nënshkruash me (~~~~) ose thjesht shtyp butonin në fund të mesazhit tënd.

faqen tuaj të përdoruesit ju mund të shkruani shkurtimisht rreth vetes tuaj në mënyrë që wikipedianët e tjerë të të njohim më lehtë. E këshillueshme do të qe përdorimi si stampës {{Babel}}. Në qoftë se dëshiron ti mund të vendosësh edhe vendbanimin tënd aktual në hartën e wikipedianëve.

Mos harroni të ndryshoni preferencat tuaja.

Wikipedianët të urojnë punë të mbarë! Liridon (diskutimet) 10 prill 2018 03:39 (CEST)Reply

Në ndihmën tënde janë faqet:


Not Albanian? sq-0? Click here!


Mbi Shalen

Redakto

Pershendetje. Po shoh qe ke kembengulur ne tjetersimin e faqes Shala duke e dyzuar me faqen Shala e Shkodrës, na duhet te arrijme nje marreveshjeje fjale per termin Shalë: njeri eshte kuptimi zakonor, pra fisi, krahina dhe nenkrahinat qe kane si burim perhapjen e fisit (si rasti i Shales se Bajgores dhe Shalave te tjera kudo nder Kosove) dhe tjetri eshte kuptimi administrativ ne shtetin shqiptar. Do te perpiqem te perfshij edhe gojedhenen e prejardhjes si nocion antropologjik te vetedijes se fisit ditet qe vijne, dhe nese ke te dhena shtese te cilat i mendon te domosdoshme per historikun e fisit, je i lutur t'i radhisesh sipas metodes ose t'i rreshtosh tek faqja e Diskutimeve te artikullit dhe do t'i brendesoj ne artikull me pas. Me respekt --Zall-herr (diskutimet) 22 prill 2018 01:05 (CEST)Reply


Për, Shala e Shkodrës

Përshëndetje gjithashtu, Znj. ose Zotëri, Zall-Herr.

Të falenderoj shumë për mesazhin që keni dërguar, e kam pritur. Unë do të lutesha që t’më kuptoni dhe do të kërkoj gjithashtu t’më ndihmoni, do të ishte nder për mua, n.q.s. ju do më kërkonit ndihmë. Unë jamë i biri i krahinës së Shalës së Shkodrës, por i lindur dhe i rritur në një qytet të Shqipëris, sot jetoj jasht saj. Siç ç’do Shqipëtar edhe unë e kam detyrimin moral, shoqëror dhe monetar (po të ishte nevoja), për të bërë diçka për vëndin tim sado pak. E shofë të arsyeshme që me këtë emër Shala ka “përplasje”, shumë fshatra, fise dhe krahina si në Shqipëri (Shqipërin e Veriut, Shqipërin e Mesme) ashtu edhe në Kosovë ka të emëruera me emrin “Shalë”, unë i dua dhe i respektoj që të gjithë.

Kohën e kam të kufizuar, unë nuk kam kohë (kam tjetër biznes) të debatoj, të shkruaj gjatë, të paragjykoj njeri, etj, etj, por dua edhe një herë të falenderoj për punën tënde që keni bëre (i kam hedhur një sy punëve të tua), jeni për tu lavdëruar. Dua të të them se unë i kuptoj shumë mirë, ndarjet midis kuptimit të “termit” krahinë për nga; (historia, gojëdhëna e prejardhjes, etnografia, etj…) dhe kuptimit të administrimit nga shteti Shqiptar sot. Historia është histori dhe duhet respektuar nga të gjithë, nuk duhen bërë shtrembërime si në kohën e diktaturës Komuniste.

Unë në bashkpunim me shokë dhe miq nga Shala, e kemi diskutuar dhe kemi rënë dakort që, zgjidhja më e mirë dhe e mundëshme është; të lihet ashtu siç e kemi emruar ne Shala e Shkodrës. Unë do të lutesha edhe një herë ta ktheni atë në versionin tonë, ne, n.q.s. kemi të dhëna të tjera shtesë, (gjithnjë duke u bazuar në dokumente arkivore dhe realitetit), do ti radhisim vetë, psh. fotografit që po fshihen janë origjinale të zonës së Shalës së Shkodrës dhe nuk duhen humbur.

Faqen aktuale Shala mundeni ta leni ashtu siç mendoni ju, ndoshta për të gjitha në përgjithësi.

Ne të urojmë të gjitha të mirat dhe suksese në jetë.

Me respekt Parimori, USA.

Une ngaqe ju kuptoj, po ju shkruaj duke ju thene qe faqja perkatese Shala eshte per Shalen etnografike si fis dhe treve fisnore siç e gjen ne wikipedian anglisht. Ndersa ekuivoku qe krijon e ka tek Shala (kthjellim). Pra ne rregull eshte aty ku eshte Shala, sepse shtjellohet ne gjendjen aktuale qe behet fjale per Shalen e Dukagjinit dhe se si prej kesaj bijojne edhe Shalat e tjera ne viset e tjera. Dhe respektin e identitetit te saj ia kam dhene me burime te bollshme per detaje intime te permendjes se sa qe nga Biemmi (qe e marrin Noli e Sirdani) e deri tek realiteti i bajrakut. Fotografite nuk jane e dhene arkivore apo dokumentare e domosdoshme dhe nuk hidhen ashtu bruto vetem per ta mbushur artikullin shto miell e shto uje. Ua respektoj sherbimin qe doni t'i beni vendlindjes ne enciklopedine online, por artikulli duhet te perpiqemi t'i japim nje trajte enciklopedike, jo vetem kap e hidh. Prandaj ju bej thirrje qe per cdo te dhene burimore qe keni, t'i hidhni tek Diskutimet e faqes, ne menyre te tille qe mos t'i hajme hakun ne asgje artikullit, por ama te kete referencen siç duhet. Me respekt --Zall-herr (diskutimet) 22 prill 2018 23:43 (CEST)Reply

Mbi zhberjet

Redakto

Ketu zoteri hidh burimet e reja qe do t'i vendos ne menyre enciklopedike, nese do qe te bashkepunojme ne dobi te artikullit. Perndryshe mos zhbej nje gjendje mjaftueshem te pranueshme me aq burime sa ç'i kam dhene artikullit vetem sepse doni ta ktheni ne variantin e varferuar qe jua ka enda, ndonese respektoj deshiren e mire qe keni per te kontribuar per vendlindjen, ju nuk po çmoni punimin enciklopedik qe i eshte bere. Mos personalizoni artikullin --Zall-herr (diskutimet) 25 prill 2018 01:28 (CEST)Reply

Bllok 1 ditor

Redakto

Tung, po ju bllokoj per 1 dite per lufte editimesh te Shala. Si rregull nuk duhet te beni me shume se 3 reverte brenda 24 oresh. Kini kujdes se blloqe te tjera mund te ndjekin kete. --1l2l3k (diskutimet) 25 prill 2018 18:46 (CEST)Reply