Gjoni i Kryqit
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Shën Gjoni i Kryqit (San Juan de la Cruz) (24 qershor 1542 - 14 dhjetor 1591) ishte një figurë madhore ne reformën katolike, një mistik spanjoll dhe murg karmelitan lindur në Fontiveros, një fshat i vogël pranë Avilës, Spanjë.
Gjoni i Kryqit
| |
---|---|
Mistik dhe Doktor kishe | |
Datëlindja | |
Data e vdekjes | 14 dhjetor 1591, Ubeda, Andaluzi Spanjë |
Emri sekular | Juan de Yepes Álvarez
|
Urdhëri fetar | |
Lumënimi | |
Shenjtërimi | |
Doktor i kishës | |
Festa | |
Faltorja | |
Shenjt mbrojtës i | jetës soditëse; soditësve; teologjisë mistike; mistikëve; poetëve spanjollë |
Gjoni bashkepunoi me Shën Terezen e Avilës ne reformimin e urdherit karmelitan. Ai shkroi edhe poezi dhe beri studime për rritjen e shpirtit (ne ndjenjen Krishterore te shkeputjes nga krijesat dhe afrimit me Perendine) dhe njihen si kulmi i letersise mistikore spanjolle dhe nje nga majat e gjithe Letërsisë spanjolle. Gjoni i Kryqit është nje prej tridhjete e tre doktoreve te kishes.
Jeta
RedaktoNje fisnik toledian, Gonzalo de Jepes dashurohet ne nje endese te varfer mendafshi, Katalina Alvarez, dhe martohet me te nen cmimin e debimit nga shtepia aterore dhe ctrashegimit nga familja e tij: dhe ja historia e dashurise nga e cila lindi Gjoni, ne nje keshtjelle te Kastiljes, ne Spanje.
Ai shfaq qe ne vegjeli prirje dashurie për te varferit dhe ende me tepër për lutjen soditese.
Ne periudhen mes 1551 dhe 1559 ka nje formim kulturor dhe zejtar ne "Colegio de los doctrinos" te Medina del Kampos (Valladolid), ku ishte shperngulur familja e tij. Me pas punon si zdrukthetar, rrobaqepes, piktor, ndihmes infermier ne Spitalin e Ngjizjes.
Ne vitin 1563 hyn ne Urdherin Karmelitan, duke marre emrin Vëlla Juan de Santo Matía, dhe pas vitit 1564 dhe 1568 kryen studimet ne Universitetin e Salamankas dhe Kolexhin e Shna Ndreut. Ky studim ndikoi ne gjithe shkrimet e tij te mevonshme.
Ne vitin 1567 shugurohet prift dhe ne shtator - tetor te po ketij viti ndeshet me Terezen e Aviles me te cilen hedh planet e riformimit te urdherit karmelitan.
Ne vitin 1568, pas shume bisedash me Terezen, shkon me 9 gusht ne Valladolid (spanj. Lugina e ullinjve) për te themeluar kuvendin e pare te Karmelitaneve te zbathur dhe rri aty gjer ne tetor, duke u njohur hollesisht me jeten e re te rikrijuar; ne fillim te tetorit niset për ne Dureolo (Segovia), duke pershtatur nje punishte si kuvendin e pare te Karmelitaneve te zbathur; me 28 nëntor, pas se dieles se Ardhjes, peruron jeten e riformuar.
Pas vuajtjesh trupore e shpirterore, qe perjeton pas hyrjes se tij ne rrjedhen e riformimit, vjen burgosja e tij nga eproret urdherit te tij për shkak te perpjekjeve te tij te reformimit te jetes se urdherit karmelitan, me 2 dhjetor 1557, ne burgun e kuvendit te riformuar prej tij te Karmelitaneve te zbathur, ku ai mbetet i mbyllur për mese tete muaj, ku u nenshtrohet keqtrajtimeve dhe torturave trupore, mendore dhe shpirterore, por duke gjetur me tepër frymezimin për te krijuar disa prej poemave te tij me te njohura mistike (si p.sh. Nata e errët) dhe duke arritur te arratiset, mes oreve 2 dhe 3 te mengjesit te 17 gushtit te vitit 1578, ne nje menyre shume aventurore.
Ne vitin 1584 mbaron ne Granada perpunimin e pare te Kantikut shpirteror, ndersa rishikon dhe persos parimet e tij te traktateve spirituale.
Ne periudhen e fundit te jetes se tij braktiset nga pjesa me e madhe e perkrahesve te tij.
Me 28 shtator 1591 niset i semure për ne Ubeda ku ai kalon muajt e fundit te jetes se tij.
Ne oren 12 te nates mes se premtes 13 dhe te shtunes 14 dhjetor 1591 vdes ne Ubeda te Spanjes ne moshen 49 vjecare.
Shkrimet e tij u botuan ne vitin 1618. Ai u kanonizua nga Papa Benedikti XIII ne vitin 1726. Ne vitin 1926 ai shpallet Doktor i kishës nga Papa Piusi XI.
Kisha anglikane e perkujton ate si "Mësues të fesë".
Festa e tij është 14 dhjetori.
Kureshti
RedaktoMendimi i Gjonit te kryqit, ne vecanti koncepti Asgje dhe gjithcka, te skicuar nga ai për te sqaruar ngjitjen ne Malin e Persosmerise:
Për te arritur te shijohet e gjitha, mos kerko shijen ne asgje.
Për te arritur pasjen e gjithckase, mos duaj te kesh asgje.
Për te arritur te jesh gjithckaja, mos duaj te jesh asgjeja.
Për te arritur ne njohjen e gjithckase, mos kerko te dish ndonje gje ne asgje.
Për te ardhur ne ate qe tani nuk shijon, duhet te kalosh nepër aty ku nuk shijon.
Për te arritur ate qe nuk di, duhet te kalosh andej ku nuk di.
Për te arritur ne kamjen e asaj qe nuk ke, duhet te kalosh tani andej ku nuk ke asgje.
Për te arritur ate qe nuk je, duhet te kalosh andej ku tani nuk je.
eshte marre dhe pervetesuar nga poeti Tomas Elioti ne poemat e tij "Kater kuartetet":
In order to arrive there,
to arrive where you are, to get from where you are not,
you must go by a way wherein there is no ecstasy.
In order to arrive at what you do not know
you must go by the way which is the way of ignorance.
In order to possess what you do not possess
you must go by the way of dispossession.
In order to arrive at what you are not
you must go through the way in which you are not.
And what you do not know is the only thing you know
and what you own is what you do not own
and where you are is where you are not.
Ne spiritualitet dhe veprat e Gjonit te Kryqit është frymezuar eshe kantautorja Gjuni Ruso ne periudhen e fundit te prodhimit te saj artistik, me kengen "Figura e tij".
Thënie nga Gjoni i Kryqit
Redakto- "Zgjimi yne është nje zgjim i Perendise, dhe ringjallja jone është nje ringjallje e Perendise".