Shakira Mebarak
Shakira Isabel Mebarak Ripoll (lindur më 1 Shkurt 1977) është një këngëtare, kërcimtare, kompozitore, afariste dhe filantropiste kolumbiane. Lindur dhe rritur në Barranquilla, Mebarak fillojë të përformojë, demostrojë në shkollë muzikën amerikano-jugore, muzikën arabe dhe rock and roll-in.
Shakira Mebarak Ripoll | |
---|---|
Background information | |
Emri i lindjes | Shakira Isabel Mebarak Ripoll |
Lindi | Barranquilla, Kolumbi | 1 shkurt 1977
Zhanret | Dance-pop Latin pop Adult Contemporary Pop/Rock |
Këngëtare aktore producente filantrope | |
Instrument(et) | Vokal kitarë harmonikë daulle |
Vitet aktik | 1991 — |
Labeli | |
Website | shakira.com |
Biografia
RedaktoFëmijëria dhe fillimet
RedaktoBabai i saj, Don William Mebarak Chadid, është i lindur në Nju Jork dhe ka prejardhje lebaneze, nëna e saj, Nidia del Carmen Ripoll Torrado është kolumbiane me prejardhje spanjolle dhe italiane. Mebarak është fëmija i vetëm i përbashkët i tyre. Babai i saj ka nga një martesë e mëparshme edhe 8 fëmijë të tjerë. Mebarak ka 5 vëllezër dhe 3 motra nga ana e babait.
Që në moshën 8 vjeçare, Mebarak ka filluar të shkruaj dhe të kompozojë këngë. Shumë herë ishte objekt i përqeshjeve të fëmijëve të tjerë, të cilëve nuk ju pëlqente zëri i saj. Por Mebarak për të vërtetuar të kundërtën, mori pjesë në gara të ndryshme të muzikës për fëmijë, ku edhe fitoi. Gjuha e saj amtare është Spanjishtja, por ajo ka kënduar edhe në Anglisht, Portugalisht dhe Frëngjisht.
1991-1994
RedaktoAjo ndërroi vendbanimin kur ishte në moshën 13 vjeçare dhe prej vendlindjes së saj Baranquilla shkoi në Bogota. Një vit më vonë (në qershor 1991) ajo solli në shitje albumin e saj të parë “Magia” (shq. Magjia) nën Sony BMG. Ky nuk korri aq sukses të madh, po ashtu as albumi i saj i dytë “Peligro” (shq. Rreziku) në vitin 1993.
Më vonë ajo ju përkushtua aktrimit dhe mori një rol në një telenovelë kolumbiane (El oasis). Nuk kishte aq eksperiencë në aktrim dhe si aktore nuk ishte e mire, por kjo kohë i ndihmoi të krijoj më shume shoqëri dhe lidhje në biznesin e arteve në përgjithësi.
1995 – 2000
RedaktoNë vitin 1995 ju kthye përsëri muzikës: albumi i saj “Pies Descalos” (shq. Këmbëzbathur) kishte sukses komercial. Kënga “Estoy aqui” (shq. Ja ku jam) arriti vendet e para në top-listat kolumbiane dhe i solli kureshtjen dhe interesin ndërkombëtar muzikës së saj. Ky album u prodhua edhe në formë tjetër: “The Remixes”.
Më 1997 Mebarak themeloi fondin “Pies Descalos” (shq. Këmbëzbathur) me të cilin ju ndihmon fëmijëve në Kolumbi. Së bashku me Ministrinë e arsimit si dhe Institutin kolumbian për ndihmë ndaj familjes, ky fond ka një program me përmasa arsimore si dhe ndihma ushqimore për fëmijët e pastrehë dhe nevojtar. Në Kolumbi jetojnë tani për tani mbi 800 000 fëmijë, që kanë qenë viktima të dhunës dhe mbi 2 milion fëmijë nuk shkojnë në shkollë!
Më 1998 ajo u takua me Papë Gjon Palin II, nga i cili u nominua si ambasadore e vullnetit të mirë.
Mebarak u njoftua me Emilio Estefan Jr., i cili u bë producenti i albumit të saj me radhë “Dónde están los ladrones?” (shq. Ku janë hajdutët?). Ky ishte një prodhim i shtrenjtë, me një shumë shpenizimesh prej 3 milion dollarësh dhe ishte i suksesshëm si në treg e po ashtu i çmuar nga kritikët. Përmbante ndër të tjera këngët “Inevitable” (shq. E pashmangshme) si dhe hit-këngën “Ojos Asi” (shq. Sy si këta). Pasoi një album në MTV-Unplugged, që u publikua edhe si DVD. Mebarak u bë e njohur në mbarë botën te të gjithë popujt latin falë kombinimit të bukur të rokut dhe muzikës latine.
Në gusht 2000 ajo fitoi në kategorinë International Viewer's Choice Award në MTV Video Music Awards me "Ojos Asi."
Në mars të vitit 2000, Mebarak filloi turne tremujore "Tour Anfibio" në Amerikën Latine dhe në ShBA, që përfundoi me sukses.
2001 – 2003
RedaktoNë vitin 2001 me albumin “Laundry service” arriti të fitoj edhe popujt tjerë në anën saj, pasi që ky album ishte kryesisht në gjuhën angleze (përmban 4 këngë në atë spanjolle). Me tekste në këtë gjuhë ju përshtat shijes së masave. Kritikëve nuk ju pëlqyen mangësitë e saj gjuhësore në këngë. Por kjo nuk e pengoi aspak suksesin e këngëve “Whenever, Wherever”, “Underneath your clothes” etj .
Në vitin 2002 ajo publikoi në gjuhën spanjolle albumin me këngët më të suksesshme të saj “Grandes éxitos”.
Në shtator 2002 Shakira ishte një ndër këngëtaret e fundit që fituan në kategorinë International Viewer's Choice Award në MTV Video Music Awards me “Suerte”. Kjo kategori nuk ekziston më.
Në tetor të po këtij viti, ajo fitoi 5 herë “MTV Video Music Awards Latin America” në kategoritë : Best Female Artist, Best Pop Artist, Best Artist—North (Region), Video of the Year (për “Suerte”), dhe Artist of the Year
Më 2003 filloi turne botërore "Tour of the Mongoose", që pati një sukses shumë të madh. Shakira i shkruan këngët e saj vetë por ka edhe bashkëpunim me Luis Fernando Ochoa dhe Lester Mendez.
Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi Gabriel Garcia Marquez ka shkruar për të: “Muzika e Shakirës ka një notë personale, që nuk i ngjan asnjë tjetre. Askush nuk mund të këndoj dhe vallëzoj si ajo, në çdo moshë, me atë lloj sensualiteti të pafajshëm, që si duket është zbulim i saj”.
2005 – 2006
RedaktoNë qershor të 2005 Shakira publikoi njërin prej dy albumeve të reja, atë në gjuhën spanjolle “Fijación oral Vol. 1.”. Prej këtij albumi u bë e njohur kënga “La tortura”, në të cilën ajo punoi me spanjollin Alejandro Sanz.
Më 3 nëntor 2005 Shakira fitoi në MTV Europe Music Awards në kategorinë Best Female, dhe u bë këngëtarja e parë e muzikës latine, që ka fituar ndonjëherë një çmim të MTV-së jashtë Amerikës Latine.
Shakira këndoi në Paris më 2 korrik 2005 me rastin e koncerteve mbarëbotërore të “Live 8”. Më 25 nëntor të po këtij viti doli në shitje albumi i saj në gjuhën angleze “Oral Fixation Vol. 2.”. Nga ky album doli kënga “Don´t bother”
Më 8 shkurt 2006 fitoi për herë të dytë Grammy-n në kategorinë "Best Latin Rock/Alternative Album" për albumin “Fijación Oral Vol 1.”.
Më 14 shkurt 2006 u transmetua për herë të parë kënga "Hips Don't Lie" (me Wyclef Jean), që pretendon të bëhet hiti i verës 2006. Është një mix i ritmit të Kolumbisë, Haitit, të atij oriental dhe të Karibikut . Kjo këngë po ashtu gjendet në CD-në e filmit “Dirty Dancing Havana Nights”. Shakira do të vejë ne treg një version të ri të albumit “Oral Fixation Vol. 2.”, që do të përmbaj edhe këtë këngë si dhe “La tortura”. 2006-2009 Shakira ka nxjerre albumin e saj te ri, i cili titullohet "She Wolf " ( ujkonja ). Eshte nje album i nje niveli shume te larte. Per kete album ka kontribuar ne menyre te jashtezakonshme grupi me i ri politik, i cili quhet NSAAP. Ky grup ka kontribuar financiarisht dhe pa mbështetjen tij nuk do të ishte i mundur realizimi i ketij albumi.
Jeta personale
RedaktoMebarak filloi një marrëdhënie me avokatin argjentinas Antonio de la Rúa në vitin 2000. Në një intervistë të vitit 2009, Mebarak deklaroi se marrëdhënia e tyre tashmë ka punuar si çift i martuar dhe se "ata nuk kanë nevojë për dokumente për këtë". Pas 11 vitesh së bashku, Mebarak dhe de la Rúa, u ndanë në Gusht 2010 në atë që ajo e përshkroi si "një vendim të përbashkët për të marrë kohë larg nga marrëdhëniet tona romantike". Ajo shkroi se çifti "e konsideron këtë periudhë të ndarjes si të përkohshme", me de la Rúa që mbikëqyr "interesat e biznesit dhe të karrierës së Mebarak ashtu si ai gjithmonë ka bërë". Siç raportoi për herë të parë në Shtator 2012, de la Rúa paditi Mebarak në Prill 2013, duke kërkuar 100 milionë dollarë që besonte se ai ishte në hua pasi Mebarak papritur ndërpreu partneritetin e saj të biznesit me të në Tetor 2011. Padia e tij u shkarkua nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit në Gusht 2013. Mebarak ishte në një marrëdhënie me futbollistin spanjoll Gerard Piqué, i cili luan për FC Barcelona dhe ekipin kombëtar spanjoll në 2011. Ata u takuan për herë të parë në pranverën e vitit 2010, kur Piqué u shfaq në videoklipin muzikor për këngën e Mebarak "Waka Waka", kënga zyrtare e Kupës së Botës FIFA 2010. Mebarak lindi djalin e parë të çiftit, Milan Piqué Mebarak, më 22 Janar 2013 në Barcelonë, Spanjë, ku familja kishte marrë vendbanimin. Mebarak lindi djalin e tyre të dytë, Sasha Piqué Mebarak, më 29 Janar 2015. Mebarak u nda nga partneri I saj, Piqué.
Diskografia
RedaktoCD
Redakto- 1991 - Magia
- 1993 - Peligro
- 1995 - Pies Descalzos
- 1997 - The Remixes
- 1998 - ¿Dónde Están Los Ladrones?
- 2000 - MTV Unplugged
- 2001 - Laundry Service
- 2001 - Servicio De Lavanderia
- 2002 - Laundry Service: Washed & Dried
- 2002 - Grandes Éxitos
- 2004 - Live & Off the Record
- 2005 - Fijación Oral Vol. 1
- 2005 - Oral Fixation Vol. 2
- 2007 - Oral Fixation Tour
- 2009 - She Wolf
- 2010 - Sale el Sol
- 2011 - Live from Paris
- 2014 - Shakira
- 2017 - El Dorado
DVD
Redakto- 2002 - MTV Unplugged
- 2002 - VH1 Divas 2002
- 2004 - Live And Off The Record
- 2005 - En Vivo Y en Privado
- 2007 - Oral Fixation Tour
- 2011 - Live from Paris
Këngët
Redakto- 1995 - Dónde Estás Corazón
- 1995 - Estoy Aquí
- 1997 - Se Quiere, Se Mata
- 1997 - Antología
- 1998 - Ciega, Sordomuda
- 1998 - Ojos Así
- 1999 - Tú
- 2001 - Whenever, Wherever
- 2002 - Underneath Your Clothes
- 2002 - Objection (Tango)
- 2003 - The One
- 2005 - La Tortura (featuring Alejandro Sanz)
- 2005 - Don't Bother
- 2006 - Hips Don't Lie (featuring Wyclef Jean)
- 2006 - Illegal (featuring Carlos Santana)
- 2007 - Beautiful Liar (featuring Beyonce)
- 2009 - She Wolf
- 2009 - Did It Again
- 2010 - Gypsy
- 2010 - Waka Waka (This Time for Africa) (featuring Freshlyground)
- 2010 - Loca (featuring El Cata)
- 2010 - Loca (featuring Dizzee Rascal)
- 2011 - Rabiosa (featuring El Cata)
- 2011 - Rabiosa (featuring Pitbull)
- 2011 - Je l'aime à mourir
- 2012 - Addicted to You
- 2014 - Can't Remember to Forget You (featuring Rihanna)
- 2014 - Empire
- 2014 - Dare (La La La)
- 2014 - La La La (Brazil 2014) (featuring Carlinhos Brown)
- 2016 - Try Everything
- 2016 - La Bicicleta (with Carlos Brown)
- 2016 - Chantaje (featuring Maluma)
- 2017 - Deja Vu (with Prince Royce)
- 2017 - Me Enamoré
- 2017 - Perro Fiel (featuring Nicky Jam)
- 2018 - Clandestino (with Maluma)
Çmime
RedaktoGrammy Award:
- 2001 - Best Latin Pop Album (MTV Unplugged)
- 2006 - Best Latin Rock/Alternativ Album (Fijacion Oral vol.1)
Latin Grammy Award :
- 2000 - Best Female Rock Vocal Performance (Octavo Día)
- 2000 - Best Female Pop Vocal Performance (Ojos Así)
- 2002 - Best Music Video (Suerte)
MTV Europe Music Awards:
- 2005 - Best Female Artist
MTV Latinoamérica Award :
- 2002 - Artist Of The Year
- 2002 - Video of the Year "Suerte"
- 2002 - Best Pop Artist
- 2002 - Best Female Singer
- 2002 - Best artist of the North
- 2005 - Artist Of The Year
- 2005 - Video of the Year "La Tortura"
- 2005 - Best Pop Artist
- 2005 - Best Female Singer
- 2005 - Best Artist from Central region
World Music Award :
American Music Award :
- 2005 - Best Latin Artist
Billboard Music Award :
- 2005 - Latin Song of the Year "La Tortura"
- 2005 - Latin Albums Artist of the Year
- 2005 - Latin Album of the Year "Fijacion Oral vol. 1"
Billboard Latin Music Award :
- 1997 - Best Album, "Pies Descalzos"
- 1997 - Best Video, "Estoy Aquí"
- 1997 - Best New Artist
- 1999 - Best Female Pop Artist
- 2001 - Best Latin Album (MTV Unplugged)
NRJ Music Awards :
- 2003 - Best International Song (Whenever, Wherever)
- 2003 - Best International Album (Laundry Service)
- 2003 - Best International Female Artist
- 2005 - Best International Song (La Tortura)
Filmography
Redakto- Artikulli kryesor: Shakira videography
Viti | Titulli | Roli | Shënime |
---|---|---|---|
1994 | El oasis | Luisa Maria Rico | |
2001; 2005; 2009 |
Saturday Night Live | Vetja / Musafire muzikante | Episodi: "Gerard Butler/Shakira" Episodi: "Alec Baldwin/Shakira" Episodi: "Derek Jeter/Shakira/Bubba Sparxxx" |
2002 | Popstars | Asistentja e mentorit | Sezoni 1 |
2002 | Taina | Vetja | Episodi: "Abuelo Knows Best" |
2005 | 7 vidas | Vetja | Episodi: "Todo por las pastis" |
2009 | Ugly Betty | Vetja | Episodi: "The Bahamas Triangle" |
2010 | Wizards of Waverly Place | Vetja | Episodi: "Dude Looks Like Shakira" |
2013–2014 | The Voice | Coach / Mentor | Sezoni 4 dhe 6 |
2014 | Dreamland | Vetja | Episodi: "3" |
Viti | Titulli | Roli | Shënime |
---|---|---|---|
2002 | Shakira: The Documentary Film | Vetja | Documentar |
2007 | Pies Descalzos Foundation | Vetja | Documentar |
2011 | Hagamos que Salga El Sol | Vetja | Documentar |
2011 | A Day with Shakira | Vetja | Documentar |
2016 | Zootopia | Gazelle[1] |
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqja zyrtare
- Shakira world tour 2006
- Shakira Mebarak tek IMDb
- Shakira Media
- Largest Shakira Photo Gallery
- Viva Shakira
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaTHRShakira