Dr. Shefqet Krasniqi (lindi në Sibofc, komuna e Kastriotit-rajoni i Prishtinës, 20 qershor 1966) ështe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame[1], imam në Xhaminë e MadhePrishtinë,[2] veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,[3] përkthyes dhe botues i disa librave me tematikë fetare.[1]

Haxhi

Shefqet Krasniqi
TitulliHoxhë
Personal
LindurQershor 20, 1966 në Siboci, Obiliq
FejaMyslimanë
EtniaShqiptar
RajoniEvropë
JurispodencaHanefi
Interesi kryesor (et)Hadith, Fikh, Texhvid

Për publikun në përgjithsi është i njohur per shumëllojshmërinë e aktiviteteve te tij, qoftë nga mimberi dhe mihrabi i Xhamisë si hatib dhe ligjërues, e qofte edhe nga mediet vizuale, te dëgjuara, elektronike dhe te shkruara.

Biografia Redakto

Jeta e hershme Redakto

Shkollėn fillore e kryen nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė medresen “Alauddin’’- nė Prishtinė. Mė 1986 shkon nė MedineArabisė Saudite, ku me sukses pėrfundon studimet nė Fakultetin e Gjuhės dhe Letėrsisė arabe. Studimet pasdiplomike i vazhdon nė tė njejtin vend (Medine), nė degėn e Sheriatit (ligjit) islam, nė tė cilėn edhe magjistron. Nė vitin 2001, pas plot 15 vitesh tė qėndrimit nė Medine, mbron doktoratėn nė lėminė e Sheriatit islam.[nevojitet citimi]

Shkollën fillore e kreu në fshat ku u dallua për zgjuarsi të rrallë për çka edhe shumë nga arsimtarët i propozuan që shkollën e mesme ta vazhdonte në degën e mjekësisë apo në ndonjë drejtim tjetër me perspektivë. Por, dashuria për fenë dhe dëshira për studim të saj bënë që Doktori ynë të zgjedhë Medresenë para çdo shkolle tjetër. Pasioni për dijen dhe dashuria e flaktë për fenë Doktor Shefqet Krasniqin do ta bëjnë të dallohet për zgjuarsi dhe angazhim edhe në Medrese.

Pas shërbimit ushtarak, Shefqeti do të vazhdojë rrugëtimin e tij për nxënie të dijes por kësaj radhe jashtë vendit. Më 1986 pranohet në Medinën e Pejgamberit, alejhi’s selam, gjegjësisht në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe ku pas katër vite studimesh dhe dy vite paraprake në gjuhë, diplomon.

Vullneti do ta shtyjë Dr. Shefqetin që me gjithë rezultatet e arritura të mos ndalet. Ai pa pushuar fare vazhdon studimet postdiplomike por kësaj radhe në Shkencën e Jurisprudencës Islame apo Fikhut, ku me suksese të larta fiton titujt akademikë Magjistër më 1996 dhe Doktor shkence më 2001.

Me të mbaruar të studimeve të larta, Dr. Shefqeti kthehet në vendlindje ku fillimisht emërohet profesor në FSI e më pas edhe Imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Karriera Redakto

Detyrën e Profesorit do ta ushtroj për pesë vite akademike me radhë ndërsa detyrën e Imamit vazhdon ta mbajë ende. Profesionalizmi i dëshmuar dhe sinqeriteti në punë, sidomos në fushën e gjerë të Davetit, Dr. Shefqetin brenda një kohe shumë të shkurtër do ta bëjnë një emër të njohur, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë, në diasporë. Kjo sigurisht, fale laramanise dhe shumëllojshmëria te aktiviteteve te tij, qoftë nga minberi dhe mihrabi i Xhamise si hatib dhe ligjërues, e qofte edhe nga mediet vizuale, te dëgjuara, elektronike dhe te shkruara.

Më konkretisht, Dr. Shefqeti është në shërbim të myslimanëve në Xhami ku mban rregullisht Hytben e Xhumasë dhe ligjërata tjera shkencore; është në shërbim të myslimanëve në TV ku mban emisione fetare të drejtpërdrejta, e po kështu në Radio; është në shërbim edhe nëpërmjet shtypit. Në të gjitha këto vende dhe mediume Dr. Shefqeti ishte dhe vazhdon të mbetet avokat i të drejtave të myslimanëve, e me theks të veçantë të femrave myslimane, të drejtat e të cilave në vazhdimësi po shkelen.

Dr.Shefqetin titujt akademikë nuk do ta pengojnë që të ulet para dijetarëve për të marrë dituri. Kështu, herë pas here, në vizitat që iu bën qoftë vendeve të shenjat qoftë vendeve tjera arabe, ai shfrytëzon rastin dhe përfiton dije të reja, të cilat janë kurorëzuar me inkuadrimin e tij në radhët e dijetarëve eminentë të kohës

Më qartë, Dr. Shefqet Krasniqi që nga viti 2009 është anëtar i Lidhjes se Dijetarëve Muslimanë gjegjësisht anëtar i kryesisë së kësaj lidhje. Ndonëse puna dhe fokusi i tij janë më shumë të theksuara në edukimin e drejtpërdrejtë të myslimanëve, dhe këtë me ligjërata, takime dhe tribuna fetare, Dr. Shefqeti gjurmë po lë edhe në shkrime.

Shkrimet e rregullta javore në gazetën e përditshme kosovare "Epoka e Re" dhe ky promovim janë dëshmia më e mirë për këtë.

Deri më tani ka të botuar librin: "Texhvid i preferuar - Kur'an për të lexuar", që i kushtohet rregullave të leximit të Kur'anit.

Pastaj librin "Rruga e Ndriçuar", libër i cili flet për biografinë e Pejgamberit a.s. nga lindja deri në vdekje, libër ky i cili është pritur shumë mirë dhe është cilësuar shumë tërheqës dhe prekës. Pastaj "Qëndrime në Kohë 1", që është përmbledhje shkrimesh të artikujve të të gazetës "Epoka e Re" në vitet 2009-2010

Pastaj libri "Qëndrime në Kohë 2", i cili është vazhdim i atyre shkrimeve në të njejtën gazetë për vitin 2012, e që veq sa ka dalur nga shtypi. Pastaj ka të përkthyer librin: "Të drejta në të cilat ftoi natyra e njeriut dhe i pranoi Sheriati" nga autori Shejh Muhad Saalih Uthejmin, pastaj "Akide Ehli Syneti dhe Gjemati" nga i njejti autor.

Pastaj ka shtypur dy librat e tij të magjistraturës dhe atë të doktoraturës.

Bile këtë të fundit ("Trasmetimet e Ebu Hanifes nëpërmjet Hasen Bin Zijad Eluluij") e ka përkthyer edhe në gjuhën shqipe e që është para botimit.

Botimet Redakto

  • Texhvid i preferuar - Kur'an për të lexuar që i kushtohet rregullave të leximit të Kur'anit.
  • Rruga e Ndriçuar - libër i cili flet për biografinë e Muhamedit nga lindja deri në vdekje.
  • Qëndrime në Kohë 1 - përmbledhje shkrimesh të artikujve të gazetës Epoka e Re në vitet 2009-2010.
  • Qëndrime në Kohë 2 - përmbledhje shkrimesh të artikujve të gazetës Epoka e Re në vitin 2012.
  • Trasmetimet e Ebu Hanifes nëpërmjet Hasen Bin Zijad Eluluij.

Përkthimet Redakto

  • Të drejta në të cilat ftoi natyra e njeriut dhe i pranoi Sheriati nga autori Shejh Muhad Saalih Uthejmin
  • Akide Ehli Syneti dhe Gjemati nga autori Shejh Muhad Saalih Uthejmin.

Referime Redakto

  1. ^ a b Biografia e Hoxhe Shefqet Krasniqit
  2. ^ "Ja kush është imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi". Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2018. Marrë më 21 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Shefqet Krasniqi:Ja pse nuk tregova se isha ne uck". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2019. Marrë më 21 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)