Sistemi Ndërkombëtar i Njësive
Sistemi Ndërkombëtar i Njësive është forma bashkëkohore e sistemit metrik dhe është sistemi i njësive me shtrirjen më të madhe në botë, i përdorur edhe në tregti edhe në shkencë. Ai përbëhet nga një sistem koherent i njësive të madhësive të ndërtuara në 7 baza. Ai përkufizon 22 njësi të emëruara, dhe përfshin shumë njësi të tjera të rrjedhura. Sistemi po ashtu përmban edhe 22 parashtesa.
Sistemi u publikua në vitin 1960 si rezultat i një iniciative që filloi në vitin 1948. Ai bazohet në sistemin e njësive metër-kilogram-sekond (MKS) më shumë se çdo variant tjetër i sistemit centimetër-gram-sekond (CGS).
Njësitë dhe prapashtesat
RedaktoSistemi SI përbëhet nga një grup i njësive bazë, një grup i njësive të nxjerra me emra të veçantë, dhe një grup i koeficientëve të bazës dhjetore që përdoren si parashtesa. Tërmi Njësi SI përfshin tri kategori, por termi njësi koherente SI përfshin vetëm njësitë bazë dhe njësitë e nxjerra koherente.[1]
Njësitë bazë
RedaktoNjësitë bazë të sistemit SI janë blloqet ndërtuese të sistemit dhe të gjitha njësitë e nxjerra nga to. Kur Maksuelli paraqiti konceptin e sistemit koherent, ai identifikoi tri madhësi që do të përdoreshin si bazë: masa, gjatësia dhe koha. Giorgi më vonë paraqiti nevojën për një njësi bazë elektrike. Teorikisht cilado e rrymës elektrike, potencialit elektrik, rezistencës elektrike, ngarkesës elektrike. Kështu, u zgjodh njësia e rrymës elektrike. Tri njësitë e tjera bazë të sistemit (për temperaturë, substancë dhe intensitet të dritës) u shtuan më vonë.[2][3][4]
Madhësia | simboli | Njësia | simboli | përkufizimi |
---|---|---|---|---|
Gjatësia | metri | m | Një metër është rruga që kalonë rrezja e dritës në vakum brenda (1/299 792 458) sekondash. | |
Masa | grami | g | Masa prej një kg është madhësia e cilindrit që ruhet si prototip i kilogramit në Qendrën Internacionale të Sistemit SI në Paris. | |
Koha | sekonda | s | Është intervali i vibrimit te elementit kimik Caesium Cs me numer atomik 55, e shprehur ne Sekonda dhe qe njihet si "Ora Atomike" (DPM) | |
Intensiteti i rrymës elektrike | amperi | A | 1 Amperi është sasia e rrymës elektrike, që kalon ndërmjet dy përçuesve paralel me gjatësi të pakufizuar në distancë prej një metri që gjenden në vakum,dhe qe jep një force prej 2x10-7 new për Çdo meter gjatesi ndërmjet ketyre dy percuesve. | |
Temperatura | kelvini | K | Një kelvin është 273,16 pjesë e temperaturës termodinamike të pikës së ngrirejs së ujit. | |
Sasia e materies | moli | mol | Një mol është numri i elementeve që e përbëjnë një substancë, që i përgjegjet numrit të atomeve në 0,012 karbon të pastër12C. | |
Intesiteti i dritës | kandela | cd | Një kandelë është intensiteti i dritës një drejtim të caktuar, që një burim i cili prodhon rrezet me frekuencë 540 · 1012 herc, dhe inteziteti i tyre në këtë drejtim është 1/683 W për steradian. |
Njësitë e nxjerra
RedaktoNjësitë e nxjerra të sistemit SI janë formuar nga fuqizimi, prodhimi ose herësi i njësive themelore dhe një të palimituara në numër.[1][2] Njësitë e nxjerra janë të lidhura me madhësi të nxjerra, për shembull shpejtësia është madhësi që rrjedh nga madhësitë themelore të kohës dhe gjatësisë, kështu në sistemin SI njësia e nxjerr është metër për sekond (simboli m/s). Dimensionet e njësive të nxjerra mund të shprehen në terma të dimensioneve të njësive themelore.
Për hirë të komoditetit, disa njësi kanë emrat e vet.[5]
Emri | Simboli | Madhësia | Shprehur në terma të njësive të tjera SI |
Shprehur në terma të njësive themelore SI |
---|---|---|---|---|
radiani | rad | këndi | m⋅m−1 | |
steradiani | sr | këndi hapësinor | m2⋅m−2 | |
hertz | Hz | frekuenca | s−1 | |
njutoni | N | forca, pesha | kg⋅m⋅s−2 | |
paskali | Pa | shtypja | N/m2 | kg⋅m−1⋅s−2 |
xhauli | J | energjia, puna, nxehtësia,Momenti | N⋅m | kg⋅m2⋅s−2 |
vati | W | fuqia | J/s | kg⋅m2⋅s−3 |
kuloni | C | ngarkesa elektrike ose sasia e elektricitetit | s⋅A | |
volti | V | tensioni, forca elektromotore | W/A | kg⋅m2⋅s−3⋅A−1 |
farad | F | kapaciteti elektrik | C/V | kg−1⋅m−2⋅s4⋅A2 |
ohm | Ω | rezistenca elektrike, impedanca elektrike, reaktanca | V/A | kg⋅m2⋅s−3⋅A−2 |
siemensi | S | konduktanca elektrike | A/V | kg−1⋅m−2⋅s3⋅A2 |
weberi | Wb | fluksi magnetik | V⋅s | kg⋅m2⋅s−2⋅A−1 |
tesla | T | densiteti i fushës magnetike | Wb/m2 | kg⋅s−2⋅A−1 |
henri | H | induktanca | Wb/A | kg⋅m2⋅s−2⋅A−2 |
shkalla Celsius | °C | temperatura relative në 273.15 K | K | |
lumeni | lm | fluksi i dritës | cd⋅sr | cd |
lux | lx | illuminance | lm/m2 | m−2⋅cd |
becquerel | Bq | radioaktiviteti | s−1 | |
gray | Gy | doza e absorbuar | J/kg | m2⋅s−2 |
sievert | Sv | doza ekuivalente | J/kg | m2⋅s−2 |
katal | kat | aktiviteti i katalizës | s−1⋅mol |
Parashtesat
RedaktoParashtesat janë shtuar në emrat e njësisë për të prodhuar shumëfishin ose nënfishin e njësive origjinale. Të gjithë ata janë fuqi me bazën 10. Për shembull, kilo- shënon njëmijë dhe mili- shënon një të njëmijtën, kështu që janë një mijë milimetra në metër dhe një mijë metra në kilometër. Parashtesat nuk kombinohet asnjëherë, për shembull një e milionta e një metri është mikrometri dhe jo një milimilimetër. Shumëfishat për kilogramin janë shënuar duke marrë për bazë gramin, kështu që një e milionta e një kilogrami është miligrami, njo mikrokilogrami.[1][6]
10n | Prefiksi | Simboli | Emri | Ekuivalenti decimal | |
---|---|---|---|---|---|
1024 | jota | Y | kuadrilion | 1 000 000 000 000 000 000 000 000 | |
1021 | zeta | Z | triliard | 1 000 000 000 000 000 000 000 | |
1018 | eksa | E | trilion | 1 000 000 000 000 000 000 | |
1015 | peta | P | billiard | 1 000 000 000 000 000 | |
1012 | tera | T | bilion | 1 000 000 000 000 | |
109 | giga | G | miljard | 1 000 000 000 | |
106 | mega | M | milion | 1 000 000 | |
103 | kilo | k | mijë | 1 000 | |
102 | hekto | h | qindë | 100 | |
101 | deka | da | dhjetë | 10 | |
10−1 | deci | d | e dhjeta | 0,1 | |
10−2 | cento | c | e qinta | 0,01 | |
10−3 | mili | m | e mijta | 0,001 | |
10−6 | mikro | µ | e milionta | 0,000 001 | |
10−9 | nano | n | e miliardta | 0,000 000 001 | |
10−12 | piko | p | e bilionta | 0,000 000 000 001 | |
10−15 | femto | f | e biliardta | 0,000 000 000 000 001 | |
10−18 | ato | a | e trilionta | 0,000 000 000 000 000 001 | |
10−21 | septo | z | e triliardta | 0,000 000 000 000 000 000 001 | |
10−24 | jokto | y | e kuadrilionta | 0,000 000 000 000 000 000 000 001 | |
redaktoni kutinë |
Lidhje të jashtme
Redakto- BIPM Bureau International des Poids et Mesures (SI maintenance agency) (home page)
- BIPM brochure (SI reference)
- ISO 80000-1:2009 Quantities and units – Part 1: General
- NIST Official Publications
- NIST Special Publication 330, 2008 Edition: The International System of Units (SI) Arkivuar 25 dhjetor 2018 tek Wayback Machine
- NIST Special Publication 811, 2008 Edition: Guide for the Use of the International System of Units
- NIST Special Pub 814: Interpretation of the SI for the United States and Federal Government Metric Conversion Policy Arkivuar 1 shkurt 2016 tek Wayback Machine
- Rules for SAE Use of SI (Metric) Units
- Sistemi Ndërkombëtar i Njësive në Open Directory Project
- EngNet Metric Conversion Chart Online Categorised Metric Conversion Calculator
- U.S. Metric Association. 2008. A Practical Guide to the International System of Units
Referime
Redakto- ^ a b c International Bureau of Weights and Measures (2006), The International System of Units (SI) (8th ed.), ISBN 92-822-2213-6
- ^ a b c Thompson, Ambler; Taylor, Barry N. (2008). The International System of Units (SI) (Special publication 330) (PDF). Gaithersburg, MD: National Institute of Standards and Technology. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 dhjetor 2018. Marrë më 18 qershor 2008.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Quantities Units and Symbols in Physical Chemistry, IUPAC
- ^ Page, Chester H; Vigoureux, Paul, red. (20 maj 1975). The International Bureau of Weights and Measures 1875–1975: NBS Special Publication 420. Washington, D.C.: National Bureau of Standards. fq. 238–244.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Professor Everett, red. (1874). "First Report of the Committee for the Selection and Nomenclature of Dynamical and Electrical Units". Report on the Forty-third Meeting of the British Association for the Advancement of Science held at Bradford in September 1873. British Association for the Advancement of Science: 222–225. Marrë më 28 gusht 2013.
Special names, if short and suitable, would ... be better than the provisional designation 'C.G.S. unit of ...'.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Thompson, Ambler; Taylor, Barry N. (2008). Guide for the Use of the International System of Units (SI) (Special publication 811) (PDF). Gaithersburg, MD: National Institute of Standards and Technology.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)