Spider-Man

superhero i Marvel Comics
(Përcjellë nga Spiderman)

Spider-Man (Shqip: Njeriu Merimangë) është një personazh fantastiko-shkencor prej Marvel Comics që është krijuar nga Stan Lee dhe Steve Ditko, dy karikaturistë amerikanë. Spider-Man, emri i vërtetë Peter Benjamin Parker është një superhero i cili mbron njerzit nga kriminelëtNew York. Personazhi eshte i njohur për jetën e tij mjaft të zakonshme, ai ka probleme financiale, shkollore, familjare, si çdokush.

Amazing Spider-Man Vol. 2 #50

Sipas këtij personazhi janë xhiruar disa filma dhe seri, po ashtu janë krijuar lojra vizuale.

Zanafilla

Redakto

Peter-i në fillim ishte thjesht një peshkopë pesembedhjetë vjeçar, i tallur dhe diskriminuar nga një nxënës i quajtur Flash Thompson. Ai jetonte me xhaxhanë i quajtur Ben dhe gruan e tij, May në Forest Hills, Queens. Nje ditë ai shkoi në eskursion me shkollën në një panair shkence, atje ishte një makineri radioaktive. Makinerija do testohej dhe në të njëjtën kohë një merimangë u ul nga rrjeta në tavan dhe u infektua me radioaktivitet. Merimanga gjeti rrugën tek dora e Peter-it, dhe e kafshoi. Peter-i filloi të ndihej keq dhe mori leje të dilte jashtë, në mes të rrugës Peter-i ndjehu një ndjesi ne kafkë, ai kthehu kokën dhe pa një veturë duke ju afruar. Ai u hodh lartë dhe e kaloi veturën me disa metra, kjo e befasoj Peter-in dhe dalë nga dalë ai zbuloi se kishte marrë fuqi si të merimangës.

Peter-i vendosi ti perdorte fuqitë për të mirën e vetë duke bërë para. Ai u regjistrua ne një kampionat Wrestling duke mbajtur identitetin e tij të vertet sekret dhe mundi kampionin e mëparshem. Peter-i mori para dhe zgjodhi të krijonte një kostum për të vazhduar biznesin si Spider-Man, ai gjithashtu krijoi pajisje që nxirrnin substancë të ngjashme me rrjetën e merimangës. Disa ditë më vonë atë e ftuan në një serial televiziv për të treguar fuqitë e tij publikut, pasi mbaroi segmenti I tij ai doli prapaskenash dhe ishte duke marrë gjerat e tij kur një roje i berrtiti nga larg të ndalonte nje person me para te vjedhura. Peter-i nuk bëri asgjë dhe e la të ikte, i tha rojes që nuk ishte puna e tij ta ndalonte dhe shkoi rrugës për në shtëpi.

Kur arriti në shtepi ai pa se kishte ardhur policia, i shqetësuar ai u fut brënda dhe mori vesh se nje hajdut i kishte vrare xhaxhain, Ben. Ai gjithashtu mori vesh nga policia se ata e kishin gjetur hajdutin, dhe ishte fshehur në një fabrikë te vjetër. I nxehur, Peter-i veshi kostumin e tij fshehurazi dhe shkoj tek fabrika përpara policisë. Ai u fut fshehurazi brënda fabrikës dhe iu sul hajdutit, Peter-i e ktheu nga vetja dhe pa që hajduti ishte i njëjti burrë që ai nuk ndaloi më perpara. Peter-i u habit dhe e lidhi hajdutin me rrjetën e tij, pasi doli nga fabrika Peter-i u pendua. Një neglizhencë e vogël çoi në vdekjen e xhaxhait që e kishte rritur që nga femijëria, që nga ajo ditë Peter-i u betua se do të perdorte fuqitë e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Dhe aty lindi Superheroi Spider-Man.

Megjithëse ai ka superfuqi, Peter-i ka një jetë personale mjaft normale. Ai ka probleme me para, probleme me marrëdhenie, si çdo njeri. Ai akoma tallet nga shokët e klasës - veçanërisht Flash Thompson - dhe, si Spider-Man-i, ai diskriminohet nga J. Jonah Jameson, shefi i gazetës "Daily Bugle". Ndërsa Peter-i lufton për herë të parë armiqtë e tij, ai përpiqet të blancojë jetën e tij personale si Peter Parker-i dhe aventurat e tij si Spider-Man-i. Me kalimin e kohës, Piter-i mbaron shkollën e mesme, dhe regjistrohet në Universitetin Shtetëror të Empire (një institucion imagjinar i bazuar në Universitetin e Kolumbias dhe Universitetin e Nju Jorkut), ku takon shokun dhe mikun e tij më të mirë Harry Osborn dhe të dashurën Gwen Stacy. Më vonë tezja e tij May e prezanton Peter-in me Mary Jane Watson, mbesa e një shoqeje ë tezes May. Me kalimin e kohës Harry fillon të ketë probleme me drogën, dhe Peter-i përpiqet ta ndihmojë atë. Peter-i më vonë zbulon se armiku i tij Green Goblin, është në të vërtet Norman Osborn, babai i Harry-it. Për një farë kohe, Peter-i heqë dorë nga identiteti i tij si Spider-Man, pasi kishte vështirësi te balanconte jetën personale, por ai më vonë rikthehet si Spider-Man-i. Gjatë një beteje midis Spider-Man-it dhe Doctor Octopus-it, babai i Gwen Stacy-it, kapiteni i Policisë së Nju Jorkut, George Stacy, vritet aksidentalisht gjatë shpëtimit të një fëmije të vogel ( Amazing Spider-Man #90, nëntor 1970).

Në vëllimin #121 (qershor 1973), Green Goblin-i hedh Gwen Stacy nga Ura e Bruklinit (siç është përshkruar në art) ose nga Ura e Uashingtonit (siç është dhënë në tekst). Gjatë përpjekjes së Spider-Man-it për ta kapur dhe ta shpëtuar, ajo vdes. Spider-Man-i, i trishtuar dhe i nxehur tej mase nga vdekja e Gwen-it, i betohet Goblin-it se do ta vrasi. Pas betejës së tyre, Green Goblin vret veten aksidentalisht.

Në kulturën pop

Redakto

Spider-Man është një nga superheronjtë më të njohur të të gjitha kohërave. Ai normalisht konsiderohet si personazhi kryesor i Marvel Comics. Citati i tij "With great power comes great responsibility" (Me fuqi të madhe vjen përgjegjësi e madhe) është një nga citimet më të njohura të superheronjve të përdorura ndonjëherë. Ai gjithashtu është adoptuar në media të tjera të tilla si televizione dhe video lojëra. Në filma ai portretizohet nga Tobey Maguire ne triologjinë e filmave të Sam Raimi që përfshin Spider-Man, Spider-Man 2 dhe Spider-Man 3. Në filmat 'Amazing Spider-Man' ai portretizohet nga Andrew Garfield, dhe më së riu ai portretizohet nga Tom Holland në filmat e Marvel Cinematic Universe (MCU).

Televizioni

Redakto

Spider-Man është shfaqur në televizion shumë herë, si në 'live action' ashtu edhe në programe televizive të animuara. Në animacion ai është shfaqur në një seri televizive 1967 me emrin e tij, ai gjithashtu u shfaq në "Spidey Super Stories" të The Electric Company. Më pas në 1994 u krijua një serial tjetër për të, e quajtur Spider-Man: The Animated Series. Pas filmave të Sam Raimi, ishte një seri e animuar e Spider-Man në MTV e quajtur Spider-Man: The New Animated Series dhe në vitin 2008 u krijua një seri e animuar e quajtur The Spectacular Spider-Man.

Filmat

Redakto

Stampa:Bro man

Armiqt

Redakto

Ndryshe nga shumica e librave komikë, ku heronjtë zakonisht kanë një armik kryesor, (p.sh., Joker-i me Batman-in në DC Comics, Kafka e Kuqe me Kapiten Amerikën, Doktor Doom me Katër Fantastiket etj në Marvel Comics.), Spider-Man është i njohur për faktin se ai nuk ka një armik kryesor, por tre.

1.^ Doctor Octopus konsiderohet si një nga armiqtë më të keq të Spider-Man-it. Ai është cituar si njeriu që Piteri mund të ishte bërë nëse nuk ishte rritur me ndjenjën e përgjegjësisë. Ai është udhëheqësi kryesor i Sinister Six dhe gjithashtu është referuar si "Master Planer". (Amazing Spider-Man #31–33 (1965-1966).

2.^ Norman Osborn, i njohur si Green Goblin është gjithashtu armik i Spider-Man-it. Ai është përgjegjës për vdekjen të së dashurës të Spider-Man-it, Gwen Stacy, në një nga tregimet më të famshme të Spider-Man-it të të gjitha kohërave. Tregim i cili ndihmoj në përfundimin e Epokës së Argjendtë të Librave komik dhe të fillimit të Epokës së Bronzit të Librave komik. Ai është gjithashtu një armik i Spider-Man jo vetëm si Green Goblin, por edhe si Norman Osborn.

3.^ Një tjetër karakter i përshkruar zakonisht si armik është Venom. Eddie Brock, i cili është Venom përshkruhet si versioni i keq i Spider-Man-it në shumë mënyra. Qëllimet e Venom-it zakonisht janë rrënimi i jetës së Spider-Man-it. Venom është gjithashtu një nga armiqtë më të njohur të Spider-Man-it.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto