Wikipedia:Administrata/Administratorë/Kandidatura/Astronomi06
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte KUNDËR
Astronomi06 (diskutim · kontribute)
- Ish Zmarlind5, po e paraqes veten për arsye se mendoj se i kam përmbushur kërkesat e duhura, kontriboj në Wikipedia që nga Nëntori i vitit 2016 dhe kam bërë më shumë se 2500 redaktime dhe diku mbi 850 faqe(196 artikuj) të krijuar. Jam i vetëdijshëm për punën që kam bërë, kritikat i kam marrë si ndihmë që të ndryshoj gabimet e mia, jam komunitativ me administratorët dhe userët tjerë si : Liridon, Planeti, Olsi, 1l2l3k e shumë të tjerë. Pres vendimin, ju faleminderit për mirëkuptim ! Astronomi06 (diskutimet) 14 Shkurt 2018 00:23 (CET)
Votimi
- PËR — Mendoj se ka deshmu dhe ka arrite nivelin qe te jete administrator. –PLANETI DISKUTO 14 Shkurt 2018 08:01 (CET)
- PËR — Mendoj se i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe është i përgjegjshëm . –Bledi.hoxha (diskutimet) 14 Shkurt 2018 13:42 (CET)
- KUNDËR — Është një përdorues aktiv dhe i mirë, por nuk mendoj se ka njohuri të plota teknike për Administrator. --Liridon (diskutimet) 14 Shkurt 2018 16:27 (CET)
- KUNDËR — Shih arësyet poshtë. --1l2l3k (diskutimet) 14 Shkurt 2018 17:05 (CET)
- Arësyet e votës së përdoruesit 1l2l3k: Nuk mendoj që është gati. Përgjigjja ndaj pyetjes së parë tregon qartësisht që nuk kupton rolin e administratorit. Për mua, mbas asaj përgjigjeje, nuk ka as nevojë për pyetje të tjera, pasi do nxirnin akoma më shumë lakuriq faktin që përdoruesi nuk është gati. Po, është në përgjithësi njeri pozitiv, po është akoma në hapat e para si wikipedian. Në tetor 2017 i dhashë statusin e kontrolluesit, po më është deshur t'i komunikoj vazhdimisht gabime. Gjithsesi dua të shtoj se përdoruesi thotë që ka aftësi të mira komunikimi. Unë nuk kam pasur mundësi t'i shoh këto aftësi. Në marrëdhëniet që kam pasur me përdoruesin Astronomi06 kam mbetur i zhgënjyer nga komunikimi me të, ku ai shpeshherë nuk reagon fare ndaj gabimeve që unë i tregoj që ka bërë. Mjaft të shihet faqja e tij e diskutimit, ku shumica e gjërave që unë them s'kanë përgjigje, apo reagim, gjë që vërteton që ai nuk kupton ose nuk do të kuptojë ku është problemi. Le të jap ca shembuj. Astronomi06 con për grisje artikuj që nuk janë fare për grisje, si Nikolla Zdrulli, apo fshin gjithë përmbajtjen e artikullit dhe pastaj e con për grisje, gjë për të cilën u paralajmerua nga Liridoni disa herë. Nëse Astronomi06 do kishte pasur veglat, këto artikuj do na kishin lënë shëndenë me kohë. Gjithashtu, shihni gjendjen e një prej artikujve të bërë nga Astronomi (Germadhat e Malit të Shëlbuem (Akrolis)). Nuk është as i kategorizuar. Kur i thashë ta përmirësonte, më injoroi. Së fundmi, shumica e artikujve të ndërtuar nga Astronomi06 vjen nga nje projekt i Liridonit, ku detyra e tij ishte të bënte copy paste të artikujve vendbanime të Spanjës e Francës, skriptin e të cilëve e kishte bërë gati Liridoni që më parë. Une akoma s'kam parë ende një artikull të saktë të bërë nga hici, bile as të perkthyer nga Astronomi06. Administratori është një figurë cilësitë e të cilit janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me besueshmërinë e sqwikit dhe për arësyet e mësipërme mendoj që Astronomi06 këto cilësi nuk i ka, pra vota ime është negative. --1l2l3k (diskutimet) 14 Shkurt 2018 16:58 (CET)
PËR — I përgjegjshëm në punë, mendoj se i ka përmbushur kriteret. Artibrahimi1974 (diskutimet) 14 Shkurt 2018 22:15 (CET)(Përdorues i ri 2 javë, nuk plotëson kushtin për të votuar)- KUNDËR — Përdorues i mirë, por jo akoma gati për statusin e Administruesit. Shpresoj që vendimi i kësaj kandidature mos të ndikoj në kontributin cilësor që @Astronomi06, po i jep Wikipedia-s. – Βατο (diskutimet) 15 Shkurt 2018 12:29 (CET)
- KUNDËR — – Në përputhje me mendimin e përdoruesit Liridon – AT44 (diskutimet) 15 Shkurt 2018 19:47 (CET)
- PËR — I përgjegjshëm dhe komunikativ, mendoj se i ka përmbushur kriteret e duhura Lenti.Halili (diskutimet) 16 Shkurt 2018 14:43 (CET)
- KUNDËR — Përdorues për statusin e Administruesit jo i knaqshem dhe NDUKUAR nga grupacionet ADMIN.?! - (diskutimet) Koka.
Diskutimi
- Duke pasur parasysh se ne sqwiki kemi disa administratore aktive, dhe shkalla e vandalizmit eshte ulur, gje qe nuk e pershpejton nevojen per administratore te ri. Prandaj per kandidatin @Astronomi06, kam disa pyetje qe shpresoj se mund te na pergjigjet dhe ne te kemi nje bindje me te qarte per te.
- Cfare mendoni se mund te ndihmoni (aftesi qe adminet e tjere nuk e kane, kontribut ne nje fushe ku asnje admin nuk punon) ne ekipin e administratoreve nese ju miratoheni si administrator?
- Gjate kontributit tuaj si redaktor, cila eshte ajo pune qe ti nuk mund ta besh pa titullin administrator? --Liridon (diskutimet) 14 Shkurt 2018 15:03 (CET)
- Pyetja 1: Në laminë e sportit e veqmas në Futboll me krijimin e shumë klubeve dhe emrave të famshëm Futbollistik duke marrë parasysh se 70% e Futbollistëve Shqiptarë nuk kanë artikuj personal. Pastaj shumë klube nuk ekzistojnë fare gjë që më ka shtyrë të kontriboj në Sq.Wiki
- Pyetja 2: Më mungon privilegji që ti bllokoj user-ët të cilet përpiqen të bëjnë vandalizma të ndryshëm dhe të gris artikujt komplet të cilët janë poashtu me përmbajtje joenciklopedike ! Astronomi06 (diskutimet) 14 Shkurt 2018 15:19 (CET)
- Faleminderit @Astronomi06,. Për krijim të artikujve të futbollistëve/klubeve nuk është patjetër një titull Administratori. Shkalla e bllokimeve në sqwiki është e ulët, mesatarisht më pak se 1 në javë, ndoshta përdoruesit me IP më shpesh.--Liridon (diskutimet) 14 Shkurt 2018 16:24 (CET)