Wikipedia:Administrata/Burokratë/Kandidatura/Klein Muçi

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte   PËR

Klein Muçi (diskutim · kontribute)

Përshëndetje!

Pas një periudhe gati 3 vjeçare me privilegje administrative, kam vendosur të kandidoj si burokrat. Gjatë këtyre tri viteve aktiviteti im në "Wikipedia" gradualisht është përqëndruar në pjesën teknike. Kjo përqasje më përball shpeshherë me aprovimin e robotëve të rinj në "Wikipedia", gjë për të cilën nevojiten të drejta burokratike. Pasja e një statusi të tillë do të më përshpejtonte punën në këtë drejtim. Nga ana tjetër, nëse shqyrtohet kjo listë do të shihet se nuk ka pasur një burokrat të ri në Wikipedia-n shqip për më shumë se 12 vjet. Besimi im është se, dhe në mos jo unë, duhet të ketë kandidatë të tjerë të rinj pasi me kalimin e kohës, si në çdo gjë tjetër, entuziazmi fillestar pakësohet dhe aktiviteti bie. Së fundmi, jo vetëm në rënditje por dhe nga rëndësia: Këtë vit kandidova për të drejtat e kujdestarisë në Meta. Besoj se mund të përfshihem sërish në votime së shpejti. Pasja e një pozite burokratike në komunitetin lokal ndihmon në perceptimin e përgjithshëm të votuesve për besueshmërinë tek ai kandidat. Shpresa është që, nëse do të mund të fitoja privilegjet e kujdestarit, siç kam thënë dhe atje, të mundohesha të krijoja më shumë ndërlidhje ndërmjet komunitetit Meta/botëror të Wikimedia-s dhe atij shqiptar. Prej shumë vitesh në Meta ndodhin vazhdimisht diskutime në lidhje me të ardhmen e Wikimedia-s në tërësi, stragjitë e zhvillimit që duhen ndjekur e veprimet konkrete që duhen ndërmarrë. Diskutime që mirëpresin mendimin e kujtdo përdoruesi por në të cilat fatkeqësisht nuk gjendet pothuajse asnjë shqiptar.

Duke u bazuar te kandidatura ime për administrator, po e mbyll me formatin e mëposhtëm.

Çfarë mund të prisni nga unë pasi të bëhem burokrat:

  • Jo shumë ndryshime nga çfarë kam bërë deri tani duke qenë se nuk ekziston ndonjë ndryshim i madh ndërmjet veglave të administratorit dhe atyre të burokratit. I vetmi ndryshim praktik që mund të vihet re në rastin ideal është prania e më shumë robotëve në komunitet dhe automatizimi i disa punëve prej tyre.
  • Fushata (Lobimi) për procedura më fleksible të marrjes (dhe heqjes) së veglave të administratorëve dhe burokratëve. Unë besoj se anëtarët e rinj në komunitet që kanë dëshirë për të punuar duhen motivuar e duhet t'u jepen veglat e kërkuara nëse shfaqin një maturi të nevojshme për përdorimin e tyre. Unë gjithashtu besoj se humbja e këtyre privilegjeve duhet të jetë më e lehtë në rast të një mungese të gjatë aktiviteti nga përdoruesit në fjalë. Kjo do të lejonte ekzistencën e një komuniteti më pak të ngurtë, më dinamik e, me shpresë, më aktiv e frytdhënës në rendiment.

Lista e robotëve të sjellë nga unë deri tani:

  1. InternetArchiveBot - për mirëmbajtjen e lidhjeve të internetit;
  2. Smallem - për mirëmbajtjen e referimeve;
  3. MajavahBot - për mirëmbajtjen e arkivave;
  4. MalnadachBot - për mirëmbajtjen e sintaksës së kodit;

Ju ftoj të lexoni kandidaturën time për administrator në lidhjen më sipër, të gjykoni punën time si administrator deri më tani në lidhje me synimet e ndërmarra aty dhe për çdo pyetje të më shkruani në pjesën "Diskutim" më poshtë.

Faleminderit! - Klein Muçi (diskutimet) 8 tetor 2021 13:32 (CEST)[përgjigjuni]

Votimi

Diskutimi

Faleminderit për besimin! :) - Klein Muçi (diskutimet) 27 tetor 2021 16:54 (CEST)[përgjigjuni]

Reagimi i kandidatit të propozuar

Kandidat i vetëpropozuar.