Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Drenisa. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Drenisa!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Drenisa, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Ajo nuk është një faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Për tu përfshirë më lehtë në komunitet dhe për të rritur frytin e punës tënde, të këshillojmë të shkosh te Portali i Komunitetit.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.


MedaljeRedakto

Për punën e vazhdueshme në lidhje me artikujt për pedagogjinë.

  Medalje
Për punën e mirë që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

-Klein Muçi (diskutimet) 14 maj 2019 20:17 (CEST)

Shumë faleminderit koleg i nderuar Klein Muçi. Respekt juve dhe suksese në punën tuaj fisnike. Me nderime --Drenisa (diskutimet) 14 maj 2019 20:31 (CEST)

Faleminderit! Ju lutem, konsiderojeni mundësinë të shkruani diçka në faqen tuaj personale të përdoruesit pasi krijimi i saj lehtëson komunikimin dhe përfshirjen në komunitet. Gjithsesi mbetet në dëshirën tuaj. Puna e mbarë! :) - Klein Muçi (diskutimet) 15 maj 2019 00:28 (CEST)

KategoritëRedakto

Kam vënë re se krijon vazhdimisht kategori të reja si pjesë e punës tënde me artikujt arsimor. Të lutem, hidhi një sy faqes Ndihmë:Kategoria përpara se të vazhdosh të krijosh kategori të tjera. Po vepron siç duhet, thjesht do të ishte mirë të shtoje dhe atë përshkrimin shabllon siç përshkruhet te faqja më sipër. Kjo dhe mbase të vendosnit dhe kategoritë për kategoritë e krijuara.

Puna e mbarë! :) - Klein Muçi (diskutimet) 9 qershor 2019 17:04 (CEST)

Përshëndetje koleg i nderuar Klein Muçi. Doni të thoni të jap shënime të ngjashme siq janë në këtë faqe Kategoria:Biografi.
Me nderime: --Drenisa (diskutimet) 9 qershor 2019 19:26 (CEST)
Pak a shumë. Ideja ajo është, thjesht teksti është ndryshe. Kemi një tekst shabllon që është mirë të përdorim për t'i standardizuar. Shiko për shembuj kategoritë e mëposhtme:
Shtyp Përpunoni burim te faqet më sipër që ta shohësh tërë kodin përbërës. Do të vësh re që teksti ndryshon pak nga njëri shembull te tjetri. Kjo është në varësi të faktit nëse kategoria është e prirur të ndahet në kategori të tjera bija apo jo. Lexoje me kujdes faqen e ndihmës më sipër paralelisht me kodin përbërës të faqeve shembuj e besoj se do të jetë më e qartë. - Klein Muçi (diskutimet) 10 qershor 2019 03:21 (CEST)
Përshëndetje koleg i nderuar Klein Muçi, shihe si të duket kjo këtu : Kategoria:Psikologji pedagogjike; Nderimet e mia --Drenisa (diskutimet) 10 qershor 2019 17:47 (CEST)
Kategoria që ke sjellë si shembull ndahet në kategori të tjera bija kështu që duhej vetëm pjesa e parë e përshkrimit. Pjesa e plotë do të duhej nëse kategoria nuk do të përmbante kategori të tjera por vetëm artikuj. Shikoje vetë se e ndryshova siç duhet. Shembulli tregon më shumë se fjalët. :)
Këshillë: Vazhdimisht shtyp "Përpunoni burim" dhe shikoni kodin përbërës të faqeve që keni interes. Pastaj mjafton ta kopjosh siç është dhe të ndryshosh vetëm pjesët që të nevojiten për të replikuar të njëjtin rezultat diku. - Klein Muçi (diskutimet) 10 qershor 2019 18:26 (CEST)

MedaljeRedakto

  Medalje
Për punën e mirë që po bën në artikujt me tematikë në lidhje me sociologjinë në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Βατο (diskutimet) 14 nëntor 2019 11:55 (CET)

PërkthimetRedakto

Përshëndetje, Drenisa! :)

Po shoh morinë e artikujve të rinj që po krijon së fundmi. Po përdor veglën e përkthimeve? Si funksionon, mirë? Ke pasur probleme gjatë përdorimit? - Klein Muçi (diskutimet) 16 nëntor 2019 17:23 (CET)

Përshëndetje koleg i nderuar Klein Muçi.

Faleminderit për interesimin tuaj. Nganjëherë edhe kam probleme të vogla me veglën e përkthimit ose si pasojë e mosfunksionimit mbase të rrjetit e ndoshta edhe me nivelin e (mos) njohjes së gjuhës angleze. Tjera probleme nuk kam vërejtur. Gjithë të mirat. Me nderime --Drenisa (diskutimet) 16 nëntor 2019 19:24 (CET)

Kuptoj. Pyes pasi, nëse i keni ndjekur diskutimet në Kuvend këto kohë, sapo e kemi aktivizuar si vegël për të gjithë dhe disa përdorues kanë raportuar probleme teknike në lidhje me funksionimin e saj. Butona të caktuara që kur i shtyp nuk kryejnë asnjë funksion, etj. Gjëra të tilla. Është mirë që këto raste të raportohen që ta rregullojmë sa më mirë. - Klein Muçi (diskutimet) 16 nëntor 2019 19:40 (CET)

MedaljeRedakto

  Medalje
Për përkthimet e mira që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Përshëndetje Drenisa! Thjesh dua të të falenderoj e përgëzoj për punën e mirë që po bën më përkthimin e disa artikujve e t'iu inkurajoj të vazhdoni po kështu. -- Euriditi  8 dhjetor 2019 21:42 (CET)