Kjo është faqja ku bëhen kadidimet për përzgjdhjen e kotrollorëve të adresave IP. Për tu njohur me kushtet lexo Wikipedia:Kontrolluesit e adresave IP

Rregullat e votimit
  • Vota e përdoruesve të regjistuar 30 (ose më pak) ditë para datës së fillimit të votimit nuk është e vlefshme.
  • Numri minimal i votave që votimi të konsiterohet legjitim është pesë.
  • Kandidadi duhet të përmbushë kushtet e përcaktuar dhe duhet të fitojë mbi 70% të votave.
  • Për të votuar zgjidh një nga opsionet: {{PËR}}, {{KUNDËR}}, {{ASNJANËS}} dhe arsyen e votimit. Mos harro nënshkrimin (--~~~~).

Kandidatët dhe votimi

Redakto

Olsi (diskutim · kontribute)

  • Komuniteti i Wikipedias në shqip ka nevojë për një kotrollor të adresave IP. Besoj se kjo do të jetë në të mirë të komnitetit dhe punës në Wikipedia. Gjatë gjithë qëndrimit tim në Wikipedia Olsi është treguar një nga përdoruesit më neutralë dhe më të balancuar. -- Euriditi  17 mars 2013 13:34 (CET)[përgjigjuni]

Votimi

Redakto
  •   PËR - arsyeja? e kam shprehur më lart -- Euriditi  17 mars 2013 13:34 (CET)[përgjigjuni]
  •   PËR - Wikipedia në shqip ka nevojë për një kotrollor të adresave IP. --Visi90 (diskutimet) 17 mars 2013 15:42 (CET)[përgjigjuni]
  •   PËR - Nuk e njoh mirë se kush është Olsi, por dikush duhet ta bëjë një gjë të tillë. Përdoruesi i propozuar nga Euriditi shpresoj të pranojë dhe të fillojë sa më shpejt të marrë për sipër këtë punë kaq të rëndësishme. Shkak është bindja ime e padiskutueshme se përdoruesi Mr. Pseudo dhe Tetovo boy vijnë nga e njëjta IP. Faktet i sjell me mënyrën e njëjtë dhe tekste të ngjashme gjatë redaktimeve, qëllime të njëjta politike në mbrojtje të partisë balliste. Sharjet që vijnë prej këtyre kanë si synim mbrojtjen e pikëpamjeve oportuniste me të gjitha mënyrat. Sulmuet e hapura që këta bëjnë ndaj përdoruesve të tjerë është krejtësisht i pa pranueshëm dhe i duhet ndëshkuar menjëherë. Propozoj që në rast se vërtetohet një gjë e tillë të bëhet bllokimi pa kufi i llogarive të tyre njëlloj si ke Wikipediat e tjera. Babagjysh (diskutimet) 18 mars 2013 11:55 (CET)[përgjigjuni]
  •   KUNDËR - Jo kundër Olsit, por kundër sepse: Së pari, nuk janë shkruar/përkthyer rregullat me imtësi. Së dyti sepse nga sa shoh, duke mos patur ArbCom, duhet ose të zgjidhen dy Checkusera ose asnjë. Shiko pikën 2, mbi Wikit pa Komitet Arbitrimi. Së treti edhe nëse zgjidhen dy, këta duhet të miratohen nga 25-30 editorë/redaktorë aktivë dhe jo me vetëm 70-80% të votave. Pra kriteret duhen të plota. Nëse ne nuk kemi 20-30 redaktorë aktivë, atëhere duhet vendosur në mënyrë unanime me vendim tek kuvendi se duht psh. miratimi i 40%+1 redaktorëve prej totalit të atyre aktivë. Ka edhe më, që i kam shpjeguar gjerësisht këtu. Është çështje e gjatë që do menduar mirë. Gjithesei më poshtë për të treguar se nuk ka asnjëfarë frike nga ana ime, gjendet gjithashtu propozimi im për të hequr menjëherë dyshimet mbi mua (Mr. Pseduo) dhe Tetovo boy.-- Mr. Pseudo diskuto 18 mars 2013 16:24 (CET)[përgjigjuni]
  •   PËR - Me qëllim që të sqarohet rasti në se dy nga përdoruesit në fjalë të qartësohen!--Maja e Lëpjetës (diskutimet) 18 mars 2013 17:18 (CET)[përgjigjuni]
  •   PËR --Kolega2357 (diskutimet) 6 maj 2013 15:48 (CEST)[përgjigjuni]
  •   PËR - Të uroj punë të mbarë! --AT44 Talk! 25 dhjetor 2013 16:15 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi

Redakto

Tani sapo e pash historikun ku duket qartë se përdoruesi Tetovo boy ka dashur gjoja që të votojë me "për", por që më pas është bërë pishman dhe e ka tërhequr votimin e tij. Pak a shumë të njëjtën veprim bëri dhe Mr. Pseudo gjatë votimit të tij për emërimin e Euriditit si Byrokrat. Krahasoni pishmanllëqet e tyre të ngjashme me atë më sipër te këto dy faqe: në fillim përdoruesi Mr. Pseudo votoi me për e më pas u bë si haxhi pishmani dhe votoi me "asnjanjës". Kjo dëshmon edhe njëherë fare qartë që këtu kemi të bëjmë me veprime të luhatshme të një personi të vetëm, veprime tipike këto për të ashtuquajturin "troll".Prandaj dhe i duhet bërë menjëherë kontrolli dhe bllokimi i adresës IP-së

Une e terhoqa vendimin tim pasi nuk mund te votoj sipas rregullores me siper: Llogaria ime eshte hapur me pak se 30 dite perpara. Ndryshe mbeshtetja ime per Olsin eshte e plote. Insinuatat e juaja jane pa baze. Tetovo boy (diskutimet) 18 mars 2013 12:36 (CET)[përgjigjuni]
Unë jam kundër, dhe nuk ka nevojë të shkruaj gjatë, shiko çfarë bën Babagjysh nga mungesa e rregullave apo nga mosrespektimi i tyre...
Ndërkohë për të qetësuar mikun tonë Euridit, që me të drejtë propozon dhe këtë mjetin, të lutem propozo hetimin nga një Stjuard i huaj, sipas pikës 2, për wikit pa ArbCom. Unë jap disponibilitetin tim për tu hetuar nëse pas Mr. Pseudo dhe Tetovo boy qëndroj apo jo unë, dhe anasjelltas. Duhet edhe deklarimi yt, e kështu hetimi mund t'i kërkohet një Stjuardi "ndërkombëtar" të çertifikuar, që të verifikojnë nëse jemi apo jo i njëjti person. Kjo mund të bëhet menjëherë, pa kërkuar votime, nëse edhe ti jep disponibilitetin tënd për t'u hetuar. Disponibilitetin ynë jepet, nëse do të jesh dakord, e kjo duhet theksuar, vetëm për të treguar nëse jemi apo jo i njëjti person, dhe jo për të nxjerrë vendin nga shkruajmë IPnë tonë, apo emra të tjera llogarish që mund të kemi në Wikimedia. Sepse Wiki nuk i ndalon llogaritë e shumëfishta, nëse këto nuk votojnë apo diskutojnë njëkohësosht për të njëjtën temë. Stjuardi do të shqyrtojë kërkesën që duhet dërgaur këtu: Steward_requests/Checkuser, së bashku me lidhjet ku ne deklarojmë disponibilitetin tonë për tu hetuar. Stjuardi do të thotë, me sa di unë, nëse ka apo jo të përbashkëta mes nesh, gjithnjë në mënyrë gjenerale, psh: "shkruajnë nga vende të ndryshme", ose "shkruajnë nga i njëti vend, por me IP të ndryshme"ose "nuk kanë lkidhje fare me njëri-tjetrin". Kaq, asnjë lloj infoje personale nuk do të dalë, të gjitha pra sipas rregullores së Wikit anglisht. Disponibiliteitn tim, nëse edhe ti je dakord, do ta vendos në anglisht tek faqja ime e diskutimit.Pastaj shohim e bëjmë për checkuserin në wikin shqip.-- Mr. Pseudo diskuto 18 mars 2013 15:51 (CET)[përgjigjuni]
Pseudo keto qe thua ti jane rregulla te Meta Wiki. Nuk kam gje kunder tyre, madje edhe une pjesen me te madhe nga ato e kam perkthyer, por çdo projekt wiki ka pavaresi ne vendimarrje. Wikipedia angleze, gjermane dhe Meta Wiki kane standartin qe duhet pranuar nga 25-30 votues me 70-80% vota PRO. Ne nuk kemi kaq perdorues aktive dhe vendosim standartin qe duhet panuar nga minimumi 5 votues me mbi 70% te votave PRO. Deri ketu nuk shoh ndonje gje qe nuk shkon, edhe administratoret me nga 7 vota jane zgjedhur. Nuk e kuptoj ku e ke shqetesimin, politikat e mediawiki (politikat e privatesise) jane universale per cdo projekt (pra vlejnë për çdo projekt dhe për çdo vendimmarrje). Po ta vesh re ne fund te cdo faqeje ke nje lidhje qe thote "Rreth te dhenave vetijake", lexo nenin Access to and release of personally identifiable information per tu konsultuar. Nuk e kuptoj se çfare te shqeteson? -- Euriditi  18 mars 2013 17:57 (CET)[përgjigjuni]
E ke gabim, mua nuk më shqetëson asgjë. Propozimi im është më lartë, ti e ke lesuar dhe nuk po thua gjë mbi të. Pra, në të kundërt më dukesh ti e ndonjë tjetër që po nxitohet për të emëruar një checkuser. Kujtoj se gjithsesi vetë një checkuser nuk do të aprovohet, sepse duhen të pakëtën dy.
Ti bën sikur nuk kupton, por unë po propozoj që rregullat të shkruhen më me imtësi, e që të bihet dakord unanimisht. Nëdrkohë hetimi mund të kryhet nga një Stjuard ndërkombëtar. Tek faqja ime po publikoj "lejen" time, pa qenë nevoja pra që të hapet diskutim nëse duhet të hetohet apo jo. Lexo mirë çfarë shkruaj më lartë. Për t'u kryer hetimi mjaft që edhe Tetovo boy të jap leje vullnetarisht, sikundër unë këtu. Ti më pas e parashtron kërkesën tek Steward_requests/Checkuser. Pse nuk je dakord për këtë mënyrë? -- Mr. Pseudo diskuto 18 mars 2013 18:10 (CET)[përgjigjuni]
Euridit, ti duhet te kandidosh edhe veten tende per checkuser meqe je admini me aktiv, ne menyre qe rregullat e metawiki-t te aplikohen ne menyre korrekte ne sqwiki. Duhen ose minimumi 2 checkusers, ose asnje. Cfare te pengon te kandidosh edhe veten tende? Nuk e besoj te kete ndonje oponence. Gjithe kontribuesit njohin dedikimin tend dhe nuk ka nevoje t'i shkosh nga mbrapa ndonje admini tjeter qe te te kandidoje. Thjesht propozo vetveten tende dhe do kete nje votim edhe per ty. Ne kete menyre do te kemi ty dhe Olsin, dhe rregullat e meta-s do jene ndjekur. Tetovo boy (diskutimet) 18 mars 2013 18:20 (CET)[përgjigjuni]
Përsëri do të votoj kundër. Sepse Euriditin do ta bëjmë Burrokrat, edhe pse unë votova asnjëanës. Nuk është mirë që të përqëndrohen "fuqitë" në pak duar. Ka plot të tjerë, kujtoj: Aeternus dhe Lerriklo. Gjithsesi duhet parë edhe çështja e përqindjes minimale të editor/redaktorëve që duhen votuar. -- Mr. Pseudo diskuto 18 mars 2013 18:38 (CET)[përgjigjuni]
Dakord, meqe thote rregullorja ne metawiki, le te zgjidhen 2 kontrollore. Une nuk do te doja te zgjidhesha pasi dua ta listoj vete veten tek lista e presonave per kontroll. Kontrolli, qofte nga Ombudsman commission, qofte nga kontrolloret lokale qe do te kryeht mbi te gjithe perdoruesit qe kane komentuar ne seksionet e kuvendit Diskutoni se ç'duhet bërë me artikuj të dyshimtë si Lufta Civile 1943-1944, OFERTE PER PAQTIM!!!! dhe Paralajmërim ndaj Babagjysh për fjalët e pista dhe vandalizmat e bëra nga ai pasi këtu kane komentuar dhe kane shprehur opinione përdoruesit e dyshuar si marioneta Përdoruesi:Tetovo boy, Përdoruesi:Adriatik Çela dhe Përdoruesi:Arb.iter (përse të dyshuar? përdorues të rinj që futen në diskutime qe kane nisur ne te kaluaren ngjallin dyshim). Pra perdoreusit ndaj te cileve do kryhet kontrolli jane: Përdoruesi:Tetovo boy, Përdoruesi:Adriatik Çela, Përdoruesi:Arb.iter, , Përdoruesi:Babagjysh, Përdoruesi:Euriditi, Përdoruesi:Mr. Pseudo, Përdoruesi:Hatake, Përdoruesi:Maja e Lëpjetës. Si kontrollor te dyte propozoj përdoruesit Aeternus ose Planeti. -- Euriditi  18 mars 2013 18:47 (CET)[përgjigjuni]
Vetem Planeti mund te behet kontrollues i dyte: Aeternus nuk behet dot pasi nuk eshte sysop. Tetovo boy (diskutimet) 18 mars 2013 20:11 (CET)[përgjigjuni]
Thënia e mësipërme e përdoruesit Tetovo boy nuk ka as dhe më të voglën llogjikë arsyetimi. Kontrollues i dytë mund të bëhen të gjithë ata që kanë dhënë prova se punojnë të pa influencuar nga bindje personale. Kryesore është që ata duhet të jenë të drejtë dhe asnjanës në vendimmarrje. Të bësh etiketime se vetëm ky apo vetëm ai e meriton një gjë të tillë është ose një gjykim prej fëmije ose një gjykim paralizë. Babagjysh (diskutimet)

Siç po diskutoja me Eruditin, per vete nuk jam plotesisht i bindur per nevojen e nje checkuser ne nje wiki kaq te vogel (te meta jane mjaft te shpejt). Eshte metevertet nje responsabilitet shume i madh, dhe duhen mar masa qe mos te kompromentohet aksesi tek ajo llogari. Te tjeret te meta i kan marre me para keto masa, se kan nje flluks dhe eksperience shume me te madhe se çdo shpresonim te ndodhte ne sqwiki. --  eagleal  27 tetor 2013 12:08 (CET)[përgjigjuni]

Euriditi (diskutim · kontribute)