Wikipedia:Projekti Fjalori/Gjeografi/V
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Gjeografi apo Vitrina Projekti Fjalori/V ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije |
V
Redakto- Valët shkaktohen nga veprimi i faktorëve të jashtëm, përkatësisht nga erërat,të cilat prishin ekulibrin e pasqyrës së detit dhe i detyrojnë thërmijat e ujit të lëvizin.Elementet e valës varen nga shpejtësia e erës, zgjatja e saj, is dhe sipërfaqja dhe thellësia e detit ku formohen valët. Ato zakonisht arrijnë lartësinë deri në 4 m dhe gjatësi prej afro 100 m. valët e larta shkaktohen nga erëra të fuqishme që kanë drejtim të qëndrueshëm. Detarët kanë shënuar valët me lartësi deri 34 m, mirëpo ato rrallë tejkalojnë lartësinë mëtë madhe se 15 m. Në detin Adriatik lartësia më e madhe e valëve arrin deri në 10 m.[1]
- Vau është vendkalim i cekët e i qetë lumi për njerëz e kashë. Përmendet në shprehjen popullore "Mos hynë në vau pa vau, se të merr lumi". Ndër vaut më të njohurë është Vau i Kukësit anë e përtej Drinin të Bardhë, pastaj Vau i Dejes (Rugovë) po ashtu mbi Drinin e Bardhë.
- Lumi Vardar buron pranë fshatit Vrutok afër Gostivarit në Maqedoni.[1]
- Vargmalet janë male të reja të përbëra nga harqet e kurorave malore. [1]
- Vehabi, antarë i fesë islame i sektes shizmatike vehabiste.[1]
- Vesa bënë pjesë në reshjet e ulta atmosferike. [1]
- Vendkalimi kufitar është një hapësirë e përcaktuar që shërben për të kontrolluar dhe eventualisht për të lejuar përshkimin e personave dhe mallrave nga një shtet në tjetrin. [1]
- Vija bregdetare është vija ku deti përputhet me tokën, e cila mund të jetë e ulët, malore, ranore, shkëmbore e kombinuar etj.[1]
- Madhesia e kupes së qiellit, e cila është e mbuluar me re, quhet vrenjtesi.[1]
- Vrula është burim uji karstik nëndetarë.[1]
- Vullkani - Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm.[1]