Wikipedia:Projekti Fjalori/Gjeografi/M
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Gjeografi apo Vitrina Projekti Fjalori/M ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije |
M
Redakto- Mali është formë impressive relievore në të vërtetë është formë e ngritur në Tokë, e krijuar si rezultat i aktivitetit të korës së Tokës.[1]
- Malet mollake janë male të vjetra që janë krijuar me procese tektonike vertikale, të cilat nuk kan drejtim të caktuar , për ndryshim nga malet e reja.[1]
- Malet
- Malet e Karadakut (Malet e Zeza), e që në shumicën e rasteve njihet si Karadaku i Shkupit. [1]
- Malet e Sharrit
- Mali i Kopaonikut përfshinë hapsirën rreth luginës së lumit Ibër në perëndim dhe pjesëve të larta të Kopaonikut në lindje. Kopaoniku ka një shtrirje gati meridionale prej lokalitetit Qirkoviq në veri deri te vendbanimi i Dubnicës së Epërme në jug në një gjatësi prej 60 km dhe gjerësi 20 km (gjatësia e përgjithshme është 100 km ). Prej majës Pançiq (2017 m, pika më veriore e teritorit të Kosovës), Çardak(1590 m), Pilatovicë (1703 m), Oshtro Kople (1789 m) dhe majës Barel (1789 m) në lindje, relievi gradualisht në drejtim të luginës së lumit Ibër.[1]
- Mali i Rogoznës shtrihet prej majës së Lipovicës ( 972 m ) në veri e deri te Mitrovica në jug. Përfshinë një brez të ngushtë midis Rogoznës në perëndim dhe lumit Ibër në lindje. Relievi i Rogoznës bie gradualisht në drejtim të luginës së Ibrit. Në krahasim me malin e Kopaonikut, kjo e Rogoznës është më pak dinamike. Lumenjtë Sanjska dhe Jashanica, degë të majta të Ibrit, me lugina të ngushta e të thella paraqesin pjesët më të ulëta të relievit, përkundër Rogoznës ( 1505 m )së lartë.[1]
- Malet e Hasit me Pashtrikun janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmnicë.Malet e Hasit me Pashtrikun janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmnicë.
- Maja Pançiq është maja më e lartë malore në Malin e Kopaonikut, e cila ndodhet në pikën më veriore të kufirit të Kosovës.Lartësia mbidetare e kësaj maje është 2017 m. Ka marrë emrin nga botanistit serb Josif Pançiq. Në këtë maje malore ndodhet edhe mauzoleu i tij. Në këtë kohë vështirë arrihet në këtë vend për shkak se rreth kësaj maje janë objektet ushtarake serbe. [1]
- Maja e Gjeravicës.-Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Kosovare-Bjeshket e NEMUNA (edhe pse lartesija e vertete mund te eshte per disa metra me e madhe, ende e pa konfirmuar nga GPS), ndersa rradhitet maja e dyte pas majes se malit Korab i cili gjendet ne alpet shqipetare dhe ka lartesine 2764 metra,Maja e Korabit/Mali i Korabit); height from the sea level 2753 m (older data) or 2764 m (newer data confirmed by GPS)41º48'N-20º30'E.[1]
- Mareografi]]
- Mareografi (mare - det , graf - përshkrim) është instrument i cili shërben për përshkrimin e ndryshimeve të nivelit të detit( baticës due zbaticës) i cili zakonisht montohet në një pus të vacant ose tube i cli vëhet në kontakt me detin. Para se të hyjnë në përdorim aparatura digjitale , mareografi ka bërë përshkrtimin në letër të mbështjellur në një cilindër të vaçant. [1]
- Bërrylat shumë të lakuar të shtratit lumor, që shfaqen tek lumenjtë rrafshinorë, të cilët kanë rënie të vogël dhe luginë të gjerë, ku, përshkak të zvoglimit të gërryerjes në thellësi-vertikalisht dhe rritjes së gërryerjes anësorë- horizontale, lumi shpesh gjarpëron në rrafshine tij dhe krijon brryla të mëdhenj ose të vegjel shumë të lakuar (dredha). Mendrat krijohen për shkak të përplasjes së amës së lumit herë në njërin herë në bregun tjetër, duke gërryer vazhdimisht anën e lugët të harkut dhe, nganjëherë, duke e shkëputur tërësisht nga shtrati lumor.[1]
- Meridiani i Griniçit është meridian i cili shfrytëzohet për përcaktimin si referencë ndërkombtare për përcaktimin e gjatësisë gjeogrfaike.
- Meridiani i Griniçit
- Meridiani i Griniçit është meridian i cili shfrytëzohet për përcaktimin si referencë ndërkombtare për përcaktimin e gjatësisë gjeogrfaike.
Meridiani i Griniçit merret si “meridiani zero:, gjegjësisht meridiani cili definohet si 0 i gjatësisë gjeografike . Ai kalon nëpër opservatiumin e Griniçit , nëpër vendin me të njejtin emer në afërsi të Londrës. Meridiani më i largët nga Griniçi (180) paraqet kufirin në mes Hemisferës Perëndimore me atë Lindore.[1]
- Mestikperson melez i lindur nga babai i bardh dhe nëna indiane.[1]
- Meteorologjia.- është shkenca, e cila studjon të gjitha dukuritë fizike në mbështjellsin ajror rreth tokës, respektivisht në atmosferë. Përveç kësaj, metereologjia studjon edhe disa dukuri fizike, të cilat zhviilohen në vet sipërfaqen e tokës, e poashtu edhe në shtresat e sipërme të tokës. Sepse, dukuritë atmosferike nuk ndodhin të izoluara, por janë në lidhje të ngushtë, si në mes veti, ashtu me procese dhe dukuri, të cilat ndodhin në siperfaqen e tokës, në shtresen sipërfaqësore të tokës (deri afro 20-15 m thellësi) dhe në mbështjellsin ajrorrreth tokës.[1].
- Mjegulla është avulli i ujit i kondensuar në shtresat përdhese të ajrit. Mjegulla, sipas marrëveshjes ndërkombëtare, është një turbullirë e tillë e ajrit, me rastin e së cilës objektet përreth mund të shihen vetëm në largësi prej 1 km. Mjegulla shënohet me shenjën ≡.[1].
- Moti si gjendje momentale e atmosferës në një trevë të caktuaru nënshtrohet ndryshimeve të përhershme. Elementët që ndikojnë në mot janë : teperatura e ajrit, shtypja atmosferike, era- shpejtësia dhe drejtimi i saj, vranësirat, reshjet atmosferike etj.[1]
- Morava e Binçes është lum në Kosovë. Morava e Binçes buron në Malet e Karadakut (Malet e Zeza) në teritorin e Maqedonisë në jug të Vitisë e në veri të Shkupit. Dy rrjedha formojnë Prronin e Madh, i cili kur të kalon kufirin njihet si Morava e Binçes. Emrin e ka marr nga vendbanimi Binçë.[1]
- Morena është lëndë e copëzuar ( gurë, zall, rërë, lym) mbi akullnajë, në brendësi dhe nën akullnajë ( morenë e lëvizshme) ose në mbarim të akullnajës luginore ( morenë palëvizshme). [1]
- Mortaliteti paraqet numrin e të vdekurve në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë. Mortalitei është dukuri negative dhe ndikon në zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë, për dallim nga nataliteti, ku ka pikëpamje pro dhe contra nivelit të tij, sot ekziston pajtueshmëri e plotë se duhet të bëhen përpjekje të mëdha që, sa më shumë që është e mundur, të zvogëlohet mortaliteti te të gjitha grup-moshat dhe të dy gjinitë e të gjitha popullatave atje ku ai është ende i lartë. Ky është qëllim përgjithësisht i dëshiruar jo vetëm i shkencës së mjekësisë, por edhe i tërë gjinisë njerëzore, pa marrë parasysh përkatësinë raciale,etnike apo fetare. Zvogëlimi i mortalitetit deri në kufijtë e mundshëm biologjik do të thotë zgjatje e jetës së njeriut, në një anë, dhe riprodhimin racional e human të popullsisë dhe reduktimin e konsumimit ekstensiv të shëndetit të femrës, në anën tjetër.[1]
- Monsunet- janë erëra periodike. Këto erëra me periudhë vjetore fryjnë një gjysmë viti prej oqeanit kah toka,kurse në gjysmën tjetër të vitit anasjelltas, d.m.th. prej tokës kah oqeani.[1]
- Moshnimi demografik paraqet procesin e shtimit të popullsisë së vjetër (60 e më tepër apo 65 e më të tepër vjet) në popullsinë e përgjithshme. Në pajtim me definicionin, forca e këtij procesi matet, para se gjithash, me kofecientin e moshësisë. Mirëpo, nocionin moshnim (vjetërsim) të popullsisë shpeshherë nënkuptojmë procesin e rritjes më të shpejtë të kontingjentit të pleqërisë në raport me kontingjentin e punës, i cili matet me dinamiken e kofecientit të varësisë së moshës të popullsisë së moshuar.[1]
- Murlani ( Bura ).është erë lokale. Fryn kryesisht nga verilindja dhe veriu në drejtim të detit Adriatik dhe sidomos gjatë periudhës së dimrit, por mund të fryjë edhe gjatë verës.[1]
- Mulat person melez i lindur prej njerit prind me ngjyrë të bardhë dhe tjetrit ngjyrë të zezë.[1]