Xhamia e Namazgjasë

xhami
(Përcjellë nga Xhamia e Madhe e Tiranës)
This is the stable version, checked on 3 korrik 2023. 4 pending changes await review.

Xhamia e Namazgjasë, e njohur edhe si Xhamia e Madhe e Tiranës, është një xhami, duke u ndërtuar në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Vendndodhja e xhamisë do të jetë në vendin e quajtur Namazgjah (nga turqishtja Namazgâh - "vendi i namazit"), një park i papërdorur mes ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë dhe lumit Lana.

Xhamia e Namazgjasë në vitin 2023
Ky artikull merret me Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë; për Xhaminë e Namazgjahut në Ulqin shikoni artikullin Xhamia e Namazgjahut.

Projektimi

Redakto

Që prej vitit 1920, kur Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë, kishte plane për ndërtimin e një xhamie qendrore për shumicën myslimane të Tiranës dhe Shqipërisë. Me realizimin e projektit do të fillonte ndërtimi i xhamisë në vitin 1993, pas rënies së diktaturës komuniste, gjatë së cilës nën urdhërat e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1967, Shqipëria u shpall "shteti i parë ateist në botë" dhe pothuajse të gjithë faltoret (xhamitë, kishat e teqetë) u shkatërruan. Në vitin 1992 pranë Kuvendit u vendsos një gurthemel me shkrime në shqip dhe arabisht. Megjithatë, ndërtimi u pengua nga deputeti katolik Pjetër Arbnori.[1]

Në qendër të Tiranës në vitet 1990-të do të ndërtohet një katedralë katolike dhe në vitet në vijim në katedralë ortodokse. Edhe pse shumica e tiranasve ishin myslimanë deri tek ndërtimi i një xhamie qendrore nuk ka ardhur. Xhamia e Et'hem Beut, e ndërtuar në fund të shekullit 18, në Sheshin Skëndebej, ka vend vetëm për 60 besimtarë.[2][3] Besimtarët myslimanë kanë në dispozicion vetëm disa xhami të vogla, jo qendrore. Myslimanët faljen e namazve të festave më të rëndësishme islame (Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin) e kryejnë nëpër sheshe ose rrugë, shpesh në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".[4]

Shiu gjithmonë përbënte probleme.[5] Shoqatat myslimane janë ankuar se po diskriminohet shumica: ndërtimi i kishave qendrore ka përfunduar, ndërsa ndërtimi i një xhamie qendrore ka mbetur një premtim bosh i qeverive të mëparshme.[1] Një projekt për një xhami qendrore prapa Pallatit të Kulturës nuk është realizuar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi planin zhvillimor të qendrës së Tiranës mes dy partive më të mëdha. Projekti përfshinte një ndërtesë shumë moderne, të përgatitur nga një firmë arkitektonike daneze.[6][7]

Deri tani xhamia më e madhe e Shqipërisë është Xhamia Bejtyl Evel në periferi të Tiranës, ndërsa xhamia më e madhe në Ballkan është Xhamia e mbretit Fahd në kryeqytetin boshnjak, Sarajevën.

 
Xhamia e Namazgjasë në vitin 2020

Realizimi

Redakto

Në prill të vitit 2013, 21 vite pas gurthemelit të parë, me rastin e mevludit (ditëlindjes së profetit Muhammed), do të nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë shqiptare, Bashkisë së Tiranës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për ndërtimin e xhamisë së re qendrore. Në hedhjen e gurthemelit të dytë morrën pjesë Selim Muça, kryetari i atëhershëm i KMSH-së, kryeministri Sali Berisha dhe kryebashkiaku Lulzim Basha.[8] Në tetor të vitit 2014, qeveria e Edi Ramës lëshoi lejen e nevojshme për ndërtimin e xhamisë. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i Partisë Socialiste arsyetontre ndërtimin e xhamisë me krijimin e vendeve të reja të punës.[9]

Edhe pse ndërtimi duhet të fillonte në janar të vitit 2015,[10] themelet u hodhën më 13 maj 2015, në prani të Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishanit dhe Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdoanit.[11][12] Xhamia duhet të përfundojë brenda tre viteve, gjëgjësisht në vitni 2018 duhet të jetë gati. Xhamia do të ndërtohet nën mbikqyerjen e Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe mbështetjen financiare nga fondacioni i Presidencës turke të Çështjeve Fetare (turqisht: Türkiye Diyanet Vakfı).[5][13] Niko Peleshi njoftoi se edhe qeveria pjesërisht do të mbështes ndërtimin.[9]

Xhamia do të ketë katër minare me gjatësi 50 metër dhe një kupolë qendrore të stilit klasik turk, e gjatë 30 metra.[14][15] Sipërfaqja e xhamisë do jetë rreth 10,000 m2 dhe kati i parë i xhamisë do të ketë një qendër kulture, sallë konferencash, bibliotekë, sallë ekspozitash, restorante, dhoma pune dhe dhjetë klasa për studimin e fesë islame dhe Kuranit.[5] Rreth 4,500 besimtarë do të mund të falen njëkohësisht në xhami.[16]

Shiko dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b New Mosque Plan Catches Albania Muslims Off Guard
  2. ^ Xhamia e madhe e Tiranës do të financohet nga qeveria turke
  3. ^ Balancieren in Tirana
  4. ^ Myftiu i Tiranës:Kryeministri të na respektojë, të kemi vend për t’u falur
  5. ^ a b c "Tiran'a en büyük camii Diyanet'ten". Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2015. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Danish architects Bjarke Ingels Group have won a competition to design a mosque, Islamic centre and museum in Tirana, Albania
  7. ^ Tirana Mosque and Museum of Religious Harmony by BIG
  8. ^ "Namazgja mosque, Berisha: The denied right was made just". Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2015. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b "Construction of the Mosque of Namazgja and Employment Fund". Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2017. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Bruçaj: Xhamia e madhe në Tiranë nisë në janar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "President Erdoğan Attends Groundbreaking Ceremony of Tirana Namazgah Mosque". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Hidhen themelet e Xhamisë së Namazgjasë". Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2016. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Mosqued objectives:Turkey is sponsoring Islam abroad to extend its prestige and power". Economist. Marrë më 23 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)"
  14. ^ "Balkanlar'ın en büyük camisi Arnavutluk'ta inşa edilecek". Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2015. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Namazgja mosque, Berisha: The denied right was made just". Albanian Screen TV. 20 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2015. Marrë më 4 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Turkey's mosque project in Albania on schedule, says engineer". Hurriyet. Marrë më 17 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

41°19′32″N 19°49′27″E / 41.32556°N 19.82417°E / 41.32556; 19.82417