1993 në Shqipëri
Lista e ngjarjeve në vitin 1993 në Shqipëri
Në vijim është lista e ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë vitit 1993 në Republikën e Shqipërisë.
| |||||
Dekadat: | |||||
---|---|---|---|---|---|
Shih edhe: | Ngjarje të tjera të vitit 1993 Lista e viteve në Shqipëri |
Udhëheqës
RedaktoNgjarje
Redakto- Udhëheqësit ish-komunistë, duke përfshirë edhe Fatos Nano dhe Ramiz Alia, u dënuan dhe u burgosur për korrupsion [1].
- Janar - Nexhmije Hoxha është dënuar me nëntë vite burgim, pasi është gjetur fajtor për përvetësim të fondeve shtetërore.
- Shkurt - Ish-kryeministri Vilson Ahmeti është vendosur nën arrest shtëpie, pas akuzave për korrupsion.
- Mars - Manfred Wörner, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Tiranën.
- Prill - Shqipëria njeh Republikën e Maqedonisë.
- Prill - Papa Gjon Pali II bën një vizitë historike. (Papa i fundit që udhëtoj në Shqipëri - në 1464 - vdiq gjatë rrugës.)
- Maj - Dënimi me burg i Nexhmije Hoxhës është rritur me dy vite.
- Korrik - Shqipëria dëbon një klerik ortodoks grek, i cili akuzohet se ka shpërndarë harta që tregojnë Shqipërinë e Jugut si territor grek. Greqia më pas deporton mijëra punëtorë emigrantë të paligjshëm shqiptarë.
- Korrik - Lideri i Partisë Socialiste, ish-kryeministri Nano, është arrestuar me akuzat për shpërdorim të pushtetit.
- Gusht - Ramiz Alia u arrestua për akuza të abuzimit të pushtetit.
- Shtator - Vilson Ahmeti u dënua me dy vjet burgim.
- Shtator - Presidenti Berisha dhe Presidenti i Malit të Zi, Momir Bulatovic takohen në Tiranë për të diskutuar mbi mënyrat për përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro-malazeze.
Lindje
Redakto- 6 janar - Ardit Hila, futbollist
- 17 shkurt - Elhaida Dani, këngëtare
- 26 qershor - Elvis Prençi, futbollist
- 8 korrik - Ergys Kaçe, futbollist
Vdekje
Redakto- 24 prill - Andon Pano, aktor.
- 22 qershor - Abaz Dojaka, etnograf, studiues, dhe mjeshtër i kulturës
- 7 korrik - Aleks Buda, mësues, historian, akademik
Referime
Redakto- ^ Albania timeline BBC, Kronologjia e ngjarjeve kryesore: 1993, news.bbc.co.uk