1991 në Shqipëri
Në vijim është lista e ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë vitit 1990 në Republikën e Shqipërisë.
| |||||
Dekadat: | |||||
---|---|---|---|---|---|
Shih edhe: | Ngjarje të tjera të vitit 1991 Lista e viteve në Shqipëri |
Udhëheqës
Redakto- Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor: Ramiz Alia (deri më 30 prill)
- President: Ramiz Alia (prej më 30 prill)
- Kryeministër: Adil Çarçani (deri më 22 shkurt), Fatos Nano (22 shkurt - 5 qershor), Ylli Bufi (5 qershor - 10 dhjetor), Vilson Ahmeti (prej më 10 dhjetor)
Ngjarje
Redakto- janar - Doli në qarkullim numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike, gazeta e parë e lirë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri.
- janar - Mijëra shqiptarë refugjatë kërkojnë strehim në Greqi.
- shkurt - Protestat e popullit shqiptar kundër diktaturës komuniste, çuan në rrëzimin e monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha në Tiranë.
- mars - Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara rivendosën marrëdhëniet diplomatike.
- mars - Mijëra shqiptarë përpiqen të fitojnë azil në Itali.
- mars - Zhvillohen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë ku për herë të parë pas më shumë se 50 vjetësh marrin pjesë më shumë se një parti politike.
- prill - Zgjedhjet u përfundojnë. Me 99 për qind pjesëmarrje Partia Komuniste fitoi rreth 67 për qind të votave për vendet në Kuvendin Popullor. Partia Demokratike Shqiptare fitoi rreth 30 për qind.
- prill - Kuvendi Popullor rizgjedh Ramiz Alinë për një mandat të ri presidencial.
- prill - Një riorganizim i zëvendësoi Ministrinë e Punëve të Brendshme me Ministrinë e Rendit Publik dhe vendosi Rojet Kufitare dhe Drejtorinë e Administratës së Burgjeve në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Drejtësisë, respektivisht.
- prill - Kuvendi Popullor miratoi një ligj mbi Dispozitat Kryesore Kushtetuese, duke siguruar të drejtave themelore të njeriut dhe ndarja e pushteteve, kështu duke e shfuqizuar kushtetutën e vitit 1976.
- prill - Kuvendi Popullor emëron një komision për të hartuar një kushtetutë të re.
- maj - Gazeta Koha jonë botohet për herë të parë në Lezhë. Botues i saj është Nikollë Lesi.
- qershor - Kryeministri Fatos Nano dhe kabineti i tij dha dorëheqjen për shkak se sindikatat bën thirrje për grevë të përgjithshme.
- qershor - Një qeveri koalicioni e kryesuar nga kryeministri Ylli Bufi mori detyrën.
- qershor - Kongresi i Dhjetë i Partisë Komuniste e shpërbën partinë dhe themelon partinë e re, Partia Socialiste e Shqipërisë.
- qershor - Shqipëria u pranua si anëtare e plotë e Grupit Minsk të OSBE-së.
- qershor - Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, James Baker vizitoi Shqipërinë.
- korrik - Sigurimi u hoq dhe u zëvendësua nga Shërbimi Informativ Kombëtar.
- gusht - Deri në tetëmbëdhjetë mijë shqiptarë kaluan Detin Adriatik duke kërkuar azil në Itali, por pa sukses.
- gusht - Kuvendi Popullor miratoi një ligj mbi aktivitetin ekonomik që e autorizoi pronën private, privatizimin e pronës shtetërore, investimet nga të huajt, dhe punësimin private të punëtorëve.
- tetor - SHBA rihapë një ambasadë në Tiranë.
- tetor - Shqipëria u anëtarësua në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
- dhjetor - Qeveria e koalicionit u rrëzua mes akuzave se Partia Komuniste kishte bllokuar reformën. Bufi dha dorëheqjen.
- dhjetor - Alia emëron Vilson Ahmetin kryeministër dhe vendos të mbahen zgjedhje në muajin mars 1992.
Lindje
Redakto- 11 janar - Bekim Balaj, futbollist
- 28 mars - Taulant Xhaka, futbollist
- 22 maj - Odise Roshi, futbollist
- 27 maj - Armando Sadiku, futbollist
- 3 dhjetor - Armando Vajushi, futbollist
Vdekje
Redakto- 29 janar - Hasan Dosti, jurist, gjykatës, ministër Drejtësie, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë".
- 12 mars - Henrik Lacaj, mësues, përkthyes, leksikograf dhe pedagog
- 19 maj - Nexhmedin Zajmi, piktor (l. 1916)
- 13 qershor - Teki Kaltani, agronom (l. 1926)
- 27 dhjetor - Petro Marko, shkrimtar shqiptar (l. 1913)