Adriano Correia Claro

futbollist brazilian
(Përcjellë nga Adriano)

Adriano Correia Claro (lindur më 26 Tetor 1984), njohur zakonisht si Adriano, është një ish futbollist profesionist brazilian. Ai mund të luante si mbrojtës dhe mesfushor në të dyja krahët.[1][2]

Adriano
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAdriano Correia Claro
Datëlindja (1984-10-26) 26 tetor 1984 (40 vjeç)
VendlindjaCuritiba, Brazil
Gjatësia1.72 m (5 ft 8 in)
PozicioniMbrojtës
Karriera me të rinjtë
Coritiba
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2004Coritiba44(2)
2005–2010Sevilla157(11)
2010–2016Barcelona114(9)
2016–2019Beşiktaş78(3)
2019–2020Athletico Paranaense15(1)
2020–2021Eupen24(0)
Gjithsej432(26)
Karriera ndërkombëtare
2003Brazili U204(0)
2003–2013Brazili17(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Pasi filloi karrierën e tij me Coritiba, Adriano lëvizi në Spanjë në vitin 2010, duke shpenzuar disa sezone në La Liga me klubet Sevilja dhe Barcelona duke fituar trofe madhor me të dyja.

Karriera me klube

Redakto
 
Adriano duke luajtur për Barcelonën në vitin 2012

Vitet e hershme / Sevilja

Redakto

Lindur në Curitiba, Paraná, Adriano filloi të luajë futboll profesionist me klubin e qytetit të tij Coritiba Foot Ball Club, duke debutuar me skuadrën e parë ende pa mbushur 18 vjeç. Në janar 2005, ai u bashkua në Spanjë me Seviljen në një marrëveshje katër vite e gjysëm.[3] Debutimi i tij në La Liga erdhi më 29 jnar në humbjen 0–4 kundër kampionëveBarcelonës; megjithatë andaluzianët e mbyllën në vendin e gjashtë duke u kualifikuar për në Kupën UEFA sezonin tjetër.

Në sezonet e ardhshme, Adriano vazhdoi të paraqitej në pozicione të ndryshme në formacion duke shfaqur kualitet me Seviljen që fitoi dy herë Kupën UEFA, me lojtarin që kontriboi me 25 ndeshje dhe katër gola në të dyja kompedicionet sëbashku. Në finalen e sezonit 2006–07, ai shënoi kundër RCD Espanyol me klubin që në fund fitoi nga gjuajtjet e penalltive;[4] më parë, vonë në hhtator 2006, ai rinovoi me pesë vite të tjera kontratën e tij.[5]

Pasi shpenzoi edhe tre vite të tjera në shtet, Adriano mori shtetsinë spanjolle. Ai pësoi disa dëmtime gjatë sezonit 2009–10, por sërisht kontriboi me 27 paraqitje (pa gola) me Seviljen që e mbylli sezonin në vendin e katërt duke u rikthyerLigën e Kampioneve.

Barcelona

Redakto

Më 16 korrik 2010, Adriano firmosi një kontratë 4+1 me Barcelonën, për 9.5 milion plus një shumë të kushtëzuar prej 4 milion € – për të gjithashtu u vendos një klauzolë blerje prej 90 milion €.[6] Atij ju dha fanella me numrin 21, e cila më parë ishte veshur nga ukrainasi Dmytro Chygrynskiy, i cili u rikthye te Shakhtar Donetsk pas vetëm një sezoni.[7] Ai bëri debutimin e tij para-sezonal me klubin në një ndeshje miqësore kundër Vålerenga Fotball, duke hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë; më 14 gusht, ai bëri debutimin e tij zyrtar në ndeshjen e parë të Supercopa de Españaatij sezoni, në humbjen 1–3 kundër ish skuadrës së tij Seviljes.

Adriano e shpenzoi shumicën e sezonit të tij të parë me Barçën si zëvëndësues. Më 2 shkurt 2011, në një ndeshje të nisur si titullar, ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren 3–0 kundër Almerías në gjysmë-finalen e Copa del Reyatij sezoni (8–0 rezultati i përgjithshëm).[8] Për shkak të sëmundjes së mbrojtësit të majtë titullar Éric Abidal, ai gjati më shumë hapsira si titullar duke filluar nga Marsi, pavarësisht se francezi u rikuperua në kohë për të luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve 2011.

sezonin 2011–12, Adriano ishte sërisht më së shumti rezervë për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. Më 15 dhjetor 2011, në 2010 Kupën e Botës për Klube, ai shënoi dy golat e parë të fitores 4–0 kundër Sadd Sports Club në gjysmë–finale, i pari që erdhi në minutën e 45të pas një gabimi të kryer nga mbrojtja e skuadrës kundërshtare.[9]

Në fillim të sezonit 2012–13, Adriano luajti rolin e heroit dhe të horrit në ditët e para; në ndeshjen e dytë të Superkupës Spanjolle ai doli jashtë me karton të kuq në mes të pjesës së parë në humbjen 1–2 kundër rivalëve të Real Madrid (në fund Barcelona humbi me rezultatin e përgjithshëm 4–4 për shkak të rregullit të golit jashtë fushe), për shkak se bëri një ndërhyrje të gabuar kundër Cristiano Ronaldos si lojtari i fundit.[10] Më 2 shtator 2012, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes në shtëpi kundër Valencias, me një gjuajtje spektakolare me të djathtën.[11]

Më 28 maj 2013, Adriano rinvoi kontratën e tij me klubin, duke qënduar në Camp Nou deri në vitin 2017.[12]

Beşiktaş

Redakto

Më 29 korrik 2016, Adriano u transferua te Beşiktaşi në një marrëveshje tre-vjeçare.[13][14] Në sezonin e tij të parë në Turqi, ai shënoi një gol në 31 ndeshje,[15] duke ndihmuar ekipin të fitonte kampionatin për herë të 15të në histori.[16]

Athletico Paranaense

Redakto

Më 23 korrik 2019, 34-vjeçari Adriano u rikthye në Brazil duke firmosur deri në janar 2021 me Athletico Paranaense.[17]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Shpejt pasi ndihmoi kombëtaren U–20 për të fituar Kupën e Botës për të rinjë në vitin 2003, Adriano bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë po në atë vit.

Në vitin 2004, ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Copa AméricaPeru.

Statistikat e karrierës

Redakto

Redaktuar më 16 Janar 2015 [18]

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër[nb 1] Total
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Sevilla 2004–05 16 2 - - 4 1 - - 20 3
2005–06 32 3 0 0 13 3 - - 45 6
2006–07 26 2 3 0 11 1 1 0 41 3
2007–08 27 1 - - 6 0 - - 33 1
2008–09 29 3 6 1 5 1 - - 40 5
2009–10 27 0 4 0 4 1 - - 35 1
Gjithsej 157 11 13 1 43 7 1 0 214 19
Barcelona 2010–11 15 0 8 1 6 0 2 0 31 1
2011–12 26 1 3 0 7 0 4 2 40 3
2012–13 23 5 3 1 6 0 2 0 34 6
2013–14 26 3 7 1 5 0 0 0 38 4
2014–15 5 0 4 2 4 0 0 0 13 2
Gjithsej 95 9 25 5 28 0 8 2 156 16
Gjithsej karriera 252 20 38 6 71 7 9 2 370 35

Kombëtarja

Redakto

Redaktuar më 6 Shkurt 2013 [19]

Kombëtarja Viti Ndsh Gola
Brazili 2003 5 0
2004 1 0
2005 0 0
2006 2 0
2007 0 0
2008 0 0
2009 0 0
2010 1 0
2011 4 0
2012 3 0
2013 1 0
Gjithsej 17 0

Klubet

Redakto
Coritiba
Sevilja
Barcelona

Kombëtarja

Redakto

Shënime

Redakto
  1. ^ Përfshirë kompedicionet e tjera, përfshirë FA Community Shield, UEFA Super Kupa, FIFA Kupa e Botës për Klube

Referime

Redakto
  1. ^ Ambidextrous talent adds to Barça versatility Arkivuar 23 janar 2013 tek Archive.today; Uebfaqja zyrtare e Barcelonës, 22 Korrik 2010
  2. ^ Adriano: el "relevo" de Luis Enrique (Adriano: "zëvëndësimi i Luis Enrique-s) Arkivuar 7 prill 2014 tek Wayback Machine; Uebfaqja zyrtare e Barcelonës, 22 Korrik 2010
  3. ^ Sevilla capture Correia; UEFA.com, 21 janar 2005
  4. ^ 2006/07: Sevilla defend their honour; UEFA.com, 1 qershor 2007
  5. ^ Adriano delight at long-term deal; UEFA.com, 22 shtator 2006
  6. ^ Barça and Sevilla agree Adriano deal Arkivuar 26 maj 2012 tek Archive.today; Uebfaqja zyrtare e Barcelonës, 16 korrik 2010
  7. ^ Adriano signs four year deal Arkivuar 30 korrik 2012 tek Archive.today; Uebfaqja zyrtare e Barcelonës, 17 korrik 2010
  8. ^ Barca cruise to final Arkivuar 24 tetor 2012 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 2 shkurt 2011
  9. ^ Adriano at the double as Barça cruise Arkivuar 19 maj 2015 tek Wayback Machine; FIFA.com, 15 dhjetor 2011
  10. ^ Supercopa success for Real; ESPN Soccernet, 29 gusht 2012
  11. ^ Barca inspired by Adriano; ESPN Soccernet, 2 shtator 2012
  12. ^ "Adriano inks new contract with FC Barcelona, to remain at the Club through 2017" (në anglisht). FC Barcelona. 28 maj 2013. Marrë më 28 maj 2013.
  13. ^ "Beşiktaş Ailesine Hoşgeldin Adriano Correia!" (në turqisht). Beşiktaş J.K. 29 korrik 2016. Marrë më 29 korrik 2016.
  14. ^ "Adriano Correia leaves FC Barcelona to join Besiktas" (në anglisht). FC Barcelona. 29 korrik 2016. Marrë më 29 korrik 2016.
  15. ^ "Çaykur Rizespor 0–1 Beşiktaş / MAÇIN ÖZETİ". Hürriyet (në turqisht). 1 tetor 2016. Marrë më 30 nëntor 2018.
  16. ^ "ŞAMPİYON BEŞİKTAŞ! 3. yıldızlı şampiyonluk!". Sabah (në turqisht). 28 maj 2017. Marrë më 30 nëntor 2018.
  17. ^ "Experiência na lateral: Adriano é do Furacão!" (në portugalisht). Athletico Paranaense. 23 korrik 2019. Marrë më 23 korrik 2019.
  18. ^ "Adriano Correia Claro" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2014. Marrë më 18 prill 2014.
  19. ^ Adriano Correia Claro | National Football Teams

Lidhje të jashtme

Redakto