Alldinca
Alldincë, (maqedonisht: Алдинци/Aldinci) ёshtё fshat nё komunën e Studeniçanit, Maqedoni.
Alldincë
Алдинци | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 3 |
Gjeografia
RedaktoËshtë fshat malor që shtrihet në malin Jakupicë në një lartësi prej 1200 deri më 1250 m. mbi nivelin e detit. Afër tij ndodhen Cërnivori, Malla Reka dhe Paligradi. Alldinca ndodhet afro 50 km larg Shkupit
Demografia
RedaktoSipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 3 banorë Shqiptarë.[1] Me ndarjen e re territoriale të Maqedonisë (shtator 1966) Alldinca i takoi komunës së re të Studeniçanit, ndërsa deri më parë i takonte komunës së Kisella Vodës së Shkupit
Ekonomia
RedaktoBanorët e këtij fshati gjithmonë janë marrë me blegtori dhe ngapak edhe me bujqësi. Gjithashtu pasuritë pyjore të rajonit fshatarëve të këtij vendbanimi u kanë mundësuar të merren edhe me prodhimin e qymyrit, të cilin e kanë shitur në Shkup.
Kultura
RedaktoDeri në mbylljen e shkollës fillore (I - IV) fëmijët e këtij fshati malor procesin edukativo - arsimor e ndiqnin në shkollën e fshatit në gjuhën shqipe. Shkolla fillore u mbyll pas vitit 1990 si pasojë e shpërnguljes së fshatarëve nëpër fshatra fushorë dhe në Shkup, e më parë edhe në Turqi, të kushteve të vështira jetësore, mungesës së rrugëve, çështjes së martesave të të rinjve etj.
Historia
RedaktoNë të kaluarën fshati i Alldincës përbëhej prej mëhallave Merollarëve, Jusufllarëve dhe Hasanve, ndërsa unë regjistrova dy mëhalla me emrat: Malla e Këndejme dhe Malla e Përtejme.Emri i fshatit nga fshatarët e vet dhe nga ata të fshatrave përreth thirret Alldincë - a, ndërsa në hartën topografike e gjejmë në trajtën Aldinci. Në dokumentet turke të shekullit XV është regjistruar mezdra Ajdince.Në vitin 1889 emri i fshatit del i shkruar në trajtën Alldinci me 146 banorë. Në vitin 1900 emri i fshatit del në trajtat Adllinci dhe Alldanci, me 110 shqiptarë muhamedanë. Në regjistrimin e vitit 1981 Alldinca kishte vetëm 108 banorë, prej të cilëve 36 janë deklaruar për shqiptarë, ndërsa 72 për turq.Mbi fshat, aty ku buron Kadina Reka, ka rrënoja (mure) të një kalaje. Ky vend quhet (thirret) Kala, që dëshmon për vjetërsinë e këtij vendbanimi malor.Mendohet se ky objekt i dikurshëm ka shërbyer, ashtu siç kanë shërbyer shumë objekte të tjera si ky, për sigurimin e rrugës për në malin e Mokrës. Mikrotoponimia e këtij vendbanimi flet qartë dhe bindshëm se kemi të bëjmë me një vendbanim të banuar me shqiptarë.
Burimet
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoMikrotoponimia e Karshiakës së Shkupit, Dr. XHEMALUDIN IDRIZI
Selia: Studeniçani dhe vendbanimet: Alldinca | Batinca | Cvetova | Cërnivori | Cërnavoda | Draçevica | Ellova | Kalldireci | Koliçani i Epërm | Koliçani i Poshtëm | Malçishti | Sushica | Marani | Osinçani | Pagarusha | Gaberi | Umova | Vërtekica
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |