Komuna e Studeniçanit

This is the stable version, checked on 2 nëntor 2021. 4 pending changes await review.

Komuna e Studeniçanit është komunë që shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë. Qendra e komunës gjendet në Studeniçan.

Komuna e Studeniçanit

Komuna e Studeniçanit përfshinë pjesën jugore dhe jugperëndimore të fushëgropës së Shkupit, si hapësirë e mëparshme e Komunës së Kisella Vodës. Në territorin e saj rrjedh lumi Kadina. Hapësira e kësaj komune ka strukturë të llojllojshme relievike, sepse pjesa më e madhe e saj është vend kodrinoro-malor, e vendosur në mes maleve Galishnicë dhe Karaxhicë, gjegjësisht i takon masivit malor të Jakupicës. Ajo kufizohet me këta komuna: Sopishtë, Kisella Vodë, Zelenikovë dhe Veles.Territori i komunës së Studeniçanit përfshinë sipërfaqe prej 274 km 2  dhe numërohet prej komunave mesatare në Republikën e Maqedonisë. Dendësia mesatare e banimit është 62 banorë në një km 2  e cila në raport me karakterin kodrinoro-malor të komunës është mesatare relativisht  e mirë.

Në përbërje të komunës së Studeniçanit janë 19 fshatra prej të cilave 18 janë të banuara kurse nga një fshat ( Kalldirec) të gjithë banorët janë të shpërngulur. Qendra e komunës është në f. Studeniçan kurse vendbanimet tjera janë: Batinca, Draçevica, Koliçani i poshtëm, Koliçani i epërm, Uji i kuq, Alldinca, Cvetova, Ellova, maja e zezë, Markova Sushica, Vërtekica, Mallçishta, Umova, Pagarusha, Osinçani, Gaberi dhe Morana.

Gjeografia

Redakto

Komuna e Studeniçanit ka një pozitë gjeografike ...

Demografia

Redakto

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Studeniçanit jetojnë 17 246 banorë.

Ekonomia

Redakto

Popullata e komunës së Studeniçanit më së shumti merret me ...

Vendbanimet

Redakto

Komuna e Studeniçanit i përfshin këto vendbanime: Në përbërje të komunës së Studeniçanit janë 19 fshatra prej të cilave 18 janë të banuara kurse nga një fshat ( Kalldirec) të gjithë banorët janë të shpërngulur. Qendra e komunës është në f. Studeniçan kurse vendbanimet tjera janë: Batinca, Draçevica, Koliçani i poshtëm, Koliçani i epërm, Uji i kuq, Alldinca, Cvetova, Ellova, maja e zezë, Markova Sushica, Vërtekica, Mallçishta, Umova, Pagarusha, Osinçani, Gaberi dhe Morana.


Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto