Azem Bejta (Galicë, 10 dhjetor 1889Junik, 15 korrik 1924) i njohur sipas zakonit, prej fshatit Galicë nga vinte si Azem Galica ka qenë luftëtar revolucionar shqiptar dhe udhëheqës i Lëvizjes Kaçake që luftoi për bashkimin e trojeve shqiptare.

Azem Galica
Lindur më10 Dhjetor 1889
Galicë, Vushtrri, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane, (sot Kosova)
Vdekur më15 Korrik 1924
Junik, Mbretëria Jugosllave, (sot Kosova)
Në aleancë me
Vite shërbimi1910 – 1924
GradaKomandant
NjësiaLëvizja Kaçake
Betejat/luftratLufta e Parë Ballkanike
Lufta e Parë Botërore
Kryengritja e Drenicës
Kryengritja e Dukagjinit
Kryengritja e Junikut
Çmimet

Biografia

Redakto

U lind në dhjetor të 1889 në Galicë (asokohe pjesë e pesë bajrakëve të Drenicës), i biri i Bejtes (Bejtullahut) dhe Sherifes së Kurt Selacit - nga martesa e parë e të atit kishte dy vëllezër, Seferin dhe Zenelin,[1] ndërsa të një barku kishte motrën Mihanën dhe vëllain e vogël, Ademin. Më 1906 në një revoltë lokale kundër Shemsi Pashës, mbeti i vrarë i zoti i shtëpisë, Bejta. Kjo ngjarje dhe ndeja ndër oda e burrëruan parakohe Azemin.

Më 1910 Azemi rroku armët për të marrë pjesë në kryengritjen e përgjithshmeVilajetin e Kosovës.[2] Në vazhdë të kryengritjeve kundër regjimit xhonturk qe me drenicakët që shkuan pas Isa Boletinit, përkrah të cilit luftoi në Mitrovicë kundër ushtrisë serbe kur shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike,[3] në frontin e Podujevës dhe më pas në malet e Drenicës.[4]

Lufta Ballkanike

Redakto

Pas qëndresës dimrin e 1912, u kap nga forcat serbe dhe u mbyll në kampin e Rudnikut, katund afër Radishevës; pasi u arratis, i plagosur, e kapën sërish dhe e futën në burgun e Mitrovicës dhe mbas pak ditësh në kampin e Pozharevacit në Serbi së bashku me vëllezërit e tij. Pranverën e 1915 u arratisën dhe dolën në mal kaçakë, pasi u kthye shkoi në Klinë të Poshtme ku u takua me prindët e Shotës, ku vendosën për martesën. Dy javë më pas, Galicajt u rrethuan nga xhandarmëria serbe dhe pasi u gjuajtën, ngelën të vdekur dy vëllezërit e mëdhenj dhe iu bashkua Shota duke gjuajtur nga frëngjitë xhandarët serb.[5]

Lufta e Parë Botërore: pushtim-administrimi austro-hungarez

Redakto

Duke qenë se krahina e Drenicës ishte ndarë me vijë demarkacioni mes austro-hungarezëve dhe bullgarëve, veprimtaria kaçake e çetave të Azem Galicës lëvrinte sa në njërën, sa në tjetrën anë të kufirit. Kështu vazhdoi derisa u rrethuan një herë marsin e 1917 dhe u detyruan të gjenin strehë ndër bjeshkët mes Pejës e Istogut.[6] Në vijim shkëmbyen zjarr me austro-hungarezët në Bajë dhe Llaush.[7]

Më 1917 u takua me Kostë Vojvodën në Pridvoricë, ku arritën një marrëveshje për të ngritur një kryengritje të përgjithshme kundër austro-hungarezëve dhe bullgarëve në bashkërendim me planet e aleatëve në Frontin e Maqedonisë. Pas kryengritjes dhe zmbrapsjes së austro-hungarezëve nga pozicionet e tyre, njësitë serbo-malazeze i kthyen armët kundër çetave shqiptare të Drenicës, Pejës e Istogut.[7]

Zgjedha serbe

Redakto

Luftëtar i shquar popullor për çlirim e bashkim kombëtar, për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912 - 1924. Vdiq më 25/26 korrik 1924 në moshën 35 vjeçae. Varri i tij në shpellën “Quku që kërset”, 75 metra i thellë, mbetet i fshehur 47 vjet në saje të betimit të shokëve.[8].Në Golaj të Hasit më 1923-1924 Sali Morina u dha mësim luftëtarëve të lirisë Shote dhe Azem Galica.[9]

Veprimtaria

Redakto

Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912, kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane. Pas shpalljes së Pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet Shote Galica. Sipas direktivave të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, në vitin 1919 mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër regjimit reaksionar feudo-borgjez. Në vitin 1924 Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin demokratikborgjez të Qershorit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, "Arbanisë së vogël".

Trashëgimia

Redakto
 

Si heronj kombëtarë, Azem dhe Shote Galica mishëruan rezistencën kosovare shqiptare. Populli Shqiptar u dha këtyre luftëtarëve për një çështje kombëtare një vend të duhur në histori, duke i festuar ata si martirë për kombin. Sakrifica e tyre u pa si integrale e përpjekjes kombëtare për të çliruar Kosovën nga sundimi serb. Në planin afatgjatë, vrasja e Azem Galicës dhe e shumë të tjerëve stimuloi dhe dha një shembull të rezistencës së shqiptarëve kundër shtypjes dhe pabarazisë në Kosovë. Azem Galica ishte një ndër luftëtarët më të shquar Shqipëtar, luftoi kundër Ushtrisë serbe por nuk ishte i vetëm kishte gruan e tij Shote Galicën me emrin e vërtetë si Qerime. Kishte Ushtrinë e tij me të cilën i përballoi Ushtrisë së Serbisë. Azem Bejta ishte shume i menqur, i pandalshem, mendonte si ideolog, luftonte si nje ushtri e tërë, ishte trimi më i madh por ndryshe nuk ishte as gruaja e tij.

Referime

Redakto
  1. ^ Haxhiu, Ajet (1982). Shota dhe Azem Galica. Tiranë: 8 nëntori. fq. 6. OCLC 255488782. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Haxhiu 1982, pp. 7-8.
  3. ^ Vlora, Syrja bej (2013) [1921-1925]. Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës. Përkthyer nga Ali Asllani. Tiranë: Iceberg. fq. 238. ISBN 978-9928-4140-4-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Haxhiu 1982, p. 25.
  5. ^ Haxhiu 1982, pp. 27-28, 30-33.
  6. ^ Haxhiu 1982, pp. 42-43, 45.
  7. ^ a b Haxhiu 1982, pp. 54-56, 59.
  8. ^ Dr. Limon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë (1918-1928), Instituti i Historisë së kosovës, Prishtinë 1981, faqe 222.
  9. ^ Çavolli Ibrahim:Sali Morina patriot e veteran i Arsimit."Mesuesi"23 maj 1979