Azia Juglindore

(Përcjellë nga Azia juglindore)
This is the stable version, checked on 4 shkurt 2021. Template changes await review.

Azia Juglindore është regjion në Azi. Shtrihet në vendprerjen e pllakave gjeologjike të cilat cilësohen me aktivitet të lartë seizmik dhe vullkanik. Azia Juglindore është e ndarë në dy regjione, Indokinën dhe Arkipelagu I Malajës.

Pozita gjeografike e Azisë juglindore në botë
Harta e Azisë juglindore

Indokina ose Azia juglindore kontinentale përfshinë këto shtete :

Arkipelagu i Malajës përbëhet nga këto shtete :

Gjeografia

Azia Juglindore kryesisht ka reliev malor.

Është rajon i vullkaneve dhe i tërmeteve. Relievin malorë të Indokinës e përbëjnë malet e Himalajeve dhe Kuelan. Karakteristikë e këtyre maleve është shtrirja meridionale e këtyre maleve. Këto male përbëhen prej luginave të thella lumore, ndërsa në jug luginat zgjerohen dhe formojnë ultësirë të mëdha pjellore.

Në Arkipelagun e Malajës relievi kryesisht është malorë dhe është zona më labile sizmike në botë. Në këtë regjion ka aktivitete të shpeshta sizmike me lëkundje të shpeshta të tokës – tërmete dhe vullkane.

26 dhjetor 2004 këtë rajon është përfshi nga një tërmet i fuqishëm, ku humbën jetën rreth 300 mijë njerëz dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale në ekonomi dhe në vendbanime. Ky tërmet shkaktoj valë të mëdha të Cunamit.

Klima e Azisë Juglindore ka ngjashmëri të madhe me klimën e Azisë jugore. Edhe në këtë regjion erërat monsunike janë janë faktorë kryesorë në formimin e klimës.

Klima e këtij rajoni është e nxehtë dhe e lagësht. Në Indokinë klima është tropikale monsunike, ndërsa në Arkipelagun e Malajës është ekuatoriale-mosunike. Klima tropikale-monsunike dallohet me verë të lagësht e me reshje prej 2000–3000 mm, ndërsa dimri është i thatë e me redhje prej 200-30 0mm. Klima ekuatoriale-monsunke dallohet me temperature të larta gjatë tërë vitit dhe me resdhje të mëdha, të cilat sillen ga 200–500 mm .

Varësisht nga pozita dhe shtrirja, ky rajon është edhe nën ndikimin e e erërave–tajfune. Ato janë erëra të fuqishme dhe shkatërrimtare dhe shpeshherë i shkaktojnë dëme të mëdha popullsisë dhe ekonomisë së këtij rajoni.

Ujërat e këtij rajoni janë shumë të varura nga klima dhe relievi. Lumenjtë kryesisht burojnë në malet e larta të Himalajeve. Këta lumenjë ushqehen me ujë nga shkrirja e borës dhe nga shirat monsunike. Këta lumenj rrjedhin prej veriut kah jugu, pra kanë shtrirje kryesisht meridionale.

Në pjesët e epërme lumenjtë janë të rrëmbyeshëm, ndërsa në pjesët e poshtme janë të ngadalshëm. Këta lumenj kanë lugina të thella dhe të ngushta. Uji i tyre shërben për ujitjen e kulturave bujqësore në pesët e poshtme të tyre.

Lumenjtë kryesor të Azisë juglindore janë : Iravadi, Sauleni,Menami dhe Mekangu.

Elementet klimatike - temperatura, reshjet, lagështia e ajrit, të këtij rajoni kanë kushtëzuar bimësi të bujshme, ku pyjet janë të bujshme, pyjet e dendura me lagështi dhe gjelbërim të përhershëm.

Në Azinë Juglindore rritet palma e kokosit, druri bambus dhe bananet, ndërsa në viset më të larta drurioi tikut, gështenja, e në viset e ulëta savanet.

Popullsia

Popullsia e Azisë Juglindore për nga numri është rajoni i tretë në botë pas Azisë Lindore dhe Azisë Jugore.

Shpërndarja e popullsisë është e pabarabartë. Popullsia kryesisht jeton rreth viseve bregdetare, pran luginavelumore dhe deltave të lumenjve.

Dendësi më të madhe ka Arkipelagu i Malajës, ndërsa më të vogël Gadishulli i Indokinës. Azia Juglindore cilësohet me shtim të lartë të popullsisë.

Popullsia e Azisë juglindore është shumë e përzier. Përbëhet nga më shum se 300 fise dhe popuj të ndryshëm. Popullsia e gadishullit të Indokinës është mjaft e ndryshme. Këtij grupi i takojnë birmanezët në perëndim, tajët në mes dhe në lindje vietnamezët. Në Arkipelagun e Malajës popullsia më e vjetër është ajo negroide, e cila merret me gjueti dhe me mbledhjen e frytave.

Popullsia ka prejardhje prej veriut dhe lindjes. Ndikim të madh në kulturë e popullsisë së këtij rajoni ka bërë kultura perëndimore. Këtu kanë ardhur një numër i madh kinezësh. Besimet më të përhapura në Azinë juglindore janë budizmi dhe islami. Indonezia është shteti më i madh i besimit islam në botë.

Lidhjet të jashtme

Shiko edhe