Erando Karabeci (lindur më 6 shtator 1988) është një lojtar shqiptarë që luan në Kategorinë Superiore për skuadrën kryeqytetase KF Tirana. Karabeci është një mesfushor i avancuar.

Erando Karabeci
Të dhënat vetjake
Emri i plotëErando Karabeci
Datëlindja (1988-09-06) 6 shtator 1988 (35 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Tirana
Numri13
Karriera me të rinjtë
2000–2006Partizani Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2009Partizani Tirana31(1)
2009–KF Tirana150(1)
Karriera ndërkombëtare
2007–2008Shqipëria U–193(0)
2008–2011Shqipëria U–217(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 mars 2014

Karriera Redakto

Karabeci është një produkt i akademisë së Partizanit, ku ka luajtur që ku ka qënë i vogël. Gjithashtu Karabeci ka luajtur në kompedicione të ndryshme U–17 & U–19 me Partizanin. Karaberi luajti katër ndeshje me skuadrën e parë të Partizanit në sezonin 2006–07.[1]

Në sezonin 2008–09, trajneri Shpëtim Duro e konsideroi Karabecin si një pjesë të rëndësishme të skuadrës duke bërë paraqitje të mira në Kategorinë Superiore. Megjithatë, jo të gjithë performancat e Karabecit ishin mbreslënëse. Pavarësisht performancave të tij të mira, skaudra nuk i shpëtoi dot rënjes në Kategorinë e parë, duke bërë që Karabeci të shkëpuste kontratën e tij me Partizanin në fund të sezonit.

Tirana Redakto

Më 28 gusht 2009, Karabeci nënshkroi një kontratë me kampionët e shqipërisë KF Tirana. Nëpërmjet klubit të tij të ri, Karabeci mundi të fitoj edhe vendin në kombëtaren U–21. Në fillim të sezonit 2014–15, Karabeci ishte në huazim te FK Kukësi vetëm për ndeshjet e këtij klubi në Europë.

Më 18 dhjetor 2014, Karabeci shënoi golin e parë pas rikthimit te Tirana në barazimin 1–1 kundër Lushnjes.[2] Më 7 shkurt 2014, Karabeci luajti 90 minuta në triumfin 1–0 të Tiranës kundër ish klubit të tij Partizanit.[3] Më 13 mars, Karabeci shënoi një supergol nga 35 metra në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Teutës.[4]

Më 4 gusht 2014, pasi klubi firmosi me lojtarin e kombëtares shqiptare dhe legjendën Ervin Bulku, Karabeci vendosi që t'ia dhuronte shiritin e kapitenit atij në shenjë respekti duke u bërë zëvëndës-kapiteni i klubit.[5]

Gjatë muajit janar, Karabeci u shpall lojtari i muajit nga shoqata "Sporti na bashkon".[6] Ai shënoi golin e parë të sezonit 2014–15 më 4 shkurt 2015 kundër Apolonisë në ndeshjen e parë çerek–finale të Kupës së Shqipërisë, ku ai shënoi golin e barazimit 2–2.[7][8] Ai e mbylli sezonin me 37 paraqitje në të gjitha kompedicionet, ku 32 prej tyre i zhvilloi në kampionat, me Tiranë që e mbylli në vendin e katërt duke dështuar të kualifikohej në kompedicionet europiane.

Kombëtarja Redakto

 
Erando Karabeci me kombëtaren U–21

Karaberi u zgjodh nga trajneri Artan Bushati për të ndihmuar kombëtaren U–21 në kualfikueset e kampionatit europian U–21, dhe konsideroheshe si një pjesë e rëndësishmë e skuadrës. Gjithashtu Karabeci shënoi golin e fitores për kombëtaren e tij kundër Azerbajxhanit, menjëherë pasi nënshkroi me KF Tiranën.

Më 8 nëntor 2014, Karabeci mori thirrjen e parë në kombëtare nga trajneri Gianni De Biasi për dy miqësoret kundër Francës dhe Italisë respektivisht më 14 dhe 18 nëntor.[9] Ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet me Shqipërisë që barazoi 1–1 kundër Francës dhe humbi 1–0 kundër Italisë.

Statistikat Redakto

Klubet Redakto

Redaktuar më 11 qershor 2015 [10][11][12][13]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Partizani 2006–07 3 0 0 0 3 0
2007–08 3 0 0 0 3 0
2008–09 25 1 5 1 0 0 30 2
Total 31 1 5 1 0 0 0 0 36 2
FK Kukësi[nb 1] 2013–14 6 0 8 0
Total 0 0 0 0 6 0 0 0 6 0
Tirana 2009–10 18 0 1 0 0 0 19 0
2010–11 30 0 7 0 4 1 0 0 41 1
2011–12 23 0 6 0 2 0 1 0 32 0
2012–13 19 0 4 0 3 0 26 0
2013–14 28 1 4 1 32 2
2014–15 32 0 5 1 37 1
Total 150 1 35 2 9 1 1 0 195 4
Karriera në total 181 2 40 3 15 1 1 0 237 6
  1. ^ Vetëm për ndeshjet në UEFA Liga e Europës

Trofe Redakto

Partizani Tirana
KF Tirana

Referime Redakto

  1. ^ "Erando Karabeci". www.transfermarkt.co.uk. Marrë më 8 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Tirana vs. Lushnja 1 - 1". soccerway.com. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Erando Karabeci:Ishim dominues". albaniasoccer.com. Marrë më 8 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Teuta e Tirona mjaftohen me barazim". Super Sport. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2014. Marrë më 14 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Tirana ndryshon kapiten. Karabeci ia dorëzon shiritin Bulkut në shenjë respekti". Panorama Sport. Marrë më 4 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ Mesfushori i Tiranes Erando Karabeci eshte perzgjedhur lojtari i muajit janar nga shoqata "Sporti na bashkon". KF Tirana, 18 shkurt 2015
  7. ^ "Uzuni "show", Tiranës i bëhet Kupa "malore"". Sport Ekspres. 4 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2015. Marrë më 5 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Apolonia surprizon Tiranën, barazim 2-2 në sfidën e parë". Gazeta e Sportit. 4 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2015. Marrë më 5 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Zbardhet lista për dy miqësoret, Gashi "flaket" nga kombëtarja". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2014. Marrë më 8 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Albania - E. Karabeci - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Football : Erando Karabeci". Football DataBase. Marrë më 30 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Profile of Erando Karabeci at footballzz.co.uk". footballzz.co.uk. Marrë më 30 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  13. ^ "Profile of Erando Karabeci at Scoresway.com". Scoresway.com. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 30 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto