Hito Çako (Progonat, 3 mars 1923 - Linzë, 5 dhjetor 1975) ishte një ushtarak e politikan komunist shqiptar.

Jetëshkrimi

Redakto

U lind në Progonat të Kurveleshit, arsimin e mesëm e përfundoi në Sarandë. Gjatë kësaj kohe punonte si shegert në Sarandë. Mori pjesë aktive në lëvizjen nacionalçlirimtare. Me 28 maj 1944 iu dha jepet e komisaritBrigadës së 5-të. U shqua veçanërisht në luftimet për çlirimin e Lurës, marrjen e kalasë së Prizrenit dhe çlirimin e qytetit të Prizrenit. Më 9 maj 1945, Hito Çako u emërua komandant i Divizionit të Parë, detyrë të cilën e krey deri më 15 gusht 1945.

Duke qenë në detyrat më të larta në krye të ushtrisë, gjenerali Hito Çako mbaroi tri akademi ushtarake, përkatësisht atë “Frunze” në Moskë (1950-1954), akademinë “Voroshillov” po në Moskë (të cilën e nisi pas tri vitesh punë), e më vonë Akademinë DetareLeningrad. Të tri këto akademi i mbaroi me rezultate të shkëlqyera.

gusht 1960 arrestohet kundëradmirali Teme Sejko, komandanti i Flotës Luftarake DetareShqipërisë, për "tradhëti ndaj Atdheut”, dhe “agjent i shërbimeve sekrete sovjetike dhe amerikane, e Asfalisë greke”. Enver Hoxha, emëron si dorë të fortë e më të besuarin në krye të FLD, kundëradmiralin Hito Çako. Emërimi në këtë detyrë të rëndësishme i Hito Çakos, që ishte edhe anëtar i Komitetit QendrorPPSH, e që nuk ishte me profesion detar, më tepër kishte ardhur për funksion politik, për të menaxhuar këtë situatë kritike që po kalonin marrëdhëniet [[Shqipëria|Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, reflektuar me incidente e situata të paparashikuara në FLD, e në veçanti në bazën e Pashalimanit. Në shtator 1961, pas tre vjetësh në detyrë, me vendim të Këshillit të Ministrave, largohet nga kreu i Flotës Luftarake Detare gjeneral Hito Çako, e në vend të tij emërohet kundëradmirali Abdi Mati, një nga specialistët më të mirë të marinës luftarake, deri në atë kohë zëvendës i Hito Çakos.

Me datë 15 janar 1962 me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor i jepet grada e gjeneralit.

I jepet titulli "Hero i Popullit".

Ka kryer detyra të tjera të larta si Drejtor i Drejtorisë PolitikeUshtrisë dhe zëvendësministër i Mbrojtjes.

Pleniumi i 5-tëKomitetit QendrorPartisë Punës së Shqipërisë (25 korrik 1974-26 korrik 1974), u dënua veprimtaria “armiqësore” e Beqir Ballukut, ministër i Mbrojtjes dhe anëtar i Byrosë Politike. Beqir Balluku u përjashtua nga Komiteti Qendror (KQ) dhe partia, duke u shkarkuar njëkohësisht nga të gjitha funksionet shtetërore.

10 tetor 1974, në mbledhjen e Byrosë PolitikeKQPPSH, dënohet veprimtaria “armiqësore” e Beqir Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tij, gjeneralëve të njohur të ushtrisë shqiptare si Petrit Dume dhe Hito Çako, duke i “zhveshur” nga funksionet partiake e shtetërore. Grupi i gjeneralë u akuzua për veprimtari anti-parti, për hartimin e "Tezave të zeza" dhe "Teorisë së rrëshqitjes.

Pleniumin e 6-tëKQPPSH (16 dhjetor 1974-17 dhjetor 1974), Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume e Rahman Përllaku, të cilësuar “armiq të partisë dhe të popullit”, vihen në pranga (ndalimi u krye mbasditen e datës 16 dhjetor 1974) brenda në sallën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Hito Çako iu drejtua në Plenum, Enver Hoxhës: “Nuk jam aspak revizionist, por një komunist i vendosur deri në fund të jetës sime. Revizionistët shiko se mund t’i kesh aty pranë vetes dhe duhet t’i përcaktosh!“. Në pushimin mes 2 seancave të Pleniumit, Veli Llakaj (më vonë do të kryente detyrën e shefit të Shtabit të PërgjithshëmUshtrisë Popullore) tentoi ta ftojë për një kafe Hito Çakon. Hito Çako iu përgjigj: “Të lutem, largohu, shiko punën tënde, nuk po e merr vesh se ne po shkojmë si qeni në vreshtë dhe po e mbyllim me mut!…“

5 dhjetor 1975, tre gjeneralët e lavdishëm të luftës dhe të drejtimit të ushtrisë shqiptare, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako pushkatohen në Linzë, Tiranë. Më urdhër të Kadri Hazbiu trupat e tyre u transportuan me një automjet frigorifer dhe u varrosën në VranishtVlorës.

18 korrik 2000, pas interesimit të familjarëve, gjenden e nxirren nga një varr i përbashkët sekret në VranishtVlorës eshtrat e tre gjeneralëve të pushkatuar.

Dekoratat

Redakto

Me aktakuzën me datë 15 tetor 1975, në bashkëlidhje me dënimin me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë, iu hoqën titujt e nderit dhe dekoratat.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Boriçi, Kujtim (8 prill 2013). "Aranit Çela: Në emër të popullit, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako të pushkatohen". gazetadita.al. Dita - Nr. 155. fq. 18–19. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2020. Marrë më 20 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)