Jonathan Cícero Moreira (lindur më 27 shkurt 1986Conselheiro Lafaiete) është një futbollist brazilian i cili luan si mbrojtës i djathtë. Ai njihet thjeshtë si Jonathan. Ai gjithashtu ka pasaportën italiane, kështu që është në gjëndje për të luajtur me kombëtaren italiane.[1]

Jonathan Moreira

Jonathan Moreira me Interin në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJonathan Cícero Moreira
Datëlindja (1986-02-27) 27 shkurt 1986 (38 vjeç)
VendlindjaConselheiro Lafaiete, Brazil
Gjatësia1.70 m (5 ft 7 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri2
Karriera me të rinjtë
2000–2005Cruzeiro
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2010Cruzeiro239(12)
2011Santos17(2)
2011–Internazionale45(3)
2012–2013Parma (huazim)12(1)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003Brazili U–176(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 9 nëntor 2014

Karriera me klube Redakto

Cruzeiro Redakto

Jonathan bëri debutimin e tij si profesionist në Campeonato Brasileiro me Cruzeiron në fitoren 3–2 në shtëpi kundër Santosit më 24 korrik 2005.[2] Ai shënoi golin e parë si futbollist profesionist në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër Corinthians më 25 gusht 2007.[3]

Santos Redakto

Në dhjetor 2010, Jonathan firmosi me klubin tjetër brazilian Santos për 2 miljon (me Cruzeiron e cila mbajti 50% të të drejtave të tij).[4][5] Santos pagoi 1.2 milion € për të marrë 30% të të drejtave të tij,[6] kurse partneri investues i Santosit Terceira Estrela Investimentos S/A (TEISA) mori 20% të të drejtave të lojtarit për 800,000 €.[6] Jonathan firmosi një kontratë katër vjeçare me një klauzolë largimi 15 milion €. Ai fitoi me klubin Campeonato Paulista dhe Copa Libertadores.

Internazionale Redakto

Më 13 korrik 2011, u lajmërua se Jonathan do të largohej nga Santos për tu bashkuar me gjigandët italian të Interit, duke pritur përfundimin e transferimit.[7] Dy ditë më vonë, më 15 korrik, ai u bë zyrtarisht një lojtar i Interit duke firmosur një kontratë katër vjeçare.[8] Jonathan bëri debutimin e tij me Interin në ndeshjen e javës së dytë të 2011–12 Serie A, duke luajtur në të gjithë ndeshjen në humbjen 4–3 jashtë fushe kundër Palermos.[9] Tre ditë më vonë, Jonathan debutoi edhe në UEFA Ligën e Kampioneve, duke luajtur si titullar për 90 minuta në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër turkëve të Trabzonspor, ku Inter humbi me rezultatin 1–0 në San Siro.[10]

Huazimi te Parma Redakto

Në janar 2012, ai kaloi tek Parma në formën e huazimit deri në fund të sezonit ku fitoi pozitën e tij në formacion duke luajtur si mbrojtës i djathtë.[11] Ai debutoi me klubin më 28 janar, duke luajtur në pjesën e dytë në vend të mbrojtësit Brandão në barazimin 1–1 kundër Catanias.[12] Ai shënoi golin e parë me Parmën më 11 prill 2012 në fitoren 2–0 në Stadio Ennio Tardini kundër skuadrës së sapongjitur Novara. Ai e ndihmoi Parmën që ta përfundonte sezonin në vendin e tetë.

Rikthimi te Inter Redakto

Pasi luajti me Parmën në gjysmën e dytë të sezonit, Jonathan u rikthye në Milano dhe ishte në listën e 20 lojtarëve të përzgjedhur për turin e skuadrës në Indonezi, ku ai luajti në të dyja ndeshjet që Inter zhvilloi atje.[13][14] Në ndeshjet play-off të Ligës së Europës, ai luajti në të dyja ndeshjet kundër kroatëve të Hajduk Split.[15] Më 17 prill 2013, Jonathan shënoi golin e parë me Zikaltrit në ndeshjen e kthimit të gjysëm–finales së Coppa ItaliasSan Siro kundër Romës; ndeshja u mbyll me fitoren e miqve 2–3, me Jonathan i cili shënoi golin e avantazhit momenal pas një asisti me thembër të italianit Tommaso Rocchi.[16][17] Më 21 prill, Jonathan asistoi Tommaso Rocchin për golin e vetëm të ndeshjes kundër Parmës; Goli u shënua në minutën e 82të, duke i dhënë skuadrës tre pikë jetike në garën për t'u kualifikuar për në kupat evropiane sezonin e ardhshëm.[18]

Në fund të sezonit, Inter e përfundoi kampionatin në një vend të nëntë zhgënjyes, gjë që do të thoshte që për herë të parë që pas sezonit 1999–00, Inter dështonte për tu kualifikuar në Ligën e Kampioneve ose Ligën e Europës. Për këtë sezon zhgënjyes, Stramaccioni u shkarkua dhe u zëvendësua nga Walter Mazzarri, ku Jonathan e siguroi vendin e tij në formacionin titullar.[19][20]

Më 18 gusht 2013, në ndeshjen e parë të sezonit 2013–14, kundër Cittadellës në ndeshjen e raundit të tretë të Coppa Italias, Jonathan shënoi golin e parë të Interit për sezonin e ri duke mposhtur portierin Raffaele Di Gennaro me një gjuajtje me kokë pas krosimit të Fredy Guarín.[21] Inter fitoi ndeshjen me rezultatin 4–0 duke u kualifikuar për në raundin tjetër.[22] Në ndeshjen e parë të sezonit të riSerie A, Jonathan dhuroi asistin e golit të parë të shënuar nga Yuto Nagatomo në fitoren 2–0 në San Siro kundër Genoas, duke ndihmuar skuadrën që ta niste sezonin me një fitore.[23] Në ndeshjen e dytë më 1 shtator, Jonathan dhuroi asistin e dytë të sezonit duke i pasuar topin Rodrigo Palacios i cili shënoi golin e parë të fitores 3–0 kundër Catanias.[24][25] Më 26 shtator, Jonathan shënoi golin e parë në ligë me fanellën e Interit në fitoren 2–1 kundër Fiorentinës, duke kaluar skuadrën në avantazh me një goditje të fuqishme brënda zonës.[26][27] Një muaj më vonë, Jonathan shënoi golin e parë të fitores 4–2 në shtëpi kundër skuadrës së sapongjitur Hellas Verona, por ky gol më pas u quajt autogol i mbrojtësit kundërshtar.[28][29] Jonathan shënoi për të dytën herë në Serie A, këtë herë golin e barazimit 1–1 në ndeshjen jashtë fushe kundër Bolonjës më 24 nëntor.[30] Jonathan vazhdoi formën e tij pozitive, duke dhuruar asistin e tretë sezonal në barazimin 3–3 kundër ParmësSan Siro.[31] Ai assistoi Rodrigo Palacion në minutën e 44të të ndeshjes.[32]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Ai ka përfaqësuar Brazilin në nivelin U–17, duke luajtur në 2003 Kupën e Botës U–17. Brazili arriti në finale ku Jonathan luajti në të gjithë ndeshjen dhe ndihmoi Seleçãon që të mposhte Spanjën U–17 me rezultatin 1–0.[33] Gjatë turnamentit, ai mbajti fanellën me numrin 7.

Trofe Redakto

 
Jonathan në një ndeshje në Europa League.

Klube Redakto

Cruzeiro
Santos

Kombëtarja Redakto

Personale Redakto

  • Bola de Prata (Placar): 2009
  • Prêmio Craque do Brasileirão (Mbrojtësi i djathtë më i mirë): 2009
  • Troféu Telê Santa (Mbrojtësi i djathtë më i mirë): 2008, 2009

Referime Redakto

  1. ^ "Internazionale defender Jonathan Moreira reiterates desire to represent Italy at the World Cup". SambaFoot. 22 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2014. Marrë më 19 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Jonathan 'Jonathan' Cícero Moreira". guardian.co.uk. 25 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2012. Marrë më 25 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Corinthians vs. Cruzeiro 0–3". Soccerway.com. 25 gusht 2007. Marrë më 8 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Cruzeiro acerta transferência de Jonathan". Cruzeiro EC. 27 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2012. Marrë më 27 qershor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Cruzeiro vende 50% dos direitos do lateral-direito Jonathan para o Santos". globo.com. 27 dhjetor 2010. Marrë më 25 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b "Jonathan e Charles reforçam o Santos FC". Santos FC. 17 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2012. Marrë më 27 qershor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Pinzolo: Jonathan raggiunge l'Inter". FC Internazionale Milano. inter.it. 13 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 15 korrik 2011. ......in attesa della chiusura burocratica dell'operazione. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Jonathan at Inter until 2015". FC Internazionale Milano. 15 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2011. Marrë më 15 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Palermo 4-3 Inter: Masterful Miccoli condemns Gasperini's side to defeat". Goal.com. 11 shtator 2011. Marrë më 8 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Trabzonspor strike late to stun Inter". UEFA.com. 14 shtator 2011. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "UFFICIALE: Parma, arriva Jonathan dall'Inter". TuttoMercatoWeb. 17 janar 2012. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Catania 1-1 Parma – Statistics". TuttoMercatoWeb. 17 janar 2012. Marrë më 8 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "ILS 0-3 INTER: FOOTBALL, GOALS, WHAT A SHOW!". inter.it. 24 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 8 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "INDONESIA 2-4 INTER: GOALS FROM COUTINHO AND PAZZINI". inter.it. 26 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "UEFA Europa League 2012-2013: La lista dell'Inter". inter.it. 2 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 26 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Inter 2-3 Roma (Agg 3-5): Destro double helps set up Coppa final against city rivals Lazio". Goal.com. 17 prill 2013. Marrë më 8 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Roma "shkel" Interin, arrin finalen e kupës". Panorama Sport. 18 prill 2013. Marrë më 8 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ ""Ringjallet" Interi i Stramacionit, Parma në tapet". Panorama Sport. 22 prill 2013. Marrë më 8 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "FC Internazionale club statement". 24 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2013. Marrë më 24 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Stramaccioni out, Mazzarri in at Inter". 24 maj 2013. Marrë më 24 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "COPPA ITALIA, INTER 4-0 CITTADELLA". inter.it. 18 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 8 janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Internazionale vs. Cittadella 4–0". Soccerway. 18 gusht 2013. Marrë më 8 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Inter 2-0 Genoa: Nagatomo & Palacio net Nerazzurri opening-round win". Goal.com. 25 gusht 2013. Marrë më 8 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Catania 0-3 Inter: Nerazzurri maintain perfect start". Goal.com. 1 shtator 2013. Marrë më 8 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Super-Inter shkatërron Katanian, Maxarri në delir". Panorama Sport. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Interi përmbys Fioren dhe rikthehet i dyti". Panorama Sport. 27 shtator 2013. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Inter 2-1 Fiorentina: Jonathan sends Mazzarri's men second". Goal.com. 26 shtator 2013. Marrë më 8 janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Inter 4-2 Verona: Nerazzurri return to winning ways". Goal.com. 26 tetor 2013. Marrë më 8 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Interi rigjen fitoren pas 1 muaji ndaj Veronës". Panorama Sport. 27 tetor 2013. Marrë më 8 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Bologna 1-1 Inter: Nerazzurri held by resolute Rossoblu". Goal.com. 24 korrik 2013. Marrë më 8 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Inter 3-3 Parma: Sansone rescues point in Giuseppe Meazza thriller". Goal.com. 8 dhjetor 2013. Marrë më 8 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Internazionale vs. Parma 3–3". Soccerway.com. 8 dhjetor 2013. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "FIFA U–17 World Championship Finland 2003 - Brazil 1:0 (1:0) Spain - Overview - FIFA.com". FIFA.com. 30 gusht 2003. Marrë më 8 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto