Keidi Bare (lindur më 28 gusht 1997) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor sulmues për klubin spanjoll Málaga dhe kombëtaren shqiptare.

Keidi Bare
Të dhënat vetjake
Datëlindja28 gusht 1997 (27 vjeç)
VendlindjaFier, Shqipëri
Gjatësia1.74 m (5 ft 9 in)
PozicioniMesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Málaga
Numri35
Karriera me të rinjtë
2010–2013Olimpic
2013–2014Apolonia
2013–2016Atlético Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2014Apolonia2(0)
2016–2018Atlético Madrid B64(4)
2018–2019Málaga B11(0)
2018–Málaga27(0)
Karriera ndërkombëtare
2013–2014Shqipëria U176(1)
2014–2015Shqipëria U192(0)
2015–2019Shqipëria U2111(0)
2018–Shqipëria5(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 9 qershor 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 tetor 2019

Karriera me klube

Redakto

Apolonia

Redakto

I lindur në Fier, Bare e nisi karrierën si profesionist në janar 2010 me Olimpic CF. Pas dy sezonesh e gjysëm, ai kaloi te klubi i qytetit të lindjes Apolonia.[1] Ai luajti me të gjitha ekipet e moshave, përfshirë edhe ekipin nën-19, me të cilën luajti 18 ndeshje dhe shënoi 4 gola në sezonin 2013–14.[2] Bare u përfshi në ekipin e parë për herë të parë në nëntor 2013 në moshën 13 vjeç për ndeshjen ndaj Tërbunit, ku ai qëndroi në stolin e rezervave.[3] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 6 nëntor 2013 në fitoren në transfertë ndaj Pogradecit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[4] Në dhjetor 2013, ai shkoi në provë te klubi spanjoll Atlético Madrid.

Atlético Madrid

Redakto

Më 26 dhjetor 2013, Bare u bë zyrtarisht lojtar i Atlético Madridit pasi kaloi me sukses provën gjatë një mini-turnamenti në TbilisiGjeorgjisë, ku u shpall edhe mesfushori më i mirë.[5]

Në janar 2014, Bare u përfshirë në ekipin kryesor për herë të parë nga trajneri Diego Simeone për ndeshjen e Copa del Rey ndaj Las Palmas; ai arriti të debutojë në atë ndeshje, duke zëvëndësuar argjentinasin Angel Correa në minutat e fundit.[6] Gjat kohës së tij me Atlético Madrid B, Bare ndihmoi ekipin që të ngjitej në Segunda División B pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3–0 kundër Gimnástica de Torrelavega, duke shënuar në ndeshjen e dytë.[7]

Bare u bë zyrtarisht pjesë e ekipit të parë për sezonin 2017–18 pasi klubi j'u ndalua e drejta për të blerë lojtarë në merkato.[8] Ndeshja e tij e parë për sezonin e ri erdhi më 25 tetor në raundin e 32-tave të Copa del Rey kundër Elches.[9]

Málaga

Redakto

Më 31 gusht 2018, Bare u transferua te Málaga CF dhe fillimisht u bë pjesë e ekipit rezervë në divizionin e tretë.[10] Gjatë kohës së tij te Málaga B, Bare ishte titullar i padisikutueshëm në formacion, duke luajtur në çdo ndeshje të mundshme.[11] Megjithatë, disa kohë më vonë, ai u promovua në skuadrën e parë,[12] duke debutuar në Segunda División më 11 nëntor në barazimin 2–2 në transfertë ndaj Sporting de Gijón.[13] Ai më pas vazhdoi të luante rregullisht për të dyja ekipet.

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Shqipëria nën-17

Redakto

Bare mori thirrjen e parë në ekipin kombëtar nën-17 nga trajneri Džemal Mustedanagić për raundin kualifikuesUEFA Kampionatit Evropian nën-17 të Futbollit 2014. Ai luajti në të tre ndeshejt e grupit A me Shqipërinë që u kualifikua me sukses në raundin elitë.[14]

Ai vazhdoi të ishte pjesë e ekipit edhe në raundin elitë, ku Shqipëria ishte vendosur në grupin 4.[15] Goli i tij i parë me ekipin nën-17 erdhi më 26 mars 2014 në humbjen 2–1 kundër Italisë, ku ai gjithashtu luajti si kapiten.[16]

Shqipëria nën-19

Redakto

Në nëntor 2014, ai u mor nga trajneri i kombëtares nën-19 Altin Lala për fushatën kualifikueseUEFA Kampionatit Evropian nën-19 të Futbollit 2015.[17] Ai luajti nga 90 minuta të plota në dy ndeshjet e para kundër Danimarkës dhe Portugalisë, duke u ndëshkuar në të dyja rastet me karton të verdhë, gjë që solli edhe skualifikimin e tij për ndeshjen e tretë ndaj Uellsit.[18] Shqipëria u eliminua duke humbur të tre ndeshjet.[19]

Shqipëria nën-21

Redakto

Në tetor 2015, Bare mori ftesën e parë në ekipin nën-21 nga trajneri Redi Jupi për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2017 kundër Hungarisë.[20] Megjithatë, ai debutoi një muaj më vonë në një tjetër ndeshje kualifikuese, këtë herë kundër Portugalisë në transfertë; ai u aktivizua si zëvëndësues në vend të Rron Brojës.[21] Ai luajti edhe pesë ndeshje të tjera në pjesën e mbetur të kualifikueseve me Shqipërinë që e përfundoi grupin e saj në vendin e 4të.[22]

Bare vazhdoi të ishte pjesë e ekipit nën-21 edhe për nisjen e fushatës kualifikuese të Kampionatit Evropian të ardhshëm, duke marrë një ftesë në qershor 2017 për miqësoren kundër Francës dhe ndeshjen hapëse të kualifikueseve kundër Estonisë.[23]

Ekipi i parë

Redakto

Në mars 2017, Bare mori ftesën e parë ndërkombëtare nga kombëtarja e parë e drejtuar nga italiani Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër Bosnje dhe Hercegovinës.[24] Megjithatë, debutimi i tij erdhi një vit më vonë në një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ndaj NorvegjisëElbasan Arena, ku Shqipëria u mposht 0–1; ai u aktivizua në pjesën e dytë në vend të mesfushorit Kamer Qaka.[25]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 6 korrik 2019[18][26]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Apolonia 2013–14 Kategoria e Parë 2 0 1 0 3 0
Atlético Madrid B 2015–16 Tercera División 1 0 1 0
2016–17 35 2 2[a] 1 37 3
2017–18 Segunda División B 30 2 30 2
Gjithsej 66 4 2 1 68 5
Atlético Madrid 2016–17 La Liga 0 0 1 0 1 0
2017–18 0 0 1 0 1 0
Gjithsej 0 0 2 0 2 0
Málaga B 2018–19 Segunda División B 11 0 1 0
Málaga B 2018–19 Segunda División 16 0 0 0 2[b] 0 18 0
Gjithsej karriera 93 4 2 0 4 1 99 5
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në play-off-in Tercera División 2017
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në play-off-in Segunda División 2019

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 14 tetor 2019[27]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria
2018 1 0
2019 4 1
Gjithsej 5 1

Golat me kombëtaren

Redakto
Redaktuar më 14 tetor 2019. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Bare.[28]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 14 tetor 2019 Stadiumi Zimbru Stadium, Chișinău, Moldavi 5   Moldavia 2–0 4–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2020

Referime

Redakto
  1. ^ "Stafi drejtues i fierakëve ,mbledhje me presidentin e nderit Kokëdhima". Sporti Shqiptar. 17 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Keidi Bare". FSHF.org. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 22 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Apolonia Fier vs. Tërbuni Pukë 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 6 nëntor 2013. Marrë më 18 nëntor 2017.
  4. ^ "Pogradeci vs. Apolonia Fier 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 9 nëntor 2013. Marrë më 18 nëntor 2017.
  5. ^ "Ne fokus/ 17 vjecari Kejdi Bare, kalon proven tek Atletiko Madrid". Albania Soccer. 25 dhjetor 2013. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Atlético Madrid vs. Las Palmas 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 10 janar 2017. Marrë më 10 janar 2017.
  7. ^ "Video / Bare shënon dhe ngjit Atletiko B në Segunda B! Bllokimi i merkatos e bashkon me ekipin A". Panorama Sport. 1 qershor 2017. Marrë më 1 qershor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Ekskluzive / Rinovoi me Atletikon, Keidi Bare: Kam shanse që të luaj". Panorama Sport. 22 qershor 2017. Marrë më 22 qershor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Elche vs. Atlético Madrid 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 25 tetor 2017. Marrë më 18 nëntor 2017.
  10. ^ "Keidi Bare, traspasado al Atlético Malagueño" [Keidi Bare, transferohet te Atlético Malagueño] (në spanjisht). Atlético Madrid. 31 gusht 2018. Marrë më 3 shtator 2018.
  11. ^ "Keidi Bare siguron rol titullari tek Malaga, drejtuesit e projektojnë lider të së ardhmes në ekip". Sot.com.al. 23 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2021. Marrë më 17 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Video/ Malaga zyrtarizon Baren me ekipin e parë". VIPSport.al. 20 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2019. Marrë më 17 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Sporting de Gijón vs. Málaga 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 11 nëntor 2018. Marrë më 17 tetor 2019.
  14. ^ "Summary - UEFA U17 Championship - Europe - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 nëntor 2017.
  15. ^ "U-17, Shqiperia shpall listen zyrtare". FSHF.org. 23 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2014. Marrë më 23 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Talenti Bare krijon iluzione, "Elite Raund" e nis me humbje". Sport Ekspres. 26 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2017. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Barazon Kombëtarja, Lala: Kualifikohemi në Europian". Panorama Sport. 7 nëntor 2014. Marrë më 7 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ a b "Keidi Bare" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  19. ^ "Summary - UEFA U19 Championship - Europe - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 nëntor 2017.
  20. ^ "Grumbullohet kombetarja U-21" [National team U-21 is gathered]. FSHF.org. 7 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2017. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Portugal U21 vs. Albania U21 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 12 nëntor 2015. Marrë më 12 nëntor 2015.
  22. ^ "Qualifying round" [Raundi kualifikues] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 18 nëntor 2017.
  23. ^ "Alban Bushi shpall listën e U21 për Francën dhe Estoninë". FSHF.org. 1 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2017. Marrë më 11 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Miqësorja, një tjetër futbollist i Skënderbeut në kombëtare". Panorama Sport. 27 mars 2017. Marrë më 18 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Kombëtarja Humbet Miqësoren Me Norvegjinë Panucci: "Gjendja Fizike Bëri Diferencën"". FSHF.org. 26 mars 2018. Marrë më 18 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Keidi Bare - Atlético - profile" (në spanjisht). Resultados de Fútbol. Marrë më 18 tetor 2019.
  27. ^ "Keidi Bare". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 18 tetor 2019.
  28. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Keidi Bare". National Football Teams. Marrë më 14 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto