Kimi-Matias Räikkönen
Kimi Räikkönen në Çmimin e madh të Rusisë 2017
Kimi Räikkönen në Çmimin e madh të Rusisë 2017
Karriera në Formula Një
Kombësia Flamuri Finlandez
Ekipi aktual Alfa Romeo Racing-Ferrari
Numri i makinës 7
Pjesmarrje 296 (293 starte)
Kampionate 1 (2007)
Fitore 21
Podiume 103
Pikët gjithsej 1,829
Pol pozita 18
Xhiro të shpejta 46
Pjesmarrja e parë Çmimi i madh i Australisë 2001
Fitorja e parë Çmimi i madh i Malajzisë 2003
Fitorja e fundit Çmimi i madh i Shteteve të Bashkuara 2018
Pjesmarrja e fundit Çmimi i madh i Bahrenit 2019
Sezoni i fundit 3ti (251 pikë)

Kimi-Matias Räikkönen (Finlandisht: [ˈkimi ˈmɑtiɑs ˈræikːønen]; lindur më 17 tetor 1979), me pseudonimin Iceman (sq: Njeriu u akullt) është një pilot garash finlandez i cili aktualisht garon në Formula Një për Alfa Romeo Racing. Ai fitoi titullin botëror të vitit 2007 në sezonin e parë me Ferrarin. Pas nëntë sezonesh në Formula Një, Räikkönen u largua dhe garoi në Kampionatin Botëror të Rallyt (sezonet 2010 dhe 2011), para se të rikthehej sërisht në Formula Një para fillimit të sezonit 2012. Përveç titullit të tij, Räikkönen ka përfunduar i dyti edhe në sezonet 2003 dhe 2005 dhe i treti në sezonet 2008, 2012 dhe 2018. Para fillimit të sezonit 2019, Räikkönen ka fituar 21 gara, duke qënë pilot finalndez i Formula Një me më shumë gara të fituara. Ai është piloti i vetëm që ka fituar një garë me makinë të pajisur me motorr V10, V8 dhe hibrid V6.[1]

Räikkönen hyri një Formula Një si një pilot kryesor i Sauber-Petronassezonin 2001; ai kishte garuar vetëm 23 herë para se të bashkohej në Formula Një. Ai u bashkua me McLaren Mercedes për sezonin 2002, dhe u bë një kandidat për titullin kampion, duke përfunduar si ndjekës mbrapa Michael Schumachersezonin 2003 dhe Fernando Alonsosezonin 2005. Në vitin 2007, ai kaloi te Scuderia Ferrari si dhe fitoi titullin botëror me vetëm një pikë diferencë ndaj pilotëve të McLaren, Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso. Një vit më pas, ai barazoi për herë të dytë rekordin e xhirove më të shpejta në një sezon.

Räikkönen u largua nga Ferrari pas përfundimit të sezonit 2009, duke fituar vetëm një garë pasi makina nuk ishte konkuruese. Në rikthimin e tij në Formula Një, ai garoi për Lotus në sezonet 2012 dhe 2013. Më 11 shtator 2013, Ferrari zyrtarizoi rikthimin e Räikkönen në një kontratë dy-vjeçare që do të niste në fillim të sezonit 2014.[2] Kontrata më pas u zgjat deri në përfundim të sezonit 2018. Räikkönen qëndroi katër vite pa fituar që nga rikthimi i tij te Ferrari; ai e theu këtë rekord negativ në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara 2018, duke qënë fitorja e parë pas 113 garave dhe e para me Ferrarin që nga viti 2007. Pavarësisht se nuk fitoi për katër vite, Räikkönen përfundoi rregullisht në katër vendet e para të renditjes gjatë periudhës së tij të dytë te Ferrari. Räikkönen e përfundoi karrierën e tij tetë-vjeçare me Ferrarin me një vend të tretë në sezonin 2018.[3]

Në shtator 2018, Scuderia Ferrari lajmëroi se Räikkönen do të largohet në përfundim të sezonit 2018;[4] ky lajmërim u pasua nga një mesazh i shkurtër i Sauber Alfa Romeo, ekip i lidhur me Ferrarin, që lajmëroi se Räikkönen kishte firmosur për dy vite. Ai shkëmbeu vendet me Charles Leclerc, i cili kaloi te Ferrari.[5][6]

Në sezonet 2010 dhe 2011 të kampionatit botëror të Rally, Räikkönen voziti një Citroën C4 WRC për Citroën Junior Team. Në të njëjtën kohë, ai garoi edhe në NASCAR,[7] dhe debutoi për ekipin Kyle Busch MotorsportsCamping World Truck Series. Revista Forbes e listoi finlandezin si të 36tin në listën 'Celebrity 100' në vitin 2008; ai gjithashtu u rendit si i famshmi i 26të më i paguar dhe sportisti i pestë më i paguar.[8] Një vit më vonë, ai u rendit si atleti i dytë më i paguar në të njëjtën listë.[9]

Biografia

Redakto

Kimi Räikkönen ka një sërë suksesesh në garime me vetura duke përfshie dhe rradhitjen si i dyti në Formula Super A garimin Evropian në moshën 10 (dhjetë) vjeçare. Në vitin 2001 përmes ekipit Sauber ai bëhet pjestarë i garave në Formula 1.

Karriera

Redakto

Vitet 2001 - 2002

Redakto

Vitet 2003 - 2005

Redakto

Vitet 2006 - 2007

Redakto

Rezultatet e garimeve

Redakto

Për më shumë rreth ngjyrave në tabelën e mëposhtme shih këtu : (Sqarim i tabelës)

Viti Ekipi 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 Ekipi Vendi Pikët
2001 BMW Sauber AUS
6
MYS
Ret
BRA
Ret
SMR
Ret
ESP
8
AUT
4
MON
10
CAN
4
EUR
10
FRA
7
GBR
5
GER
Ret
HUN
7
BEL
Ret
ITA
7
USA
Ret
JPN
Ret
BMW Sauber 10ti 9
2002 McLaren AUS
3
MYS
Ret
BRA
12
SMR
Ret
ESP
Ret
AUT
Ret
MON
Ret
CAN
4
EUR
3
GBR
Ret
FRA
2
GER
Ret
HUN
4
BEL
Ret
ITA
Ret
USA
Ret
JPN
3
McLaren 6ti 24
2003 McLaren AUS
3
MYS
1
BRA
2
SMR
2
ESP
Ret
AUT
2
MON
2
CAN
6
EUR
Ret
FRA
4
GBR
3
GER
Ret
HUN
2
ITA
4
USA
2
JPN
2
McLaren 2ti 91
2004 McLaren AUS
Ret
MYS
Ret
BAH
Ret
SMR
8
ESP
11
MON
Ret
EUR
Ret
CAN
5
USA
6
FRA
7
GBR
2
GER
Ret
HUN
Ret
BEL
1
ITA
Ret
CHN
3
JPN
6
BRA
2
McLaren 7ti 45
2005 McLaren AUS
8
MYS
9
BAH
3
SMR
Ret
ESP
1
MON
1
EUR
11
CAN
1
USA
DNS
FRA
2
GBR
3
GER
Ret
HUN
1
TUR
1
ITA
4
BEL
1
BRA
2
JPN
1
CHN
2
McLaren 2ti 112
2006 McLaren BAH
3
MYS
Ret
AUS
2
SMR
5
EUR
4
ESP
5
MON
Ret
GBR
3
CAN
3
USA
Ret
FRA
5
GER
3
HUN
Ret
TUR
Ret
ITA
2
CHN
Ret
JPN
5
BRA
5
McLaren 5ti* 65
2007 Ferrari AUS
1
MAL
3
BHR
3
ESP
Ret
MON
8
CAN
5
USA
4
FRA
1
GBR
1
EUR
Ret
HUN
2
TUR
2
ITA
3
BEL
1
JPN
3
CHN
1
BRA
1
Ferrari 1ri* 110*
2008 Ferrari AUS
8
MAL
1
BHR
2
ESP
1
TUR MON CAN FRA GBR GER HUN EUR BEL ITA SIN JPN CHN BRA Ferrari 1ri* 29*

Shih dhe këtë

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ George, Dhruv (23 tetor 2018). "Raikkonen Now Owns a Unique Record" [Raikkonen tani zotëron një rekord unik]. Essentially Sports (në anglisht). Marrë më 31 tetor 2018.
  2. ^ "Official: Raikkonen seals Ferrari return" [Zyrtare: Raikkonen vulos rikthimin te Ferrari]. GPUpdate (në anglisht). GPUpdate. 11 shtator 2013. Marrë më 11 shtator 2013.
  3. ^ "Abu Dhabi Grand Prix - Seb second and Kimi still third" [Çmimi i madh i Abu Dabit - Seb i dyti dhe Kimi ende i treti] (në anglisht). Scuderia Ferrari. 25 nëntor 2018. Marrë më 25 nëntor 2018.
  4. ^ "Raikkonen largohet nga Ferrari, vjen Leclerc". Telegrafi.com. 11 shtator 2018. Marrë më 2 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Konfirmohet gjithçka, Leclerc te Ferrari, Raikkonen me Sauber". Ora News. 11 shtator 2018. Marrë më 2 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "F1, Ferrari zgjedh Leclerc në vend të Raikkonenit". Ora News. 6 shtator 2018. Marrë më 2 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Formula One Driver Changes Lanes and Makes His Nascar Debut" [Piloti i Formula Një ndryshon korsi dhe bën debutimin e tij në Nascar] (në anglisht). The New York Times. 21 maj 2011. Marrë më 2 prill 2019.
  8. ^ "Forbes 100 Celebrities 2008 – No. 36 Kimi Raikkonen" [Forbes 100 të famshmit 2008 – Nr. 36 Kimi Raikkonen] (në anglisht). 11 qershor 2008.
  9. ^ Badenhausen, Kurt (17 qershor 2009). "The World's Highest-Paid Athletes" [Atletët më të paguar të botës]. Forbes (në anglisht). Marrë më 13 shtator 2009.

Lidhje të jashtme

Redakto