Koke Resurrección

futbollist spanjoll

Jorge Resurrección Merodio, njohur zakonisht si Koke (Spanjisht [ˈkoke]; lindur më 8 janar 1992) është një futtbollistë spanjoll i cili luan me klubin spanjoll Atlético MadridLa Liga dhe me kombëtaren spanjolle si mesfushor.

Koke

Koke duke luajtur për Spanjën në Kampionatin Botëror 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJorge Resurrección Merodio
Datëlindja8 janar 1992 (32 vjeç)
VendlindjaMadrid, Spanjë
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Atlético Madrid
Numri6
Karriera me të rinjtë
2000–2008Atlético Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2011Atlético B66(7)
2009–Atlético Madrid225(28)
Karriera ndërkombëtare
2008Spanja U163(0)
2008–2009Spanja U1721(0)
2010–2011Spanja U199(0)
2011Spanja U205(1)
2011–Spanja U2112(1)
2012Spanja U236(1)
2013–Spanja43(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Koke debutoi me Atlético Madrid në 2009 dhe që nga ajo kohë ka fituar Ligën e Europës dhe Superkupën Evropiane në 2012 dhe Copa del Rey në 2013.

Performancat e tij me klubin bërë që ai të ishte pjesë e Spanjës U–21 në triumfin e tyre në 2013 Kampionatin Europian U–21. Në atë vit ai gjithashtu bëri debutimin me kombëtaren e parë, dhe u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botës 2014.

Karriera me klube

Redakto

Koke ka lindur në Madrid. Ai arriti në sistemin e të rinjëve të Atlético Madrid në moshën 8 vjeçare dhe bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 19 shtator 2009, duke luajtur vetëm 11 minutat e fundit në humbjen 2–5 jashtë fushtë fushe kundër Barcelonës.[1] Sërisht nga stoli i rezervave, Koke luajti në ndeshjen tjetër të La Ligas, në një barazim 2–2 në shtëpi kundër Almerías.[2] Më 6 janar 2011, ai bëri edhe debutimin e tij në Copa del Rey duke zëvëndësuar Paulo Assunçao në minutën e 61të të ndeshjes kundër kundër RCD Espanyol. Ndeshja përfundoi në barazim 1–1 por Atlético u kualifikua në raundin tjetër falë fitores së arritur në ndeshjen e parë me rezultatin 1–0.[3]

Më 3 shkurt 2011, ai rinovoi kontratën e tij me klubin deri në 2016.[4] Koke shënoi golin e parë me Atléticon kundër Seviljes më 26 shkurt 2011, ai e shënoi golin në minutën e 47të pas një krosi të Diego Forlán duke e barazuar rezultatin përkohësisht 1–1, në fund ndeshja u mbyll në barazimin 2–2.[5] Ai e përfundoi sezonin e tij të parë të plotë si profesionist me 17 ndeshje, me Colchoneros që e përfunduan ligën në vendin e shtatë duke u kualifikuar për në Ligën e Evropës.

Koke ishte sërisht një mesfushor i rëndësishëm i Atléticos për sezonin 2011–12, nën urdhërat e trajnerit Gregorio Manzano dhe pasuesit të tij Diego Simeone. Ai bëri debutimin e tij europian më 25 gusht në ndeshjen e dytë të raundit të katërt të Ligës së Europës. Ai hyri në fushën e lojës në minutën e 67të të ndeshjes kundër Vitórias në vend të Mario Suárez. Ndeshje përfundoi me fitoren e Atléticos 4–0 duke i siguruar atyre kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Koke shënoi golin e parë të sezonit më 29 prill 2012 në barazimin 2–2 kundër Real Betis, ai shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 62.[6] Më 9 maj 2012, Koke hyri në fushën e lojës në minutën e 90të në finalen e Ligës së Europës kundër Athletic Bilbao që përfundoi me fitoren e Colchoneros 3–0,[7] ky ishte trofeu i parë europian për Koken dhe Liga e parë e Europës për Atlético Madrid.

Vetëm 20 vjeç, Koke gjatë sezonit 2012–13 luajti si titullar në 38 nga 48 paraqitjet zyrtare që luajti në atë sezon – kjo përfshin plot 112 minuta të luajtura në finalen e Copa del Rey kundër Real MadridSantiago Bernabeu që përfundoi me fitoren e Atlético Madrid me rezultatin 1–2,[8] kjo ishte fitorja e tyre e parë kundër Realit pas plot 14 vitesh.

Ai shënoi golin e parë të sezonit më 1 shtator 2013, duke kontribuar në fitoren 2–1 kundër Real Sociedad.[9] Dy ditë më vonë Koke rinovoi kontratën e tij deri në 2018.[10] Performancat e tij në tetor bënë që ai të shpallej La Liga Lojtari i Muajit, kurse trajneri i tij Diego Simeone u shpall Trajneri i Muajit.[11] Më 3 mars 2014, ai shënoi në barazimin 2–2 kundër Real MadridDerbi madrileño.[12]

Më 8 prill 2014, Koke shënoi golin e shtatë të sezonit, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit të çerek–finales së Ligës së Kampioneve duke i dërguar Colchoneros për herë të parë pas 40 vitesh në një gjysmë–finale të Ligës së Kampioneve.[13][14]

Më 25 qershor 2014, Koke nënshkroi kontratë të re për pesë vite tjera për Altético. Ai u bë Lojtari i Ndeshjes në ndeshjen e grupit të Ligës së Kampionëve në Malmö FF më 4 nëntor. Në një penallti kundër Bayer 04 Leverkusen për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, më 18 mars të vitit të ardhshëm, por goditja e tij u shpëtua nga Bernd Leno, por ekipi i tij megjithatë përparoi.[15]

Më 23 tetor 2016, Koke u largua nga ndeshja për herë të parë në karrierën e tij, për dy karta të verdhë në humbjen 0-1 në Sevilla.[16] Vetëm dy muaj pasi bëri 26 vjet, ai hyri në top 10 paraqitësit më të lartë të paraqitjes në historinë e Atléti kundër Deportivo de La Coruña më 1 prill 2018.[17]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Koke ka luajtur me shumë skuadra moshash të Spanjës. Me kombëtaren U–172009 Kupën e Botës U–17 u renditën në vendin e tretë pasi fituan finalen e vogël me rezultatin 1–0 kundër Kolumbisë.

Më 29 qershor 2011, ai luajti me kombëtaren U–202011 Kupën e Botës U–20 që u zhvillua në Kolumbi ku Spanja u eleminua në çerek–finale nga Brazili nga gjuajtjet e penalltive.[18] Koke shënoi golin e tij të vetëm në atë turnament në fitoren 4–1 jashtë fushe kundër Kosta Rikës në ndeshjen e parëtë grupit C.

Koke ishte pjestar i Spanjës në 2012 Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Londër, me Spanjën që u eleminua që në fazën e grupeve pa marrë asnjë fitore.[19] Megjithatë, Koke luajti në të tre ndeshjet.

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 14 gusht 2013, pasi hyri në fushë në vend të Santi Cazorlës në 12 minutat e fundit të ndeshjes që përfundoi me fitoren 2–0 kundër Ekuadorit.[20] Më 6 shtator, Koke luajti plotë 90 minuta në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror 2014 kundër Finlandës e cila përfundoi me fitore 2-0.

Koke u zgjodh nga trajneri Julen Lopetegui për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi.[21] Më 1 korrik, ai ishte një nga dy lojtarët spanjoll që humbi gjuatjen e tij në raundin e 16-të kundër Rusisë në ndeshjen ku Spanja humbi 3-4.[22]

Statistiakt

Redakto

Redaktuar më 10 prill 2014[23]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Atlético Madrid 2009–10 4 0 0 0 0 0 4 0
2010–11 17 2 2 0 0 0 19 2
2011–12 25 2 2 0 13 0 40 2
2012–13 33 3 7 0 8 0 48 3
2013–14 30 6 9 0 10 1 49 7
Atlético Madrid 109 13 20 0 31 1 160 14
Karriera në total 109 13 20 0 31 1 160 14
Atlético Madrid

Kombëtarja

Redakto
Spanja U–21
Spanja U–17

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Barca rout Atletico". ESPN Soccernet. 19 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 14 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Piatti leaves it late for Almería". ESPN Soccernet. 23 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 14 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Atlético 1-1 Espanyol". actas.rfef.es. 6 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2020. Marrë më 14 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Koke amplía hasta 2016 su contrato con el Atleti". futbol.as.com. 3 shkurt 2011. Marrë më 14 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Reyes to the rescue for Atletico". ESPN Soccernet. 26 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 14 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Falcao rescues Atletico". ESPN Soccernet. 29 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 14 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Atkin, John (9 maj 2012). "Falcao at double as Atlético march to title". Union of European Football Associations. Marrë më 9 maj 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Jose Mourinho and Cristiano Ronaldo off in Real Madrid loss". BBC Sport. 17 maj 2013. Marrë më 1 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "La Liga 2013: Atletico Madrid holds on against Real Sociedad". SB Nation. 1 shtator 2013. Marrë më 23 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Apuesta por la cantera". clubatleticodemadrid.com. 3 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 14 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b "Premios BBVA a los mejores de octubre" [BBVA awards for the best in October]. Liga de Fútbol Profesional. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Cristiano Ronaldo's late goal secures draw for Real Madrid against Atlético". The Guardian. 3 mars 2014. Marrë më 23 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Atlético Madrid 1–0 Barcelona". BBC Sport. 9 prill 2014. Marrë më 9 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Koke takes Atlético through at Barcelona's expense". UEFA.com. 9 prill 2014. Marrë më 10 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Smith, Jonathan (17 mars 2015). "Atl Madrid 1–0 Bayer Levkn". BBC Sport. Marrë më 18 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Koke ve la primera roja de su carrera" [Koke sees the first red of his career]. Mundo Deportivo. 23 tetor 2016. Marrë më 6 prill 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Koke enters top ten appearances for our club". Atlético Madrid. 1 prill 2018. Marrë më 6 prill 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Sergio Canales entra en la lista para el Mundial Sub-20". futbol.as.com. 29 qershor 2011. Marrë më 14 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Euro 2012 trio Mata, Alba & Martinez in Spain Olympic squad". BBC Sport. 5 korrik 2012. Marrë më 16 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Taconeo ante Ecuador" [Taconeo kundër Ekuador-it]. Marca. 15 gusht 2013. Marrë më 13 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Morata misses out on Spain's 23-man World Cup squad". Goal. 21 maj 2018. Marrë më 21 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Russia reach last eight thanks to penalty shoot-out win over sorry Spain". Jersey Evening Post. 1 korrik 2018. Marrë më 1 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Koke". Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2014. Marrë më 19 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto