Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit ishte komision i themeluar më 15 tetor 1913, në bazë të vendimeve të gjashtë Fuqive të Mëdha, të marra më 29 korrik 1913, sipas Traktatit të Londrës, të nënshkruar më 30 maj 1913. Qëllimi i komisionit ishte të kujdeset për qeverisjen e Shqipërisë së sapo krijuar, deri sa institucionet e saj politike të ishin në rregull.[1]
Historia
RedaktoSelia e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (ICC) ishte në Vlorë. Fuqitë e Mëdha autorizuan komisionin të merrte administrimin e vendit.[2]
Një komplot i qeverisë xhonturke i udhëhequr nga Bekir Fikri për të rivendosur kontrollin osman mbi Shqipërinë përmes vendosjes së një oficeri osmano-shqiptar Ahmed Izzet Pasha si monark u zbulua nga serbët dhe u raportua në KNK.[3][4][5] Ismail Qemali mbështeti komplotin për ndihmë ushtarake kundër Serbisë dhe Greqisë.[6][3][7] KNK lejoi oficerët e tyre holandezë që shërbenin si Xhandarmëria Shqiptare të shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme dhe të ndalonin komplotin.[4][6][5] Ata bastisën Vlorën më 7–8 janar 1914, duke zbuluar më shumë se 200 trupa osmane dhe arrestuan Fikrin.[4][3][8] Gjatë gjyqit të Fikrit komploti doli dhe një gjykatë ushtarake e KNK nën kolonelin Willem de Veer e dënoi atë me vdekje [8] dhe më vonë e ndryshuan në burgim të përjetshëm, [4] ndërsa Qemali dhe kabineti i tij dhanë dorëheqjen. [6] Pas largimit të Qemalit nga vendi, trazira u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë.[9]
Anëtarët
RedaktoFuqitë e Mëdha themeluan Komisionin e Kontrollit të përbërë nga përfaqësuesit e secilës Fuqi të Madhe dhe një shqiptar.[10]
Anëtarët e Komisionit ishin:[11][12]
Shteti | Mbikëqyrësi | Shërbimi |
---|---|---|
Franca | Léon-Alphonse-Thadée Krajewski | 16 tetor 1913 – 6 shtator 1914 |
Mbretëria e Bashkuar | Harry Harling Lamb | 16 tetor 1913 – 6 shtator 1914 |
Stampa:Country data Italy (1861–1946) Italia | Alessandro Leoni | 16 tetor 1913 – gusht 1914 |
Carlo Galli | gusht 1914 – 6 shtator 1914 | |
Rusia | Aleksandr Mihajlovič Petrjaev | 16 tetor 1913 – 6 shtator 1914 |
Stampa:Country data Austria-Hungary (1869-1918) Austro-Hungaria | Aristoteles Petrović | 16 tetor 1913 – 25 prill 1914 |
August Kral | 25 prill 1914 – 6 shtator 1914 | |
Stampa:Country data Germany (1867–1919) Gjermania | Julius Winckel | 15 tetor 1913 – 25 prill 1914 |
Stampa:Country data Albania (1914–1920) Shqipëria | Myfid bej Libohova | 20 tetor 1913 – 17 mars 1914 |
Mehdi bej Frashëri | 17 mars 1914 – 6 shtator 1914 |
Kur Princi Vilhelm i Vidit mori kontrollin mbi Principatën e Shqipërisë në mars 1914, përfaqësuesi shqiptar (Libohova) u zëvendësua nga Mehdi Frashëri më 17 mars 1914.[13] Pas këtij ndryshimi, të gjithë anëtarët e tjerë të komisionit qëndruan në postet e tyre deri më 9 shtator 1914, përveç përfaqësuesit të Austro-Hungarisë që dha dorëheqjen para 25 majit 1914.
Administrata
RedaktoPasi mori gradualisht administrimin e vendit në vitin 1914, Komisioni Ndërkombëtar përgatiti një draft të kushtetutës (Statuti Organik) me 216 nene. Ai do të parashikonte ngritjen e Asamblesë Kombëtare me fuqi legjislative në Shqipëri e cila ishte projektuar si monarki kushtetuese trashëgimore.
Sipas kushtetutës, vendi do të kishte, me pak përjashtime, të njëjtin organizim administrativ si gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.[14] Ai do të ndahej në shtatë rrethe administrative, secili prej tyre do të zgjidhte tre përfaqësues për asamblenë kombëtare me votim të drejtpërdrejtë.
Princi do të emëronte dhjetë përfaqësues dhe krerët e të tre feve (islame, ortodokse dhe katolike) do të përfaqësoheshin gjithashtu në asamblenë kombëtare, e cila do të kishte një mandat katërvjeçar. Këshilli i Ministrave, me kompetenca ekzekutive, do të emërohej nga princi.[15]
Protokolli i Korfuzit
RedaktoMë 17 maj, pasi grekët që jetonin në Shqipërinë e Jugut shpallën Republikën Autonome të Vorio Epirit, Komisioni ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e konflikteve. Si rezultat, u nënshkrua Protokolli i Korfuzit, i cili njihte statusin autonom të provincave jugore të Shqipërisë. Për më tepër, ekzekutimi dhe mirëmbajtja e kësaj marrëveshjeje iu besua Komisionit.[16]
Fundi
RedaktoMe Shqipërinë në një gjendje lufte civile nga korriku 1914, Greqinë që pushtoi jugun e vendit, Fuqitë e Mëdha në luftë me njëra-tjetrën, regjimi u shemb dhe Princi Vilhelm u largua nga vendi më 3 shtator 1914, fillimisht në Venecia.[17] Pavarësisht se u largua nga Shqipëria, ai e bëri këtë duke këmbëngulur që të mbetej kreu i shtetit.[18] Në proklamatin e tij ai njoftoi popullin se “e ka parë të nevojshme që të mungojë përkohësisht”. Princi ia dorëzoi qeverinë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe vetëm tre ditë më vonë ajo u shpërnda.
Referime
Redakto- ^ Zaharia, Perikli (24 mars 2003). "The post - 1989 constitutional course of south east Europe" (në anglisht). Athens: Centre for European Constitutional Law. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2011. Marrë më 22 janar 2011.
Treaty of May 30, 1913. As it was decided at the London Conference of Ambassadors, the sovereignty of Albania was under the protection of the six great powers: Austria, England, France, Germany, Italy and Russia. At the same time, an International Control Commission was created.
- ^ Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century, A History. Volume I, Albania and King Zog: Independence, republic and monarchy 1908–1939. I.B. Tauris. fq. 56. ISBN 978-1-84511-013-0.
... International Commission of Control ... was authorized by the Great Powers to assume administration of the whole country...
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Gostentschnigg, Kurt (2017). Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär: Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918. Springer-Verlag. fq. 575. ISBN 9783658189112.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Kiefer, Dorothea (1979). Entwicklungspolitik in Jugoslawien. Ihre Zielsetzungen, Planungen und Ergebnisse. Oldenbourg Verlag. fq. 320. ISBN 9783486496017.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Tütüncü 2017
- ^ a b c Winnifrith, Tom (1992). Perspectives on Albania. Springer. fq. 111. ISBN 9781349220502.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tütüncü 2017
- ^ a b Tütüncü 2017
- ^ Tütüncü, Mehmet (2017). "Grebeneli Bekir Fikri Bey Albay Thomson'a Karşi 1914 Avlonya Olayı [Grebeneli Bekir Fikri Bey against Colonel Thomson: The Case of Vlorë 1914]". Düşünce Ve Tarih. 3 (31): 43.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jelavich, Barbara (1999) [1983], "The end of Ottoman rule in Europe", History of the Balkans: Twentieth century (në anglisht), vëll. 2, Cambridge, United Kingdom: The Press Syndicate of University of Cambridge, fq. 101, ISBN 0-521-27459-1, marrë më 21 janar 2011,
powers... established International Control Commission composed of representatives of Great Powers, together with one Albanian
- ^ "International Commission of Control: 1913-1914" (në anglisht). Arhontology. 3 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2011. Marrë më 22 janar 2011.
- ^ "Albania: International Commission of Control: 1913-1914".
- ^ "International Commission of Control: 1913-1914". Arhontology. 3 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2011. Marrë më 22 janar 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zaharia, Perikli (24 mars 2003). "The post - 1989 constitutional course of south east europe". Athens: Centre for European Constitutional Law. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2011. Marrë më 22 janar 2011.
The Ottoman administrative organization, with few exceptions, remained basically unchanged.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zaharia, Perikli (24 mars 2003). "The post - 1989 constitutional course of south east europe". Athens: Centre for European Constitutional Law. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2011. Marrë më 22 janar 2011.
A Constitution (Statuti Organik) for the new State, consisting of 216 articles, was elaborated in 1914 by the International Commission. Albania was designated as a hereditary constitutional monarchy. The power of legislation was entrusted to a National Assembly, while the executive power was vested in the Council of Ministers, who were to be appointed by the Prince and accountable to him only.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stickney, Edith Pierpont (1926). Southern Albania or Northern Epirus in European International Affairs, 1912–1923. Stanford University Press. fq. 49. ISBN 978-0-8047-6171-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Springer, Elisabeth; Leopold Kammerhofer (1993). Archiv und Forschung. Oldenbourg Wissenschaftsverlag. fq. 346. ISBN 3-486-55989-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kola, Paulin (2003). The Search for Greater Albania. C. Hurst & Co. Publishers. fq. 16. ISBN 1-85065-596-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)