Kompania Mbretërore Prusiane e Azisë

Kompani e tregtisë me Azinë

Kompania Mbretërore Prusiane e Azisë ose Kompania e Emdenit ishte një kompani tregtare prusiane që u formua në 24 maj 1751 për të tregtuar kryesisht me qytetin e KantonitKinë. Emri i plotë i saj ishte Kompania Mbretërore Prusiane e Azisë në Emden për Kantonin dhe Kinën (gjermanisht: Königlich Preußische Asiatische Compagnie in Emden nach Canton und China), por që njihet përgjithësisht me emrin e saj të shkurtër, Kompania e Emdenit, meqë bazën e kishte në portin e Emdenit.

Frigata Mbreti i Prusisë me bazë në Emden

Kompania u bë e mundur nga aneksimi prusian i portit të Emdenit në vitin 1744. Kjo i dha prusianëve një port në Detin e Veriut. Frederiku i Madh e krijoi kompaninë duke shpresuar ti jepte Prusisë një pjesë të tregtisë fitimprurëse aziatike ngjashëm me Kompaninë Britanike të Indisë Lindore ose Kompaninë Hollandeze të Indisë Lindore. Pati interes të madh në ndarjen e 482 aksioneve prej 500 talerësh (241,000 talerë në tërësi) u nënshkruan në ditën e themelimit. Një nga aksionerët më të mëdhenj ishte kompania bankiere dhe tregtare Splitgerber & Daumin Berlin. Kompania kishte një kapital prej 861,000 talerësh në vitin 1752, të shpërndarë në mbi 1,722 aksionerë.

Megjithëse kompania e vogël ishte shumë e suksesshme, duke mos huambur asnjë nga katër anijet e saj, sipërmarrja u shkatërrua nga shpërthimi i Luftës së Shtatë Viteve, gjatë të cilës, në vitin 1757, trupave franceze pushtuan Emdenin, si pjesë e Pushtimit të Hanoverit.[1] Pas fundit të luftës, në vitin 1765, Frederiku e shkriu kompaninë.

Arësyet e themelimit

Redakto
 
Vula zyrtare e Kompanisë Mbretërore Prusiane të Asisë[2]

Mendimi ekonomik në Evropë në shekullin e XVIII ishte i mbizotëruar nga merkantilizmi. Si një nga pasojat më të rëndësishme të kësaj doktrine, çdo vend kërkonte që mallrat e importuara nga Azia të importoheshin nga një kompani tregtare kombëtare. Në këndvështrimin merkantilist, një shtet dobësohej kur blinte mallra si duhani, erëzat dhe çajë nga një kompani e madhe e huaj, kështu që shumë kapital shtetëror do të kalonte te të huajtë. Për ta shmangur, dukej e nevojshme që çdo shtet të zotëronte sipërmarrjen e vetë tregtare. Mbretërit dhe tregtarët e vendeve si Danimarka, Suedia dhe Austria kërkonin të krijonin kompani tregtare në drejtim të Azisë në referim të kësaj teorie merkantiliste.

Sipërmarrjet më të vjetra në Evropë, si Kompania Britanike e Indisë Lindore apo Kompania Hollandeze e Indisë Lindore, përpiqeshin ta mbronin monopolin e tyre në tregtinë me vende të ndryshme të Indisë, duke u përpjekur ti pengonin konkuruesit e rinj. Në vitin 1731, për shembull, Kompania e suksesshme e Ostendit e krijuar në Flandrën Austriake, u shpërbë nga intrigat politike të fuqive detare.

Mbretëria e Prusisë, që u shndërrua në një fuqi të madhe evropiane gjatë kësaj kohe, qeverisej nga mbreti Frederiku II që nga viti 1740, themeloi Kompaninë Prusiano-Aziatike dhe me marrjen e portit të Emdenit në Detin e Veriut, e vendosi aty selinë e saj.

 
Çertifikatë e kapitalit të Kompanisë Mbretërore Prusiane të Azisë

Formimi dhe nxjerrja e aksioneve

Redakto

Pas aneksimit të Frisisë Lindore nga Prusia në vitin 1744, ekonomia prusiane pati akses në Detin e Veriut dhe, për më tepër, në tregtinë e përtejdetit me portin e Emdenit. Më 1 gusht 1750, Frederiku II i dha tregtarit nga Amsterdami Heinrich Thomas Stuart privilegjin mbretëror (oktroi), që i lejonte të tregtonte midis Emdenit dhe Kinës me anije nën flamurin prusian deri në vitin 1770. Tregtia me Kinën ia vlejti mundimin, meqë kompanitë më të vjetra tregtare të Indive Lindore nuk qenë të zonjat të krijonin një pozicion monopolistik në Perandorinë e fuqishme Kineze. Tregtarët kinezë mund të furnizonin produktet që ishin më popullore në Evropë: çaji, porcelani dhe mëndafshi. Pa dyshim, anijeve europiane iu lejua vetëm të ankoronin në portin e qytetit të Kantonit, në jug të Kinës.

Më 24 maj 1751, mbreti i Prusisë asistoi në bashkimin themeltar të Kompanisë Mbretërore Prusiane Aziatike, që do të specializohej në tregtinë me Indinë dhe Kinën, kapitali i së cilës ishte i zotëruar kryesisht nga aksionistë hollandezë dhe francezë. Interesi për aksionet ishte i madh, për të cilat u nënshkruan 482 aksione prej 500 talerësh secili (= 241,000 talerë) që në ditën e themelimit. Një nga aksionerët kryesorë ishte shtëpia bankare dhe tregtare Splitgerber & DaumBerlin. Në fakt rreth 50% e kapitalit ishte me pronësi holandeze. Pjesëmarrësi më madh ishte bankieri me ndikim Emmanuel van Ertborn nga Antverpi me 705 aksione. Si shumë sipërmarrës të tjerë flamandë, Van Ertborn kërkonte modele të reja tregtie pas shpërbërjes së Kompanisë Flamande të Indisë Lindore.

Më 24 maj 1751, mbreti i dha një privilegj një grupi donatorësh prusianë, flamandë dhe holandezë. Këta aksionerë mazhoritarë përfaqësoheshin në Emden nga drejtorët e përgjithshëm: magjistrati bashkiak Jacob de Pottere dhe këshilltari i tregtisë Johann Gottfried Teegel. Kompanisë së re tregtare iu dha monopoli i udhëtimeve tregtare mes Kinës dhe Prusisë. Për më tepër, privilegji i lejoi të përfundonte traktate me princa të huaj aziatikë në emër të mbretit Frederik. Anijeve të kompanisë iu lejua të valëvisnin simbolin mbretëror, flamurin prusian me shqiponjën, shpatën dhe skeptrin në direkë.

Në vitin 1752, Kompania Mbretërore Prusiane e Azisë llogaritej se zotëronte një kapital prej 861,000 talerësh, të ndarë në 1722 aksione.

Objektivi i sipërmarrjes ishte të importonte prodhime të huaja si çaji, porcelani, mëndafshi, erëzat, pambuk dhe bimë mjekësore. Me synimin për të promovuar edhe më shumë projektin, mbreti e shpalli portin e Emdenit si port të lirë më 15 nëntor 1751, sipas të cilit të gjithë tregtarët përjashtoheshin nga detyrimet doganore.

 
Brigantina prusiane “Neue See-Post”, 1756

Nga Emdeni në Kinë

Redakto

Udhëtimi i parë i një anijeje të kompanisë, “Könnig von Preussen”, qe një sukses i plotë. I drejtuar nëpërmjet Xhavës për në Kanton, prej nga anija u kthye në Emden në korrik 1753. Ngarkesa e kthimit përbëhej nga çajë, mëndafsh të papërpunuar, porcelan dhe prodhime të ndryshme mjekësore, që u nxor në ankand në Emden në gusht të vitit 1753 në prani të elektorit të Këlnit Clemens August von Bajern.

Që nga 9 shtatori 1752, anija e dytë e kompanisë, frigata Burg von Emden, e pajisur me topa prej njëzet e gjashtë paundësh, gjashtë prej tre paundësh dhe dymbëdhjetë prej gjysëm paundi, filloi udhëtimin e gjatë për në Kinë. Mes ekuipazhit prej 118 vetash gjendej Jean François Michel nga Meçelen, ndihmës tregtar dhe agjent i aksionistit mazhoritar Emmanuel van Ertborn. Gjatë udhëtimit nga Emdeni për në Kinë, shkroi një ditar udhëtimi: Journal de voiage à la Chine et courte description de la ville d'Embden. Falë shënimeve të sakta në ditar, mund të rindërtojmë udhëtimin për në Kinë, ditë pas dite.

Burg von Emden ankoroi më 30 maj të 1753it në grykëderdhjen e Lumit të Perlave, katër milje nga qyteti i Kantonit në Kinë. Në fillim të dhjetorit 1753, anija u nis dhe mbërriti shëndosh e mirë në radën e Emdenit më 28 maj 1754. Në depot e saj ishin ngarkuar 575,214 paund çajë të cilësisë së lartë, por edhe zink, mëndafsh dhe porcelan. Ngarkesa u nxor në ankand në Emden me një garanci të madhe.

Në tërësi nga anijet e tjera të nisura nga Emdeni për në Kinë pas vitit 1753, dhe vetëm një nga to pësoi dëmtime të vogla kur hasi në cektësi pranë Borkumit në udhëtimin e kthimit. Duke parë rreziqet e shumta që haste tregtia e jashtme në atë kohë, ky qe një sukses i konsiderueshëm.

Fillimi i Luftës së Shtatë Viteve në 1756 e çoi në mbyllje kompaninë tregtare. Kur trupat franceze hynë në Frisinë Lindore, drejtori i kompanisë tregtare, Johann Gottfried Teegel, iku në Delfzijl, në Vendet e Ulta, me anijen Könnig von Preussen dhe kapital të rrjedhshëm të sipërmarrjes. Anijet e tjera (Burg von Emden dhe Prinz von Preußen) u trazuan në Emden, ndërsa anije më e re e kompanisë, Prinz Ferdinand, mbërriti nga Kantoni në portin anglez të Plimuthit, ku u shitën si ngarkesa ashtu dhe anija.

Pas fundit të Luftës së Shtatë Viteve, në vitin 1765, Frederiku II e shkriu kompaninë. Për më tepër nga kapitali i saj i shpenzuar dhe 500 talerë, aksionistët morën një divident vjetor prej dy përqindësh.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Brendan Simms (2008). Three Victories and a Defeat: The Rise and Fall of the First British Empire (në anglisht). Penguin Books. fq. 362. ISBN 978-046501332-6.
  2. ^ Wöchentliche Ostfriesische Anzeigen und Nachrichten von allerhand zum gemeinen Besten überhaupt auch zur Beförderung Handels und Wandels dienenden Sachen (në gjermanisht). Vëll. 38. Aurich: Verlag nicht ermittelbar. 22 shtator 1755.

Bibliografía

Redakto