Marcus Lilian Thuram-Ulien (lindur më 6 gusht 1997)[4] është një futbollist profesionist francez i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren franceze.

Marcus Thuram

Thuram duke luajtur për Interin në 2023
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMarcus Lilian Thuram-Ulien[1]
Datëlindja6 gusht 1997 (27 vjeç)[2]
VendlindjaParma, Itali
Gjatësia1.92 m (6 ft 4 in)[3]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri9
Karriera me të rinjtë
2007–2010Olympique de Neuilly
2010–2012Boulogne-Billancourt
2012–2014Sochaux
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2017Sochaux II38(6)
2015–2017Sochaux37(1)
2017–2019Guingamp64(12)
2019–2023Mönchengladbach111(34)
2023–Internazionale35(13)
Karriera ndërkombëtare
2014Franca U174(1)
2014–2015Franca U185(2)
2015–2016Franca U1915(3)
2016–2017Franca U2011(3)
2019Franca U215(0)
2020–Franca22(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21 qershor 2024

Karriera me klube

Redakto

Sochaux

Redakto

Thuram e nisi karrierën e tij futbollistike te klubi francez Sochaux, duke qënë fillimisht pjesë e akademisë. Ai debutoi në Ligue 2 më 20 mars 2015 në një ndeshje kundër Châteauroux, duke u aktivizuar në minutën e 83të në vend të Edouard Butin.[5] Thuram luajti gjithsej 43 ndeshje për Sochaux, duke shënuar vetëm një gol, i cili erdhi në humbjen 3–1 kundër Tours më 14 prill 2017.[6]

Guingamp

Redakto

Më 5 korrik 2017, Thuram u transferua te GuingampLigue 1 për një shumë të pazbuluar.[7] Në gusht 2018, ai u vendos në qëndër të medias pas ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, ku ai luajti kundër portierit Gianluigi Buffon, i cili kishte qënë shok skuadre me babain e tij te Parma dhe Juventusi.[8]

Më 9 janar 2019, Thuram shënoi me penallti në ndeshjen ndaj PSG-së në çerek-finalen e Kupës së Ligës, duke i eliminuar kryeqytetasit të cilët ishin kampionët në fuqi të këtij kompeticioni.[9] Njëzetë ditë më pas, Thuram shënoi në ndeshjen gjysëm-finale kundër Monacos, duke i dhënë ekipit një barazim 2–2 gjë që çoi ndeshjen në gjuajtjet e penalltive; penalltia e tij u prit nga Danijel Subašić, por gjithsesi Guingamp u kualifikua në finale.[10]

Borussia Mönchengladbach

Redakto

Më 22 korrik 2019, Borussia Mönchengladbach njoftoi se kishte arritur transferimin e Thuram për 12 milion €, me lojtarin i cili kishte firmosur një kontratë katër-vjeçare.[11] Ai mori fanellën me numrin 10, e cila se fundmi ishte veshur nga Thorgan Hazard, i cili ishte transferuar te Borussia Dortmund.

Thuram debutoi më 9 gusht në ndeshjen e raundit të parë të kupës kundër SV Sandhausen, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes.[12] Ai shënoi golin e parë në Bundesligë në ndeshjen e tij të pestë më 22 shtator kundër Fortuna Düsseldorfit, duke i dhënë ekipit një fitore 2–1 në shtëpi.[13] Më 31 maj 2020, Thuram shënoi dy gola në fitoren 4–1 kundër Union Berlin. Ai e festoi golin e parë duke u ulur në gju si shenjë proteste ndaj vrasjes së George Floyd në Shtetet e Bashkuara.[14]

Më 27 tetor 2020, Thuram shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër Real Madridit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke regjistruar golat e parë në këtë kompeticion.[15] Dy muaj më pas, ai u përjashtua me karton të kuq për shkak se pështyu lojtarin kundërshtar Stefan Posch në humbjen 2–1 kundër Hoffenheimit.[16] Si pasojë e këtij veprimi, ai u pezullua me gjashtë ndeshje dhe u gjobit me 40,000€.[17]

Thuram dështoi të shënonte në 15 ndeshjet e para të kampionatit në sezonin 2021–22.[18] Ai e mbylli sezonin me vetëm tre gola, të cilat erdhën respektivisht në ndeshjet ndaj Wolfsburgut, Stuttgartit dhe Greuther Fürth. Në sezonin 2022–23, Thuram u përmirësua ndjeshëm, duke shënuar 10 gola në 15 ndeshjet e para në kampionat, duke barazuar edhe rekordin e tij personal për nisjen më të mirë të sezonit.[19]

Në prill 2023, drejtori sportiv i klubit Roland Virkus konfirmoi se Thuram do të largohej nga klubi në përfundim të sezonit pasi kishte vendosur të mos e rinovonte kontratën.[20][21]

Internazionale

Redakto

Më 1 korrik 2023, Thuram u transferua te Interi si lojtari i lirë,[22] duke firmosur një kontratë deri në qershor 2028.[23] Më 3 shtator, ai shënoi golin e parë për klubin në fitoren 4–0 kundër Fiorentinës në ndeshjen e javës së tretë të Serie A.[24] Dy javë më pas, Thuram shënoi një nga golat e fitores 5–1 kundër MilanitDerby della Madonnina, duke ndihmuar Interin të merrte kreun e renditjes me pikë të plota; kjo ishte hera e parë që Zikaltrit fitonin pesë derbi rresht.[25][26]

Më 3 tetor, Thuram shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Benficës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve,[27] duke u bërë francezi i tretë pas Patrick Vieiras dhe Youri Djorkaeff që shënon për Intetin në këtë kompeticion.[28][29]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Thuram ishte pjesë e ekipit nën-19 që fitoi UEFA Kampionatin Evropian 2016. Në nëntor 2020, Thuram u thirr për herë të parë në ekipin e parë për ndeshjet kundër Finlandës, Suedisë dhe Portugalisë.[30] Ai debutoi më 11 nëntor në humbjen 2–0 kundër Finlandës në Stade de France.[31] Në maj 2021, Thuram ishte një nga 26 lojtarët e thirrur nga trajneri Didier Deschamps për të luajtur në Euro 2020.[32]

Më 14 nëntor 2022, Thuram mori një thirrje me vonesë për të marrë pjesë në FIFA Kupën e Botës 2022.[33] Në ndeshjen finale kundër Argjentinës, ai dhe Randal Kolo Muani u aktivizuan si zëvëndësues në minutën e 41të në vend të Ousmane Dembélé dhe Olivier Giroud me Francën që ishte në disavantazh të dy golave. Ai asistoi një nga golat e Kylian Mbappé, i cili e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë; Thuram gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë për simulim brënda zonës kundërshtare. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën me rezultatin e barabartë 3–3, por Franca u mposht nga gjuajtjet e penalltive.[34]

Më 7 shtator 2023, Thuram shënoi golin e parë me Francën në fitoren 2–0 kundër Republikës së IrlandësKualifikueset e UEFA Euro 2024.[35]

Jeta personale

Redakto

Marcus është djali i ish futbollistit të Francës Lilian Thuram, si dhe vëllai më i madh i futbollistit tjetër Khéphren Thuram.[36] Ai lindi në qytetin italian të Parmës gjatë kohës që babai i tij luante me klubin e qytetit. Babai i tij j'a vuri emrin Marcus në nder të aktivistit xhamajkjan Marcus Garvey.[8][37] Pavarësisht se babai i tij luajti për Juventusin dhe Barcelonën, Thuram ishte tifoz i Milanit dhe Real Madridit kur ishte fëmijë.[38]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 16 shtator 2023[39][40]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Sochaux II 2013–14 CFA 4 0 4 0
2014–15 CFA 19 3 19 3
2015–16 CFA 9 0 9 0
2016–17 CFA 2 6 3 6 3
Gjithsej 38 6 38 6
Sochaux 2014–15 Ligue 2 1 0 0 0 0 0 1 0
2015–16 Ligue 2 15 0 3 0 1 0 19 0
2016–17 Ligue 2 21 1 0 0 2 0 23 1
Gjithsej 37 1 3 0 3 0 43 1
Guingamp 2017–18 Ligue 1 32 3 2 1 0 0 34 4
2018–19 Ligue 1 32 9 3 2 3 2 38 13
Gjithsej 64 12 5 3 3 2 72 17
Borussia Mönchengladbach 2019–20 Bundesliga 31 10 2 2 6[a] 2 39 14
2020–21 Bundesliga 29 8 3 1 8[b] 2 40 11
2021–22 Bundesliga 21 3 2 0 23 3
2022–23 Bundesliga 30 13 2 3 32 16
Gjithsej 111 34 9 6 14 4 134 44
Internazionale 2023–24 Serie A 4 2 0 0 0 0 4 2
Gjithsej karriera 254 55 17 9 6 2 14 4 291 70
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 12 shtator 2023[41]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Franca 2020 3 0
2021 1 0
2022 5 0
2023 3 1
Gjithsej 12 1

Golat me kombëtaren

Redakto
Redaktuar më 7 shtator 2023
Rezultatet e Francës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Thuram.[41]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Marcus Thuram
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 7 shtator 2023 Parc des Princes, Paris, Francë 11   Irlanda 2–0 2–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024

Kombëtarja

Redakto
Franca U19
Franca

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "FIFA U-20 World Cup Korea Republic 2017: List of Players: France" (PDF) (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2017. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 dhjetor 2018. Marrë më 16 shtator 2023.
  2. ^ "Marcus Thuram: Overview" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 29 dhjetor 2020.
  3. ^ "Marcus Thuram" (në anglisht). Borussia Mönchengladbach. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2021. Marrë më 29 dhjetor 2020.
  4. ^ "Dans la chambre de Marcus Thuram, Equipe de France | FFF 2022". YouTube (në frëngjisht). Federata Franceze e Futbollit. 17 nëntor 2022. Marrë më 1 shtator 2023.
  5. ^ "FC Sochaux vs. Châteauroux" (në anglisht). Soccerway. 20 mars 2015. Marrë më 16 prill 2016.
  6. ^ "Sochaux encore à côté de la plaque…" (në frëngjisht). Est-Republicain. 15 prill 2017. Marrë më 27 dhjetor 2018.
  7. ^ "Marcus Thuram, c'est fait !" (në frëngjisht). Le Télégramme. 5 korrik 2017. Marrë më 27 dhjetor 2018.
  8. ^ a b "Gianluigi Buffon faces Marcus Thuram, son of former team-mate Lilian Thuram" (në anglisht). BBC Sport. 19 gusht 2018. Marrë më 27 dhjetor 2018.
  9. ^ Jocelyn Lermusieaux (10 janar 2019). "PSG-Guingamp : Marcus Thuram a eu du cran pour tirer son deuxième penalty" (në frëngjisht). L'Équipe. Marrë më 21 shkurt 2019.
  10. ^ "Monaco lose on penalties at Guingamp in Jardim's 1st match" (në anglisht). Associated Press. 29 janar 2019. Marrë më 21 shkurt 2019.
  11. ^ "Transferts : Marcus Thuram (Guingamp) s'engage avec Mönchengladbach (officiel)" (në frëngjisht). L'Équipe. 22 korrik 2019. Marrë më 22 korrik 2019.
  12. ^ "Borussia battle to DFB-Pokal second round" (në anglisht). Borussia Mönchengladbach. 9 gusht 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2020. Marrë më 30 shtator 2019.
  13. ^ Andy Brassell (23 shtator 2019). "Marcus Thuram's derby double lifts Gladbach from European humiliation" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 30 shtator 2019.
  14. ^ "Gladbach's Marcus Thuram dedicates goal to U.S. protests" (në anglisht). ESPN FC. 31 maj 2020. Marrë më 31 maj 2020.
  15. ^ "Mönchengladbach 2-2 Real Madrid". UEFA (në anglisht). 27 tetor 2020.
  16. ^ "Gladbach's Thuram sent off for spitting in opponent's face". Seattle Times (në anglisht). 19 dhjetor 2020. Marrë më 19 dhjetor 2020.
  17. ^ "Gladbach's Marcus Thuram handed six-match ban for spitting at opponent" (në anglisht). The Guardian. 21 dhjetor 2020. Marrë më 20 maj 2021.
  18. ^ Danny Owen (14 shkurt 2022). "No goals, no assists: £21m striker in nightmare season after Spurs talks". HITC (në anglisht).
  19. ^ "Thuram thriving in Farke's quiet revolution". Deutsche Welle (në anglisht). 15 tetor 2022.
  20. ^ "Virkus: „Für eine neue Struktur braucht es einen stabilen Rahmen"" (në gjermanisht). Borussia Mönchengladbach. 13 prill 2023. Marrë më 13 prill 2023.
  21. ^ "Borussia bestätigt: Auch Thuram und Bensebaini sind im Sommer weg". kicker.de (në gjermanisht). 13 prill 2023. Marrë më 13 prill 2023.
  22. ^ "Marcus Thuram signs for Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 1 korrik 2023.
  23. ^ "Inter Milan sign French forward Thuram from Monchengladbach" (në anglisht). Reuters. 1 korrik 2023. Marrë më 1 korrik 2023.
  24. ^ "Serie A | Inter 4-0 Fiorentina: Total domination" (në anglisht). Football Italia. 3 shtator 2023.
  25. ^ "VIDEO/ 2023-shi ngjyroset zikaltër, Interi fiton derbin me 'manita'". SuperSport.al. 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  26. ^ "Hera e parë në histori, Interi regjistron statistikën e veçantë me fitoren e thellë ndaj Milanit". Panorama Sport. 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  27. ^ "VIDEO/ Sa shumë raste shënimi! Interi feston në "San Siro", Turam bën heroin ndaj Benfikës". Panorama Sport. 3 tetor 2023. Marrë më 3 tetor 2023.
  28. ^ "Realizoi golin e fitores ndaj Benfikës, Turam bëhet futbollisti i tretë francez që…". Panorama Sport. 3 tetor 2023. Marrë më 3 tetor 2023.
  29. ^ ""Jap gjithçka për Interin", Turam analizon fitoren ndaj Benfikës: Lautaro sulmues kampion, po mësoj prej tij". Panorama Sport. 4 tetor 2023. Marrë më 4 tetor 2023.
  30. ^ Jake Bacon (5 nëntor 2020). "Borussia Monchengladbach star Marcus Thuram receives first senior France call-up… 12 years after dad Lilian retired" (në anglisht). Talksport. Marrë më 14 nëntor 2020.
  31. ^ "Finland beat France to ruin Marcus Thuram's debut" (në anglisht). France 24. 11 nëntor 2020. Marrë më 14 nëntor 2020.
  32. ^ "Benzema makes surprise return to the French squad for European Championship after exile for blackmail" (në anglisht). France 24. 18 maj 2021. Marrë më 20 maj 2021.
  33. ^ "Marcus Thuram appelé en équipe de France pour la Coupe du monde" [Marcus Thuram called up to the France team for the World Cup]. L'Équipe (në frëngjisht). 14 nëntor 2022. Marrë më 14 nëntor 2022.
  34. ^ Phil McNulty (18 dhjetor 2022). "Argentina 3–3 France" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 dhjetor 2022.
  35. ^ "France 2-0 Ireland: Aurelien Tchouameni, Marcus Thuram goals extend Les Bleus' perfect record in Euro 2024 qualifying" (në anglisht). Eurosport. 7 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  36. ^ Benjamin Newman (30 mars 2015). "Marcus Thuram (17), son of Barca hero Lilian Thuram, scored the winner in a cup final on Saturday" (në anglisht). 101 Great Goals. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2017. Marrë më 25 maj 2017.
  37. ^ "L'histoire des premiers noirs dans le sport français" (në frëngjisht). France Inter. Marrë më 23 qershor 2017.
  38. ^ "Monchengladbach star reveals why he supported Milan as a child over Juventus or Inter" (në anglisht). Sempre Milan. 20 tetor 2020.
  39. ^ "Marcus Thuram" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 16 shtator 2023.
  40. ^ "Marcus Thuram" (në anglisht). FootballDatabase.eu. Marrë më 16 shtator 2023.
  41. ^ a b "Marcus Thuram". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.
  42. ^ Damien Da Silva (24 korrik 2016). "Euro (U19) : l'équipe de France humilie l'Italie et remporte le tournoi !" (në frëngjisht). Maxi Foot. Marrë më 16 shtator 2023.
  43. ^ Phil McNulty (18 dhjetor 2022). "Argentina 3–3 France" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 dhjetor 2022.
  44. ^ "Bundesliga Rookie Award" (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2019. Marrë më 10 shkurt 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto