Hape menynë kryesore


Sabri Fejzullahu (lindur në Besianë16 shtator 1943) është aktor, këngëtar dhe politikan nga Kosova.

Sabri Fejzullahu
Sabriu.jpg
Këngëtar, aktor, politikan
Informacione personale
Ditëlindja 16 shtator 1943
Vendlindja Kosova Kosova,Podujevë

Në vitin 2002 ai ishte deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Karriera artistikeRedakto

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 "Okarina të Arta" në "Akordet e Kosovës", ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrur pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.

Sabriu ka luajtur në disa TV- dhe video-filma. Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim Krajkovën "Lecin" dhe Rasim Thaqin "Cimën". Ai luajti edhe në serialet "Kur pranvera vonohet" dhe "Autobusi". Po ashtu edhe në TV-komedinë "Qesh e ngjesh" me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.

Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit.[nevojitet citimi]

Jeta privateRedakto

Sabri Fejzullahu është i martuar dhe ka 4 fëmijë. Sabri Fejzullahu ka 2 vajza dhe 2 djem. Eshte martuar 2 herë. Gruaja tij e dyte quhet Nergjivan (Nera) Fejzullahu. Ai ka mbaruar studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik, si dhe aktrimin në Fakultetin e Arteve të Bukura.

I biri i tij Ermal Fejzullahu është një këngëtar i njohur në zhanrin pop dhe popullore.

TriviaRedakto

Kur u pyet në Koha Vizion se pse e braktisi muzikën rok, Fejzullahu tha se ai ec me kohën.

Karriera politikeRedakto

Albumet muzikoreRedakto

Ai ka gjithsej 14 albume deri me tani dhe 6 videokaseta te aktruara ne rolet e tij dhe me videoklipe te tij

FilmografiaRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto

  Wiki Libri: Kënga në shkronja

  Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni duke e përmirësuar këtë artikull.   Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.