Whitney Houston

Këngëtare,aktore dhe producente filmash amerikane (1963-2012)

Whitney Elizabeth Houston (9 gusht 1963 - 11 shkurt 2012) ishte këngëtare e zhanrit pop dhe R&B, aktore, producente filmi dhe modele nga Shtetet e Bashkuara. Më 2009, Guinness World Records e konsideroi atë si femra më e shpërblyer (për sa i përket çmimeve të ndryshme) e të gjitha kohërave. Çmimet e fituara prej saj përfshijnë dy Emmy Awards, gjashtë Grammy Awards, 30 Billboard Music Awards dhe 22 American Music Awards, së bashku në total 415 çmime gjatë gjithë jetës së saj. Houston ishte gjithashtu një nga artistet më të shitura të botës, me më shumë se 170 milion albume të shitura. Houston filloi të këndojë në Korin e Kishës në New Jersey në moshën 11 vjeçare. Pasi filloi të performojë krah nënës së saj në klubet e natës së zonës së qytetit të New York - ut, ajo u zbulua nga kryesori i Arista Records, Clive Davis. Houston publikoi shtatë albume të regjistruara në studio dhe tre albume me kolona zanore filmash.

Whitney Houston
Background information
Emri i lindjesWhitney Elizabeth Houston
Lindi9 gusht 1963
OrigjinaNewark, New Jersey, U.S.
Vdiq11 Shkurt 2012 (48 vjeçare)
ZhanretPop, R&B, soul, dance, gospel
Këngëtare, aktore, modele, producente e filmit, producente e muzikës
Instrument(et)Vokal, piano
Vitet aktik1977-2012
LabeliArista, RCA
Websitewww.whitneyhouston.com

Houston është artistja e vetme që ka pasur shtatë vende të para të njëpasnjëshme në listën e Billboard Hot 100, ("Saving All My Love for You"; "How Will I Know"; "Greatest Love of All"; "I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)"; "Didn't We Almost Have It All"; "So Emotional" dhe "Where Do Broken Hearts Go"). Ajo është artistja e dytë pas Elton John dhe artistja e parë femër që ka pasur dy vende të para në Billboard 200 Album Awards (Top Pop Album) në listat e fundvitit të Revistës Billboard (Whitney Houston dhe The Bodyguard: Original Soundtrack Album). Albumi i saj i vitit 1985 Whitney Houston u bë një nga albumet më të shitura nga një artiste femër në kohën e daljes së tij në treg. Albumi u konsiderua si më i miri i vitit 1986 nga revista e mirënjohur Rolling Stones dhe u rendit nga kjo revistë në vendin e 254 në Listën e 500 albumeve më të mirë të të gjitha kohërave. Albumi i saj i dytë Whitney (1987) u bë albumi i parë nga një artiste femër që të zërë vendin e parë në listën e albumeve Billboard 200. Ky kalim i menjëhershëm i Whitney-t në listat më të njohura muzikore dhe rëndësia e madhe që kishte në MTV, duke e filluar me videon "How Will I Know", ndikoi që shumë artiste femra Afrikano-Amerikane të ndiqnin hapat e saj.

Roli i parë i Houston-it në aktrim ishte në filmin The Bodyguard (Badigardi)(1992). Albumi origjinal i kolonave zanore të këtij filmi fitoi çmimin Grammy në vitin 1994 si Albumi i vitit. Soloja kryesore "I Will Always Love You ", u bë soloja më e shitur nga një artiste femër në historinë e muzikës. Me këtë album, Houston-i u bë artistja e parë (solo/grup/mashkull/femër) që shiti më shumë se 1 milion kopje në javën e parë. Ky album e bën atë të pozicionohet në vendin 4 në 10 më të mirët për sa i përket shitjes më të mirë të albumeve të të gjitha kohërave. Ajo vazhdoi të prezantohej me filma dhe të kontribuonte në kolonat e tyre zanore, duke përfshirë Waiting to Exhale (1995) dhe The Preacher's Wife (1996). Albumi i kolonave zanore të këtij të fundit u bë albumi kishtar më i shitur i të gjitha kohërave. Tre vite pas publikimit të albumit të saj të katërt My Love Is Your Love (1998), ajo rinovoi kontratën muzikore me Arista Records. Më pas, publikoi albumin e saj të pestë Just Whitney (2002) dhe atë me temë Krishtlindjesh One Wish: The Holiday Album (2003). Më 2009 Houston-i publikoi albumin e saj të shtatë I Look to You.

Jeta dhe Karriera

Redakto

1963-1967: Fëmijëria

Redakto

Whitney Houston lindi në një lagje të shtresave të mesme në Newark, New Jersey, e treta dhe më e vogla e ushtarakut dhe argëtuesit ekzekutiv John Russell Houston, Jr. (13 shtator 1920 - 2 Shkurt 2003), dhe këngëtares kishtare Cissy Houston (lindur Emily Drinkard). Ajo kishte prejardhje Afrikano-Amerikane, Amerikane (vendase) dhe Gjermane. E ëma, së bashku me kushërinjtë e saj Dionne Warwick dhe Dee Dee Warwick dhe kumbarën Aretha Franklin ishin të gjithë të njohur në muzikën kishtare, blues, pop dhe soul. Pas trazirave të vitit 1967 në Newark, familja e saj u shpërngul në një lagje të klasit të mesëm në East Orange, New Jersey kur ajo ishte vetëm 4 vjeçe.

Në moshën 11 vjeçare, Houston filloi të ndjekë hapat e nënës së saj duke performuar si soliste në një kor kishtar për të rinj në kishën New Hope Baptist ChurchNewark, ku mësoi edhe të luajë në piano. Performanca e saj e parë solo në kishë ishte "Guide Me, O Thou Great Jehovah". Kur Houston ishte një adoleshente, ajo frekuentoi Shkollën e Mesme Katolike për vajza në Caldwell New Jersey, "Mount Saint Dominic Academy", ku takoi edhe shoqen e saj të ngushtë Robyn Crawford, të cilën e ka përshkruar si "motrën që nuk e ka pasur kurrë". Gjatë kohës që Houston ishte akoma në shkollë, nëna e saj vazhdonte t'i jepte mësime kantoje. Përveç nënës së saj, Franklin, dhe Warwick, Houston ishte e ekspozuar edhe ndaj muzikës së Chaka Khan, Gladys Knight dhe Roberta Flack, ku shumica do të kishin ndikim tek ajo si një këngëtare dhe performuese.

1977-1984: Fillimi i Karrierës

Redakto

Houston kaloi disa vite të adoleshencës duke udhëtuar në klubet e natës ku performonte nëna e saj Cissy dhe në disa raste do të dilte në skenë të performonte me të. Më 1977, në moshën 14 vjeçare, u bë këngëtare e dytë në këngën "Life's a Party" të bandës Michael Zager Band. Më 1978, në moshën 15 vjeçare, Houston këndoi zërat në sfond të këngës Hit "I'm Every Woman" të Chaka Khan, një këngë të cilën do ta këndonte vetë më vonë dhe ta kthente në një Hit edhe më të madh në albumin e super-shitur të filmit The Bodyguard. Ajo gjithashtu këndoi pjesë të vogla edhe në albumet e Lou Rawls dhe Jermaine Jackson.

Në fillim të viteve 1980, Houston filloi të punojë si modele pasi një fotograf e pa atë në Carnegie Hall duke kënduar me të ëmën. Ajo u shfaq në revistën Seventeen dhe u bë një nga gratë e para me ngjyrë që shfaqet në kopertinat e këtyre revistave. Ajo gjithashtu u publikua edhe në faqet e brendshme të revistave të tjera të njohura sidomos nga publiku amerikan Glamour, Cosmopolitan dhe Young Miss. Gjithashtu u shfaq në një reklamë televizive kanadeze për një pije të butë. Pamja e mrekullueshme dhe sharmi i saj e bënë atë një nga modelet më të kërkuara të asaj kohe. Gjatë modelingut ajo vazhdoi të zhvillojë edhe karrierën e saj muzikore duke punuar me producentët Michael Beinhorn, Bill Laswell dhe Martin Bisi për një album të cilin e quajtën One Down që ishte kredituar pë grupin Material. Për këtë projekt, Houston kontribuoi në baladën "Memories", një këngë nga Hugh HopperSoft Machine. Robert Christgau nga The Village Voice e quajti kontributin e saj "një nga baladat më magjepsëse që keni dëgjuar ndonjëherë". Ajo gjithashtu u shfaq si një vokaliste kryesore në një këngë të albumit Paul Jabara, e titulluar Paul Jabara and Friends, e hedhur në treg nga Columbia Records më 1983.

Houston-it i janë ofruar disa agjenci të ndryshme muzikore (Michael Zager më 1980 dhe Elektra Records më 1981), sidoqoftë nëna e saj i refuzoi këto oferta duke thënë që e bija duhet të kryeje më parë Shkollën e Mesme. Më 1983, Gerry Griffith, një përfaqësues nga Arista Records, e pa të performonte me të ëmën në një klub nate në New York City dhe u impresionua. Ai bindi kryesorin e Aristas Clive Davis të gjente kohën për të parë Houston-in duke performuar. Davis-i gjithashtu u befasua dhe i ofroi asaj një kontratë regjistrimi mbarë-botërore të cilën Houston-i e nënshkroi. Më pas po atë vit, ajo bëri debutimin e saj televiziv përkrah Devis-it në emisionin The Merv Griffin Show.

Houston nënshkroi kontratën me Arista-n më 1983, por nuk filloi menjëherë punën për albumin. Kompania donte të sigurohej që asnjë kompani tjetër të mos e largonte atë nga Arista. Davis donte të sigurohej që kishte materialin dhe producentat e duhur për albumin debutues (albumin e parë) të Houston-it. Disa producentëve iu desh të largoheshin për shkak të përkushtimit të madh që kërkonte ky projekt. Houston fillimisht regjistroi një duet me Teddy Pendergrass, të quajtur “Hold Me”, i cili u paraqit edhe në albumin e tij, Love Language. Kënga u publikua më 1984 dhe i dha Houston-it shijen e parë të suksesit, duke u bërë një nga 5 Këngët më të mira R&B (Top 5 R&B Hit). Do të shfaqej gjithashtu edhe në albumin e saj debutues më 1985.

1985-1986: Rritja e Rëndësisë Ndërkombëtare

Redakto

Me produksion nga Michael Masse, Kashif, Jermaine Jackson dhe Nerada Michael Walden, albumi debutues i Houston-it “Whitney Houston” u publikua në Shkurt 1985. Revista Rolling Stones e vlerësoi Houston-in, duke e quajtur atë “një nga zërat e rinj më emocionues ndër vite” ndërsa The New York Times e quajti albumin “një vitrinë madhështore, muzikalisht konservative për një vokal jashtëzakonisht të talentuar”. Arista Records promovoi albumin e Houston-it në SHBA, Mbretërine e Bashkuar dhe në vende të tjera Evropiane me tre këngë të ndryshme nga albumi. Në MB, kënga dance-funk “Someone for Me”, ishte në vend të parë, kurse “All at Once” ishte në 5 vendet e para të listave në vende evropiane si Holandë dhe Belgjikë.

Në SHBA, balada “You Give Good Love” u zgjodh si kënga kryesore nga albumi debutues i Houston-it për ta prezantuar fuqishëm fillimisht në tregun e zezakëve. Jashtë SHBA, kënga nuk ia doli të bëhej një Hit, por në SHBA i dha albumit një famë të madhe pasi u rendit në vendin e tretë në listën amerikane Billboard Hot 100, dhe në vendin e parë në listën Hot R&B. Si rezultat, filloi të shitej shumë dhe Houston vazhdoi promovimin edhe në klube nate. Ajo gjithashtu filloi të performojë edhe në emisione televizive të orëve të vona, në të cilat zakonisht nuk ishin të lejuara këngë të zezakëve (meqë ishin promovuar në tregun e tyre). Balada Jazz “Saving All My Love for You”, u publikua menjëherë pas kësaj dhe do të bëhej kënga më e suksesshme e Houston-it si në SHBA edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte performanca e parë në turneun botëror të këngëtarit Jeffry Osborne. “Thinking About You” u publikua si një këngë promovuese vetëm në radiot e gjinisë muzikore R&B, dhe u rendit në vendin 10 në listën amerikane R&B. Në atë kohë, MTV kishte marrë kritika të mëdha që nuk transmetonte mjaftueshëm video nga zezakët, latinët dhe minoritete të tjera raciale duke favorizuar muzikën e bardhë. Kënga e tretë me të cilën u promovua albumi në Amerikë, “How Will I Know”, zuri vendin e parë dhe prezantoi Houston-in në audiencën e MTV për shkak të videoklipit. Këngët pasuese të Housitn-it dhe albumet e ardhshme, do ta bënin atë femrën e parë Afrikano-Amerikane që arrinte këtë qëndrueshmëri në MTV.

Më 1986, një vit pas publikimit të tij, albumi “Whitney Houston” kryesoi listën e albumeve Billboard 200 dhe qëndroi aty për 14 javë jo të njëpasnjëshme. Kënga e fundit, “Greatest Love of All”, u bë Hit-i më i madh i Houston-it në atë kohë pas pozicionimit në vendin e parë ku dhe qëndroi për tre javë në listën Hot 100, që e bëri albumin e saj debutues albumin e parë nga një artiste femër që mban tre hite të vendeve të para. Houston-i ishte artistja nr. 1 e vitit dhe albumi Whitney Houston ishte albumi nr.1 i vitit në listën e fundvitit të Billboard, duke e bërë artisten e parë femër që fitonte këtë veçori. Në atë kohë, Houston publikoi albumin më të shitur debutues nga një artiste solo. Më pas ajo nisi turneun e saj botëror, Greatest Love Tour. Albumi ishte bërë një sukses ndërkombëtar dhe ishte çertifikuar 13 herë platin (diamand) vetëm në SHBA dhe kishte shitur një total prej 25 milion kopje në mbarë botën.

Grammy Awards 1986, Houston ishte nominuar për tre duke përfshirë “Albumi i Vitit”. Nuk ishte e përshtatshme që ajo të nominohej pë kategorinë “Artisti i Ri më i mirë” për shkak të duetit hit të saj me këngëtarin Teddy Pendergrass më 1984. Ajo fitoi çmimin e saj të parë Grammy me këngën “Saving All My Love for You” për kategorinë Performanca Vokale më e Mirë POP, Femër. Në të njëjtën ndarje çmimesh, ajo performoi këngën fituese, performancë që më vonë do të merrte një çmim Emmy për kategorinë Performancë individuale e jashtëzakonshme në një Variete apo Program Muzikor.

Brenda dy viteve (1986-1987), Houston fitoi 7 çmime American Music Awards dhe një MTV Music Award. Fama e albumit do ta çonte atë në Grammy Awards 1987 kur “Greates Love of All” do të merrte një nominim Record of the Year (Regjistrimi i Vitit). Albumi debutues i Houstonit është i listuar si një nga 500 Albumet më të Mira të të Gjitha Kohërave të Rolling Stone dhe në listën Definitive 200Rock & Roll Hall of Fame. Hyrja e madhe e Houstonit në industrinë muzikore është konsideruar si një nga 25 piketimet muzikore të 25 viteve të fundit, sipas USA Today. Duke ndjekur depërtimin e Houstonit, dyert u hapën edhe për artiste të tjera femra Afrikano-Amerikane si Janet Jackson dhe Anita Baker që gjetën sukses në muzikë dhe në MTV.

1987-1991: I'm Your Baby Tonight dhe "The Star Spangled Banner"

Redakto

Me shumë pritshmëri, albumi i dytë i Houstonit, Whitney, u publikua në qershor 1987. Albumi sërish kishte produksion të Masser, Kashif dhe Walden dhe gjithashtu Jellybean Benitez. Shumë kritikë u ankuan se materiali ishte shumë i ngjashëm me albumin e parë. Rolling Stone tha “kufizimi me të cilin ky talent është drejtuar është nervozues”. Megjithatë, albumi shijoi sukses komercial. Houston u bë artistja e parë femër në historinë e muzikës që mori shtatë vende të para në listat muzikore në shtete të ndryshme duke thyer rekordin që ka qenë gjashtë vende të para, vend i mbajtur nga grupet The Beatles dhe The Bee Gees. Ajo gjithashtu ishte artistja e parë femër që nxorri katër këngë në vende të para nga i njëjti album. Whitney është çertifikuar 9 herë Platin në SHBA për dërgesat e rreth 9 milion kopjeve dhe shitjen e 20 milion kopjeve mbarë botën.

Në edicionin e 30-të të Grammy Awards më 1988, Houston ishte nominuar për tre çmime, duke përfshirë Albumi i Vitit dhe duke fituar Grammy-n e dytë për Performanca Vokale më e Mirë Pop nga Një Femër për këngën “I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me)”. Houstoni gjithashtu fitoi dy çmime American Music Awards më 1988 dhe 1989, respektivisht, dhe një çmim Soul Train Music Award. Duke ndjekur publikimin e albumit të saj, Houston nisi turneun botëror Moment of Truth World Tour (Çasti i së Vërtetës), që ishte një nga 10 turnetë muzikore më fitimprurëse të 1987. Suksesi i turneve gjatë 1986-’87 dhe dy albumet e saj e renditën Houstonin në vendin e 8 si një nga rtistët me më shumë të ardhura në një listë sipas revistës së mirënjohur Forbes. Ajo ishte gruaja Afrikano-Amerikane me të ardhurat më të mëdha dhe në vend të tretë si artistja Afrikano-Amerikane pas Bill Cosby dhe Eddie Murphy.

Houston ishte një mbështetëse e Nelson Mandela dhe e lëvizjes anti-aparteide. Gjatë periudhës së saj të modelingut, këngëtarja refuzoi të punonte me agjenci të cilat bënin biznes me Afrikën Jugore aparteiste të asaj kohe. Më 11 qershor 1988, gjatë fazës së turneut Europian, Houston u bashkua me disa artista të tjerë për të kënduar në stadiumin Wembley në Londër për të festuar 70 vjetorin e Nelson Mandela që në atë kohë ishte i burgosur. 72 000 njerëz shkuan në Stadiumin Wembley dhe më shumë se një bilion njerëz e dëgjuan në mbarë botën, duke bërë që ky koncert të fitojë më shumë se 1 milion$ për bamirësi duke i sjellë paralajmërim aparteidëve. Houstoni më pas udhëtoi për në SHBA meqë kishte një koncert në sheshin e famshëm të New York City Madison Square Garden në muajin gusht. Shfaqja ishte një koncert për të mbledhur fonde duke grumbulluar çerek milioni dollarë për United Negro College Fund (Fondi i Universitetit të Zezakëve të Bashkuar). Në të njëjtin vit, ajo regjistroi një këngë të titulluar “One Moment in Time” për stacionin televiziv NBC me rastin e Lojërave Olimpike Verore 1988, që u bë një ndër 5 këngët hit në SHBA, duke mbërritur në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Me turneun e saj që vazhdoi përtej kufijve, Houstoni ishte akoma një nga 20 artistët me të ardhura mw të mëdha për 1987-’88 sipas revistës Forbes.

 
Whitney Houston duke performuar "Saving All My Love for You" në koncertin Welcome Home Heores (Mirë se erdhët në Shtëpi Heronj) më 1991.

Më 1989, Houstoni formoi Fondacionin Whitney Houston për Fëmijë, një organizatë jofitimprurëse që ka mbledhur fonde për fëmijët në nevojë në mbarë botën. Orgaznizata interesohet për të pastrehët, fëmijët me kancer ose SIDA dhe probleme të tjera të ngjashme. Me suksesin e dy albumeve të para, Houstoni ishte padyshim një superstar i spikatur internacional që nga Michael Jackson.

Më ndarjet e çmimeve Soul Train Music Awards 1989, kur emri i Houstonit u thirr për një nominim, disa nga audienca u tallën. Houstoni mbrojti veten ndaj kriticizmit, duke thënë, “Nëse do keni një karrierë të gjatë, ka një mënyrë të veçantë për ta bërë. Nuk jam tuprëruar prej saj.” Houstoni mori një drejtim më urban me albumin e saj të tretë, I’m Your Baby Tonight, publikuar më nëntor 1990. Ajo edhe bëri rolin e producentes, edhe zgjodhi vetë producentë të tjerë për këtë album dhe si rezultat ai kishte produksione dhe bashkëpunime me L.A. Reid dhe Babyface, Luther Vandross dhe Steive Wonder. Albumi tregoi shkathtësinë e Houstonit në një grup këngësh të reja ritmike, balada shpirtërore dhe këngë për të kërcyer. Kritikat patën reagime të ndryshme. Rolling Stone mendoi se “ishte albumi i saj më i mirë dhe më i integruar”. Ndërsa Entertainment Weekly, në atë kohë mendoi se ndryshimi i Houstonit drejt një drejtimi më urban ishte “sipërfaqësor”.

Albumi përmbante hite të ndryshme: këngët e para, “I’m Your Baby Tonight” dhe “All the Man That I Need” dolën në vend të parë në listën BillboardHot 100; kënga “Miracle” doli në vend të 9; “My Name Is Not Susan” doli në njëzetëshen më të mirë; “I Belong to You” doli në dhjetëshen më të mirë R&B në listat amerikane dhe i dha mundësine Houstonit për një nominim Grammy; dhe kënga e gjashtë, dueti me Steve Wonder “We Didn’t Know”, gjithashtu doli në njëzetëshen më të mirë R&B. Albumi mori vendin e tretë në listën Billboard 200 dhe u çertifikua 4 herë Platin ne SHBA duke shitur 12 milion kopje në mbarë botën.

Më 1990, Houstoni ishte përfaqëuesja në një konferencë për udhëheqjen rinore e mbajtur në qytetin e Washingtonit. Ajo pati një takim privat me Presidentin George H. W. Bush për të diskutuar mbi vëshitrësitë.

Me Amerikën e ngatërruar në luftën me Gjirin Persik, Houstoni performoi The Star Spangled BannerSuper Bowl XXV në stadiumin Tampa Stadium më 27 janar 1991. Për shkak të interpretimit të saj, u publikua si reklamë kjo video dhe hyri në njëzetëshen më të mirë në listën amerikane Hot 100, duke e bërë të vetmin akt që bëri himnin kombëtar një hit të asaj rëndësie. Houstoni ia dhuroi gjithë pjesën e saj të të ardhurave American Red Cross Gulf Fund. Si pasojë, këngëtarja u emërua si pjesëtare e Bordit të Kryqit të Kuq.

Rëndësia e saj u konsiderua etapë për këngëtarët dhe u vlerësua. Rolling Stone komentoi se “këndimi i saj nxit patriotizëm të madh. E paharrueshme”, dhe performanca u rendit në vend të parë në 25 momentet më të paharrueshme muzikore. VH1 listoi performancën si një nga momentet më të mira që tundën televizionin. Edhe pas sulmeve të 11 shtatorit, u publikua përsëri nga Arista Records dhe gjithë fitimet shkuan për zjarrfikësit dhe viktimat e sulmeve. Këtë radhë, u rendit në vend të gjashtë në Hot 100 dhe u çertifikua Platin nga Recording Industry Association of America.

1992-1994: Martesa me Bobby Brown dhe filmi The Bodyguard

Redakto

Gjatë viteve 1980, Houstoni kishte një lidhje romantike me yllin e futbollit Amerikan Randall Cunningham dhe me aktorin Eddie Murphy. Ajo njohu këngëtarin e rrymës R&B Bobby Brown në ndarjen e çmimeve Soul Train Music Awards të vitit 1989. Pas tre vjetësh së bashku, ata u martuan më 18 korrik, 1992. Më 4 Mars 1993, Houstoni lindi vajzën e tyre Bobbi Kristina Houston Brown, fëmija i saj i vetëm, dhe fëmija i katërt i Bobby-t. Më pas Brown do të kishte disa probleme me ligjin, madje kaloi edhe një periudhë kohe në burg.

Me suksesin komercial të albumeve të saj, ofertat për filma filluan të vinin, duke përfshirë oferta që e bënin atë të punonte me Robert de Niro, Quincy Jones dhe Spike Lee; por Houstoni nuk mendonte se ishte koha e duhur. Roli i parë i Houstonit ishte te filmi The Bodyguard, publikuar më 1992 dhe me aktorin Kevin Costner. Houstoni luajti Rachel Marron, një yll që ndiqet papushim nga një fans i çmendur dhe punëson një bodyguard për ta mbrojtur. USA Today e listoi më 2007 si një ndër 25 momentet e paharrueshme të filmave të 25 viteve të fundit.

Megjithatë, u ngritën polemika sepse disa menduan se reklamat e filmit e fshehën qëllimisht fytrën e Houstonit për të fshehur marrëdhënien ndërraciale të filmit. Në një intervistë me Rolling Stone më 1993, këngëtarja komentoi se “njerëzit e dinë kush është Whitney Houston – Unë jam zezake. Nuk mund ta fshehësh këtë fakt.” Houstoni mori një nominim Razzie Award si Aktorja më e keqe. The Washington Post tha se Houstoni nuk është “duke bërë asgjë më shumë se duke luajtur vetë Houstonin” dhe New York Times komentoi se i mungonte pasioni me partnerin në film. Pavarësisht kritikave të përziera të filmit, ai ishte shumë i suksesshëm përsa i përket fitimeve (Box Office), duke mbledhur më shumë se 121 milion dollarë në SHBA dhe 410 milion dollarë në mbarë botën, duke e bërë një nga 100 filmat që sollën më shumë të ardhura në kohën kur u publikua, megjithëse nuk është më në këtë listë për shkak të rritjes së çmimit të biletave që nga ajo kohë.

Kolonat zanore të filmit gjithashtu patën një sukses të madh. Houstoni producoi dhe ndihmoi në 6 këngë të diskut muzikor të filmit. Rolling Stone tha se nuk është “asgjë më shumë se i kënaqshëm, me gusto dhe i qytetëruar”. Kënga kryesore e albumit ishte “I Will Always Love You”, shkruar dhe regjistruar për herë të parë nga Dolly Parton më 1974. Versioni i Houstonit për këngën është vlerësuar nga shumë kritikë, duke e konsideruar atë si “kënga e nënshkruar” prej saj apo “performancë ikonë”. Rolling Stone dhe USA Today e quajtën renditjen e saj në lista si “turneu i forcës”. Kënga zuri vendin e parë në Billboard Hot 100 për një thyerje rekordi të asaj kohe prej 14 javësh, vendin e parë në listën R&B për një tjetër thyerje rekordi të asaj kohe (11 javë) dhe përsëri vendin e parë në listën Adult Contemporary për 5 javë.

Kënga është çertifikuar 4 herë Platin nga RIAA, duke e bërë Houstonin artisten e parë femër që arrin atë nivel në historine e RIAA dhe kënga u bë më e shitura nga një artiste femër në SHBA. Kjo këngë gjithashtu u bë edhe një sukses i madh botëror, duke zënë vendet e para pothuaj në të gjitha shtetet dhe një nga më të shiturat të të gjitha kohrave (12 milion kopje të shitura). Disku me kolonat zanore të filmit kryesoi listën Billboard 200 dhe qëndroi atje për 20 javë jo të njëpasnjëshme, koha më e gjatë krahasuar me çdo album në listë në epokën e Nielson SoundScan dhe u bë një nga albumet e shitur më shpejt në histori. Gjatë javës së Krishtlindjeve të 1992, albumi i kolonave zanore të filmit shiti më shumë se një milion kopje brenda një jave, duke u bërë albumi i parë që arrin këtë shifër me sistemin Nielsen SoundScan. Me këngët pasardhëse në album “I’m Every Woman” dhe “I Have Nothing”, të dyja duke arritur pesëshen më të mirë, Houstoni u bë artistja e parë femër që ka pasur 3 këngë në Top 11 njëherësh. Albumi është çertifikuar 17 herë Platin vetëm në SHBA, me 44 milion kopje të shitura në mbarë botën, duke e bërë “The Bodyguarg” albumin më të shitur nga një femër i cili u fut në listën e 10 albumeve me shitjet më të mira.

Houston fitoi 3 çmime Grammy për albumin më 1994, duke perfshirë dy nga çmimet më prestigjoze, Albumi i Vitit dhe Regjistrimi i Vitit. Për më tepër, ajo fitoi 8 çmime American Music në ceremoninë e atij viti duke përfshirë “Çmimin e Meritës”, 11 Billboard Music Awards, 3 Soul Train Music Awards më 1993–94 duke përfshirë Sammy Davis, Jr. Award si Artistja e Vitit, 5 NAACP Image Awards duke perfshirë Artistja e Vitit, një rekord prej 5 çmimesh World Music, dhe një çmim BRIT. Duke vazhduar suksesin e projektit, Houston nisi një tjetër turne botëror masiv, The Bodyguard World Tour, më 1993–94. Koncertet e saj, filmi dhe fitimet e regjistrimeve e çuan atë në vendin e tretë si artistja femër me fitimet më të mëdha të 1993–94, menjëherë pas Oprah Winfrey dhe Barbra Streisand sipas revistës Forbes. Houston u rendit në pesëshen më të mirë të vitit si “Artisti më i mirë” i Entertainment Weekly dhe u etiketua nga revista Premiere si një nga 100 njerëzit më të fuqishëm në Hollywood.

Më tetor 1994, Houston mori pjesë dhe performoi në një darkë shteti në Shtëpinë e Bardhë për të nderuar presidentin e ri Afrikano-Jugor Nelson Mendela. Në fund të turneut të saj botëror, Houston performoi tre koncerte në Afrikën Jugore për të nderuar Presidentin Mandela, para më shumë se 200,000 njerëzve. Kjo do ta bënte këngëtaren muzikanten e parë që vizitoi një vend të ri të lirë, të unifikuar dhe aparteid pas zgjedhjeve ku fitoi Mandela. Koncerti u transmetua Live në HBO, fitimet e të cilit u dhuruan për bamirësi në Amerikën e Jugut. Evenimenti u konsiderua si më i madhi i vendit që nga inagurimi i Nelson Mendela.

Vdekja

Redakto

Whitney vdiq më 11 shkurt 2012, në moshën 48 vjeçare. Ajo u gjend në dhomën e hotelit Hilton prej truprojës së saj, sipas hetimeve të policisë në trup nuk kishte shenja dhune, dyshohet por një koktej të fortë droge me alkool që e kanë çuar në overoze.[1] Lajmi i vdekjes së saj, një ditë para Grammy Awards 2012, u transmetua në mbarë mediat botërore.

Këngët më të njohura

Redakto
  • 1987 - "I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me)"
  • 1992 - "I Will Always Love You"
  • 1993 - "I Am Every Woman"
  • 1993 - "I Have Nothing"
  • 1998 - "When You Believe" (me Mariah Carey)
  • 1999 - "Heartbreak Hotel"
  • 1999 - "It's Not Right, But It's OK"
  • 1999 - "My Love Is Your Love"
  • 2000 - "If I Told You That" (me George Michael)
  • 2000 - "Could I Have This Kiss Forever" (me Enrique Iglesias)

Albumet

Redakto
  • 1985 - Whitney Houston
  • 1987 - Whitney
  • 1990 - I'm Your Baby Tonight
  • 1998 - My Love Is Your Love
  • 2002 - Just Whitney
  • 2003 - One Wish: The Holiday Album
  • 2008 - Undefeated

Filmat

Redakto
  • 1984 - Gimme a Break!... Rita "Katie's College"
  • 1992 - The Bodyguard... Rachel 'Rach' Marron
  • 1995 - Waiting to Exhale... Savannah 'Vannah' Jackson
  • 1996 - The Preacher's Wife... Julia Biggs
  • 1997 - Rodgers & Hammerstein's... Cinderella Fairy Godmother

Referime

Redakto
  1. ^ Balkanweb | Lamtumirë Whitney Houston! Këngetarja vdes në hotel - Kulturë[lidhje e vdekur]