Winona Ryder (lindur si Winona Laura Horowitz; më 29 tetor, 1971) është një aktore Amerikane. Një nga aktoret ikonë të viteve 1990, ajo debutoi në filmin e vitit 1986, Lucas. Si Lydia Deetz, një adoleshente e errët në filmin e Tim Burton Beetlejuice (1988), ajo mori kritika të mira dhe u njoh gjerësisht. Pas disa shfaqjeve në filma dhe televizion, Ryder e vazhdoi karrierën e aktores me filmin kult Heathers (1988), një satirë e vetëvrasjes së adoleshentëve dhe jetës së gjimnazit i cili që atëherë është bërë një pikë referimi për filmat e adoleshentëve. Më vonë u shfaq në dramën Mermaids (1990), duke marrë një nominim për Golden Globe, dhe në të njëjtin vit u shfaq në krah të Johnny Depp në përrallën e errët të Tim Burton Edward Scissorhands (1990), dhe pak më vonë në krah të Keanu Reeves në romancën e errët të Francis Ford Coppola Bram Stoker's Dracula (1992).

Winona Ryder
Winona Ryder në Festivalin e Filmit
Giffoni në vitin
2009
Lindi29 tetor, 1971 (45 vjeç)
ProfesioniAktore
Vite aktiviteti1985 ─ e tashme
Prind/ërMichael Horowitz (babai)
Cynthia Istas Palmer (mamaja)

Për shkak të roleve të ndryshëm në filma shumë të mirëpritur në mesin e viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990, Ryder fitoi një çmim Golden Globe si Aktorja më e Mirë Mbështetëse dhe mori një nominim Oskar në të njëjtën kategori për rolin e saj në filmin e vitit 1993 The Age of Innocence, gjithashtu dhe një nominim tjetër për Oskar si Aktorja më e Mirë në përshtatjen e librit Little Women një vit më vonë. Ajo më pas u shfaq në hit-in e Generation X Reality Bites (1994), Alien: Resurrection (1997), komedinë e Woody Allen Celebrity (1998), dhe në Girl, Interrupted (1999), në të cilën ishte dhe producente. Në vitin 2000, Ryder pranoi yllin e saj në Hollywood Walk of Fame, i cili nderon trashëgiminë e saj në industrinë e filmit.

Jeta personale e Ryder e ka tërhequr goxha vëmendjen e medias. Lidhja e saj me Johnny Depp në fillimin e viteve 1990 dhe arrestimi i saj në vitin 2001 për shkak të një vjedhjeje në dyqan kanë qenë subjekte konstante të gazetave. Ajo ka qenë e hapur për vuajtjet e saja personale me ankthin dhe depresionin.

Në 2002, ajo u shfaq përkrah Adam Sandler në filmin që pati shumë sukses në biletari, Mr. Deeds. Në 2006, Ryder u rikthye në ekran pas një pushimi të shkurtër në filma të profilit të lartë si Star Trek. Në 2010, ajo u nominua për dy Screen Actors Guild Awards: si aktorja kryesore në When Love Is Not Enough: The Lois Wilson Story dhe si pjesë e kastit të Black Swan. Ajo gjithashtu u ribashkua me Tim Burton për Frankenweenie (2012). Që nga viti 2016, ajo luan rolin e Joyce Byers në serialin horror-mbinatyror të Netflix Stranger Things.

Filmografia

Redakto
Viti Titulli Roli Regjia Shënime
1986 Lucas Rina David Seltzer
1987 Square Dance Gemma Dillard Daniel Petrie
1988 Beetlejuice Lydia Deetz Tim Burton
1988 1969 Beth Karr Ernest Thompson
1988 Heathers Veronica Sawyer Michael Lehmann Nominuar—Independent Spirit Award për Femrën Kryesore më të Mirë
Nominuar—Chicago Film Critics Association Award për Aktoren më të Mirë
1989 Great Balls of Fire! Myra Gale Lewis Jim McBride Young Artist Award për Artisten e Re më të Mirë në një Film
1990 Welcome Home, Roxy Carmichael Dinky Bossetti Jim Abrahams
1990 Edward Scissorhands Kim Boggs Tim Burton Sant Jordi Award për Aktoren më të Mirë të Huaj
Nominuar—Saturn Award për Aktoren më të Mirë
1990 Mermaids Charlotte Flax Richard Benjamin National Board of Review Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse
Nominuar—Golden Globe Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse - Film
1991 Night on Earth Corky (taksistja) Jim Jarmusch
1992 Dracula Wilhelmina "Mina" Murray Francis Ford Coppola Nominuar—Saturn Award për Aktoren më të Mirë
Nominuar—MTV Movie Award për Puthjen më të Mirë
1993 The Age of Innocence May Welland Martin Scorsese Golden Globe Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse – Film
National Board of Review Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse
Southeastern Film Critics Association Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse
Nominuar—Academy Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse
Nominuar—BAFTA Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse
Nominuar—Chicago Film Critics Association Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse
1993 The House of the Spirits Blanca Trueba Bille August
1994 Reality Bites Lelaina Pierce Ben Stiller Nominuar—MTV Movie Award për Puthjen më të Mirë
1994 Little Women Josephine "Jo" March Gillian Armstrong Kansas City Film Critics Circle Award për Aktoren më të Mirë
Nominuar—Academy Award për Aktoren më të Mirë
Nominuar—Chicago Film Critics Association Award për Aktoren më të Mirë
1995 How to Make an American Quilt Finn Dodd Jocelyn Moorhouse Nominuar—Screen Actors Guild Award për Performancën më të Mirë nga një Kast në një Film
Nominuar—MTV Movie Award për Puthjen më të Mirë
1996 Boys Patty Vare Stacy Cochran
1996 Looking for Richard Lady Anne Al Pacino Dokumentar
1996 The Crucible Abigail Williams Nicholas Hytner
1997 Alien: Resurrection Annalee Call Jean-Pierre Jeunet Blockbuster Entertainment Award për Aktoren e Preferuar Mbështetëse – Fanta-Shkencë
Nominuar—Saturn Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse
1998 Celebrity Nola Woody Allen
1999 Girl, Interrupted Susanna Kaysen James Mangold Gjithashtu producente ekzekutive
Nominuar—Blockbuster Entertainment Award për Aktoren e Preferuar - Dramë
2000 Autumn in New York Charlotte Fielding Joan Chen Nominuar—Razzie Award për Çiftin më të Keq në Ekran (bashkë me Richard Gere)
2000 Lost Souls Maya Larkin Janusz Kamiński
2001 Zoolander Herself Ben Stiller Paraqitje e pakredituar
2002 Mr. Deeds Babe Bennett/Pam Dawson Steven Brill Nominuar—Teen Choice Award për Film – Aktorja e Zgjedhur, Komedi
Nominuar—Razzie Award për Aktoren më të Keqe
2002 S1m0ne Nicola Anders Andrew Niccol
2003 The Day My God Died Narrator Andrew Levine Dokumentar; gjithashtu producente
2004 The Heart Is Deceitful Above All Things Psikologe Asia Argento E pakredituar
2006 The Darwin Awards Siri Finn Taylor
2006 A Scanner Darkly Donna Hawthorne Richard Linklater
2007 The Ten Kelly LaFonda David Wain
2007 Sex and Death 101 Gillian De Raisx/Death Nell Daniel Waters
2007 Welcome[1] Cynthia Kirsten Dunst Film me metrazh të shkurtër
2008 The Last Word Charlotte Morris Geoffrey Haley
2009 Water Pills Carrie Blake Soper Film me metrazh të shkurtër
2009 The Informers Cheryl Laine Gregor Jordan
2009 The Private Lives of Pippa Lee Sandra Rebecca Miller
2009 Stay Cool Scarlet Smith Michael Polish
2009 Star Trek Amanda Grayson J.J. Abrams Paraqitje
Boston Society of Film Critics Award për Kastin më të Mirë
Scream Award për Paraqitjen më të Mirë
2010 Black Swan Beth MacIntyre Darren Aronofsky Nominuar—Screen Actors Guild Award për Performancën më të Mirë të një Kasti në një Film
2011 The Dilemma Geneva Backman Ron Howard
2012 Frankenweenie Elsa Van Helsing Tim Burton
Performuesja e këngës: "Elsa's Song"
2012 The Letter Martine Jay Anania
2012 The Iceman Deborah Kuklinski Ariel Vromen
2013 Homefront Sheryl Mott Gary Fleder
2015 Experimenter Sasha Menkin Milgram Michael Almereyda

Televizion

Redakto
Viti Titulli Roli Shënime
1994 The Simpsons Allison Taylor (zë) Episodi: "Lisa's Rival"
1996 Dr. Katz, Professional Therapist Winona (zë) Episodi: "Monte Carlo"
1998 The Larry Sanders Show Vetvetja Episodi: "Another List"
2000 Strangers with Candy Fran Episodi: "The Last Temptation of Blank"
2001 Friends Melissa Warburton Episodi: "The One with Rachel's Big Kiss"
2002 Saturday Night Live Prezantuese Episodi: "Winona Ryder/Moby"
2010 When Love Is Not Enough: The Lois Wilson Story Lois Wilson Film televiziv
Nominuar—Satellite Award për Aktoren më të Mirë – Miniserial apo Film Televiziv
Nominuar—Screen Actors Guild Award për Performancën më të Mirë nga një Aktore Femër në një Miniserial apo Film Televiziv
2013–2014 Drunk History Mary Dyer / Peggy Shippen 2 episode
2014 Turks & Caicos Melanie Fall Film televiziv
2015 Show Me a Hero Vinni Restiano 4 episode
Nominuar—Critics' Choice Television Award për Aktoren më të Mirë Mbështetëse në një Film/Miniserial
2016–e tashme Stranger Things Joyce Byers Rol kryesor

Videoklipe muzikore

Redakto
Viti title Artisti
1989 "Debbie Gibson Is Pregnant with My Two-Headed Love Child" Mojo Nixon, Skid Roper
1990 "The Shoop Shoop Song (It's In His Kiss)" Cher
1992 "Love Song for a Vampire" Annie Lennox
1993 "Locked Out" Crowded House
1998 "Talk About The Blues" John Spencer Blues Explosion
2012 "Here With Me" The Killers

Referime

Redakto
  1. ^ "Welcome". Palm Springs International Film Festival –Shortfest. 23 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2011. Marrë më 30 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)