Xhamia Bhanga
Xhamia Bhanga (e njohur edhe si Xhamia Shahi e Bandurës së Re ose Xhamia Shahi Gajebi) është një faltore e vjetër myslimane e vendosur në fshatin Bandura të upazilës Navabganxh, distrikti i Dhakës dhe një monument arkeologjik i Bangladeshit. Ajo është një vend unik për mijëra njerëz, duke bartur historinë e Bangladeshit prej vitit 1615.[1]
Xhamia Bhanga | |
---|---|
ভাঙা মসজিদ | |
Emra alternativ | Xhamia Shahi Gajebi, Xhamia Shahi e Bandurës së Re |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksionale |
Tipi | Xhami |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Katundi Bandura e Re, komuna Bandura, upazila Navabganxh, distrikti i Dhakës |
Koordinatat | 23°39′44″N 90°06′12″E / 23.662158°N 90.103447°E |
Përfundimi | 1615 |
Height | |
Tip | 165 ft (50 m) |
Roof | 3 kupola |
Historia
RedaktoXhamia Bangha u ndërtua afërsisht në vitin 1615 nga Islam Khan Çishti, subahdari (guvernatori) mogul i Bengalit gjatë sundimit të Xhahangirit. Islam Khani udhëtonte shpesh nga Delhi në Dhaka nëpërmjet lumit Içamati nga Manikganxhi, duke kapërcyer Padman nëpërmjet Pabnan, duke marrë anije nga Delhi përgjatë lumit Jamuna. Në atë kohë ai e ndërtoi xhaminë anës lumit për tu lutur ndërsa kalonte natën.[2]
Me kalimin e kohës, lumi Içamati u zhvendos në veri duke e rrënuar. Pranë xhamisë nuk kishte banesa. E gjithë zona ishte e pyllëzuar. Në vitin 1880, zamindarët hindu i morën në zotërim këto pyje, të cilët filluan ti prisnin për të banuar aty. Ndërsa prisnin pyllin, papritur u shfaq një xhami. Pjesa e sipërme e xhamisë ishte e shembur, kështu që emri i xhamisë që atëherë është Bhanga (nga bengalishtja bhanga [ভাঙ্গা] do të thotë e shembur).[3]
Ruajtja dhe restaurimet
RedaktoNë atë kohë, banorët e zonës Alfu Fakir, Dudu Mir, Abedali Mir, Gopal Madbor, Moizudin Sikdar, Goher Ali Khandaker dhe të tjerë morën përgjegjësinë e kujdesimit për xhaminë. Në atë kohë Abu Molla u caktua si mutavali ose shërbyes i xhamisë. Në vitin 1945, banori vendor Abed Ali rinovoi disa pjesë të xhamisë me shpenzimet e tij. Pastaj Dukhai Bepari u caktua si mutavali i xhamisë.
Në vitin 1960, një oficer policie i përkushtuar, i quajtur Abzal Hosain u vendos si përgjegjës i stacionit policor të Bandurës së Re. Ai formoi një komitet me fshatarët për të riparuar disa pjesë të rrënuara dhe njerëz të shquar të zonës. Kryetar i komitetit u zgjodh Almas Udin. Gjithashtu, në detyrën e sekretarit dhe financierit u caktuan përkatësisht Makbul Bepari dhe Kadam Ali. Pasi shërbeu për rreth 20 vjet në komitet, në vitin 1980, Amxhad Hosain Madbari mori detyrën duke shpallur një komitet të ri të xhamisë me fshatarët.[4]
Pasi komiteti mori përgjegjësinë, me ndihmën e banorëve të zonës madhësia e xhamisë u rrit. Megjithëse ndërtesa kryesore u rinovua, infrastruktura e saj nuk ndryshoi. Më vonë, Shamsudin Munshi shërbeu si mutavali i xhamisë për një kohë të gjatë. Pastaj, me përpjekjet e Nazrul Islamit, një emigrant kuvajtian, djali i vogël i Amxhad Hosain Madborit, bëri një ndërtesë tjetër pranë xhamisë me financime të huaja.
Në vitin 2001, filluan punimet e rinovimit të xhamisë dhe pas disa punimeve, puna u ndërpre për shkak të vështirësive të ndryshme. Pas një ndërprerjeje të gjatë, punimet e minares filluan prapë në 4 mars 2011. Fillimisht u ndërtuan 14 shtylla me armatura hekuri prej 60 ft (18 m) duke u futur 60 ft (18 m) nën tokë. Sipas komitetit të xhamisë, për rinovimin u shpenzuan rreth 7 milionë taka. Megjithatë, për rinovimin e xhamisë dhe ndërtimin e minares, që kushtoi rreth 10 milionë taka, nuk u mor asnjë ndihmë nga qeveria. Minarja u ndërtua me donacionet e besimtarëve që faleshin në xhami.[4]
Përshkrimi
RedaktoXhamia Shahi e Bandurës së Re ose Xhamia Bhanga gjendet në bregun e lumit Içamati në fshatin e Bandurës së Re, vetëm 7 km (4.3 mi) nga qendra e upazilës Navabganxh të distriktiit të Dhakës.[4]
Xhamia me tre kupola është e vendosur në 50 % të sipërfaqes së kompleksit. Për ta bërë xhaminë “më të bukur” është ndërtuar një minare 165 ft (50 m) e lartë, që konsiderohet si minarja më e lartë në Dhakën jugore.[4]
Në vitin 2001, u formua një komitet i ri me Mir Safiudin dhe Xhanabali Sikder si këshilltarë, Khandaker Farhad Hosain si kryetar, Matiar Rahman sekretar i përgjithshëm dhe Fazlur Rahman si financier. Imami i tanishëm i xhamisë është muftiu Motiar Rahman.
Rreth xhamisë kanë qarkulluar mite të ndryshme në kohë të po të ndryshme. Shumë njerëz tregojnë dhe madje edhe besojnë se xhamia është e fshehtë. Se ndërtesa kryesore u ngrit nga nëntoka. Vizitorët besojnë se nëse lutesh për diçka pasi falen në xhami, me hirin e Allahut ajo shpresë realizohet. Me këtë besim, numri i besimtarëve që vizitojnë xhaminë u rrit shumë. Pothuajse çdo ditë në xhami vijnë besimtarë nga larg për tu falur. Çdo të premte, në xhami mblidhen mijëra besimtarë nga Navabganxhi, Dohari, Manikganxhi, Keraniganxhi dhe zona të tjera për të kryer faljen e xhumasë. Xhamia ka vende të ndara për faljen e grave dhe burrave.
Sipas traditës, përreth xhamisë kremtohet festa e "Shirni Mukhit/Mishtimukhës" dhe njerëzit i sjellin edhe fëmijët e tyre nga larg për të festuar Anaprasanën.[4]
Shiko gjithashtu
Redakto- Xhamia e Satairit
- Xhamia Çurihata
- Xhamia e Ambar Shahut
- Xhamia e Sheikh Saadit
- Xhamia e Shah Mohamadit
- Xhamia Shahi e Gurait
- Xhamia Kutub Shah
- Xhamia Shahi e Parulias
- Xhamia Bhujanpara e Beraidit
- Xhamia e Pathrailit
- Xhamia Shahi e Muazampurit
- Xhamia Goaldi
- Xhamia e Baba Adamit
- Xhamia e Atias
- Xhamia me 201 kupola
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Xhamia Sat Gambuxh
- Islami në Bangladesh
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ "নবাবগঞ্জে ৪০০ বছরের ঐতিহ্য ভাঙ্গা মসজিদে সর্বোচ্চ মিনার". Ekushey TV (në bengalisht). 4 shtator 2020. Marrë më 30 korrik 2021.
- ^ Shamim Hosain Shaman (21 shkurt 2021). "৪০০ বছরের ঐতিহ্যবাহী ভাঙ্গা মসজিদ". jagonews24.com (në bengalisht). Marrë më 30 korrik 2021.
- ^ Biblob Ghosh (5 maj 2019). "নবাবগঞ্জের ৪শ' বছরের ঐতিহ্য বান্দুরা ভাঙা মসজিদ". agamirsomoy.com (në bengalisht). Marrë më 30 korrik 2021.
- ^ a b c d e Rakib Hossain (10 nëntor 2019). "ঢাকার নবাবগঞ্জে ৪০০ বছরের ঐতিহ্যবাহী ভাঙা মসজিদ" (në bengalisht). Diganta Media. Marrë më 5 gusht 2021.