Xhamia Çurihata

Xhami historike në Bangladesh

Xhamia Çurihata është një faltore e vjetër myslimane e vendosur në Tematha të Rrugicës Umesh Çandra Duta dhe Rrugicës Haider Baksh në zonën e vjetër të DhakësBangladeshit. Ajo njihet si një një xhami shahi (mbretërore). Vendndodhja e saj e saktë është në Rrugicën Sheikh Haider Baksh 26-27, pak në perëndim të Çoukbazarit. Sipas të dhënave historike, ajo është ndërtuar rreth vitit 1644. Megjithatë, arkitektura e saj e vjetër tani është prishur, nga rikonstruksionet moderne të saj.[1]

Xhamia Çurihata
চুড়িহাট্টা মসজিদ
Informacion i përgjithshëm
StatusiFunksionale
TipiXhami
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaDhaka e vjetër, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°43′00″N 90°23′40″E / 23.716549°N 90.394379°E / 23.716549; 90.394379
Përfundimi1649
Demolished2008

Historia

Redakto

Sipas burimeve të ndryshme historike, xhamia është një monument arkitekturor i Periudhës Mogule. Ajo u ndërtua në vitin 1949, gjatë kohës që Shah Shuxha ishte subahdar (guvernator) i Bengalit. Sipas James Wiser në vitin 1884,[2] artizanët myslimanë e kishin zakon të bënin byzylykë qelqi dhe i shisnin ata në Pazarin Çouk në Dhakën e vjetër që nga Periudha Mogule, kështu që e gjithë zonë njihet nga banorët e saj si "Çurihata" që nga bengalishtja do të thotë "byzylyk". Xhaminë e ndërtuan artizanët e byzylykëve për lutje.[1]

 
Mbishkrimi origjinal i xhamisë

Rreth ndërtimit të xhamisë ka pohime të ndryshme. Munshi Rahman Ali Tayes, autori i librit "Tawarikh-e-Dhaka", përmend se më herët në vendin e saj ndodhej një tempull. Ky tempull u ndërtua nga një zyrtar hindu, gjatë mbreëtrimit të perandorit mogul Shah Xhahan. Më vonë, subahdari (guvernatori) i Bengalit, Shah Shuxha e ktheu tempullin në një xhami duke i larguar shtatoret e hyjnive. Sipas rrëfimit të Jatindra Mohan Roy, autori i librit "Dhakar Itihas", navabi i Dhakës u dhuroi para disa prej shërbëtorëve të tij për ndërtimin e një tempulli. Me këto para u ndërtua Tempulli i Vasudevës, por navabi, i zemëruar nga kjo sjellje e shërbëtorëve të tij, e ktheu Tempullin e Vasudevës në një xhami. Kjo teori gjeti mbështetje të mëtejshme kur J. T. Rankkins, magjistrati i atëhershëm i Dhakës, gërmoi terrenin e xhamisë dhe u zbulua një shtatore e Vasudevës.[1] Sipas historianit Dr. Muntasir Mamun, xhaminë e ndërtoi një zyrtar mogul i quajtur Mohamadi Beg me urdhër të subahdar Shah Shuxhas.

 
Hyrja e xhamisë

Abul Kalam Mohammad Zakaria përmend se në vitin 1906, nën tokën e mjedisit të xhamisë u gjet një shtatore e Vasudevës.[3] Sipas Bradley Burt, në terren u gjetën fragmente që paraqisnin Vasudevën.[2] Nazir Hussain në librin e tij "Kingbodontir Dhaka" përmend se gjatë kohës së Shah Shuxhas, një zyrtari hindu iu kërkua të ndërtonte një xhami dhe ai ndërtoi një tempull. Më vonë, Shah Shuxha shkoi për informohej përreth saj dhe e shkatërroi tempullin dhe ndërtoi një xhami.[1] M. Taifoor te libri "Glimpses of Old Dhaka" shkroi se mbishkrimi i xhamisë përmendëte shkatërrimin e tempullit dhe ndërtimin e xhamisë. Megjithatë, mbishkrimi i tanishëm nuk përmend shumë.[4]

Ka një dallim mendimesh në informacionin historik nëse tempulli u shkatërrua tërësisht dhe u kthye në një xhami, apo nëse ai u kthye në një xhami duke hequr idhujt nga tempulli dhe duke bërë ndryshime të vogla në dizajnin arkitekturor. Sipas arkeologut Abul Kalam Mohammad Zakaria, xhamia u ndërtua pas shkatërrimit të tempullit.[3] Gjithësesi, historia e Xhamisë Çurihata ishte historikisht e ndryshme, në këtë mënyrë, ajo ka një status të rëndësishëm historik.

Përshkrimi

Redakto
 
Pamje e brendshme e xhamisë

Xhamia Çurihata është 30 ft (9.1 m) e gjatë dhe 13 ft (4.0 m) e gjerë. Ajo nuk ka kupolë mbi çatinë e sheshtë. Si e tillë, xhamia u ngjason shtëpive tipike çau-çala në Arkitekturën e Bengalit. Sipas Dr. Ahmad Hasan Danit, ajo kishte planimetri drejtkëndore dhe katër kullëza si minareta në këndet e saj. Në anën lindore të saj ndodhen tre hyrje, secila nga të cilat është harkore. Pjesa ballore është e dekoruar me me panele dhe korniza të ndryshme drejtkëndore. Përveç dyerve lindore, ka nga një derë në faqet veriore dhe jugore për të shfrytëzuar ndriçimin dhe ajrimin.[3]

Interiori ishte i mbuluar nga dy çati lakore, që bashkoheshin në mes. Gjithësesi, kjo çati lakore është e ndryshme nga arkitektura vendore e Bangladeshit krahasuar me Arkitekturën e Indisë Veriore piramidale.[2]

Në xhami është gjetur një mbishkrim i shkruar në arabisht dhe persisht, që përmbledh vargjet 17 dhe 18 të Sures et-TevbeKuranit. Mbishkrimi përmend një njeri të quajtur Mohamadi Beg ose Mohamad Beg si ndërtues të saj,[3] gjatë mbretërimit të Shah Shuxhas. Mbishkrimi tani është vendosur në një sipërfaqe të re të xhamisë së rikonstruktuar.

 
Pamje e brendshme

Shkatërrimi

Redakto

Mbetjet e vetme të pandryshuara të Xhamisë Çurihata është mbishkrimi i saj. Xhamia historike nuk është përfshirë në listën e Departamentit të Arkeologjisë së Bangladeshit. Pa e ditur rëndësinë historike të xhamisë, anëtarët e komitetit të saj morën nismën për ta shkatërruar xhaminë e vjetër me synimin për të ndërtuar një xhami të madhe shumë-katëshe. Siç dihet shkatërrimi i xhamisë nisi në fillim të vitit 2008 dhe në korrik e gjithë xhamia ishte rrafshuar. Në vendin e xhamisë së vjetër të shkatërruar u ndërtua një xhami e re. Mbishkrimi origjinal i xhamisë së vjetër u vendos mbi mihrabin e katit të parë të xhamisë së rindërtuar. Përveç kësaj, mihrabi dhe dyshemeja e katit përdhes janë veshur me gurë graniti, si dhe i është shtuar një minare e lartë.[5]

Gjithësesi, Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit nuk e njohu këtë ndërtesë të rindërtuar si xhamia origjinale. Sipas tyre, ndërtesa origjinale e xhamisë u shkatërrua gjatë Periudhës Pakistaneze (1947-1971).[5]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d Apel Mahmud (6 korrik 2008). "নগর ঐতিহ্য: ভেঙে ফেলা হয়েছে ৩৬৭ বছরের পুরোন চুড়িহাট্টা মসজিদ!". Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2024. Marrë më 14 maj 2010.
  2. ^ a b c Sayed Mahmudul Hasan (1987). Muslim Monuments of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Islamic Foundation Bangladesh. fq. 268.
  3. ^ a b c d Abul Kalam Mohammad Zakaria (2007). Bangladesher Pratnasampad (në bengalisht). Divya Prakash. fq. 527.
  4. ^ Syed Muhammed Taifoor (1965). Glimpses of Old Dhaka: A short historical narration of East Bengal and Assam (në anglisht). S. M. Perwez. fq. 164.
  5. ^ a b "মসজিদের গায়ে ঢাকার ইতিহাস". Prothom Alo (në bengalisht). 22 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2017. Marrë më 26 qershor 2017.

Bibliografia

Redakto